{"id":40979,"date":"2026-02-13T09:24:01","date_gmt":"2026-02-13T08:24:01","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40979"},"modified":"2026-02-13T09:24:02","modified_gmt":"2026-02-13T08:24:02","slug":"njeriu-fjala-e-te-cilit-ishte-ligj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40979","title":{"rendered":"Njeriu, fjala e t\u00eb cilit ishte ligj"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"222\" height=\"334\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Kole-Mark-Gjeku-Lulgjuraj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Kole-Mark-Gjeku-Lulgjuraj.jpg 222w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/Kole-Mark-Gjeku-Lulgjuraj-199x300.jpg 199w\" sizes=\"auto, (max-width: 222px) 100vw, 222px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Kol\u00eb Mark Gjeku Lulgjuraj ( 1912-2002)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p>Treva e Mal\u00ebsis\u00eb, e shtrir\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb lumit Cem, p\u00ebr shekuj me radh\u00eb ka formuar njer\u00ebz me karakter t\u00eb fort\u00eb. Peizazhi i ashp\u00ebr, guri, toka e varf\u00ebr dhe lufta e pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb kan\u00eb krijuar &nbsp;nj\u00eb mentalitet nderi, pune dhe respekti p\u00ebr fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb. N\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb till\u00eb lind\u00ebn njer\u00ebz q\u00eb nuk mbanin tituj zyrtar\u00eb, por g\u00ebzonin autoritet moral t\u00eb padiskutuesh\u00ebm. Kol\u00eb Marku Ljulgjuraj ishte pik\u00ebrisht nj\u00ebri prej tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kush ishte Kol; Marku?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Aiishte nj\u00eb plak dhe figur\u00eb e njohur nga &nbsp;nj\u00eb zon\u00eb malore e Mal\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kalon lumi Cem. N\u00eb komunitetin lokal, ai njihej si \u201cnj\u00eb nga kryetar\u00ebt mal\u00ebsor\u00eb<strong>\u201d<\/strong> dhe si udh\u00ebheq\u00ebs (vojvod\u00eb) i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Ljulgjuraj, nj\u00eb figur\u00eb s\u00eb cil\u00ebs fjala dhe autoriteti i respektoheshin pa diskutim brenda familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.Konsiderohet nj\u00eb nga figurat m\u00eb tipike t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb tradicionale shqiptare n\u00eb Mal\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;U lind n\u00eb Cem t\u00eb Llofk\u00ebs n\u00eb vitin 1912 dhe&nbsp; i p\u00ebrket atij brezi burrash q\u00eb nuk u shquan p\u00ebr poste apo pasuri materiale, por p\u00ebr autoritet moral, mendim t\u00eb pjekur dhe ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb drejt\u00ebsie.<\/p>\n\n\n\n<p>Jetoi dhe veproi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb historike, kur popullsia shqiptare e Grud\u00ebs, dhe e krahinave p\u00ebrreth, p\u00ebrballej me varf\u00ebri t\u00eb theksuar dhe sfida t\u00eb shumta shoq\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Kol\u00eb Marku u kthye n\u00eb institucion t\u00eb pashkruar pajtimi dhe k\u00ebshillimi, ku drejtoheshin familje e individ\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e konflikteve t\u00eb ndryshme. Kol\u00eb Mark Lulgjuraj ishte nj\u00eb plak thell\u00ebsisht i rr\u00ebnjosur n\u00eb tradit\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb &#8211; nj\u00eb njeri, fjala e t\u00eb cilit ishte autoritet dhe ligj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Plaku q\u00eb nuk favorizonte ask\u00ebnd<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ve\u00e7antia e tij q\u00ebndronte n\u00eb faktin se nuk mbante an\u00eb fisnore, nuk favorizonte&nbsp; ask\u00ebnd&nbsp; p\u00ebr interesa personale. Ai vepronte mbi parimin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe arsyes njer\u00ebzore, duke ruajtur baraspesh\u00ebn mes tradit\u00ebs zakonore dhe logjik\u00ebs praktike t\u00eb jet\u00ebs. Nuk kishte \u201cgrupe\u201d apo pal\u00eb &#8211; kishte vet\u00ebm nj\u00eb an\u00eb: t\u00eb drejt\u00ebn. Fjala e tij ishte e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, e bazuar n\u00eb arsyen, p\u00ebrvoj\u00ebn jet\u00ebsore dhe ndjenj\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo ishte e prer\u00eb, por kurr\u00eb e r\u00ebnd\u00eb; e thjesht\u00eb, por gjithmon\u00eb e thell\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendimet e tij pranoheshin pa kund\u00ebrshtim, sepse buronin nga logjika, p\u00ebrvoja dhe ndershm\u00ebria. N\u00eb Mal\u00ebsi thuhej se, kur fliste Kol\u00eb Marku, fjala peshohej para se t\u00eb thuhej, dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ajo pranohej pa kund\u00ebrshtim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Figur\u00eb q\u00eb linte mbres\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tiparet kryesore t\u00eb mjedisit&nbsp; ku ai jetoi natyrisht se pat\u00ebn ndikim n\u00eb formimin &nbsp;personal. N\u00eb Mal\u00ebsi fjala ka m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se dokumenti i shkruar, nderi dhe reputacioni vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se pushteti formal, kurse&nbsp; &nbsp;pleq\u00ebria \u00ebsht\u00eb burim autoriteti, jo dob\u00ebsie. Kol\u00eb Marku ishte fryt i k\u00ebtij mjedisi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht shprehja m\u00eb e past\u00ebr e tij, duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar tipin e plakut mal\u00ebsor q\u00eb bashkon forc\u00ebn morale me respektin p\u00ebr&nbsp; vendlindjen&nbsp; dhe tradit\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtesa popullore e p\u00ebrshkruan Kol\u00eb Markun si nj\u00eb mal\u00ebsor shtatlart\u00eb, me mustaqe , me q\u00ebndrim t\u00eb qet\u00eb dhe sy q\u00eb reflektonin p\u00ebrvoj\u00eb. Prania e tij impononte respekt, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha apo gjeste imponuese. Ai ishte nga ata burra q\u00eb flisnin pak, por kur flisnin, fjala mbahej mend. Fjala e tij bashkoi Mal\u00ebsin\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mikpritje q\u00eb i tejkalonte kufijt\u00eb etnik\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sht\u00ebpia e Kol\u00eb Mark Lugjurajt ishte nj\u00eb vat\u00ebr mikpritjeje, ashtu si\u00e7 e do tradita mal\u00ebsore. Aty gjet\u00ebn mir\u00ebseardhje burra t\u00eb njohur nga Mal\u00ebsia e Madhe, intelektual\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb profesioneve t\u00eb ndryshme, madje edhe jo shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e vler\u00ebsonin p\u00ebr urt\u00ebsin\u00eb dhe karakterin e tij. Mikpritja e tij ishte shembullore: buk\u00eb, krip\u00eb, zem\u00ebr, fjal\u00eb e nder. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kufijt\u00eb kulturor\u00eb e etnik\u00eb shpesh ishin t\u00eb fort\u00eb, Kol\u00eb Marku ishte shembull i komunikimit njer\u00ebzor pa barriera, ku fjala e drejt\u00eb vlente m\u00eb shum\u00eb se prejardhja.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cVojvod\u00eb\u201d pa grad\u00eb dhe titull<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tradit\u00ebn gojore dhe n\u00eb t\u00eb folur\u00ebn vendore, Kol\u00eb Marku &nbsp;ishte vojvod\u00eb, por ky em\u00ebrtim nuk ka kuptim ushtarako-historik. Ai n\u00ebnkupton: njeri t\u00eb rendit, ruajt\u00ebs t\u00eb zakoneve, autoritet moral t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vojvod\u00ebri e karakterit, jo e hierarkis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Kol\u00eb Marku i p\u00ebrket tipit t\u00eb vjet\u00ebr ballkanik t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb nuk mbahen mend p\u00ebr beteja, por p\u00ebr pajtimin, maturin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kol\u00eb Marku si&nbsp; simbol i \u201ct\u00eb fundit\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebtij burri t\u00eb urt\u00eb ( urtak) mal\u00ebsor\u00eb&nbsp; u dokumentua edhe n\u00eb&nbsp; filmin &nbsp;dokumentar \u201cI pari dhe i fundit\u201d t\u00eb regjisorit malazez Dragan Matoviq,&nbsp; n\u00eb t\u00eb cilin ishte figura q\u00ebndrore &#8211; nj\u00eb plak i thjesht\u00eb n\u00eb pamje, por me pesh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme morale dhe kulturore. Titulli i filmit mban nj\u00eb simbolik\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Kol\u00eb Marku \u00ebsht\u00eb:<em>\u201c<\/em>i pari\u201d p\u00ebr nga autoriteti, por edhe \u201ci fundit\u201d p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb bote t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb figur\u00eb historike e regjistruar n\u00eb arkiva, as vojvod\u00eb me titull formal, por bart\u00ebs i autoritetit moral, p\u00ebrfaq\u00ebsues i bot\u00ebs tradicionale t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe d\u00ebshmitar i nj\u00eb epoke q\u00eb po zhduket.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb film&nbsp; &nbsp;thuhet se Kol\u00eb Marku kishte 84 vjet dhe ishte pjes\u00eb e nj\u00eb mjedisi fisnor mal\u00ebsor, ku v\u00ebllaz\u00ebria &nbsp;e tij kishte pasardh\u00ebs edhe jasht\u00eb vendit (kryesisht n\u00eb SHBA). Pra, figura e \u201cvojvod\u00ebs Kol\u00eb Mark Gjek\u00eb&nbsp; Ljulgjuraj&nbsp; nuk \u00ebsht\u00eb karakter imagjinar i filmit t\u00eb Matoviqit, por bazohet n\u00eb nj\u00eb person t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga tradita vendore- nj\u00eb plak i vjet\u00ebr dhe udh\u00ebheq\u00ebs i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Lulgjuraj nga Mal\u00ebsia (zona e Cemit t\u00eb Llofk\u00ebs).<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokumentar ai&nbsp; &nbsp;paraqitet si simbol i mbijetes\u00ebs s\u00eb zakoneve dhe vlerave n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb rinjt\u00eb po largohen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe. Ky portret synon ta vendos\u00eb&nbsp; Kol\u00eb Markun n\u00eb kontekstin shoq\u00ebror, historik dhe kulturor, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb: d\u00ebshmin\u00eb filmike t\u00eb Momir Matoviqit, tradit\u00ebn gojore t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb dhe analiz\u00ebn antropologjike t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs mal\u00ebsore. Kol\u00eb Marku shfaqet n\u00eb film si nj\u00eb njeri q\u00eb fjala dhe q\u00ebndrimet e tij kan\u00eb pesh\u00eb: fjala e tij ishte \u201ce para dhe e fundit\u201d n\u00eb kuptimin e vlerave dhe zakoneve &#8211; nga kjo frym\u00eb filmi merr edhe titullin, ai paraqitet si \u201cnjeri i Zotit\u201d dhe simbol i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs dhe jet\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb ndryshimeve moderne.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Puna si parim jet\u00ebsor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kol\u00eb Marku&nbsp; parim jet\u00ebsor kishte pun\u00ebn. Pavar\u00ebsisht mosh\u00ebs s\u00eb tij, ai \u00e7do dit\u00eb kryente pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda rreth sht\u00ebpis\u00eb prej guri dhe &nbsp;mullixhi &nbsp;duke i mbetur besnik tok\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb respektuar &nbsp;t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, puna nuk ishte detyrim, por m\u00ebnyr\u00eb ekzistence dhe lidhje me tradit\u00ebn e paraardh\u00ebsve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kol\u00eb Marku Lulgjuraj nuk la pas vepra t\u00eb shkruara, as dokumente formale, por la nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Fal\u00eb filmit t\u00eb Momir Matoviqit, figura e tij ruhet si: d\u00ebshmi e shoq\u00ebris\u00eb tradicionale, shembull i autoritetit moral pa pushtet institucional dhe kujtes\u00eb p\u00ebr&nbsp;&nbsp; vlerat q\u00eb bota bashk\u00ebkohore po i shkat\u00ebrron.<\/p>\n\n\n\n<p>Vdiq &nbsp;n\u00eb mosh\u00ebn 90-vje\u00e7are, n\u00eb vitin 2002, &nbsp;dhe u&nbsp; varros me nderime t\u00eb larta n\u00eb&nbsp; varrezat e Kish\u00ebs s\u00eb&nbsp; Sh\u00ebn Mhillit n\u00eb Dinosh\u00eb. Nuk ka l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgimtar\u00eb, as shkrime, por kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e Mal\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kol\u00eb Mark Gjeku Lulgjuraj ( 1912-2002) Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj Treva e Mal\u00ebsis\u00eb, e shtrir\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrme t\u00eb lumit Cem, p\u00ebr shekuj me radh\u00eb ka formuar njer\u00ebz me karakter t\u00eb fort\u00eb. Peizazhi i ashp\u00ebr, guri, toka e varf\u00ebr dhe lufta e pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb kan\u00eb krijuar &nbsp;nj\u00eb mentalitet nderi, pune dhe respekti p\u00ebr fjal\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40982,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-40979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40979"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40983,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40979\/revisions\/40983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}