{"id":40686,"date":"2026-01-07T09:42:08","date_gmt":"2026-01-07T08:42:08","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40686"},"modified":"2026-01-07T09:42:30","modified_gmt":"2026-01-07T08:42:30","slug":"i-urte-por-edhe-guximtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40686","title":{"rendered":"&#8221;I URT\u00cb POR EDHE GUXIMTAR&#8221;"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"645\" height=\"393\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Nexhat-Daci.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Nexhat-Daci.jpg 645w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Nexhat-Daci-300x183.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 645px) 100vw, 645px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>\u00a0ND\u00cbRROI JET\u00cb AKADEMIK NEXHAT DACI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><em>Nd\u00ebrroi jet\u00eb Dr Nexhat Daci nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb\u00a0r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs politike, institucionale dhe<\/em> <em>akademike t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; <a href=\"https:\/\/ashak.org\/nderroi-jete-akademik-nexhat-daci\/\">ND\u00cbRROI JET\u00cb AKADEMIK NEXHAT DACI \u2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosov\u00ebs<\/a> &#8212; duke njoftuar kalimin n\u00eb amshim t\u00eb Akademikut Nexhat Daci tha se m\u00eb 1 janar 2026 nd\u00ebrroi jet\u00eb akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs, ish-kryetar i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dy mandate dhe profesor shum\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb &nbsp;Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMe dhembje dhe pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb njoftojm\u00eb se sot m\u00eb 1 janar 2026 nd\u00ebrroi jet\u00eb akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kryetar i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, profesor shum\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb deg\u00ebn e kimis\u00eb t\u00eb Fakultetit Filozofik, respektivisht t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave Matematike-Natyrore t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d thuhej n\u00eb njoftim.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi se Akademiku dhe nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb 10-viteve t\u00eb para t\u00eb k\u00ebtij shekulli dhe t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjetave t\u00eb shekullit t\u00eb kalaur &#8212; Nexhat Daci ka nd\u00ebrruar jet\u00eb u prit me shprehje pik\u00ebllimi edhe nga udh\u00ebheqsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb aktual\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani tha se me pik\u00ebllim t\u00eb thell\u00eb mori lajmin p\u00ebr ndarjen nga jeta e ish-Kryeparlamentarit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, akademikut dhe profesorit t\u00eb nderuar, Nexhat Daci: &nbsp;\u201cAkademik Daci ishte nj\u00eb personalitet i rrall\u00eb, i cili bashkoi dijen shkencore, p\u00ebrkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udh\u00ebheq\u00ebs i institucioneve shkencore t\u00eb vendit\u201d. &nbsp;Presidentja Osmani n\u00eb reagimin e saj, p\u00ebrmendi edhe bashkpunimin e ngusht\u00eb t\u00eb Akademik Nexhat Dacit me Presidentin historik t\u00eb Repblik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00eb, Dr Ibrahim Rugov\u00ebn gjat\u00eb nj\u00eb prej periudhave m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb historin\u00eb e Dardanis\u00eb: \u201cN\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta, Akademik Nexhat Daci u angazhua fuqish\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kauz\u00ebs p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb vendosjen e themeleve t\u00eb forta t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Dr Vjosa Osmani, duke n\u00ebnvijuar konributet&nbsp; politike shum\u00ebdimensionale t\u00eb Nexhat Dacit n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, si&nbsp; akademik dhe nj\u00ebri prej intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Kryeministri i vendit, Albin Kurti e cil\u00ebsoi gjithashtu si pik\u00ebllues lajmin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Dr Nexhat Daci, ish-Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ish-Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cNexhat Daci ishte kryetari i par\u00eb i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs pas \u00e7lirimit t\u00eb vitit 1999, i zgjedhur dy her\u00eb kryetar, mes viteve 2000 \u2013 2004 dhe 2004 \u2013 2006. Ai ishte nj\u00eb nga figurat kryesore dhe m\u00eb aktive n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb mes viteve 2001 dhe 2011, kur si an\u00ebtar i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs u zgjodh deputet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe pastaj nga viti 2007, si themelues dhe kryetar i partis\u00eb Lidhja Demokratike e Dardanis\u00eb. Si an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Nexhat Daci ishte nj\u00ebri nga n\u00ebnshkruesit e Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 17 shkurt 2008\u201d, ishte reagimi i Kryeministrit Kurti (n\u00eb faqen e tij sociale fejsbuk) p\u00ebr vdekjen e Dr Nexhat Dacit.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb kam patur nderin ta takoja disa her\u00eb t\u00eb ndjerin Nexhat Daci, n\u00eb kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-amerikan (NAAC) dhe m\u00eb heret si shef i Drejtoris\u00eb s\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00ebn, m\u00eb von\u00eb Euroazis\u00eb. E kujtoj si nj\u00eb njeri shum\u00eb t\u00eb informuar dhe i angazhuar por shum\u00eb i qet\u00eb e urt\u00eb n\u00eb paraqitje, me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb evropiane me vlera t\u00eb jashtzakonshme politike por edhe jasht fush\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs, si njeri i vlerave intelektuale dhe komb\u00ebtare \u2013 por edhe si mik dhe bashkpuntor i ngusht i Presidentit Ibrahim Rugova, t\u00eb cilin me nj\u00eb rast e kishte cil\u00ebsuar si \u201cpersonalitetin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re n\u00eb Kosov\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, sepse ai ishte edhe thyes i komunizmit n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore\u201d, duke iu referuar themelimit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, (LDK) si partia e par\u00eb politike jo-komuniste n\u00eb at\u00eb rajon n\u00eb dhjetor t\u00eb vitt 1989. Me Ibrahim Rugov\u00ebn n\u00eb krye dhe me bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb si Nexhat Daci e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb LDK-ja ishte forca kryesore e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore shqiptare kund\u00ebr regjimit terrorist t\u00eb Milloshevi\u00e7it.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb atyre viteve dhe m\u00eb von\u00eb, Nexhat Daci kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me komunitetin shqiptaro-amerikan, nd\u00ebrsa ka theksuar gjithmon\u00eb kontributin e shqiptaro-amerikan\u00ebve p\u00ebr \u00e7lirimin dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. &nbsp;Ai kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb dark\u00ebn gala t\u00eb organizuar nga NAAC n\u00eb vitin 2004, n\u00eb nder t\u00eb ish-Sekretarit t\u00eb Shtetit Xhejms Bejker. &nbsp;N\u00eb takimet e mia me Nnexhat Dacin, si drejtor i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) n\u00eb Prishtin\u00eb, e Dr Daci, n\u00eb kapacitetin e tij si Kyetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, gjithmon\u00eb shprehte mir\u00ebnjohjen e tij ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr kontributin e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan, por edhe t\u00eb grupeve t\u00eb tjera t\u00eb diaspor\u00ebs shqiptare, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb proceseve politike e shoq\u00ebrore, gjat\u00eb viteve, n\u00eb Kosov\u00eb. &nbsp;Roli dhe kontributi i shqiptaro-amerikan\u00ebve p\u00ebr \u00e7lirimin dhe pavar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs, ishte p\u00ebrher\u00eb subjekt i takimeve me t\u00eb. N\u00eb bashkbisedimet me t\u00eb ndjerin Daci, ai ishte shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs duke \u00e7muar lart\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan edhe si nj\u00eb ur\u00eb-lidh\u00ebse midis Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe, p\u00ebrfundimisht, si nj\u00eb ur\u00eb-lidh\u00ebse midis dy kombeve tona. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb historia e Kosov\u00ebs, por edhe historia komb\u00ebtare do ta vlersoj\u00eb dhe do ta kujtoj\u00eb Nexhat Dacin p\u00ebr rolin e tij n\u00eb politik\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha, ai do mbetet edhe nj\u00eb figur\u00eb dhe autoritet i padiskutuesh\u00ebm intelektual nd\u00ebr shqiptar\u00eb, i cili u p\u00ebrpoq t\u00eb sillte dijen dhe shkenc\u00ebn, n\u00eb politik\u00eb duke I dh\u00ebne politik\u00ebs nj\u00eb fytyr\u00eb m\u00eb njer\u00ebzore. Nj\u00eb njeri me integritet t\u00eb lart\u00eb prej intelektuali, si Kryetar i Kuvendit t\u00eb republik\u00ebss\u00eb Kosov\u00ebs ai u p\u00ebrpoq, me natyr\u00ebn e tij t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb urt\u00eb, t\u00eb sillte norma dhe standarde normale p\u00ebr nj\u00eb legjislatur\u00eb t\u00eb re, e pa p\u00ebrvoj\u00eb politike, t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb ri q\u00eb posa ishte kishte filluar shtetformimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Me ndarjen e Nexhat Dacit nga kjo jet\u00eb, jo vet\u00ebm Kosova por edhe mbar\u00eb Kombi shqiptar humbi nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb la gjurm\u00eb historike me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb rrug\u00ebtimin e shtetit t\u00eb ri dardan drejt liris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb g\u00ebzon sot. \u00cbsht\u00eb nder dhe privilegj p\u00ebr mua q\u00eb e kam njohur si intelektual i dallur, akademik i shquar dhe politikan i dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb shtet-formimit t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe si nj\u00ebrin prej bashkpuntorve m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Presidentit historik Dr Ibrahim Rugova dhe nj\u00eb prej burrave m\u00eb t\u00eb shquar shum\u00eb-dimensional t\u00eb Dardanis\u00eb dhe t\u00eb Kombit, i cili punoi \u00e7\u2019 pfej fillimit si akademik dhe si politikan n\u00eb konsolidimin e shtetit t\u00eb ri \u2013 Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 shtet i lir\u00eb dhe i pavarur!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb zije p\u00ebr familjen Daci dhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, u d\u00ebrgoj ngush\u00ebllimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdhimbshme atyre, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndaj\u00eb dhimbjen, v\u00ebllaz\u00ebrisht, edhe me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e njoh\u00ebn e bashkpunuan me Dr Nexhat Dacin, n\u00eb Nju Jork dhe n\u00eb Washington, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, sidomos me shum\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar me t\u00eb ndjerin Dr Nexhat Daci, duke dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre t\u00eb pakursyer nd\u00ebr vite e dekada t\u00eb kaluara p\u00ebr sigurimin e liris\u00eb dhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs \u2013 shtetit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. I p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0ND\u00cbRROI JET\u00cb AKADEMIK NEXHAT DACI \u00a0Nga Frank Shkreli Nd\u00ebrroi jet\u00eb Dr Nexhat Daci nj\u00ebri prej figurave m\u00eb t\u00eb\u00a0r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs politike, institucionale dhe akademike t\u00eb Kosov\u00ebs\u00a0 Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs &#8212; ND\u00cbRROI JET\u00cb AKADEMIK NEXHAT DACI \u2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosov\u00ebs &#8212; duke njoftuar kalimin n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40689,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-40686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40690,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40686\/revisions\/40690"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}