{"id":4066,"date":"2015-06-19T07:13:59","date_gmt":"2015-06-19T05:13:59","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4066"},"modified":"2015-06-19T00:17:49","modified_gmt":"2015-06-18T22:17:49","slug":"respekt-per-punen-e-ambasades-gjermane-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4066","title":{"rendered":"RESPEKT P\u00cbR PUN\u00cbN E AMBASAD\u00cbS GJERMANE N\u00cb SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4068 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane-300x170.jpg\" alt=\"ambasadori-gjerman-ne-tirane\" width=\"300\" height=\"170\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane-300x170.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane.jpg 442w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb kaloi Ambasada Gjermane n\u00eb Tiran\u00eb dhe Zyra e OSBE-s\u00eb n\u00eb kryeqytetin shqiptar njoftuan financimin nga qeveria e Gjermanis\u00eb t\u00eb nj\u00eb projekti p\u00ebr nixtjen e dialogut publik rreth t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media thuhet se, &#8220;Veprimtarit\u00eb e projektit do t\u00eb nisin me nj\u00eb sondazh n\u00eb shkall\u00eb vendi p\u00ebr t\u00eb matur njohurit\u00eb e publikut, perceptimet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb e tij p\u00ebr diskutimet rreth t\u00eb shkuar\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 Thuhet se \u201cRezultatet e sondazhit priten t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb njohurive t\u00eb segmenteve t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb rreth t\u00eb shkuar\u00ebs, si dhe nj\u00eb thellim drejt shpresave dhe shqet\u00ebsimeve n\u00eb trajtimin e trash\u00ebgimis\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm. Gjithashtu, rezultatet e sondazhit do t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr nisma t\u00eb m\u00ebvonshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb&#8221;, theksohet n\u00eb deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ambasad\u00ebs gjermane dhe Zyr\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb thuhet gjithashtu se OSBE-ja n\u00eb Tiran\u00eb, si enti p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, do t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me organizata t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile shqiptare dhe do t\u00eb organizoj\u00eb takime n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb mesme dhe n\u00eb komunitet, p\u00ebr t\u00eb nxitur, sipas saj, shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb trajtuar historin\u00eb e shkeljeve flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, t\u00eb cilat do t\u00eb kulminojn\u00eb, sipas njoftimit, n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb madh televiziv n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<br \/>\nE gjith\u00eb kjo veprimtari nga ana e Gjermanis\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb zbardhet sadopak e kaluara kriminale e regjimit komunist shqiptar, \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e ambasadort t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, Hellmut Hoffman dhe e fondacioneve gjermane, p\u00ebrfshir edhe fondacionin Konrad-Adenauer-Stiftung.\u00a0 Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Ambasadori Hoffman &#8212; ndryshe nga ambasador\u00eb tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb &#8212; ka b\u00ebr\u00eb deklarata dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim nxitjen e dialogut n\u00eb radh\u00ebt e elit\u00ebs politike dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebr nj\u00eb transparenc\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb zi t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar si dhe p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb regjimit komunist. Duke njoftuar projektin n\u00eb fjal\u00eb, Ambasadori gjerman n\u00eb Tiran\u00eb, Hellmut Hoffmann, ofroi p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe shtoi se, &#8220;P\u00ebrballja me t\u00eb shkuar\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e thjesht\u00eb, por ne e dim\u00eb gjithashtu se n\u00ebse b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frytshme, kjo mund t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb njer\u00ebzve dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.&#8221;\u00a0\u00a0 Por, ambasadori gjerman paralajm\u00ebroi se ndon\u00ebse gjerman\u00ebt me p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre mund t\u00eb ndihmojn\u00eb, p\u00ebrballja me t\u00eb kaluar\u00ebn e regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb dal\u00eb me sukses, duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt, duke theksuar se, &#8220;nd\u00ebrsa ne jemi t\u00eb lumtur q\u00eb mund t\u00eb japim mb\u00ebshtetjen tone n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, u takon vet\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vendosin sakt\u00ebsisht se si d\u00ebshirojn\u00eb ta trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb\u201d.\u00a0 I vetdijsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb mir\u00eb t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare t\u00eb k\u00ebtyre 25-viteve t\u00eb fundit p\u00ebr tu p\u00ebrballur me historin\u00eb dhe me krimet e regjimit komunist si dhe t\u00eb nj\u00eb mungese debati t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb mbrenda vendit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb shqiptare, P\u00ebrfaqsuesi i OSBE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Ambasadori Florian Raunig, ndon\u00ebse kujtoi se ndihet nj\u00eb interesim i ri p\u00ebr t\u00eb trajtuar shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00ebn regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, ai theksoi se nevojitet di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nd\u00ebrkaq, ai citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb se, &#8220;Ne po fillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt sepse besojm\u00eb se ka nevoj\u00eb p\u00ebr dialog komb\u00ebtar gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs rreth q\u00ebllimeve dhe pritshm\u00ebrive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, rreth nismave t\u00eb ndryshme q\u00eb jan\u00eb propozuar p\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb histori t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kryetari i Prezenc\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ambasadori Raunig.<\/p>\n<p>Autoritetet shqiptare tani dhe gjat\u00eb k\u00ebtyre 25 viteve, vazhdimisht jan\u00eb shprehur se p\u00ebrvoja gjermane \u00ebsht\u00eb dhe mbetet si m\u00eb t\u00ebrheqse nga p\u00ebrvojat e vendeve t\u00eb tjera, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn e hidh\u00ebt komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por p\u00ebrpjekjet e Tiran\u00ebs zyrtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb tilla p\u00ebrfolje, vet\u00ebm propozime, deklarata, fjal\u00eb boshe p\u00ebr konsumim publik t\u00eb mbrendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, pa asnj\u00eb vullnet as veprim konkret p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb dhe miratimin koh\u00ebt e fundit nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji p\u00ebr hapjen e dosjeve t\u00eb ish-Sigurimit fam\u00ebkeq t\u00eb Shtetit komunist shqiptar, i cili organizonte dhe drejtonte shtypjet mbi popullat\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrballjes me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, ambasada gjermane n\u00eb Tiran\u00eb kishte sjellur dit\u00ebt e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ngarkuarin Federal t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr dosjet e sigurimit t\u00eb shtetit, Z. Roland Jahn, nj\u00eb aktivist i njohur n\u00eb procesin e rr\u00ebzimit t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste n\u00eb ish-Gjermanin\u00eb Lindore, e t\u00eb cilit sipas Deutsche Welle, (DW) me 93 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb parlamentin gjerman, i \u00ebsht\u00eb besuar mbikqyrja dhe trajtimi i inventarit t\u00eb dokumentacionit sekret t\u00eb STASI-t fam\u00ebkeq t\u00eb Gjermanis\u00eb lindore ish komuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb seminarin e organizuar n\u00eb Ambasad\u00ebn gjermane n\u00eb Tiran\u00eb jav\u00ebn q\u00eb kaloi, ku u tha se hapja e dosjeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e publikut n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ish-gazetari Jahn duke u bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane, sipas DW, u tha t\u00eb pranish\u00ebmve se procesi i hapjes s\u00eb dosjeve duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e hapur dhe multidimensionale, duke theksuar se, trajtimi i s\u00eb shkuar\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pun\u00eb shqyrtimi dosjesh, pasi n\u00eb qend\u00ebr jan\u00eb njer\u00ebzit, jan\u00eb viktimat e prekura &#8212; q\u00eb atyre t&#8217;u garantohet nj\u00eb impakt pozitiv nga procesi. N\u00ebse nuk b\u00ebhet kjo, at\u00ebher\u00eb lind natyrsh\u00ebm pyetja: p\u00ebrsa na vlen hapja e k\u00ebtij dokumentacioni. Duke folur p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane ai u shprehur tekstualisht k\u00ebshtu: \u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rreth 2 milion njer\u00ebz t\u00eb prekur nga sjellja dhe q\u00ebndrimet e STASI-t. Ne duhet t&#8217;i jepnim akses k\u00ebtyre njer\u00ebzve p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre, n\u00eb shum\u00eb raste edhe t\u00eb tmerrshme e t\u00eb paimagjinueshme. Kjo ishte nj\u00eb sfid\u00eb shum\u00eb e madhe p\u00ebr zbatimin e ligjit t\u00eb dosjeve. N\u00eb hedhjen drit\u00eb mbi dosjet \u00ebsht\u00eb dhe qasja shkencore, v\u00ebnia n\u00eb dispozicion p\u00ebr hulumtuesit, por dhe p\u00ebr mediat e prodhuesit kinematografik\u00eb.\u00a0 Pra, ka nj\u00eb trajtim multidimensional n\u00eb b\u00ebrjen e transparenc\u00ebs, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb m\u00ebsonin sa m\u00eb shum\u00eb nga padrejt\u00ebsit\u00eb e b\u00ebra n\u00ebn diktatur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e DW thuhet se p\u00ebr t\u00eb ngarkuarin federal gjerman me Dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, trajtimi i s\u00eb shkuar\u00ebs vlen dhe p\u00ebr pastrimin e administrat\u00ebs dhe sh\u00ebrbimit publik nga njer\u00ebzit me t\u00eb kaluar kriminale. Kjo krijon besim te qytetar\u00ebt p\u00ebr institucionet dhe rendin demokratik, q\u00eb t\u00eb mos dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin publik ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb policis\u00eb sekrete. \u201cKjo p\u00ebrb\u00ebn ende nj\u00eb objektiv madhor n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb. Sa m\u00eb mir\u00eb ta kuptojm\u00eb diktatur\u00ebn aq m\u00eb mir\u00eb form\u00ebsojm\u00eb demokracin\u00eb\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb, i ngarkuari gjerman me dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit. N\u00eb nj\u00eb intrevist\u00eb me DW, i ngarkuari Federal i qeveris\u00eb s\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr dosjet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit n\u00eb ish-Gjermanin\u00eb lindore komuniste, Roland Jahn, gjithnj\u00eb duke folur p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn gjermane u shpreh se, &#8220;Hapja e dosjeve t\u00eb STASI-t mund\u00ebsoi nd\u00ebrrimin e elitave politike e shoq\u00ebrore&#8221;, nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me seminarin dhe takimet n\u00eb ambasad\u00ebn gjermane, Roland Jahn vler\u00ebsoi se: Ishte nj\u00eb takim shum\u00eb interesant, q\u00eb tregoi se n\u00eb Shqip\u00ebri ka probleme lidhur me trajtimin e diktatur\u00ebs komuniste, por rruga e zgjidhjes do t\u00eb ishte biseda dhe dialogu mes pal\u00ebve, pasi zbardhja e s\u00eb shkuar\u00ebs komuniste mund t\u00eb realizohet vet\u00ebm duke qen\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe jo kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit&#8221;, p\u00ebrfundoi ai intervist\u00ebn me DW.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-4068 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane.jpg\" alt=\"ambasadori-gjerman-ne-tirane\" width=\"442\" height=\"250\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane.jpg 442w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/ambasadori-gjerman-ne-tirane-300x170.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 442px) 100vw, 442px\" \/><\/a>Roland Jahn duke folur n\u00eb podiumin e diskutimit organizuar n\u00eb Ambasad\u00ebn e RFGJ n\u00eb Tiran\u00eb dhe ambasadori Hoffman i pari nga e djathta, 02.06.215<\/em><\/p>\n<p>Ja pra k\u00ebshillat dhe p\u00ebrvoja gjermane se si duhet p\u00ebrballuar e kaluara komuniste, hapja e dosjeve dhe lustracioni n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndryshimi midis Gjermanis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka si t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh. Gjermania i ka hapur dosjet e ish sigurimit t\u00eb shtetit Stasi menj\u00ebher\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Shqip\u00ebria, 25 vjet\u00eb m\u00eb von\u00eb gjithnj\u00eb asgj\u00eb, ndon\u00ebse si\u00e7 kan\u00eb provuar edhe vendet tjera ish-komuniste, ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mission i parealizuesh\u00ebm! Po t\u00eb ekzistoj\u00eb vullneti, si\u00e7 tha edhe Roland Jahn midis t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb brezave t\u00eb tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm &#8220;problemet jan\u00eb t\u00eb zgjidhshme, mjafton q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb ken\u00eb vullnetin p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur ato&#8221; dhe duke &#8220;qen\u00eb me nj\u00ebri tjetrin dhe jo kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu i k\u00ebshillojn\u00eb gjerman\u00ebt autoritetet dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvoja e tyre! Por kam droj\u00eb se ashtu si edhe n\u00eb \u00e7erek shekullin \u00e7&#8217;prej shembjes s\u00eb komunizmit, k\u00ebshillat e miq\u00ebve gjerman\u00eb dhe p\u00ebrvoja e tyre p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn do t\u00eb bien n\u00eb vesh\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Ashtu si\u00e7 theksojn\u00eb autor\u00ebt Arolda Elbasani dhe Artur Lipinski n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb mbi &#8220;Drejt\u00ebsin\u00eb Tranzicionale n\u00eb Shqip\u00ebri&#8221; botuar n\u00eb Berlin m\u00eb2013, \u00e7\u00ebshtja e hapjes s\u00eb dosjeve dhe p\u00ebrballja me t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb lejuar q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet politikisht nga aktor\u00eb t\u00eb vetshpallur anti-komunist\u00eb. Sipas tyre, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb folur vet\u00ebm n\u00eb momente t\u00eb ve\u00e7anta politike p\u00ebr p\u00ebrfitime politike t\u00eb rastit dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr t\u00eb parafrazuar autor\u00ebt e k\u00ebsaj analize, aktor\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb p\u00ebrdorur debatet politike dhe nismat legjislative dhe komisionet p\u00ebr tu p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar pushtetin e tyre dhe jo p\u00ebr tu p\u00ebrballur seriozisht me krimet e ish regjimit komunist. P\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si dhe p\u00ebr elit\u00ebn politike shqiptare q\u00eb i referohet p\u00ebrvoj\u00ebs gjermane si sh\u00ebmbull p\u00ebr t\u00eb ndjekur Shqip\u00ebria n\u00eb p\u00ebrballjen e saj me t\u00eb kaluar\u00ebn komuniste, mesazhi i qeveris\u00eb gjermane nep\u00ebrmjet ambasadorit t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb, Z. Hellmut Hoffman \u00ebsht\u00eb q\u00eb elita dhe shoq\u00ebria shqiptare sa m\u00eb par\u00eb\u00a0 dhe &#8220;Sa m\u00eb mir\u00eb ta kuptojm\u00eb diktatur\u00ebn aq m\u00eb mir\u00eb form\u00ebsojm\u00eb demokracin\u00eb\u201d p\u00ebr brezat e tash\u00ebm dhe p\u00ebr brezat e ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar. Por megjith\u00eb respektin p\u00ebr pun\u00ebn dhe angazhimin serioz t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb Berlini mund t\u00eb jap\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sipas porosis\u00eb s\u00eb ambasadorit Hoffman, &#8220;U takon vet\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vendosin sakt\u00ebsisht se si d\u00ebshirojn\u00eb ta trajtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb\u201d.<br \/>\nNga Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Jav\u00ebn q\u00eb kaloi Ambasada Gjermane n\u00eb Tiran\u00eb dhe Zyra e OSBE-s\u00eb n\u00eb kryeqytetin shqiptar njoftuan financimin nga qeveria e Gjermanis\u00eb t\u00eb nj\u00eb projekti p\u00ebr nixtjen e dialogut publik rreth t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media thuhet se, &#8220;Veprimtarit\u00eb e projektit do t\u00eb nisin me nj\u00eb sondazh n\u00eb shkall\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4068,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-4066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4066"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4066\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4070,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4066\/revisions\/4070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}