{"id":41018,"date":"2026-02-20T18:30:06","date_gmt":"2026-02-20T17:30:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41018"},"modified":"2026-02-20T18:30:07","modified_gmt":"2026-02-20T17:30:07","slug":"per-nje-normalitet-ne-marredheniet-shqiperi-kosove-jo-fjale-boshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=41018","title":{"rendered":"P\u00cbR NJ\u00cb NORMALITET N\u00cb MARR\u00cbDH\u00cbNIET SHQIP\u00cbRI-KOSOV\u00cb, JO FJAL\u00cb BOSHE!"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"385\" height=\"316\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-813\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli.jpg 385w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-300x246.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Frank-shkreli-220x180.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 385px) 100vw, 385px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p> Nga Frank Shkreli <\/p>\n\n\n\n<p>17 Shkurti, 2026 sh\u00ebnoi 18-vjetorin e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit Frank Shkreli: 17 shkurti \u2013 Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs | Gazeta Telegraf jam shprehur se 17 Shkurti, si Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe dita kur, t\u00eb gjith\u00eb si shqiptar\u00eb pa dallim dhe kudo q\u00eb jemi, kujtojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Se liria dhe pavar\u00ebsia kan\u00eb em\u00ebr, sakrific\u00eb, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike historike dhe komb\u00ebtare, sidomos, p\u00ebr klas\u00ebn aktuale politike shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo e ndjejn\u00eb Kosov\u00ebn si atdhe shpirt\u00ebror dhe histori t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Argumentova se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb festohet si simbol i krenaris\u00eb dhe shpres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe 28 N\u00ebntori, Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. E kam th\u00ebn\u00eb shpesh n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn se normaliteti dhe stabiliteti i marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr t\u00eb ardhmen komb\u00ebtare dhe p\u00ebr integrimin euro-atlantik t\u00eb shqiptar\u00ebve, para se t\u00eb jet\u00eb von\u00eb. N\u00eb dyzina artikuj gjat\u00eb viteve jam munduar t\u00eb theksoj \u2013 q\u00eb nga shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e deri m\u00eb sot &#8211;nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr nj\u00eb normalitet t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb bazohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb disa shtylla kryesore.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam shprehur se elita politike n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb shpesh e p\u00ebrdor retorik\u00ebn e t\u00eb ashtuquajturit &#8220;partneritet strategjik&#8221;, midis dy shteteve shqiptare si nj\u00eb instrument mashtrimi politik p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb realitet k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie kan\u00eb p\u00ebsuar gjat\u00eb viteve mungesa serioze, p\u00ebr t\u00eb mos then\u00eb fatale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb bashkrendimi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb politikave t\u00eb brend\u00ebshme dhe t\u00eb jashtme midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Modest\u00ebsisht, kam b\u00ebr\u00eb thirrje nga hera n\u00eb her\u00eb, p\u00ebr kund\u00ebrshtimin nga t\u00eb dy pal\u00ebt e nismave p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse, Frank Shkreli: Pushtimi i Ukrain\u00ebs nga Rusia dhe Ballkani i Hapur | Gazeta Telegraf, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kam vler\u00ebsuar q\u00ebndrimin e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr nismave si &#8220;Ballkani i Hapur&#8221;, duke i cil\u00ebsuar ato nisma p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse si projekte q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe interesat e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjithsi, n\u00eb favor t\u00eb ndikimeve rajonale jo-shqiptare, serbo-ruse, e t\u00eb tjera. Kam n\u00ebnvijuar gjat\u00eb viteve nevoj\u00ebn p\u00ebr basshkrendim &#8212; midis Tiran\u00ebs zyrtare dhe Prishtin\u00ebs zyrtare &#8212; t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Kam b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb normalitet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, q\u00eb k\u00ebrkon nga dy shtetet shqiptare t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb unifikuar n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb raport me miqt\u00eb strategjik\u00eb si SHBA-ja, p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebshtimet diplomatike dhe &#8220;turizmin politik&#8221;, historikisht, pa rezultate konkrete p\u00ebr asnj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam folur shpesh mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr politika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr tu mbrojtur nga ndikimet e huaja, historikisht, t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr interesat dhe identitetin komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta shekullore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant kam paralajm\u00ebruar se &#8220;flirtimi&#8221; i udh\u00ebheq\u00ebsve shqiptar\u00eb, n\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar, me influenc\u00eb t\u00eb jashtme politike, ekonomike dhe fetare turko-ruse, paraqet nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr stabilitetin e t\u00eb dy shteteve shqiptare dhe p\u00ebr vet\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre, por edhe me shtetet mike per\u00ebndimore, si\u00e7 ka provuar historia e viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim modest u b\u00ebn\u00eb vizitat e Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Bajram Begaj dhe Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Z. Edi Rama dhe takimet e tyre n\u00eb Prishtin\u00eb &#8212; me rastin e 18-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 dhe takimet e tyre me Presidenten e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Kosov\u00ebs, Z. Albin Kurti. Mediat vendase njoftuan se n\u00eb takimet e tyre lider\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Kosov\u00ebs, \u201criafirmuan edhe nj\u00ebher\u00eb partneritetin strategjik dhe v\u00ebllaz\u00ebror\u201d. Fjal\u00eb q\u00eb, fatkeqsisht, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb i d\u00ebgjojm\u00eb nga lider\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb takime t\u00eb tilla t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb Tiran\u00eb ose n\u00eb Prishtin\u00eb. Fjalimet e zjarrta, mbledhjet e p\u00ebrbashk\u00ebta ceremoniale midis dy qeverive dhe deklaratat e p\u00ebrvitshme p\u00ebr \u201cv\u00ebllaz\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d, nuk prodhojn\u00eb politika publike funksionale n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb nd\u00ebrsjellta. Sipas ekspert\u00ebve, shemb\u00ebll i k\u00ebtij d\u00ebshtimi jan\u00eb marrveshjet e shumta t\u00eb arrijtura gjat\u00eb viteve, por q\u00eb shumica e tyre ende nuk zbatohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb para sysh marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy shteteve shqiptare gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, t\u00eb gjith\u00eb kemi qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb se k\u00ebto shprehje \u201cv\u00ebllaz\u00ebrimi\u201d kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten fjal\u00eb boshe t\u00eb rastit dhe se realiteti i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Tiran\u00ebs zyrtare dhe Prishtin\u00ebs zyrtare, ka qen\u00eb dhe mbetet di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr. K\u00ebto takime n\u00eb Prishtin\u00eb, dit\u00ebt e fundit, dhe fjal\u00ebt q\u00eb u shk\u00ebmbyen midis liderve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dy shteteve shqiptare m\u00eb bind\u00ebn edhe nj\u00ebher\u00eb se marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb nga mungesat e vjetra n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dy-pal\u00ebshe dhe se ato nevojitin nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor, seriozitet komb\u00ebtar me vizion afatgjat\u00eb dhe jo fjal\u00eb simbolike boshe diplomatike, sa p\u00ebr sy-e faqe.<\/p>\n\n\n\n<p>Gatishm\u00ebria p\u00ebr \u201cRiafirmimin edhe nj\u00ebher\u00eb t\u00eb partneritetit strategjik dhe v\u00ebllaz\u00ebror\u201d, si\u00e7 u shprehen k\u00ebto dit\u00eb udh\u00ebheqsit e t\u00eb dy pal\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb, nuk mjafton. Fjal\u00ebt nuk mjaftojn\u00eb m\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb veprat! Prej vitesh, raportet midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs shpesh jan\u00eb shoq\u00ebruar me retorik\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb patriotike, me mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta qeverish, deklarata \u201cv\u00ebllaz\u00ebrore\u201d dhe fotografi ceremoniale. Por p\u00ebrtej simbolik\u00ebs, realiteti k\u00ebrkon di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebrkon seriozitet komb\u00ebtar, vizion strategjik politik dhe ekonomik si dhe p\u00ebrgjegjsi institucionale. Nuk mjafton t\u00eb flitet p\u00ebr ri-afirmim t\u00eb \u201cpartneritetit v\u00ebllaz\u00ebror\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb emocionale, nd\u00ebrsa n\u00eb praktik\u00eb pengesat burokratike politike dhe ekonomike midis dy shteteve shqiptare vazhdojn\u00eb edhe kur bashk\u00ebpunimi ekonomik mbetet duksh\u00ebm n\u00ebn potencialin e duhur dhe t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt. Nd\u00ebrkaq, politikat e jashtme nuk jan\u00eb t\u00eb harmonizuara dhe jo n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave madhore komb\u00ebtare t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, fal\u00eb politikave d\u00ebshtuese t\u00eb klas\u00ebs aktuale politike q\u00eb vepron m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave personale dhe partiake, se sa n\u00eb interesin madhor komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova ndodhen n\u00eb nj\u00eb rajon ende t\u00eb brisht\u00eb politikisht dhe ekonomikisht, t\u00eb rrethuar nga armiq historik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, ku \u00e7do munges\u00eb bashkrendimi politik, ekonomik dhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar dhe po shfryt\u00ebzohet me mjaft mjeshtri politike e diplomatike nga Beogradi e Moska dhe nga nga faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkan q\u00eb nuk ua duan t\u00eb mir\u00ebn shqiptar\u00ebve, as nuk duan stabilitetin shqiptar as paq\u00eb t\u00eb rajonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrgjegjsia p\u00ebr k\u00ebto mungesa t\u00eb d\u00ebmshme bie k\u00ebmb\u00ebkryq mbi klas\u00ebn politike n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit shqiptaro-shqiptar. Q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kosova t\u00eb kalojn\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund, nga folklori politik i t\u00eb ashtuajturit, \u201cpartneritet v\u00ebllaz\u00ebror\u201d dhe p\u00ebrtej fjal\u00ebve q\u00eb d\u00ebgjuam n\u00eb Prishtin\u00eb, dit\u00ebt e fundit, me rastin e 18-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, atyre u duhet nj\u00eb bashkpunim dhe bashkrendim m\u00eb i ngusht, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara zbatimin e politikave serioze mbar\u00eb-komb\u00ebtare, bashkrenduese dhe shtet-formuese, Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n\n\n\n<p>Koha e fjal\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha boshe q\u00eb nuk pasohen me vepra konkrete n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb, ka kaluar. Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb presin rezultate t\u00eb prekshme e t\u00eb dukshme. Ata k\u00ebrkojn\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ekonomik funksional, projekte infrastrukturore t\u00eb realizuara, bashk\u00ebpunim arsimor e kulturor t\u00eb institucionalizuar (abetarja e p\u00ebrbashk\u00ebt nuk mjafton) dhe sidomos, shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb forte dhe t\u00eb unifikuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet politiko-strategjike n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Tirana dhe Prishtina duhet t\u00eb sillen si dy shtete sovrane q\u00eb e kuptojn\u00eb se forca e tyre rritet vet\u00ebm p\u00ebrmes bashk\u00ebrendimit, jo p\u00ebrmes retorik\u00ebs e p\u00ebr\u00e7arjeve. Nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale shtet me shtet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs nuk e dob\u00ebson aspak iden\u00eb komb\u00ebtare \u2014 p\u00ebrkundrazi, e forcon at\u00eb mbi baza moderne, euroatlantike dhe institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Normaliteti n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb, por nevojit\u00eb seriozitet komb\u00ebtar! \u00cbsht\u00eb detyrim historik komb\u00ebtar e moral i liderve aktual\u00eb t\u00eb dy shteteve shqiptare. Nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb historia dhe miq\u00ebt historik\u00eb t\u00eb Kombit shqiptar ua ka dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb shekullin XXI, nuk duhet t\u00eb abuzohet as t\u00eb mos p\u00ebrfillet, por t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb maksimum p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim, n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo mund\u00ebsi e shqiptar\u00ebve nuk mund t\u00eb mbetet kurrsesi nj\u00eb eksperiment politik i pa realizuar. Koha e simbolik\u00ebs boshe ka mbaruar. Serioziteti komb\u00ebtar dhe normaliteti i marr\u00ebdh\u00ebnieve Tiran\u00eb-Prishtin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb slogan por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike, komb\u00ebtare dhe morale, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb brez t\u00eb politikan\u00ebve shqiptar\u00eb sot. Trajtojeni si t\u00eb till\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 17 Shkurti, 2026 sh\u00ebnoi 18-vjetorin e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit Frank Shkreli: 17 shkurti \u2013 Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs dhe shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs | Gazeta Telegraf jam shprehur se 17 Shkurti, si Dita e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe dita kur, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":813,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-41018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=41018"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":41021,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/41018\/revisions\/41021"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/813"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=41018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=41018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=41018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}