{"id":40534,"date":"2025-12-11T08:12:15","date_gmt":"2025-12-11T07:12:15","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40534"},"modified":"2025-12-11T08:12:16","modified_gmt":"2025-12-11T07:12:16","slug":"kerkesat-e-perfaqesuesve-shqiptare-karrem-dhe-mashtrim-per-elektoratin-e-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40534","title":{"rendered":"K\u00ebrkesat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb, karrem dhe mashtrim p\u00ebr elektoratin e vet\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Ali-Salaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Ali-Salaj.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Ali-Salaj-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Ali Salaj<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb garantuar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi dhe e drejta e vetos u shfaq papritur dhe me nj\u00eb pompozitet t\u00eb shtuar n\u00eb opinionin shqiptar. Par\u00eb n\u00eb k\u00ebnd\u00ebv\u00ebshtrimin aktual politik, kjo k\u00ebrkes\u00eb mund t\u00eb kuptohet si &nbsp;nj\u00eb karrem p\u00ebr elektoratin shqiptar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb form\u00eb e manipulimit p\u00ebr t\u00eb arsyetuar strukjen &nbsp;e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb n\u00eb postet e pushtetit. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb shkoll\u00eb e njohur e politik\u00ebs q\u00eb kur je ngusht, promovo opinionin me \u201ctopitje\u201d ose \u201cmashtrim t\u00eb masave\u201d. Ky opinion i projektuar ka p\u00ebr synim t\u00eb imponohet para publikut duke pretenduar se Forumi Shqiptar n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qasjet dhe kahjet e politik\u00ebs aktuale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ata besojn\u00eb se votuesi shqiptar e ka harruar historin\u00eb e relacioneve t\u00eb partive shqiptare dhe &nbsp;zhvillimin e tyre n\u00eb sken\u00ebn e pluralizmit n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb realitet, k\u00ebrkesat p\u00ebr mandatet e garantuara nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike shqiptare nis\u00ebn q\u00eb nga fillimet e pluralizmit n\u00eb Malin e Zi. T\u00eb gjitha partit\u00eb- prej LD n\u00eb MZ, UDSH, Forca e Re Demokratike, PPD e deri te Alternativa Shqiptare, n\u00eb vazhdim\u00ebsi e k\u00ebrkuan k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb bazuar n\u00eb modelin zgjedhor t\u00eb Kroacis\u00eb, Sllovenis\u00eb apo t\u00eb Kosov\u00ebs.&nbsp; Kroacia si an\u00ebtare e BE-s\u00eb, me Ligjin zgjedhor&nbsp; p\u00ebr serb\u00ebt ka t\u00eb garantuar tre mandate deputet\u00ebsh, kurse p\u00ebr pakicat tjera s\u00eb bashku pes\u00eb mandate. Nd\u00ebrkoh\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Parlamentin e Kroacis\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar me nj\u00eb deputet, edhe pse ata marrin pjes\u00eb me 0.5% n\u00eb popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb Kosov\u00eb, Ligji zgjedhor i avancon pakicat, ku serb\u00ebt kan\u00eb 10 vende t\u00eb rezervuara n\u00eb Kuvend, nd\u00ebrsa pakicat tjera poashtu kan\u00eb 10 mandate.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht partit\u00eb politike shqiptare e kishin mb\u00ebshtetjen e lobit shqiptar dhe gjat\u00eb k\u00ebtij harku kohor k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve i mb\u00ebshtet\u00ebn dhe lobuan fuqish\u00ebm prej Tom Lantos,Joe DioGuardi, Eliot Engel, Dana Rohrabacher etj. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2003, n\u00eb Uashington u mbajt konferenca \u201c\u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d ku Komisioni p\u00ebr hartimin e Marr\u00ebveshjes arriti konsensus rreth platform\u00ebs p\u00ebr definimin e statusit t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku garant ishte Janusz Bugajski, drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime Strategjike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u n\u00ebnshkrua nga partit\u00eb politike shqiptare pasi k\u00ebrkonin&nbsp; t\u00eb kishin monopol t\u00eb posa\u00e7\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb dokument. P\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve, inateve dhe bajraktarizmit, partit\u00eb shqiptare i humb\u00ebn momentet jetike p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Ata nuk dit\u00ebn ta shfryt\u00ebzojn\u00eb asnj\u00eb situat\u00eb vendimmarrjeje p\u00ebr Malin e Zi, si\u00e7 ishin pavar\u00ebsia, formimin e shumic\u00ebs n\u00eb koalicionet e m\u00ebparshme qeveris\u00ebse, mb\u00ebshtetjen pa kompromis p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO etj. Pa asnj\u00eb kusht\u00ebzim, por vet\u00ebm p\u00ebr interesa personale, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb pranuan ligjin aktual zgjedhor. Kryetari i at\u00ebhersh\u00ebm i UDSH-s\u00eb dhe ministri p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha, i cili p\u00ebr ironi t\u00eb fatit edhe sot \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionoit qeveris\u00ebs, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Portalin Analitika se \u201cPse p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb mandati t\u00eb prishet ndeshja? Jam ithtar i asaj q\u00eb m\u00eb shum\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb tre \u2018mercedesa\u2019 sesa kat\u00ebr \u2018golfa\u2019\u201d, duke aluduar n\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e veta dhe t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij si politikan\u00eb gjoja t\u00eb sofistikuar. Ishte kjo nj\u00eb tregti e past\u00ebr, \u00e7mimi i s\u00eb cil\u00ebs po shihet edhe sot. Shqiptar\u00ebt fituan cenzusin prej tre p\u00ebrqind&nbsp; dhe dy deputet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot forcat politike shqiptare n\u00eb Malin e Zi jan\u00eb defaktorizuar, ashtu si\u00e7 ka ndryshuar edhe loja gjeostrategjike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, prandaj \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb&nbsp; dhe gati e paarritshme q\u00eb t\u00eb animohet faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Po ashtu Mali i Zi i ka mbyllur kapitujt e negociatave me BE-n\u00eb, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejtat e pakicave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb forcat politike shqiptare jan\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb koordinuar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila si objektiv ka formimin e \u201cBot\u00ebs Serbe\u201d. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr,&nbsp; Qeveria aktuale e Malit t\u00eb Zi i ka numrat dhe pjes\u00ebmarrja e partive politike shqiptare u intereson vet\u00ebm si dekor.<\/p>\n\n\n\n<p>Vler\u00ebsoj se kjo k\u00ebrkes\u00eb e Forumit Shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur sukses, por si nj\u00eb propagand\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb kauz\u00eb dhe mund\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb ndikuar apo bindur nj\u00eb audienc\u00eb q\u00eb atyre u intereson. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb maskuar q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb Qeveri dhe d\u00ebshtimet n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb komunitetit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mundohen q\u00eb ti fshehin problemet reale dhe t\u00eb \u201clubrifikojn\u00eb\u201d ndryshkun e tyre politik. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon heshtja e tyre karshi veprimit kund\u00ebr flamurit komb\u00ebtar, legalizimit t\u00eb kish\u00ebs serbe prej llamarine n\u00eb Rumi, ngritja e monumentit p\u00ebr antishqiptarin mitropolitin Amfillohije, prishja e monumenteve historike shqiptare etj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit\u00eb politik\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi vazhdimisht po pozicionohen gabimisht duke e shkat\u00ebrruar formatin q\u00eb duhet ti shkoj p\u00ebrshtat komunitetit shqiptar. Duke miratuar Ligjin mbi ndryshimet dhe plot\u00ebsimet e Ligjit zgjedhor n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2011, t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve u kthyen n\u00eb vitin 1992, por Mali i Zi fitoi nj\u00ebrin prej kushteve p\u00ebr fitimin e dat\u00ebs s\u00eb fillimit t\u00eb bisedimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Edhe sot&nbsp; ministrit\u00eb e drejtuara nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb po luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb negociatat me BE-n\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Malin e Zi, por jo edhe p\u00ebr pakic\u00ebn shqiptare, e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte po d\u00ebmtohet, sepse me mbylljen e disa kapitujve t\u00eb negociatave ngrihen dhe konzervohen p\u00ebrgjithmon\u00eb t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb arsim, informim, n\u00eb sundimin e ligjit dhe n\u00eb sfera tjera. K\u00ebsisoji edhe analist\u00ebt malazez\u00eb shfaqen habin\u00eb q\u00eb nga n\u00ebnt\u00eb kapitujt\u00eb, pes\u00eb i mbyll\u00ebn dy ministrit\u00eb e udh\u00ebhequra nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit shqiptar\u00eb. Rezultatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e ka arritur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, i cili mbylli kat\u00ebr kapituj, kurse ministri tjet\u00ebr shqiptar, ai &nbsp;i Administrat\u00ebs Publike, Marash Dukaj,&nbsp; ka mbyllur nj\u00eb kapitull, kurse t\u00eb gjitha ministrit\u00eb tjera t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi kan\u00eb mbyllur m\u00eb pak\u00eb-vet\u00ebm kat\u00ebr kapituj tjer\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kryeministri malazez Millojko Spajiq, duke i analizuar rezultatet e ministrave e nxori n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb ministrin Gjeloshaj, i cili sipas tij, \u201cka treguar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb efikasitetit operacional, duke p\u00ebrmbushur pothuajse t\u00eb gjitha detyrimet normative dhe tematike t\u00eb planifikuara\u201d. Mir\u00ebpo, lind pyetja: \u00e7ka fitojn\u00eb realisht shqiptar\u00ebt me k\u00ebt\u00eb dinamik\u00eb dhe efikasitet!?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ali Salaj K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb garantuar t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi dhe e drejta e vetos u shfaq papritur dhe me nj\u00eb pompozitet t\u00eb shtuar n\u00eb opinionin shqiptar. Par\u00eb n\u00eb k\u00ebnd\u00ebv\u00ebshtrimin aktual politik, kjo k\u00ebrkes\u00eb mund t\u00eb kuptohet si &nbsp;nj\u00eb karrem p\u00ebr elektoratin shqiptar, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb form\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38886,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40534","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40534","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40534"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40534\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40537,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40534\/revisions\/40537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40534"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40534"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40534"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}