{"id":40776,"date":"2026-01-17T08:40:40","date_gmt":"2026-01-17T07:40:40","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40776"},"modified":"2026-01-20T08:43:28","modified_gmt":"2026-01-20T07:43:28","slug":"dr-athanas-gegaj-gjergj-kastrioti-skenderbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40776","title":{"rendered":"DR ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Athanas_Gegaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"250\" height=\"286\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Athanas_Gegaj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-3063\"\/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>&#8212; Sh\u00ebnim me rastin e dit\u00ebs s\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Krye-Heroit\u00a0Kombetar (6 maj 1405-<strong>17 janar 1468<\/strong>) n\u00eb kuad\u00ebr Akademis\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtimore, kushtuar Dr Athanas Gegajt<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si \u00e7do vit, m\u00eb dat\u00ebn 17 janar,&nbsp;populli shqiptar, kudo, e p\u00ebrkujton Heroin Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotin, Sk\u00ebnderbeun (6 maj 1405 &#8211; 17 janar 1468), n\u00eb dit\u00ebn e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim.&nbsp; Gjergj Kastrioti nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb, m\u00eb 17 janar 1468, n\u00eb mosh\u00ebn 63-vje\u00e7are. Esht\u00eb&nbsp;figura m\u00eb e shquar n\u00eb historin\u00eb e shqiptar\u00ebve,&nbsp;Heroi i P\u00ebrgjithmonsh\u00ebm komb\u00ebtar i popullit shqiptar.&nbsp;&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-gjergj-kastriot-skenderbeu-i-pergjithmonshmi-i-fisit-shqiptar\/\">Frank Shkreli: Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu, i p\u00ebrgjithmonshmi i fisit shqiptar | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim modest d\u00ebshiroj t\u00eb lidh\u00eb, n\u00ebse mund t\u2019ia dal pa bezdisur dhe pa konnfuzuar lexuesin: &nbsp;kujtimin e 17-Janarit, 1468 \u2013 dit\u00ebs s\u00eb ndarjes nga kjo jet\u00eb e Heroit Komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nj\u00ebrin prej autor\u00ebve t\u00eb par\u00eb biograf shqiptar t\u00eb Skenderbeut &#8212; Dr. Athanas Gegaj (1908\u20131989) dhe nj\u00eb nga historian\u00ebt shqiptar\u00eb m\u00eb serioz\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs, por jo vet\u00ebm &#8212; i formuar n\u00eb shkoll\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb historiografis\u00eb, larg presioneve ideologjike t\u00eb historiografis\u00eb komuniste. Emri i tij lidhet ngusht\u00eb me studimin monumental, mbi Gjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeu (1405\u20131468) \u201cShqip\u00ebria dhe invazioni turk n\u00eb shekullin e XV-t\u00eb\u201d, nj\u00eb vep\u00ebr kjo themelore p\u00ebr albanologjin\u00eb dhe historiografin\u00eb mesjetare shqiptare. Peshkop Fan Noli, vet autor i nj\u00eb libri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi Skenderbeun, botuar m\u00eb 1949, e ka vler\u00ebsuar librin e Dr Athanas Gegajt, t\u00eb shkruar fr\u00ebngjisht, &nbsp;mbi Skenderbeun, si \u201cm\u00eb e mbaruara q\u00eb kishte par\u00eb drit\u00ebn gjer n\u00eb vitin 1949, si nga forma, nga l\u00ebnda dhe nga baza dokumentare\u201d. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn,&nbsp;\u201cL Albanie et l\u2019invasion turque au XV-e si\u00e8cle\u2019, ose \u201cShqip\u00ebria dhe pushtimi turk n\u00eb shekullin e XV-t\u00eb\u201d, t\u00eb Dr Athanas Gegajt.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, jeta dhe veprimtaria e Dr Athanas Gegaj, ish-Editor i gazet\u00ebs Dielli p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb diskutimeve nga disa ekspert\u00eb, njoh\u00ebs t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Dr Gegajt, <a href=\"https:\/\/gazetadielli.com\/?s=dr+athanas+gegaj\">Search Results for \u201cdr athanas gegaj\u201d \u2013 Dielli | The Sun<\/a> &#8212; m\u00eb 25 Janar 2026 n\u00eb Akademin\u00eb P\u00ebrkujtimore, titulluar:&nbsp; \u201cAthanas Gegaj &#8211; shembull i patriotizmit, shkenc\u00ebs dhe publicistik\u00ebs\u201d.&nbsp; Njoftohet se Fondi Humanitar \u201cTrieshi\u201d n\u00eb Nju Jork, organizon k\u00ebt\u00eb aktivitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb nderuar veprimtarin\u00eb dhe kontributin e Athanas Gegajt \u2013 mal\u00ebsorit nga Trieshi i Mal\u00ebsis\u00eb Madhe &#8212; n\u00eb fush\u00ebn e shkenc\u00ebs, gazetaris\u00eb, fes\u00eb e kultur\u00ebs shqiptare. Kjo akademi p\u00ebrkujtimore do t\u2019i kushtohet, pra, pik\u00ebrisht Athanas Gegajt, birit t\u00eb Trieshit, nj\u00eb prej personaliteteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jo vet\u00ebm t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, por edhe t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs shqiptare. &nbsp;Sipas njoftimit t\u00eb Fondit Humanitar, \u201cTrieshi\u201d, ai tubim do t\u00eb trajtoj\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb, veprimtarin\u00eb e Dr Athanas Gegajt, duke vler\u00ebsuar &#8212; p\u00ebrve\u00e7 dy veprave t\u00eb tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shkencore &#8212; edhe rolin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si editor i gazet\u00ebs Dielli n\u00eb Boston t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb m\u00eb heret i revist\u00ebs fran\u00e7eskane, Hylli i Drit\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri. Duke pasqyruar, gjithashtu edhe angazhimin e tij politik n\u00eb m\u00ebrgim dhe bashk\u00ebpunimin me figura t\u00eb njohura shqiptare, si dhe kontributin e tij fetar si klerik fran\u00e7eskan dhe krijimtarin\u00eb e tij t\u00eb gj\u00ebr\u00eb publicistike.<\/p>\n\n\n\n<p>Bravo i qoft\u00eb Fondit Humanitar \u201cTrieshi\u201d, q\u00eb kujton dhe nuk harron k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe e t\u00eb Kombit shqiptar &#8212; Dr. Athanas Gegaj(1908\u20131989), nj\u00ebrin prej historian\u00ebve shqiptar\u00eb m\u00eb serioz\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, por si shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare, gjithnj\u00eb i p\u00ebrjashtuar dhe i harruar p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra nga historiografia zyrtare komuniste e deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.&nbsp; Nga gjith\u00eb veprimtaria dhe kontributetet n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb dijes, gazetaris\u00eb dhe kultur\u00ebs, Athanas Gegajt, vlen t\u00eb ritheksohet, si m\u00eb lart\u00eb, se emri i tij lidhet, ve\u00e7an\u00ebrisht, ngusht\u00eb me studimin monumental, \u201cGjergj Kastrioti \u2013 Sk\u00ebnderbeu (1405\u20131468)\u201d, nj\u00eb vep\u00ebr, q\u00eb nga shum\u00eb ekspert\u00eb shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj, konsiderohet, gjithnj\u00eb edhe sot, si themelore p\u00ebr albanologjin\u00eb dhe historiografin\u00eb mesjetare shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast lind pyetja se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb autori i nj\u00eb vepre t\u00eb till\u00eb t\u00eb vler\u00ebsuar, nd\u00ebrkombtarisht, mbi Heroin Komb\u00ebtar t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Gjergj Kastriotin Skenderbe, p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra u mbulua n\u00eb heshtje, u la n\u00eb hije, jo vet\u00ebm gjat\u00eb regjimit komunist, por edhe k\u00ebto 35-vjet tranzicion faqezi. &nbsp;Shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb Fondi \u201cTrieshi\u201d, kujton jav\u00ebn q\u00eb vjen birin e tij t\u00eb famsh\u00ebm Dr Athanas Gegajn, pasi p\u00ebr arsye ideologjike, edhe ai si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb &#8212; viktima t\u00eb p\u00ebrjashtimit komunist &#8212; mbetet i p\u00ebrjashtuar dhe i harruar, zyrtarisht, nga entet e larta akademike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Jan\u00eb k\u00ebto ente shtet\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb cilat do duhej q\u00eb figura t\u00eb Kombit si Athans Gegaj t\u00eb kthehen, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs historike, n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb debatit shkencor dhe akademik, jo vet\u00ebm si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale &#8212; por edhe si nj\u00eb detyrim akademik dhe komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>At\u00ebher\u00eb, pse p\u00ebrjashtimi, pse heshtja, ke kan\u00eb frik\u00eb entet zyrtare akademike shqiptare dhe p\u00ebrfaqsuesit e tyre, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb, q\u00ebllimisht, figura si Dr Athanas Gegajn dhe veprat e tyre t\u00eb vler\u00ebsuara, nd\u00ebrkombtarisht, por t\u00eb ndaluara dhe t\u00eb p\u00ebrjashtuara n\u00eb atdheun e tyre, nga ideolog\u00ebt e djesh\u00ebm komunist\u00eb. Por sot gjithnj\u00eb apologjet\u00eb t\u00eb politizuar t\u00eb atij regjimi barbar \u2013 gjithnj\u00eb benik\u00ebrisht flasin dhe veprojn\u00eb n\u00eb rolin e \u201chistorian\u00ebve\u201d t\u00eb oborrit ideologjik komunist? &nbsp;Pse vazhdon kjo sjellje e enteve shqiptare akademike si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe 35 vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit zyrtar, ndaj k\u00ebtyre figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore? &nbsp;Personalitete t\u00eb nivelit dhe kapaciteteve por edhe kontributeve historike t\u00eb Dr Athans Gegajt, Ernest Koliqit, Martin Camajt e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, <a href=\"https:\/\/www.zemrashqiptare.net\/news\/54401\/frank-shkreli-fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt.html\">Frank Shkreli: Flet\u00ebrrufeja kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt<\/a>. Me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb kujtimit t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb Dr Athanas Gegajt n\u00eb Nju Jork, i\u00e7 kam pyetur shpeshher\u00eb edhe publikisht n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn: &nbsp;pse kjo vazhdimsi e turpshme p\u00ebrjashtimi t\u00eb disa prej figurave m\u00eb t\u00eb dalluara t\u00eb Kombit dhe kontributeve t\u00eb tyre historike \u2013 nga t\u00eb dy shtetet shqiptare, t\u00eb cilat sot pretendojn\u00eb se jan\u00eb \u201cdemokratike\u201d dhe n\u00eb rrug\u00ebn euro-atlantizmit?<\/p>\n\n\n\n<p>Margjinalizimi zyrtar i figurave komb\u00ebtare anti-komuniste si Dr. Athanas Gegajt, nj\u00eb nga historian\u00ebt m\u00eb serioz\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb shekullit XX, ishte nj\u00eb padrejt\u00ebsi e madhe historike e regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. &nbsp;Heshtja zyrtare sot ndaj k\u00ebtyre figurave pas shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe ndryshimeve madhore politike n\u00eb Evrop\u00eb pas vitit 1990, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turp madhor komb\u00ebtar. Ju lutemi enteve zyrtare n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb: &nbsp;p\u00ebr derisa vazhdoni me k\u00ebto q\u00ebndrime t\u00eb politizuara zyrtare ndaj k\u00ebtyre figurave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kombit, mos na flisni p\u00ebr shkenc\u00eb, p\u00ebr histori e drejt\u00ebsi. Se historia nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si instrument politik, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb dogme ose nj\u00eb tjetre! Heshtja e vazhdueshme nuk u b\u00ebn nder!<\/p>\n\n\n\n<p>Urime e Fondit&nbsp; Humanitar, \u201cTrieshi\u201d p\u00ebr organizimin e kujtimit t\u00eb Dr Athanas Gegajt! Uroj q\u00eb Akademia P\u00ebrkujtimore me 25 janar n\u00eb Nju Jork, kushtuar jet\u00ebs, veprimtaris\u00eb dhe kontributit t\u00eb Dr Gegajt t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb e denj\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb, nj\u00ebkohsisht, edhe fillimi i nj\u00eb interesimi m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb trojet shqiptare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb dhe t\u00eb tjera personalitete t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs antikomuniste shqiptare t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore, tani n\u00eb amshim, t\u00eb harruar dhe t\u00eb p\u00ebrjashtuar. Me q\u00ebllimin e doemosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rivendosur, m\u00eb n\u00eb fund, Dr Athanas Gegajn dhe t\u00eb tjer\u00eb si ai, n\u00eb vendin q\u00eb u takon n\u00eb historiografin\u00eb zyrtare shqiptare, p\u00ebr fat t\u00eb keq, gjithnj\u00eb t\u00eb kontrolluar dhe t\u00eb cunguar nga mbeturinat e nj\u00eb sistemi q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin historin\u00eb n\u00eb interes t\u00eb nj\u00eb narrative t\u00eb caktuar t\u00eb pushtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8212; Sh\u00ebnim me rastin e dit\u00ebs s\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Krye-Heroit\u00a0Kombetar (6 maj 1405-17 janar 1468) n\u00eb kuad\u00ebr Akademis\u00eb P\u00ebrkujtimore, kushtuar Dr Athanas Gegajt Nga Frank Shkreli Si \u00e7do vit, m\u00eb dat\u00ebn 17 janar,&nbsp;populli shqiptar, kudo, e p\u00ebrkujton Heroin Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotin, Sk\u00ebnderbeun (6 maj 1405 &#8211; 17 janar 1468), n\u00eb dit\u00ebn e kalimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3063,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-40776","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40776"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40776\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40779,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40776\/revisions\/40779"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}