{"id":40884,"date":"2026-01-28T08:52:00","date_gmt":"2026-01-28T07:52:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40884"},"modified":"2026-01-29T08:54:40","modified_gmt":"2026-01-29T07:54:40","slug":"dita-nderkombetare-e-holokaustit-dhe-krimet-e-regjimit-komunist-te-enver-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40884","title":{"rendered":"DITA ND\u00cbRKOMB\u00cbTARE E HOLOKAUSTIT DHE\u00a0KRIMET E REGJIMIT KOMUNIST T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"265\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8412\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-150x150.jpg 150w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/frank-shkreli-diaspora-70x70.jpg 70w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>27 janari, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e P\u00ebrkujtimit t\u00eb Holokaustit, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb dhe tragjedin\u00eb unike t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb universale p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur kur urrejtja ideologjike, pushteti absolut dhe heshtja kolektive, bashkohen p\u00ebr krime t\u00eb tilla kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Pik\u00ebrisht, &nbsp;p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo dit\u00eb fton edhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb ballafaqohet me krimet e veta historike \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht me terrorin sistematik t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs ndaja kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb tij sllavo-komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbar\u00eb bot\u00eb e qytet\u00ebruar, Holokausti p\u00ebrfaq\u00ebson kulmin e s\u00eb keqes shtet\u00ebrore: shfarosje e planifikuar, dehumanizim, kampe p\u00ebrqendrimi, zhdukje fizike e morale. Regjimi i Enver Hoxh\u00ebs nuk kreu Holokaust, por p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb totalitare: armikun e&nbsp; shpikur, nd\u00ebshkimin kolektiv, burgjet politike, kampet e internimit, pushkatimet pa gjyq, shkat\u00ebrrimin e elit\u00ebs intelektuale dhe fetare, si dhe kontrollin absolut mbi jet\u00ebn dhe mendimin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb absolutisht shum\u00eb me vend dhe e drejt\u00eb q\u00eb sot Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt, si gjith\u00eb bota, t\u00eb kujtojn\u00eb Holokaustin. &nbsp;Por sim und t\u00eb hesht\u00ebsh p\u00ebr Spa\u00e7in, Burrelin, Tepelen\u00ebn, Qaf\u00eb-Barin apo p\u00ebr mij\u00ebra familje t\u00eb internuara, p\u00ebr mendimin tim, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hipokrizi politike dhe morale, pore dhe mbar\u00eb komb\u00ebtare. Nuk ka hierarki t\u00eb vuajtjes, por ka detyrim ndaj s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs. Ashtu si\u00e7 bota thot\u00eb sot \u201cKurr\u00eb m\u00eb\u201d p\u00ebr Holokaustin, edhe Shqip\u00ebria, Kosova dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt duhet ta thon\u00eb qart\u00eb \u201cKurr\u00eb m\u00eb\u201d p\u00ebr komunizmin, se nazizmi dhe komunizmi kishin shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, Shqip\u00ebria dhe shumica e shqiptar\u00ebve jan\u00eb unik sa I p\u00ebrket t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri, ndryshe nga Gjermania pas nazizmit, dhe ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste t\u00eb Evrop\u00ebs Qend\u00ebrore e Lindore pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit, krimet e komunizmit nuk u d\u00ebnuan kurr\u00eb zyrtarisht as seriozisht. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb Shqip\u00ebri e deri diku edhe en\u00eb Kosov\u00eb, ende sot shihen p\u00ebrpjekje p\u00ebr rehabilitim t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, nostalgji publike, relativizim i krimeve dhe heshtje institucionale. Kjo heshtje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsie morale.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot kujtimi i Dit\u00ebs s\u00eb Holokaustit, jo vet\u00ebm p\u00ebr hebrenjt\u00eb, na m\u00ebson se harresa \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb aleate e krimit. Dhe kujtesa, nga ana tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb hakmarrje, por drejt\u00ebsi. Si\u00e7 kam theksuar shpesh kur kam folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt tep\u00ebr t\u00eb pak\u00ebndsh\u00ebm, por shum\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr tu diskutuar &#8212; se pa njohur dhe d\u00ebnuar krimet e regjimit komunist, Shqip\u00ebria mbetet peng i s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb vet. P\u00ebr fat t\u00eb keq, arsyeja se status-kuoja e zhvillimeve politike n\u00eb vend sot 35-vjet tranzicion, provon k\u00ebt\u00eb fakt \u2013 Shqip\u00ebria mbetet peng i s\u00eb kaluar\u00ebs komuniste p\u00ebrderisa nuk p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e krimeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb saj komuniste.&nbsp; Demokracia nuk nd\u00ebrtohet mbi mite, por mbi t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn hkistorike \u2013 sado e dhimbshme t\u00eb jet\u00eb ajo, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Por heshtja nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje!<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb kujtojm\u00eb Holokaustin do t\u00eb thot\u00eb edhe t\u00eb refuzojm\u00eb \u00e7do form\u00eb totalitarizmi, autoritarizmi dhe krimet e tyre kund\u00ebr njer\u00ebzimit, sot dhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb veta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. T\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli kan\u00eb p\u00ebsuar pasojat kriminale anti-njerzore t\u00eb nj\u00eb ideologjie krejt\u00ebsisht e huaj dhe anti-shqiptare n\u00eb thelb, e q\u00eb p\u00ebr dekada shkat\u00ebrroi jet\u00ebt e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb ideologjie \u00e7njer\u00ebzore sllavo-aziatike. Kujtesa sot n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Holokaustit \u00ebsht\u00eb detyrim moral. Nd\u00ebrsa heshtja \u00ebsht\u00eb mohim i historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por heshtja nuk \u00ebsht\u00eb neutrale. Ajo \u00ebsht\u00eb zgjedhje personale dhe politik\u00eb zyrtare shtet\u00ebrore. Dhe kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr historin\u00eb, heshtja shnd\u00ebrrohet n\u00eb mohim. Jo thjesht n\u00eb harres\u00eb rast\u00ebsore, por n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb role, figura dhe kontribute q\u00eb nuk i p\u00ebrshtaten narrativ\u00ebs zyrtare t\u00eb radh\u00ebs.&nbsp; Kujtimi i Holokaustit sot duhej t\u00eb na kujtonte dhe t\u00eb na m\u00ebsonte \u2013 t\u00eb pak\u00ebn nga historit\u00eb e popujve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb hebrenjve &#8212; se Historia nuk deformohet vet\u00ebm me g\u00ebnjeshtra t\u00eb hapura; ajo deformohet edhe me at\u00eb q\u00eb lihet pa u th\u00ebn\u00eb. Me arkiva q\u00eb nuk hapen, me emra q\u00eb nuk p\u00ebrmenden, me p\u00ebrvjetor\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb pa z\u00eb. Kjo heshtje prodhon nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb rreme kolektive dhe edukon breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb me nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb amputuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidomos n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare, heshtja institucionale ndaj figurave t\u00eb caktuara historike ka qen\u00eb po aq e d\u00ebmshme sa propaganda e dikurshme komuniste. Kur shteti, akademia apo media zgjedhin t\u00eb mos flasin, ata nuk po tregohen t\u00eb kujdessh\u00ebm, por marrin an\u00eb &#8212; an\u00ebn e t\u00eb keq\u00ebs \u2013 an\u00ebn e gabuar t\u00eb historis\u00eb. &nbsp;Po legjitimojn\u00eb nj\u00eb version t\u00eb cunguar t\u00eb historis\u00eb dhe po vazhdojn\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi morale e intelektuale ndaj Kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, po t\u00eb jemi serioz p\u00ebr tu p\u00ebrballur me krimet barbare anti-njer\u00ebzore t\u00eb nazizmit dhe komunizmit, Dita e Holokaustit sot, na detyron t\u00eb thyejm\u00eb heshtjen. Kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb qytetare! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn, p\u00ebr dinjitetin e kujtes\u00ebs dhe p\u00ebr nj\u00eb histori q\u00eb nuk i sh\u00ebrben pushtetit, por faktit. Sepse nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb pranon heshtjen si norm\u00eb, pranon edhe mohimin e vetvetes. P\u00ebr fat t\u00eb keq nj\u00eb pjes\u00eb e establishmentit politik, akademik e mediatik \u2013 mbeturina t\u00eb nomenklatur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr komuniste &#8212; sidomos, n\u00eb Shqip\u00ebri, ende e sheh njohjen zyrtare t\u00eb fakteve historike t\u00eb krimeve t\u00eb regjimit komunist si rrezik politik dhe ekonomik p\u00ebr ta. Kam droj\u00eb se p\u00ebrderisa kjo elit\u00eb administrative \u2013 nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit edhe sot n\u00eb pseudo-demokracin\u00eb shqiptare \u2013 drejton qeverin\u00eb, shtetin, ekonomin\u00eb dhe kultur\u00ebn \u2013 nuk mund t\u00eb pritet ndonj\u00eb ndryshim i madh prej tyre as sot n\u00eb Dit\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Holokaustit. Besnik\u00ebria e tyre ishte dhe mbetet diku tjer\u00eb dhe jo ndaj t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs historike dhe p\u00ebrballimit me krimet e sistemeve totalitare t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs..<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 27 janari, Dita Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e P\u00ebrkujtimit t\u00eb Holokaustit, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb dhe tragjedin\u00eb unike t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb universale p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur kur urrejtja ideologjike, pushteti absolut dhe heshtja kolektive, bashkohen p\u00ebr krime t\u00eb tilla kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Pik\u00ebrisht, &nbsp;p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40884","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40884"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40884\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40887,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40884\/revisions\/40887"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}