{"id":40780,"date":"2026-01-20T08:45:48","date_gmt":"2026-01-20T07:45:48","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40780"},"modified":"2026-01-20T08:45:50","modified_gmt":"2026-01-20T07:45:50","slug":"me-vetevendosjen-fitoi-populli-dhe-republika-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40780","title":{"rendered":"Me Vet\u00ebvendosj\u00ebn fitoi populli dhe Republika e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14017\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p><strong>&nbsp;Zgjedhjet parlamentare 2025<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00ebse krahasojm\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 9 shkurt&nbsp; ku fitoi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, m\u00eb 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosov\u00ebs, sepse n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore e politike n\u00eb Kosov\u00eb kemi&nbsp; pasur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb referendum t\u00eb pa shpallur, q\u00eb d\u00ebshmoj pjekuri politike t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt me vot\u00ebn e tyre me 51% kan\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb ardhm\u00ebn e vendit n\u00eb mandatin e ardhsh\u00ebm kat\u00ebrvje\u00e7ar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025 qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kat\u00ebr zgjedhje, me 9 shkurt n\u00eb zgjedhje parlamentare, me 12 tetor n\u00eb zgjedhje lokale e me&nbsp; 9 n\u00ebntor n\u00eb balotazhin e&nbsp; 17 komunave ne zgjedhje lokale&nbsp;&nbsp; dhe s\u00eb fundit n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare&nbsp; t\u00eb cilat u mbajten&nbsp; me 28 dhjetor,&nbsp;ku L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka arritur fitore t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Elektorati votues d\u00ebshmoj pjekuri politike sepse gjat\u00eb dit\u00ebs zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar asnj\u00eb incident q\u00eb meriton t\u00eb theksohet. Nd\u00ebrsa mbyllja e kutive t\u00eb votimit n\u00eb ora 19 dhe shpallja e rezultat\u00ebve preliminare pas tre or\u00ebve, d\u00ebshmoi se Kosova \u00ebsht\u00eb vend demokratik dhe model p\u00ebr regjionin e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Bazuar n\u00eb rezultatin preliminar n\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga&nbsp;&nbsp; Komisioni Qendror Zgjedhor, &nbsp;dhe t\u00eb plot\u00ebsuar pas num\u00ebrimit p\u00ebrfunduar t\u00eb votave edhe atyre&nbsp; nga diaspora dhe ato me kusht t\u00eb premten me 9 janar subjektet politike kan\u00eb arritur k\u00ebto rezultate: L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, ka marr\u00eb 486.994 vota apo 51,11%, dhe 57 deputet,&nbsp; PDK&nbsp; 192.407(21,19%) 22 deputet, &nbsp;&nbsp;LDK 126.102(13.23 %.) &nbsp;15 deputet dhe AAK&nbsp; 52.370(5.50%.) me 6 deputet.&nbsp;K\u00ebtij numri i shtohen edhe 20 mandate t\u00eb deputet\u00ebve: 10 p\u00ebr serbet dhe 10 p\u00ebr komunitetin joserb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 s\u00eb LVV, arriti rezultat historik n\u00eb zgjedhje, po ashtu edhe lideri saj Albin Kurti ka thyer t\u00eb gjitha rekordet&nbsp; duke fituar&nbsp; 404.023 vota, duke qen\u00eb personi me i votuar deri m\u00eb tash n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse krahasojm\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat nga zgjedhjet t\u00eb mbajtura me 9 shkurt, LVV ka arritur fitore spektakulare, sepse arriti rezultatin historik me 51.11% t\u00eb votave, duke rritur numrin e deputet\u00ebve p\u00ebr 9, nd\u00ebrsa PDK ka r\u00ebnie p\u00ebr 2 deputet, LDK p\u00ebr 5 deputet dhe AAK p\u00ebr dy deputet.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke marr\u00eb parasysh se p\u00ebr konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeveris\u00eb nevojiten m\u00eb s\u00eb pakur 61 vota, k\u00ebsaj here LVV i ka kushtet t\u00eb i formoj\u00eb k\u00ebto institucione me mbeshtetjen e komuniteteve joserbe, q\u00eb s\u00eb pakut k\u00ebsaj nere s\u00eb bashku kan\u00eb 65, num\u00ebr q\u00eb nuk p\u00ebrjashtohet t\u00eb jet\u00eb me i lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7ertifikimi i rezultateve me 21 janar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Pas, p\u00ebrmbyllj\u00ebs s\u00eb &nbsp;procesit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, me 9 janar, i \u00ebsht\u00eb&nbsp; hapur rruga Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ) q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb shpalljen e rezultateve p\u00ebrfundimtare. Por, koha kur do t\u00eb kumtohen rezultatet, diktohet nga ankesat eventuale q\u00eb pal\u00ebt mund t\u2019i b\u00ebjn\u00eb mbi procesin e zhvilluar n\u00eb Qendr\u00ebn e Num\u00ebrimit dhe Rezultateve (QNR)<\/h2>\n\n\n\n<p>Nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet t\u00eb pres\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti 12 dit\u00eb, para se ta b\u00ebj\u00eb shpalljen e rezultateve p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare, q\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb \u00e7ertifikohen me 21 janar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>LVV&nbsp; e para n\u00eb 24 komuna<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse me rastin e zgjedhjeve lokale t\u00eb mbajtura me 12 tetor dhe me pas balotazhin me 12 n\u00ebntor, skena politike n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebsoj nj\u00eb dekompozim, q\u00eb ishte n\u00eb favor t\u00eb opozit\u00ebs, duke qen\u00eb si bindje se n\u00eb zgjedhjet parlamentare do t\u00eb jen\u00eb ato fitues, por qytetar\u00ebt n\u00eb zgjedhjet parlamentare&nbsp; me 28 dhjetor si n\u00eb vend dhe n\u00eb diaspor\u00eb votuan masivisht p\u00ebr LVV,&nbsp; ku harta e Kosov\u00ebs u skuq pothuaj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, sepse LVV dual e para n\u00eb 24 komuna.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu LVV \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb Gjakov\u00eb, Gjilan, Dragash, Istog, Ka\u00e7anik, Klin\u00eb, Fush\u00eb-Kosov\u00eb, Kamenic\u00eb, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Pej\u00eb, Podujev\u00eb, Prishtin\u00eb, Prizren, Shtime, Suharek\u00eb, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Malishev\u00eb, Junik dhe Hani t\u00eb Elezit<\/p>\n\n\n\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb Drenas e Skenderaj,nd\u00ebrsa n\u00eb De\u00e7an \u00ebsht\u00eb Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs e n\u00eb Mamush\u00eb \u00ebsht\u00eb subjekti turk KDPT.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Cekim se komunat me votim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb&nbsp; p\u00ebr&nbsp; LVV&nbsp; jan\u00eb: Mitrovica 65,08%, Hani i Elezit 62,38%, Gjilani 62,09% dhe Vitia 61,75% etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr &nbsp;humbje <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Opozita dhe humb\u00ebsit n\u00eb k\u00ebto zgjedhje duhet t\u00eb merren me analiz\u00ebn e humbjes, duke reflektuar me shkaqet dhe pasojat&nbsp; e nj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb, sepse ata para zgjedhjeve kan\u00eb qen\u00eb optimist n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve, jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb por edhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb nder \u00e7\u00ebshtjet ky\u00e7e n\u00eb humbjen e opozit\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me munges\u00ebn e ofert\u00ebs bind\u00ebse opozitare, sepse si PDK e LDK nuk kan\u00eb arritur t\u00eb paraqesin nj\u00eb alternativ\u00eb politike serioze si dhe munges\u00eb e kontakteve t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta me qytetar\u00ebt duke i dh\u00ebn\u00eb avantazh LVV,&nbsp; q\u00eb u d\u00ebshmu me humbje t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Euforin\u00eb e opozit\u00ebs pas zgjedhjeve lokale LVV&nbsp; n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore parlamentare&nbsp; e shfryt\u00ebzoi&nbsp; me mjesht\u00ebri p\u00ebrmes propagand\u00ebs s\u00eb fuqishme politike, duke u paraqitur si e vetmja alternativ\u00eb stabile, nd\u00ebrsa konkurrent\u00ebt si&nbsp; t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, sepse me kritikat e tyre ata&nbsp; ishin&nbsp; joserioz, sepse nuk ishin n\u00eb gjendje t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ariturat e qeveris\u00eb jo vet\u00ebm me rikthimin e sovrarnitetit n\u00eb veri t\u00eb vendit por edhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb mbrojtje t\u00eb integritetit&nbsp; t\u00eb Kosov\u00ebs. Vet\u00ebm me nj\u00eb analiz\u00eb racionale opozita e ka obligim t\u00eb reflektoj\u00eb dhe t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, para elektoratit t\u00eb tyre votues, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb me r\u00ebnie t\u00eb vazhdueshme, ku LDK \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb konstatimi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mediat e politizuara<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn parazgjedhore mediat n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp; n\u00eb studiot televizive kan\u00eb ftuar &nbsp;individ\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr t\u00eb&nbsp; kritikuar qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, e kryesisht kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurtin, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb fjalor q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste ishte banal, me shpifje, trillime e g\u00ebnjeshtra q\u00eb me tep\u00ebr fliste p\u00ebr moralin e diletantizmin&nbsp; tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje nj\u00eb&nbsp; opinionist nga Kosova i ftuar n\u00eb nj\u00eb studio televizive n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u201cn\u00ebse fiton VV-ja e Albin Kurti, un\u00eb do ha bagla, n\u00eb vend t\u00eb buk\u00ebs\u201d. Pasi me 28 dhjetor LVV fitoi bindsh\u00ebm lexues t\u00eb ndrysh\u00ebm&nbsp; i kan\u00eb reaguar se \u201ctani duhet t\u00eb sigurohen bagla p\u00ebr ket\u00eb opinionist p\u00ebr 4 vjet me sasi t\u00eb bollshme! \u00c7mimi do t\u00eb jet\u00eb i volitsh\u00ebm, por kualiteti i baglave t\u00eb jet\u00eb i klasit t\u00eb pare\u201d!.<\/p>\n\n\n\n<p>Por,&nbsp; fatmir\u00ebsisht nj\u00eb retorik\u00eb e till\u00eb&nbsp; te opinioni i gjer\u00eb nuk pati ndikim sepse qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs&nbsp; e kishin t\u00eb qart\u00eb se kush ishin ata q\u00eb bllokuan formimin e institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrsa votimi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plebishitare mbi 51% p\u00ebr LVV p\u00ebrmes thirrj\u00ebs <strong><em>\u201cMos l\u00ebsho pe\u201d <\/em><\/strong>populli i Kosov\u00ebs iu tregoj t\u00eb gjith\u00ebve se&nbsp;&nbsp; koha e talljes nga opozita, &nbsp;mediat e pseudoanalist\u00ebt &nbsp;i takon s\u00eb kaluar\u00ebs, ku retorika e till\u00eb d\u00ebshmoi d\u00ebshtimin e tyre mediatik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Diaspora mbeshteti&nbsp; masivisht LVV<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebpareshme por edhe k\u00ebto t\u00eb fundit, diaspora e Kosov\u00ebs, d\u00ebshmoj se \u00ebsht\u00eb e lidhur me vendin e vet, q\u00eb u d\u00ebshmu&nbsp; s\u00eb \u00ebsht\u00eb e angazhuar politikisht me pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje. N\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj pjes\u00ebmarrje ishte edhe data e zgjedhjeve 28 dhjetori, ku ata vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar festat e fundit n\u00eb vendlindje. Nj\u00eb pjes\u00ebmarrje e till\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pritur mir\u00eb nga partit\u00eb opozitare, ku individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nga k\u00ebto subjekte kan\u00eb pasur qendrim refuzues ndaj tyre. Por, t\u00eb till\u00ebt kan\u00eb harruar se&nbsp; jan\u00eb m\u00ebrgimtaret nga Kosova n\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr Kosov\u00ebn si para luft\u00ebs, gjat\u00eb saj e pas saj, duke ndar\u00eb mjete financiare nga buxheti i tyre. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qendrimi e angazhimi&nbsp; diaspora&nbsp; kosovare ishte dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb krenari komb\u00ebtare, andaj edhe pjes\u00ebmarrja e tyre n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb legale, nd\u00ebrsa mbeshtetja e subjekteve politike &nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast LVV n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive mbetet preferenc\u00eb e tyre &nbsp;jo vet\u00ebm personale e shtet\u00ebrore por edhe komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kosova model p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mbyllja e kutive&nbsp; t\u00eb votimit t\u00eb ora 19 dhe shpallja e rezultat\u00ebve brenda tre or\u00ebve&nbsp; dhe mos kontestimi i tyre nga asnj\u00eb parti politike \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e demokracis\u00eb funksionale n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb model p\u00ebr vendet e ndryshme e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr &nbsp;Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje&nbsp; modeli i ligjit zgjedhor i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, andaj \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt t\u00eb formohet komisioni p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse nuk kan\u00eb nevoj\u00eb, sepse&nbsp; ligji zgjedhor i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb model edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Por, p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb duhet t\u00eb egzistoj\u00eb vullneti politik&nbsp; nga PS e PD, sa m\u00eb par\u00eb pa&nbsp; humbur koh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb favor t\u00eb demokracis\u00eb pluraliste, duke vler\u00ebsuar qytetar\u00ebt p\u00ebrmes listave t\u00eb hapura e jo mbajtur peng ata si deri m\u00eb tash.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas fitor\u00ebs spektakolare t\u00eb LVV, nuk ka dilem\u00eb se ket\u00eb&nbsp; subjekt politik&nbsp; e presin sfida t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebtu kryesisht kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me&nbsp; formimin e institucioneve duke filluar me konstituimin e kuvendit e m\u00eb pas edhe t\u00eb zgjedhj\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave aktuale n\u00eb saj\u00eb t\u00eb&nbsp; formimit t\u00eb institucioneve funksionale, \u00e7\u00ebshtje par\u00ebsore mbet\u00ebn rikthimi i besimit n\u00eb proceset demokratike dhe qeverisja n\u00eb avancim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes kuadrave t\u00eb d\u00ebshmuara profesionale, n\u00eb respektim t\u00eb shtetit ligjor dhe demokracis\u00eb pluraliste.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Janar&nbsp; 2026)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;Zgjedhjet parlamentare 2025 N\u00ebse krahasojm\u00eb zgjedhjet e dat\u00ebs 9 shkurt&nbsp; ku fitoi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, m\u00eb 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosov\u00ebs, sepse n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave shoq\u00ebrore e politike n\u00eb Kosov\u00eb kemi&nbsp; pasur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb referendum t\u00eb pa shpallur, q\u00eb d\u00ebshmoj pjekuri politike t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt me vot\u00ebn e tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40780"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40783,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40780\/revisions\/40783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}