{"id":40708,"date":"2026-01-08T17:34:07","date_gmt":"2026-01-08T16:34:07","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40708"},"modified":"2026-01-08T17:43:15","modified_gmt":"2026-01-08T16:43:15","slug":"mergimtaret-dhe-fati-i-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40708","title":{"rendered":"\u00a0Mergimtar\u00ebt dhe fati i tyre"},"content":{"rendered":"<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"alignleft size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-14722\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p>\u00a0<strong>Nga Nik\u00eb Gashaj, akademik<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me nocionin \u201cmergimtar\u00ebt\u201d n\u00ebnkuptohen bashk\u00ebsit\u00eb e formuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve individuale dhe familjare q\u00eb braktisin vendlindjen e vet dhe shp\u00ebrngulen e vendosen n\u00eb nj\u00eb vend dhe shtet tjet\u00ebr, shpesh her\u00eb duke a kthyer shpin\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb vet, prind\u00ebrve, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave, kush\u00ebrinjve e miqve e shok\u00ebve, trojeve t\u00eb veta etnike, kultur\u00ebs dhe kombit t\u00eb vet. Ata k\u00ebt\u00eb vendim e marrin p\u00ebr shkaqe ekonomike, p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr arsye t\u00eb varf\u00ebris familjar\u00eb, t\u00eb papun\u00ebsis, dhe m\u00eb pak politike etj. Ata vendosin q\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb mjedis tjet\u00ebr, ku flitet nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, ku kultura dhe tradita e tyre kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb e pranishme. Mir\u00ebpo, ata vet\u00eb e kan\u00eb zgjedhur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ta nd\u00ebrrojn\u00eb mjedisin kulturor dhe n\u00eb pik\u00ebn e fundit, kryesisht t\u00eb asimilohen, ata apo pasardh\u00ebsit e tyre, \u00e7ka paraqet \u00e7\u00ebshtje shqet\u00ebsuese p\u00ebr ruajtjen e identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb t\u00eb nacionalitetit shqiptar. K\u00ebshtu ka ndodhur, edhe me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrngulur&nbsp; n\u00eb vendet e Europ\u00ebs Per\u00ebndimore, Australi, SHBA dhe gjetiu.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet dallimi nd\u00ebrmjet dy grupeve t\u00eb mergimtar\u00ebve: n\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb b\u00ebhen n\u00ebnshtetas t\u00eb shtetit t\u00eb ri dhe ata t\u00eb cil\u00ebve nuk e&nbsp; kan\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Pik\u00ebrisht, l\u00ebnia pas dore e k\u00ebtyre dallimeve \u00ebsht\u00eb shkak i mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb shumta, si n\u00eb literatur\u00ebn relevante ashtu edhe n\u00eb debatet publike. N\u00eb kuptimin e par\u00eb p\u00ebrdoret termi mergimtar\u00ebt, nd\u00ebrsa p\u00ebr kategorin\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebrdoret \u201cmetik\u00ebt\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kush jan\u00eb mergimtar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mergim\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb persona t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr n\u00eb pajtim me dispozitat e mergimit t\u00eb atij vendi dhe t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr ta fituar n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, pas nj\u00eb periudhe relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr (3-5 vjet), n\u00eb dakordim me kushtet e tjera minimale t\u00eb p\u00ebrcaktuara (p.sh.njohja e gjuh\u00ebs zyrtare dhe njohja elementare e institucioneve politike dhe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vendit). K\u00ebto jan\u00eb kushtet themelore p\u00ebr ta fituar n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb e shteteve n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi p\u00ebrq\u00ebndruar m\u00ebrgimtar\u00ebt:&nbsp; SHBA, Kanadaja dhe Australia.<\/p>\n\n\n\n<p>Shikuar historikisht, raporti i mergimtar\u00ebve ndaj procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kombit shumic\u00eb ka qen\u00eb i ndrysh\u00ebm n\u00eb krahasim me pakicat komb\u00ebtare. P\u00ebr dallim prej pakicave komb\u00ebtare, \u201cgarat\u201c n\u00eb nd\u00ebrtimin e identitetit nacional nuk kan\u00eb qen\u00eb as t\u00eb d\u00ebshirueshme, as t\u00eb mundshme p\u00ebr mergimtar\u00ebt n\u00eb demokracit\u00eb per\u00ebndimore. Grupet merguese jan\u00eb, parimisht, tep\u00ebr t\u00eb vogla dhe territorialisht t\u00eb p\u00ebr\u00e7ara dhe t\u00eb th\u00ebrrmuara p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e rekonstruimit t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tyre burimore n\u00eb shtetin e ri. N\u00eb vend t\u00eb asaj, ata tradicionalisht pranojn\u00eb q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb kultur\u00ebn e shumic\u00ebs societale. Jan\u00eb t\u00eb rralla rastet q\u00eb mergimtar\u00ebt jan\u00eb ankuar se njohja e gjuh\u00ebs zyrtare \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr t\u00eb fituar n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb e shtetit t\u00eb tyre t\u00eb ri, apo q\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre iu duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn zyrtare n\u00eb shkolla. Ata e kan\u00eb pranuar q\u00eb perspektiva e tyre, e ve\u00e7an\u00ebrisht perspektiva e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre varet nga participimi i tyre n\u00eb institucionet themelore sociale, ekonomike dhe politike (t\u00eb cilat funksionojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn zyrtare t\u00eb shtetit p\u00ebrkat\u00ebs).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Demokracit\u00eb per\u00ebndimore dhe mergimtar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Demokracit\u00eb per\u00ebndimore sot kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy shekuj eksperienc\u00eb me mergimtar\u00ebt&nbsp; dhe ka fare pak fakte q\u00eb mergimtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb fitimin e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb paraqesin ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr stabilitetin dhe kohezionin e shteteve t\u00eb tyre t\u00eb reja, n\u00eb t\u00eb cilat jetojn\u00eb. N\u00eb gisht\u00ebrinj mund t\u00eb num\u00ebrohen shembujt e grupeve merguese, q\u00eb kan\u00eb organizuar l\u00ebvizje separatiste ose parti nacionaliste, ose kan\u00eb p\u00ebrkrahur l\u00ebvizjet revolucionare p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeverive demokratikisht t\u00eb zgjedhura n\u00eb shtetet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, mergimtar\u00ebt integrohen n\u00eb sistemin politik, ekonomik dhe social t\u00eb shtetit t\u00eb tyre t\u00eb ri. K\u00ebtu po cekim se n\u00eb vendet me nj\u00eb v\u00ebrshim t\u00eb madh t\u00eb mergim\u00ebtareve, si dhe n\u00eb numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shteteve&nbsp; t\u00eb tjera t\u00eb Per\u00ebndimit, refugjat\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb fituar azilin politik po ashtu e kan\u00eb statusin e mergimtar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsie.<\/p>\n\n\n\n<p>Analizuar historikisht, qeverit\u00eb e Per\u00ebndimit nuk i kan\u00eb dalluar refugjat\u00ebt nga mergimtar\u00ebt ekonomik\u00eb, duke&nbsp; patur dhe drejtuar nj\u00eb raport politik, pak a shum\u00eb identike n\u00eb lidhje me pranimin dhe asimilimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Mergimtar\u00ebt nuk i kan\u00eb kund\u00ebrshtuar aksionet e drejtuara p\u00ebr integrimin e tyre. Mir\u00ebpo, ajo nuk do t\u00eb thot\u00eb, se ata nuk jan\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb negociata mbi kushtet e integrimit. Debati aktual mbi \u201cmultikulturalizmin\u201c n\u00eb vendet e mergimit paraqet n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqyrtimin mbi redefinimin e kushteve t\u00eb integrimit. Mergimtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb tolerante (\u201cm\u00eb multikulturore\u201c) t\u00eb integrimit, q\u00eb do t\u2019iu lejoj\u00eb, madje, do t\u2019i inkurajoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019i ruajtur aspektet e ndryshme&nbsp; t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre komb\u00ebtare, madje edhe pas integrimit t\u00eb tyre n\u00eb institucione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ku p\u00ebrdoret gjuha zyrtare e shumic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Mergimtar\u00ebt insistojn\u00eb mbi t\u00eb drejt\u00ebn e ruajtjes s\u00eb identitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar, t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb zakoneve (kuzhina komb\u00ebtare, veshja, religjioni), si dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat t\u00eb shoq\u00ebrohen me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb identitetit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Synimet e tilla jan\u00eb legjitime dhe nuk konsiderohen sipas teorive politike per\u00ebndimore \u201cjopatriotike\u201c, ose \u201cantiamerikane\u201c, ose \u201cantiper\u00ebndimore\u201c. Aq m\u00eb tep\u00ebr, institucionet shtet\u00ebrore, mendojn\u00eb teoricien\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, do t\u00eb duhej t\u2019u p\u00ebrshtateshin k\u00ebtyre synimeve &#8211; p.sh.shkollat dhe institucionet e tjera publike pun\u00ebn e vet do t\u00eb duhej t\u2019ua p\u00ebrshtatnin festave religjioze t\u00eb mergimtar\u00ebve, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb veshjes s\u00eb tyre, kufizimit n\u00eb ushqim etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Sigurimi i kushteve p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb integrimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrgjigjen demokracit\u00eb liberale n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa p\u00ebr multikulturalizmin e mergimtar\u00ebve? Edhe k\u00ebtu demokracit\u00eb liberale, shikuar historikisht, u kan\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkesave t\u00eb tilla. Deri n\u00eb vitet gjasht\u00ebdhjet\u00eb, shtetet kryesore t\u00eb merguarit (SHBA, Kanadaja dhe Australia) e kan\u00eb zbatuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb asimilimit t\u00eb plot\u00eb. Nga mergimtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb pritur q\u00eb t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb normat dhe vlerat ekzistuese kulturore t\u00eb shtetit ku jetojn\u00eb, \u00e7ka gradualisht, n\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb t\u00eb folurit, t\u00eb veshjes, t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb ushqimit, n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb familjare etj. Ata do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb padalluar n\u00eb krahasim me njer\u00ebzit e lindur n\u00eb atdheun e tyre t\u00eb ri.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb konsideruar q\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb do t\u00eb siguroj\u00eb lojalitetin e tyre ndaj shtetit ku kan\u00eb vendosur t\u00eb jetojn\u00eb dhe dot\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb mergimtar\u00ebt t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb produktiv\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb fillim t\u00eb viteve shtat\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar fillohet t\u00eb shihet se politika e nj\u00eb asimilimi total \u00ebsht\u00eb joreale, e papranueshme dhe e padrejt\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb joreale p\u00ebr arsye se, pavar\u00ebsisht nga intensiteti i asimilimit, mergimtar\u00ebt kurr\u00eb nuk e humbin identitetin e vet komb\u00ebtar dhe kulturor n\u00eb ter\u00ebsi. Andaj, paraqitja e \u201cveshit p\u00ebr shkrirje\u201c kurr\u00eb nuk e ka shprehur gjendjen e v\u00ebrtet\u00eb; fakti se mergimtar\u00ebt jan\u00eb integruar n\u00eb institucionet shoq\u00ebrore dhe se e kan\u00eb m\u00ebsuar gjuhen zyrtare t\u00eb shtetit t\u00eb ri, nuk do t\u00eb thot\u00eb se ata me at\u00eb e kan\u00eb humbur identitetin e vet komb\u00ebtar dhe kulturor.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika e asimilimit \u00ebsht\u00eb po ashtu e paarsyeshme, duke marr\u00eb parasysh se faktet tregojn\u00eb se mergimtar\u00ebt, q\u00eb e kan\u00eb ruajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme identitetin komb\u00ebtar dhe kulturor mund t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb lojal\u00eb dhe produktiv\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Integrimi i drejt\u00eb i mergimtareve n\u00eb shtetin e ri<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Definitivisht, politika e asimilimit \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb, sepse i diskriminon mergimtar\u00ebt dhe e b\u00ebn integrimin proces t\u00eb dhunsh\u00ebm. Sipas disa autor\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb, k\u00ebrkesa e mergimtar\u00ebve p\u00ebr modelin \u201cmultikulturor\u201c t\u00eb integrimit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e drejt\u00eb dhe me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr procesin e konstituimit t\u00eb kombit shumic\u00eb. N\u00eb qoft\u00ebse demokracit\u00eb liberale k\u00ebrkojn\u00eb nga mergimtar\u00ebt q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb institucionet shoq\u00ebrore ku p\u00ebrdoret gjuha zyrtare e shtetit, at\u00ebher\u00eb si detyr\u00eb e shumic\u00ebs etnike \u00ebsht\u00eb sigurimi i kushteve t\u00eb &nbsp;t\u00eb drejtave mergimtare t\u00eb integrimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas teoris\u00eb politike, integrimi i drejt\u00eb supozon ekzistimin e elementeve si\u00e7 vijojn\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>(a) Duhet t\u00eb shmanget integrimi \u201cp\u00ebrkrye nate\u201c, se ka t\u00eb b\u00ebhet mbi nj\u00eb proces t\u00eb komplikuar dhe afatgjat\u00eb, i cili ky\u00e7\u00eb gjenerata t\u00eb shumta dhe t\u00eb ndryshme. Plot\u00ebsimi i k\u00ebsaj k\u00ebrkese supozon, nd\u00ebr t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundshme q\u00eb sh\u00ebrbimet e caktuara t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb, si dhe p\u00ebrkrahjen e pushtetit shtet\u00ebror, atyre organizatave dhe grupeve brenda bashk\u00ebsive mergimtare q\u00eb ndihmojn\u00eb integrimin e mergimtareve n\u00eb mjedisin e ri shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>(b) \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb sigurohet q\u00eb institucionet sociale, n\u00eb t\u00eb cilat mergimtar\u00ebt&nbsp; integrohen mund\u00ebsojn\u00eb&nbsp; dhe garantojn\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb respektimit dhe njohjes s\u00eb identitetit komb\u00ebtar dhe kulturor, sikurse edhe ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kombit shumic\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo k\u00ebrkon kontrollimin sistemor t\u00eb institucioneve sociale, p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar se rregullat e tyre, organizimi i brendsh\u00ebm dhe simbolet \u2013 a i diskriminojn\u00eb mergimtar\u00ebt apo jo? Po ashtu, sipas teoris\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb kontrollohen programet shkollore p\u00ebr t\u2019u v\u00ebrtetuar se ato a i nxisin stereotipet mbi pakicat, ose e n\u00ebn\u00e7mojn\u00eb kontributin e tyre historis\u00eb nacionale dhe bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto jan\u00eb masa t\u00eb domosdoshme, se si mergimtareve do t\u00eb iu ofrojn\u00eb kushte t\u00eb drejta p\u00ebr integrim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Politika e multikulturalizmit&nbsp; dhe mergimtar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politika e \u201cmultikulturalizmit\u201d e qeverive t\u00eb Australis\u00eb dhe Kanadas\u00eb, paraqet p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb definohen kushte t\u00eb drejta dhe adekuate t\u00eb integrimit. Kritikuesit e multikulturalizmit, nd\u00ebrkaq, theksojn\u00eb se k\u00ebrkesa e mergimtar\u00ebve p\u00ebr multikulturaliz\u00ebm nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm redefinim t\u00eb kushteve t\u00eb integrimit, por n\u00eb thelb paraqet refuzimin e vet\u00eb ides\u00eb s\u00eb integrimit, si dhe mospranimin e participimit n\u00eb institucione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e shumic\u00ebs etnike. Mir\u00ebpo, sipas teoricien\u00ebve demokratik\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Para s\u00eb gjithash, mergimtar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e tyre &#8211; e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb interes t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre \u2013 q\u00eb t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e re. Vet\u00ebm t\u00eb integruar ata mund t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb plot\u00ebsisht mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr prosperitet t\u00eb cilat ua ofron shteti i ri. Sikurse mergimtar\u00ebt t\u2019i kishin dh\u00ebn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi dhe ta kishin nderuar dhe respektuar identitetin komb\u00ebtar dhe kulturor m\u00eb tep\u00ebr sesa prosperitetin ekonomik nuk do t\u00eb kishin shkuar n\u00eb mergim.<\/p>\n\n\n\n<p>Natyrisht se k\u00ebtu ka edhe p\u00ebrjashtime. Duke pasur parasysh, se shkaqet kryesore p\u00ebr mergim jan\u00eb kryesisht ekonomike, k\u00ebrkesa e mergimtar\u00ebve &nbsp;p\u00ebr multikulturaliz\u00ebm \u00ebsht\u00eb racionale dhe e arsyeshme vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me integrimin e tyre ekonomiko-shoq\u00ebror n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb gjer\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, multikulturalizmi duhet t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb integrim m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb mergimtareve n\u00eb shoq\u00ebri, e jo t\u00eb pengoj\u00eb integrimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kur t\u00eb analizohen k\u00ebrkesat aktuale t\u00eb mergimtareve, v\u00ebrehet se ato nuk jan\u00eb t\u00eb drejtuara p\u00ebr refuzimin, por p\u00ebr nd\u00ebrrimin e kushteve t\u00eb integrimit. Mergimtaret k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrrime n\u00eb institucionet themelore \u2013 shkolla, vende t\u00eb pun\u00ebs, gjyqe, polici dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet sociale- se si m\u00eb leht\u00eb t\u00eb participojn\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Ata insistojn\u00eb p\u00ebr reformat i institucioneve n\u00eb fjal\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb identiteti i tyre komb\u00ebtar dhe kulturor m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb respektohet. P.sh. ata d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb shkollat t\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb informacione&nbsp; mbi jet\u00ebn e mergimtareve; q\u00eb festat e tyre komb\u00ebtare dhe fetare si dhe m\u00ebnyra e veshjes t\u00eb pranohen n\u00eb vendin e pun\u00ebs; q\u00eb ndihma sociale t\u00eb jepet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb te kihen parasysh dallimet kulturore, etj. Larg asaj q\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa e pengojn\u00eb integrimin, ato p\u00ebrkundrazi e nxisin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga Nik\u00eb Gashaj, akademik Me nocionin \u201cmergimtar\u00ebt\u201d n\u00ebnkuptohen bashk\u00ebsit\u00eb e formuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimeve individuale dhe familjare q\u00eb braktisin vendlindjen e vet dhe shp\u00ebrngulen e vendosen n\u00eb nj\u00eb vend dhe shtet tjet\u00ebr, shpesh her\u00eb duke a kthyer shpin\u00ebn t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb vet, prind\u00ebrve, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave, kush\u00ebrinjve e miqve e shok\u00ebve, trojeve t\u00eb veta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40708"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40711,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40708\/revisions\/40711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}