{"id":40529,"date":"2025-12-11T08:05:48","date_gmt":"2025-12-11T07:05:48","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40529"},"modified":"2025-12-11T08:07:45","modified_gmt":"2025-12-11T07:07:45","slug":"perkujtim-sheh-tahir-kanaqi-personalitet-i-nderuar-nga-kraja-e-shkodres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40529","title":{"rendered":"P\u00ebrkujtim: Sheh Tahir Kanaqi personalitet i nderuar\u00a0nga Kraja e Shkodr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"266\" height=\"392\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/tahir-kanaqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Tahir Kanaqi\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/tahir-kanaqi.jpg 266w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/tahir-kanaqi-204x300.jpg 204w\" sizes=\"auto, (max-width: 266px) 100vw, 266px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong><em>Sheh Tahir Kanaqi(1907-1985)<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>(Me rastin&nbsp; kat\u00ebrdhjet\u00eb vjetorit te vdekjes(1985-2025)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre personalitete t\u00eb ve\u00e7anta nderohen edhe pas vdekj\u00ebs jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ku kan\u00eb jetuar e vepruar por edhe m\u00eb gjer\u00eb, duke qen\u00eb model n\u00eb koh\u00ebn e tyre&nbsp; dhe m\u00eb pas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori b\u00ebn pjes\u00eb edhe sheh Tahir Kanaqi, nga Kraja e Shkodr\u00ebs, i cili ka qen\u00eb&nbsp; personalitet shum\u00ebplan\u00ebsh si imam, sheh, edukator, intelektual e humanist duke&nbsp; mbetur i pa p\u00ebrseritsh\u00ebm deri n\u00eb dit\u00ebt tona<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse&nbsp; p\u00ebr nga p\u00ebrgatitja profesionale ishte teolog, ai ishte i p\u00ebrgatitur me njohuri shum\u00ebdimensionale dhe si i till\u00eb dallohej nga koleg\u00ebt e tij bashk\u00ebkoh\u00ebs. Nd\u00ebrsa veprimtaria humaniste duke iu&nbsp; ndihmuar personave t\u00eb ndrysh\u00ebm ka ndikuar n\u00eb autoritetin &nbsp;e tij, pothuaj n\u00eb t\u00eb gjitha viset shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe m\u00eb gjer\u00eb. Ai me qendrimin e tij rrezatonte qet\u00ebsi dhe mir\u00ebsi si rrall\u00eb kush, andaj edhe sot kujtohet me admirim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fes\u00eb e kombit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Imam, sheh Tahir Kanaqi \u00ebsht\u00eb personi tipik i binomit fe e atdhe, sepse ai ishte i devotsh\u00ebm si besimtar por edhe komb\u00ebtar i p\u00ebrkushtuar q\u00eb e ka d\u00ebshmuar me veprimtarin\u00eb e vet jet\u00ebsore. Ka lindur n\u00eb Ostros t\u00eb Vog\u00ebl n\u00eb Kraj\u00ebn e Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 1907, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb vendlindje ka kryer mejtepin e m\u00eb pas Medres\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr(1921-1927). Shkodra n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb si qendra jo vet\u00ebm kulturore n\u00eb Veriun shqiptar ndikoi n\u00eb formimin e personalitetit t\u00eb Tahir Kanaqit. K\u00ebtu n\u00eb saj\u00eb t\u00eb kontakt\u00ebve me personalitete t\u00eb koh\u00ebs dhe literatur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur, nuk ka qendruar statik, por n\u00eb vendlindje ka sjellur edhe Abetaren, Algjebren e tekste t\u00eb tjera shkollore. Ka filluar t\u00eb punoj\u00eb si imam n\u00eb Arbnesh(1927-1929), por si&nbsp; intelektual i dalluar dhe edukues i t\u00eb rinjve, shtetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm jugosllav &nbsp;i pengonte kjo veprimtari, andaj e ftuan t\u00eb shkoj\u00eb ushtar\u00eb. Por, ai refuzoi at\u00eb sh\u00ebrbim dhe&nbsp; shkoi n\u00eb Shqip\u00ebri(1930-1944) fillimisht n\u00eb Shkod\u00ebr &nbsp;e m\u00eb pas n\u00eb Tiran\u00eb.N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrve\u00e7 se ka studiuar e punuar aty \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebtar i tarikatit rufai. Gjat\u00eb qendrimit n\u00eb Shqip\u00ebri, ka jetuar n\u00eb Tiran\u00eb, Burrel, Peshkpoi, Voskopoj\u00eb, Kor\u00e7\u00eb, Durr\u00ebs e s\u00eb fundit p\u00ebrseri n\u00eb Shkod\u00ebr. Ai ka punuar si gardian burgu dhe s\u00eb fundit n\u00eb Shkod\u00ebr(1940-1944) si n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb prefektur\u00ebn e Shkodr\u00ebs. N\u00eb vitin 1944, kthehet n\u00eb vendlindje n\u00eb Kraj\u00eb, duke iu p\u00ebrkushtuar profesionit t\u00eb imamit n\u00eb disa &nbsp;fshatra n\u00eb Kraj\u00eb. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb qendrimit&nbsp; dhe raport\u00ebve shoq\u00ebrore atij i jan\u00eb ofruar pozita t\u00eb ndryshme udh\u00ebheq\u00ebse, por i ka refuzuar sepse ishte i vendosur ti sh\u00ebbej\u00eb profesionit t\u00eb tij e jo ideologjis\u00eb s\u00eb pushtetit t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt duhet cekur se n\u00eb tubimin popullor i cili \u00ebsht\u00eb mbajtur n\u00eb Ostros me 1 janar 1945, pranoi&nbsp; detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit Nacional \u00c7lirimtar p\u00ebr Kraj\u00eb, por duke kuptuar intrigat e pushtetit&nbsp; dha dor\u00ebheqje nga ajo pozit\u00eb. Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij si imam \u00ebsht\u00eb treguar besimtar i devotsh\u00ebm dhe i guximsh\u00ebm, duke sfiduar rrethanat e pushtetit t\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Ai duke qen\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb nga imamet e tjer\u00eb p\u00ebrcillej nga pushteti, madje edhe e kan\u00eb burgosur por ai ishte i vendosur n\u00eb misionin e tij fetar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte an\u00ebtar i tarikatit <em>Rufai<\/em>, fillimisht ishte myhib, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1975 u b\u00eb veqil-ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb shehut, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1982, u b\u00eb sheh i k\u00ebtij tarikati.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka vdekur me 15 dhjetor 1985, n\u00eb vendlindje n\u00eb Ostros.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>I pasionuar pas librave<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb edukimit e &nbsp;pasionit pas librave Tahir Kanaqi kishte nj\u00eb bibliotek t\u00eb t\u00eb pasur, duke qen\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb Kraj\u00eb. Ai n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij kishte libra, revista, gazeta, por edhe dor\u00ebshkrime t\u00eb ndryshme si ditar\u00eb, letra, vendime, korrespondenc\u00eb, pastaj fotografi t\u00eb ndryshme etj., q\u00eb tash jan\u00eb pron\u00eb e trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tij. Ai librat nuk i kishte p\u00ebr vet\u00ebn, por iu jepte n\u00eb sh\u00ebrbim atyre qe kan\u00eb treguar interesim, q\u00eb d\u00ebshmohet n\u00eb saj\u00eb t\u00eb ditar\u00ebve dhe sh\u00ebnimeve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb bibliotek\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lexues i gazet\u00ebs \u201cRilindja\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb pasionit p\u00ebr informim Tahir Kanaqi, ishte ekzemplar i ve\u00e7ant\u00eb, sepse ai ishte lexues i rregullt i gazet\u00ebs \u201cRilindja\u201d, e cila i vinte rregullisht me post\u00eb, duke&nbsp; qen\u00eb model p\u00ebr koh\u00ebn kur ka jetuar e vepruar. Dhe jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb, por ka qen\u00eb i parapaguar edhe p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cFlaka e V\u00ebllaz\u00ebrimit\u201d e cila dilte n\u00eb Shkup. Ishin k\u00ebto medie t\u00eb shkruara t\u00eb cilat kan\u00eb informuar opinionin e gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr rrethanat shoq\u00ebrore e kulturore p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Humanist i p\u00ebrkushtuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ata t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb njohur e pasur kontakte me te kan\u00eb theksuar se Sheh Tahiri, ka kryer edhe pun\u00ebt e mjekut, sepse ka pasur njohuri nga mjek\u00ebsia popullore, nd\u00ebrsa&nbsp; ne \u00e7ant\u00ebn e tij&nbsp; ka pasur edhe&nbsp; mjet\u00ebt e ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb (jod, alkool, tableta etj.) q\u00eb i p\u00ebrdorur &nbsp;p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur nevoj\u00eb, n\u00eb disa fshatra t\u00eb Kraj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, e ve\u00e7anta e tij ka&nbsp; q\u00ebn\u00eb se ai i ka sh\u00ebruar individ\u00ebt e ndrysh\u00ebm pa p\u00ebrdorur mjete mjek\u00ebsore. K\u00ebshtu kur i ka ardhur ndonj\u00eb person p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, ai q\u00eb n\u00eb takimin&nbsp; e par\u00eb \u201epacienitin\u201c e ka pyetur p\u00ebr emrin e tij dhe t\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Pasi ka shikuar n\u00eb librat e tija, m\u00ebnj\u00ebher i ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr \u00e7ka ke ardhur te ai. Ai ka sh\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyra te ndryshme si dhimjen e kok\u00ebs, \u00e7rregullimet shpirt\u00ebrore e ato nervore, magjin\u00eb, paraliz\u00ebn, ngr\u00ebnien e gjarprit etj, t\u00eb cilat me sukses i ka eliminuar. Por, n\u00ebse i s\u00ebmuri \u201enuk ka qen\u00eb p\u00ebr te\u201c,&nbsp; e ka udh\u00ebzuar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb spital, duke d\u00ebshmuar e vler\u00ebsuar parimet mjek\u00ebsore e humaniste e jo egoizmin personal. P\u00ebr \u201esh\u00ebrbimet\u201c e tia asnj\u00ebher nuk ka k\u00ebrkuar kompensim, sepse gjithmon\u00eb ka theksuar se ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndermjet\u00ebs, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb n\u00eb duar t\u00eb Zotit fati i t\u00eb s\u00ebmurit dhe sh\u00ebrimi i tij. Ai kishte aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta mistike e spirituale, q\u00eb si rrall\u00eb kush e ka d\u00ebshmuar n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Individ\u00ebt &nbsp;t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur nevoj\u00eb i ka pranuar n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, pa marr\u00eb parasysh s\u00eb cil\u00ebs fe, gjuh\u00eb&nbsp; e komb &nbsp;iu takojn\u00eb. N\u00eb lidhje me toleranc\u00ebn fetare ka mbetur &nbsp;emblematike th\u00ebnia e tij se &nbsp;\u201c<em>Fet\u00eb jan\u00eb si lulet e nj\u00eb bah\u00e7eje<\/em>\u201d. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nderohet me veprimtari kulturore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shenj\u00eb nderimi jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, me 13 korrik 2012, n\u00eb Ulqin n\u00eb organizim nga OJQ\u201dHarmonia\u201d dhe Qendra Kulturore e Uqinit, \u00ebsht\u00eb mbajtur&nbsp; veprimtaria&nbsp; kulturore <em>\u201cMbr\u00ebmja p\u00ebrkujtimore kushtuar jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Sheh Tahir Kanaqit\u201d. <\/em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari e cila kishte karakter kulturor, fetar, shoq\u00ebror e komb\u00ebtar, me kumtesat e tyre kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb studiues nga Mali i Zi, Shqip\u00ebria e Kosova, duke vler\u00ebsuar lart\u00eb veprimtarin\u00eb e Sheh Tahir Kanaqit. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie n\u00eb Galerin\u00eb e art\u00ebve t\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore-Ulqin, \u00ebsht\u00eb hapur edhe ekspozita me fotografi, dor\u00ebshkrime e dokumente&nbsp; q\u00eb jan\u00eb prezatuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb. Nd\u00ebrsa kuror\u00ebzimi i k\u00ebsaj veprimtarie u realizu n\u00eb vitin 2014, ku materialet e prezantuara jan\u00eb botuar n\u00eb monografin\u00eb <em>\u201cJeta dhe veprimtaria e Sheh Tahir Kanaqit\u201d<\/em>, duke qen\u00eb botimi i vet\u00ebm i till\u00eb n\u00eb shqip n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse kan\u00eb kaluar 40-vjet nga vdekja e tij, m\u00eb veprimtarin\u00eb, qendrimin dhe autoritetin shoq\u00ebror si rrall\u00eb kush n\u00eb koh\u00ebn e tij ai p\u00ebrkujtohet me admirim nga t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur fat ta njohin dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb me te, duke qen\u00eb t\u00eb priviligjuar se kan\u00eb jetuar n\u00eb koh\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Po e mbyllim k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebrkujtimor n\u00eb 40-vjetorin e vdekj\u00ebs &nbsp;s\u00eb Sheh Tahir Kanaqit me th\u00ebnien e tij <em>\u201cT\u00eb duash kombin t\u00ebnd do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb duash vetvehten\u201d <\/em>&nbsp;duke q\u00ebn\u00eb testament&nbsp; p\u00ebr t\u00eb gjitha koh\u00ebrat.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Dhjetor&nbsp; 2025)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sheh Tahir Kanaqi(1907-1985) (Me rastin&nbsp; kat\u00ebrdhjet\u00eb vjetorit te vdekjes(1985-2025) N\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre personalitete t\u00eb ve\u00e7anta nderohen edhe pas vdekj\u00ebs jo vet\u00ebm n\u00eb vendin ku kan\u00eb jetuar e vepruar por edhe m\u00eb gjer\u00eb, duke qen\u00eb model n\u00eb koh\u00ebn e tyre&nbsp; dhe m\u00eb pas. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori b\u00ebn pjes\u00eb edhe sheh Tahir Kanaqi, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34118,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-40529","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40529"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40529\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40533,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40529\/revisions\/40533"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34118"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}