{"id":40599,"date":"2025-12-21T15:17:49","date_gmt":"2025-12-21T14:17:49","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40599"},"modified":"2025-12-21T15:17:49","modified_gmt":"2025-12-21T14:17:49","slug":"albania-veneciane-dhe-pesha-e-ulqinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40599","title":{"rendered":"Albania veneciane dhe pesha e Ulqinit"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"850\" height=\"641\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Harta-e-Ulqinit-Simon-Pinargenti-1573.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Harta-e-Ulqinit-Simon-Pinargenti-1573.jpg 850w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Harta-e-Ulqinit-Simon-Pinargenti-1573-300x226.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/Harta-e-Ulqinit-Simon-Pinargenti-1573-768x579.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 850px) 100vw, 850px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>\u201cShqip\u00ebria veneciane\u201d \u00ebsht\u00eb dinamike n\u00eb kuptim dhe l\u00ebviz si nocion dhe n\u00eb shekullin XVI duket m\u00eb i ngusht\u00eb. Boni dhe Erico, sindik\u00ebt venedikas p\u00ebr Dalmacin\u00eb spikatin r\u00ebnd\u00eb\u00adsin\u00eb e Ulqinit duke i raportuar senatit m\u00eb 1599 se vet\u00ebm Ulqini \u201ci siguron titullin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, mbase duke aluduar n\u00eb prezenc\u00ebn shqiptare, ngase qytetet e tjera \u2013 Shkodra, Kruja, Durr\u00ebsi tanim\u00eb ishin n\u00eb duar osmane. Venecian\u00ebt e pan\u00eb Ulqinin si lidh\u00ebse e nj\u00eb rajoni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me popullsi heterogjene, q\u00eb kishte dhe kuptimin ekonomik, por edhe strategjik e ushtarak. Venecian\u00ebt nuk hoq\u00ebn kurr\u00eb dor\u00eb nga titulli\u00a0Albania Venetia, saq\u00eb nga 1684 ky titull vendoset p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb providurit t\u00eb Kotorrit. Kjo qartazi shpreh dhe mban gjall\u00eb aspirat\u00ebn ndaj Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga:\u00a0Ylber Hysa*<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Albanias venciane ka ngjallur interpretime t\u00eb ndryshme e si rrjedhoj\u00eb edhe kuptime t\u00eb ndryshme. Si em\u00ebrtim, u p\u00ebrdor p\u00ebr nj\u00eb regjion m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr pronat veneciane n\u00eb Adriatik. Por, pas humbjes s\u00eb Shkodr\u00ebs e Durr\u00ebsit e sidomos Ulqinit e Tivarit, vazhdoi t\u00eb mbes\u00eb em\u00ebrtim shekullor gjat\u00eb gjith\u00eb ekzistimit t\u00eb Serre\u00adneismaa dhe shprehte edhe ambicie p\u00ebr rikthim-revendikim t\u00eb hap\u00ebsirave t\u00eb humbura. Kjo disa autor\u00ebve joshqiptar\u00eb iu duk \u201canakroniz\u00ebm\u201d, sepse nuk p\u00ebrfillte m\u00eb hap\u00ebsirat e ba\u00adnuara me shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb Ulqin ekzistonte nj\u00eb i po\u00adsa\u00e7\u00ebm \u201cprovidur i Albanias\u201d, q\u00eb e mbante dhe kapiteni Ulqinit A. Mikael m\u00eb 1499, q\u00eb mbase shprehte edhe dety\u00adrimin p\u00ebr t\u00eb menduar p\u00ebr rikthim hap\u00ebsirash t\u00eb humbura n\u00eb gjeografin\u00eb e banuar me shqiptar\u00eb q\u00eb u pushtua nga os\u00adman\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShqip\u00ebria veneciane\u201d \u00ebsht\u00eb dinamike n\u00eb kuptim dhe l\u00ebviz si nocion dhe n\u00eb shekullin XVI duket m\u00eb i ngusht\u00eb. Boni dhe Erico, sindik\u00ebt venedikas p\u00ebr Dalmacin\u00eb spikatin r\u00ebnd\u00eb\u00adsin\u00eb e Ulqinit duke i raportuar senatit m\u00eb 1599 se vet\u00ebm Ulqini \u201ci siguron titullin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, mbase duke aluduar n\u00eb prezenc\u00ebn shqiptare, ngase qytetet e tjera \u2013 Shkodra, Kruja, Durr\u00ebsi tanim\u00eb ishin n\u00eb duar osmane.<\/p>\n\n\n\n<p>Venecian\u00ebt e pan\u00eb Ulqinin si lidh\u00ebs i nj\u00eb rajoni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me popullsi heterogjene, q\u00eb kishte dhe kuptimin ekonomik, por edhe strategjik e ushtarak. Venecian\u00ebt nuk hoq\u00ebn kurr\u00eb dor\u00eb nga titulli\u00a0Albania Venetia, saq\u00eb nga 1684 ky titull vendoset p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb providurit t\u00eb Kotorrit. Kjo qartazi shpreh dhe mban gjall\u00eb aspirat\u00ebn ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, edhe kah fundi i Republik\u00ebs Venedike nuk pushoi ambicia p\u00ebr ta pushtuar Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1717, n\u00eb mandatin e dyt\u00eb n\u00eb Dalmaci erdhi Alvise Mocenigo (1717-1721), providuri general i ushtris\u00eb (Prov\u00adveditore Generale dell&#8217;Armi in Dalmatia et Albania). Ambicia e tij e v\u00ebrtet\u00eb strategjike ishte pushtimi i Shqi\u00adp\u00ebris\u00eb otomane, p\u00ebr \u00e7ka ai kishte b\u00ebr\u00eb edhe kalkulime operative.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, nj\u00ebher\u00eb ky term ishte m\u00eb i ngusht\u00eb dhe kapte pjes\u00ebn bregdetare t\u00eb Bok\u00ebs s\u00eb Kotorrit, mbi Herceg Novi e Risan deri te kufiri me Pashtroviq\u00ebt m\u00eb n\u00eb jug. N\u00eb fakt, kjo t\u00ebr\u00ebsi territoriale kishte edhe kompetenca ushtarake dhe gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrsa termi Boka kuptonte ngusht\u00eb vet\u00ebm hyrjen n\u00eb fjordin e Bok\u00ebs n\u00eb O\u0161tro. Kjo shihet nga p\u00ebr\u00adshkrimi se \u201cnga Boka deri n\u00eb Verige jan\u00eb 9 milje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shpresa me Ulqinin \u201cn\u00eb fillim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb fund t\u00eb Dalmacis\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Anton Diedo, nj\u00eb sindik tjet\u00ebr venecian i shek XVI, thekson se Ulqini \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb fillim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb fund t\u00eb Dalmacis\u00eb\u201d, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb arsyetuar titullin dhe mbase ambicien. Diedo i jep kuptim k\u00ebsaj ngase shqiptar\u00ebt jan\u00eb konstant\u00eb n\u00eb luftime me o\u00ads\u00adman\u00ebt dhe mbajtja e Ulqinit dhe k\u00ebtij titulli u japin atyre \u201cshpres\u00ebn e fuqishme\u201d se nj\u00ebher\u00eb do t\u00eb kthehen s\u00ebrish e komplet n\u00ebn pushtetin venedikas.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, Diedoja, sikurse edhe venedikasi tjet\u00ebr Giustia\u00adnani, nuk harrojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendin edhe nj\u00eb tjet\u00ebr shtes\u00eb e motiv t\u00eb k\u00ebsaj ambicie: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb \u201chambari i pasur i k\u00ebtij shteti\u201d dhe se me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00ebn kontroll nuk do duhej \u201cb\u00ebr\u00eb lyp\u00ebsin n\u00eb shtete t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Giustaniani, sikurse edhe Diedoja, thek\u00adson faktin se shqiptar\u00ebt luftarak\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ende nuk i ishin dor\u00ebzuar osman\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb fakt, \u201cDalmatia at Albania\u201d me koh\u00eb mori kuptimin stabil p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb posedimet veneciane n\u00eb Adri\u00adatikut lindor deri n\u00eb Ulqin, q\u00eb qeverisej nga providuri gjeneral me qend\u00ebr n\u00eb Zar\u00eb, deri m\u00eb 1797. Providur\u00ebt ki\u00adshin kompetencat e tyre t\u00eb caktuara n\u00eb sistemin venecian, k\u00ebshtu q\u00eb providuri n\u00eb Kotorr kishte p\u00ebrve\u00e7 pushtetit lokal edhe pushtetin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb territorial, ushtarak e gjyq\u00ebsor. Kjo n\u00ebnkuptonte se ai kishte p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb (Herceg Novi deri n\u00eb Rose) edhe nj\u00eb nj\u00ebsi administrative m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Bok\u00ebs (me Budv\u00ebn, Pashtroviqin, Crminc\u00ebn e Grbalj).<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb kompakt\u00ebsi e till\u00eb u sfidua me prezenc\u00ebn dyshe\u00adkullore osmane n\u00eb fjord: bregu nga Herceg Novi deri n\u00eb Risan mbeti n\u00eb duar osmane nga 1481-1687, e Grbalj madje nga 1497-1718. Herceg Novi nuk kishte baza juridike p\u00ebr pretendim venecian sikurse Shqip\u00ebria, sepse ai kishte ka\u00adluar drejt nga feudal\u00ebt hercegovas (Vlatko Kosa\u010da) tek osman\u00ebt (sanxhakbegu Ajaz). Kjo e kishte mbajtur Bok\u00ebn t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dysh n\u00eb linj\u00ebn O\u0161tro-Verige q\u00eb sh\u00ebnonte dy \u201cpeshkaqen\u00eb\u201d n\u00eb nj\u00eb ngushtic\u00eb deti: Venedikun e Perando\u00adrin\u00eb Osmane. Prandaj, edhe&nbsp;Kotorri&nbsp;kishte r\u00ebnd\u00ebsi si pik\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse q\u00eb kurr\u00eb nuk ra n\u00eb duar osmane, por q\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ishte tmerr\u00ebsisht i izoluar, gjegj\u00ebsisht kur osman\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 Herceg Novit kontrolluan edhe Grbaljin. Si rezultat i k\u00ebsaj, Kotorrit i ishte nd\u00ebrprer\u00eb kontaktin tok\u00ebsor me Bud\u00adv\u00ebn. Perasti luftarak n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb po ashtu fitoi n\u00eb kuptim duke qen\u00eb sy m\u00eb sy me hyrjen n\u00eb Bok\u00eb, n\u00eb \u201cVerige turke\u201d. K\u00ebshtu, kufiri tok\u00ebsor n\u00eb mes t\u00eb Kotorrit dhe \u201cHasit t\u00eb Shkodr\u00ebs Grbalj\u201d, i caktuar n\u00eb mes t\u00eb&nbsp;Zacaria e Freschi&nbsp;e&nbsp;Furuz bej, u sh\u00ebnua i paprekur edhe n\u00eb defter\u00ebt e m\u00ebvon\u00adsh\u00ebm m\u00eb 1523, 1570, 1683.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky kufi nga ana juglindore \u201cpran\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Kotorrit\u201d, nga kisha e sh\u00ebn Tresh\u00ebs (Trojice) deri n\u00eb loka\u00adlitet \u201cMokra plo\u010da\u201d (ku gjendeshin mullinjt\u00eb e Grbaljit), pastaj n\u00ebn vreshtat Lje\u0161evi\u010da dhe mbi kish\u00ebn e Sh\u00ebn Var\u00advar\u00ebs n\u00eb Vranovi\u0107i, ulej n\u00eb Bigovo deri n\u00eb det. Nga Lu\u0161tica kufiri shkonte deri te bregu i detit te kriporja e Crnojevi\u0107 dhe drejt te gjiri Tra\u0161te, nd\u00ebrsa nga ishulli Stradioti kah ki\u00adsha e Sh\u00ebn Treshit (Trojice) dhe nga \u201cMokra plo\u010da\u201d deri n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Kotorrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kufijt\u00eb tok\u00ebsor\u00eb t\u00eb Kotorrit nganj\u00ebher\u00eb jan\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dhe interpretohen ndryshe: n\u00eb Drisht m\u00eb 1426 precizohet se kufiri \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb maj\u00eb mali\u201c, mbase duke menduar p\u00ebr malin Vrmac q\u00eb e mbyll Kotorrin duke e izoluar at\u00eb dhe drejtuar vet\u00ebm nga deti; n\u00eb marr\u00ebveshjen e Smederev\u00ebs thuhet se asaj i takojn\u00eb \u201ckatunde t\u00eb Malit t\u00eb Zi\u201c; m\u00eb 1599 sindik\u00ebt p\u00ebr Dalmacin\u00eb Bon dhe Erico n\u00eb mjegull p\u00ebrmendin termin \u201cmbi shpatin mbi Kotorr\u201c.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lumi Shkurda dhe refleksionet e af\u00ebrsis\u00eb me shqipen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mikrotoponimia direkte e qytetit t\u00eb Kotorrit si lumi&nbsp;Shkurda,&nbsp;nj\u00eb lum\u00eb shum\u00eb i shkurt\u00ebr q\u00eb buron mu pran\u00eb mureve t\u00eb qytetit mesjetar t\u00eb Kotorrit duke kaluar pran\u00eb nj\u00ebr\u00ebs nga portat e tij e duke mbaruar fare af\u00ebr n\u00eb det, si dhe gurra tjet\u00ebr e burimit ujor n\u00ebntok\u00ebsor q\u00eb gurgullon mu n\u00eb port\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qytetit, e njohur si&nbsp;Gurdiq&nbsp;(Gurdi\u0107)&nbsp;\u2013&nbsp;mba\u00adse mund t\u00eb nxitin refleksione linguistike t\u00eb af\u00ebrta me shqi\u00adpen ose protoshqipen. Burimi i ujit, gurra, lumi i shkur\u00adt\u00ebr reflektohet edhe n\u00eb nj\u00eb&nbsp;p\u00ebrpjekje t\u00eb hershme t\u00eb nj\u00eb zb\u00ebr\u00adthimi gjuh\u00ebsor: \u0160uffly sheh n\u00eb&nbsp;Acruium&nbsp;(Kotorrin e her\u00adsh\u00ebm) tharmin em\u00ebrtues p\u00ebr&nbsp;krua, nj\u00ebsoj si n\u00eb Kruj\u00eb (Alba\u00adnopolis). Por, kjo \u201cgjeo-lingustik\u00eb\u201d spekulative tani p\u00ebr tani nuk ka ndonj\u00eb mb\u00ebshtetje shtes\u00eb p\u00ebr t\u2019u kon\u00adkluduar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb autor shum\u00eb interesant me origjin\u00eb kotorrase, q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb her\u00ebt, q\u00eb jet\u00ebn e ka t\u00eb lidhur me Novob\u00ebrd\u00ebn e Ulqinin, \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs i shk\u00eblqyer i gjeo\u00adgrafis\u00eb ballkanike \u2013 Martin Segoni. Vepra e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzues e itinerar p\u00ebr shtigje e rrug\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje ambicioze antiturke, q\u00eb nga \u201ckalimi ngat Beogradit kah pjesa e ep\u00ebrme e Mezis\u00eb dhe Rodopeve, kah Thrakija\u201d, apo \u201cnga i nj\u00ebjti Beograd p\u00ebrmes dardan\u00ebve e tribal\u00ebve\u201d, dhe \u201cnga vendi ku nga Panonija kalohet n\u00eb Mezi af\u00ebr qytetit Zaslon (Shabac)\u201d, si dhe \u201crruga q\u00eb nga Panonija p\u00ebrmbi Transilvani t\u00eb shpie kah Thrakija e Ponti\u201d etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Vepra n\u00eb fjal\u00eb, pra, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se itinerar; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb traktat q\u00eb gjer\u00ebsisht flet p\u00ebr otoman\u00ebt dhe prejardhjen e tyre, sistemin ushtarak, administrativ, historin\u00eb e rajonit dhe shum\u00eb aspekte t\u00eb tjera t\u00eb dobishme p\u00ebr planet papale, mu n\u00eb vigjilje t\u00eb dep\u00ebrtimit e etablimit t\u00eb otoman\u00ebve n\u00eb Ballkan dhe afrimit t\u00eb tyre n\u00eb Adriatik. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vlera e p\u00ebr\u00adshkrimit t\u00eb gjer\u00eb gjeografik t\u00eb Ballkanit, q\u00eb nga via Egnatia, Vlora-Apolonia, e deri tek \u201cngushtica Propontide\u201d, Kroacia, \u201cmalet Krbave\u201d, Beogradi, bashkimi Drinit, Thrakia, Ma\u00adqedonia e deri te p\u00ebrmendja e Malt\u00ebs e Konstandinopoj\u00ebs \u2013 jan\u00eb nj\u00eb material me plot vlera t\u00eb gjeografis\u00eb historike.<\/p>\n\n\n\n<p>Frano Bolica, nj\u00eb kotorras interesant, \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebsi i shk\u00eblqyesh\u00ebm i gjeografis\u00eb shqiptare dhe brend\u00ebsis\u00eb ball\u00adkanike. N\u00eb koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Kandis\u00eb (1645-1669) ai ka pasur korrespondenc\u00eb me parin\u00eb e fiseve shqiptare, mala\u00adzeze dhe hercegovase, si dhe me Ali pash\u00eb \u010cengi\u0107 (1653) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb otoman\u00eb.&nbsp;\u00cbsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebrpilimi i tij&nbsp;\u201cRelatione et descrittione del Sangiacato di Scutari\u201d&nbsp;(1614).<\/p>\n\n\n\n<p>Nga viti 1578 familja Bolica ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sh\u00ebrbimin postar nga Venediku p\u00ebr n\u00eb Stamboll, ku&nbsp;Kotorri&nbsp;ishte nj\u00eb lloj&nbsp;hubi, pik\u00ebtakim i paevituesh\u00ebm i k\u00ebtij ko\u00admunikimi nd\u00ebradriatikas. Kjo i sh\u00ebrbeu k\u00ebsaj familjeje p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb rrjet t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00eb Ballkanin. Nga kjo \u201cdinasti postare\u201d, Franjo Bolica shquhej me rrjetin e vet t\u00eb kontakteve me parin\u00eb osmane e shqiptare, me rrethe t\u00eb ndry\u00adshme tregtare e administrative, sidomos n\u00eb Shkod\u00ebr e gjetiu, t\u00eb cilat i p\u00ebrdorte edhe n\u00eb funksion t\u00eb ndihmes\u00ebs s\u00eb misionar\u00ebve n\u00eb shum\u00eb raste.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kotorri i paevituesh\u00ebm n\u00eb misionet e shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Privilegji i drejtimit t\u00eb sh\u00ebrbimit postar, i bartjes s\u00eb dispensave diplomatike e rrjetit tregtar nga Adriatiku n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Ballkanit otoman, i dha k\u00ebsaj familjeje r\u00ebnd\u00eb\u00adsi\u00adn\u00eb e besimin dhe n\u00eb dimensione t\u00eb tjera. Ishte kjo nj\u00eb lloj shty\u00adlle logjistike e misioneve katolike t\u00eb Kund\u00ebr\u00adreformacionit sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi. Franjo Bolica ishte shtylla e veprimit t\u00eb Kund\u00ebrreformacionit q\u00eb kishte lidhje me fiset malazeze, ato shqiptare t\u00eb veriut, por edhe me zyrtar\u00ebt venecian\u00eb e otoman\u00eb, me klerin katolik, tregtar\u00eb e zejtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kjo b\u00ebri q\u00eb p\u00ebrkrahja e Franjo Bolicas p\u00ebr misionin e fran\u00e7eskan\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ishte e paz\u00eb\u00advend\u00ebsueshme dhe rrjedhimisht edhe mbajtja e katolicizmit n\u00eb hap\u00ebsirat shqipfol\u00ebse t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane gjat\u00eb Ku\u00adnd\u00ebrreformacionit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb mu Franjo Bolica q\u00eb ka luajtur nj\u00eb rol primar n\u00eb politikat kadrovike p\u00ebr em\u00ebrime n\u00eb poste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme peshkopale n\u00eb rajonin qe e ka mbuluar. T\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e tij jan\u00eb Andrea Bogdani e Gjergj Vladani p\u00ebr argjipeshk\u00ebv&nbsp;t\u00eb Ohrit,&nbsp;por edhe Juraj Uskovi\u0107 p\u00ebr peshkop t\u00eb Sap\u00ebs&nbsp;e t\u00eb tjer\u00eb.&nbsp;N\u00eb fakt, kjo p\u00ebrzgjedhje e Franjo Bolicas krijoi hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr \u201cdinasti\u201d klerik\u00ebsh si Bogdan\u00ebt e Vladanj\u00ebt, q\u00eb pat\u00ebn r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore p\u00ebr jet\u00ebn fetare e kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve.&nbsp;Kjo nuk ishte e mundur pa nj\u00eb konkret\u00ebsi njoh\u00ebsish t\u00eb gjeo\u00adgrafis\u00eb shqiptare e ballkanike q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb atyre komunikimin e njohjen, q\u00eb u vazhdua me Zmajeviq\u00ebt. At\u00ebher\u00eb,&nbsp;Kotorri&nbsp;dhe sidomos Perasti, u b\u00ebn\u00eb pika logjistike t\u00eb paevitueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjeografi p\u00ebr\u00adnjohjesh e kontaktesh.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt,&nbsp;Kotorri&nbsp;n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb sh\u00ebrben si hallka e paevitueshme e komunikimit nd\u00ebradriatikas me brend\u00ebsin\u00eb ball\u00adkanike e hap\u00ebsirat ku jetonin shqiptar\u00ebt.&nbsp;Kotorri&nbsp;p\u00ebr\u00adb\u00ebnte pik\u00ebn kryesore logjistike p\u00ebr misionet katolike nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Komunikimi nd\u00ebradriatikas nga Vatikani e Venediku varej nga njoh\u00ebsit e shk\u00eblqyer t\u00eb gjeografis\u00eb shqiptare e ballkanike nga Boka e Kotorrit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, ishin bokel\u00ebt dhe kotorrasit q\u00eb mbet\u00ebn agje\u00adnt\u00eb komunikimesh duke lidhur dy bot\u00ebt andej e k\u00ebndej detit, si dhe njoh\u00ebs t\u00eb brend\u00ebsis\u00eb ballkanike dhe t\u00eb gjeografis\u00eb shqiptare. P\u00ebrzgjedhja e kuadrove q\u00eb b\u00ebri Franjo Bolica, por m\u00eb von\u00eb dhe Zmajeviq\u00ebt, soll\u00ebn&nbsp;n\u00eb drit\u00eb historike plejad\u00ebn e klerik\u00ebve shqiptar\u00eb (Mazrreku, Bardh\u00ebt dhe Bogdan\u00ebt) q\u00eb gradualisht e mor\u00ebn k\u00ebt\u00eb rol historik.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Vijon n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Shtojc\u00ebs p\u00ebr kultur\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fusnotat jan\u00eb hequr nga Redaksia. Titulli dhe mestitujt jan\u00eb t\u00eb Redaksis\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>*Marr\u00eb nga Koha Net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShqip\u00ebria veneciane\u201d \u00ebsht\u00eb dinamike n\u00eb kuptim dhe l\u00ebviz si nocion dhe n\u00eb shekullin XVI duket m\u00eb i ngusht\u00eb. Boni dhe Erico, sindik\u00ebt venedikas p\u00ebr Dalmacin\u00eb spikatin r\u00ebnd\u00eb\u00adsin\u00eb e Ulqinit duke i raportuar senatit m\u00eb 1599 se vet\u00ebm Ulqini \u201ci siguron titullin e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, mbase duke aluduar n\u00eb prezenc\u00ebn shqiptare, ngase qytetet e tjera \u2013 Shkodra, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40602,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-40599","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40599"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40599\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40603,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40599\/revisions\/40603"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}