{"id":40525,"date":"2025-12-11T08:01:43","date_gmt":"2025-12-11T07:01:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40525"},"modified":"2025-12-11T08:08:14","modified_gmt":"2025-12-11T07:08:14","slug":"nje-reflektim-personal-ne-10-vjetorin-e-kalimit-ne-amshim-te-sh-t-imzot-rrok-mirdites-kryeipeshkvit-tirane-durres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40525","title":{"rendered":"NJ\u00cb REFLEKTIM PERSONAL N\u00cb 10-VJETORIN E KALIMIT N\u00cb AMSHIM T\u00cb SH. T. Imzot RROK MIRDIT\u00cbS KRYEIPESHKVIT TIRAN\u00cb-DURR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"455\" height=\"263\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita.jpg 455w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/Rrok-mirdita-300x173.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 455px) 100vw, 455px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb 10-vjetorin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Sh. T. Imzot Rrok Mirdit\u00ebs, d\u00ebshiroj ta kujtoj at\u00eb me nderim. Imzot Rrok Mirdita, Ipeshk\u00ebv i shuguruar nga duart e Pap\u00ebs historik t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, Shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Sh\u00ebn Gjon Pali II. &nbsp;Imzot Rrok Mirdita ka sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim si Arqipeshk\u00ebv Metropolit i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit nga viti 1992 e deri n\u00eb vitin 2015, kur nd\u00ebrroi jet\u00eb duke mbyllur p\u00ebrgjithmon\u00eb sh\u00ebrbimin e tij ndaj Zotit dhe Atdheut. Si\u00e7 dihet, periudha q\u00eb ai sh\u00ebrbeu n\u00eb Shqip\u00ebri si udh\u00ebheq\u00ebs i Kish\u00ebs katolike, dallohej si nj\u00eb prej koh\u00ebve m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb tranzicionit politik n\u00eb at\u00eb vend edhe p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike Shqiptare t\u00eb vuajtur e t\u00eb martirizuar p\u00ebr pothuaj gjys\u00ebm shekulli nga komunizmi enverist nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Imzot Rrok Mirdita, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ai u b\u00eb nj\u00eb z\u00eb shprese, besimi, paqeje dhe udh\u00ebheqjeje shpirt\u00ebrore, jo vet\u00ebm p\u00ebr besimtar\u00ebt katolik\u00eb por edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjithsi. I quajtur edhe \u201cipeshkvi i lirs\u00eb\u201d, Perendia e zgjodhi Mons Rrok Mirdit\u00ebn p\u00ebr misionin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb apostolik t\u00eb koh\u00ebs, duke e vendosur at\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb ringjallur Kish\u00ebn Katolike shqiptare, duke predikuar dashurin\u00eb dhe mir\u00ebsin\u00eb e fes\u00eb s\u00eb tij t\u00eb Jezu-Krishtit, mu n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb \u201cantikrishtit\u201d bot\u00ebror n\u00eb Tiran\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb komuniste \u2013 e cila me krenarin\u00eb dhe bindjen m\u00eb t\u00eb madhe ateiste kishte shpallur, me ligj, Shqip\u00ebrin\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb kund\u00ebr Zotit.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00eb v\u00ebshtirsit\u00eb q\u00eb shpesh dukehsin t\u00eb pa kap\u00ebrcyeshme, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e tij t\u00eb urt\u00eb, Kisha Katolike n\u00eb Shqip\u00ebri gjeti stabilitet, dinjitet dhe hapje ndaj s\u00eb ardhmes. Me urt\u00ebsin\u00eb dhe busull\u00ebn e tij morale, fetare dhe atdhetare, shpresojm\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb kontribuar ndaj atij q\u00eb eventualisht, t\u00eb jet\u00eb themelimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb dashur dhe m\u00eb njer\u00ebzore nd\u00ebr shqiptar\u00ebt, pa dallim dhe kudo<\/p>\n\n\n\n<p>Por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor \u2013 10-vjet pass kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, &nbsp;p\u00ebr t\u00eb kujtuar figur\u00ebn e shquar t\u00eb Monsinjor Rrok Mirdit\u00ebs \u2014 baritorit t\u00eb urt\u00eb, meshtarin e p\u00ebrkushtuar dhe shqiptarin fisnik, i cili p\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli i sh\u00ebrbeu Kish\u00ebs dhe kombit me p\u00ebrul\u00ebsi e dashuri t\u00eb pashtershme. K\u00ebto kujtime t\u00eb mia nuk jan\u00eb t\u00eb reja pasi i kam shprehur edhe m\u00eb heret, nga burime t\u00eb ndryshme \u2013 kujtime, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, i kam sh\u00ebnuar edhe n\u00eb shkrime t\u00eb tjera modeste gjat\u00eb dekadave mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e Mons Rrok Mirdit\u00ebs. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-u-nda-prej-nesh-monsinjor-rrok-mirdita\/\">Frank Shkreli: U nda prej nesh Monsinjor Rrok Mirdita | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-nje-vit-pa-imzot-rrok-mirditen\/\">Frank Shkreli: Nj\u00eb vit pa Imzot Rrok Mirdit\u00ebn | Gazeta Telegraf<\/a> &#8212;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-60-vjet-nga-themelimi-i-lidhjes-katolike-shqiptaro-amerikane-ne-nju-jork\/\">Frank Shkreli: 60-vjet nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane n\u00eb Nju Jork | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 e tjera burime<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb duket e pabesueshme por kan\u00eb kaluar 10-vjet pa Mons Rrok Mirdit\u00ebn. i pabesuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe fakti se sa e gjat\u00eb mbetet midis nesh edhe mungesa e njer\u00ebzve si Rrok Mirdita, q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb historin\u00eb kishtare dhe shoq\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb post-komuniste. Me \u201cDom Rrokun\u201d \u2013 k\u00ebshtu n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i referohemi atij edhe sot, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e kemi njohur at\u00eb gjat\u00eb dekadave \u2013 m\u00eb kan\u00eb lidhur shum\u00eb ngjarje e zhvillime private e personale t\u00eb jet\u00ebs time dhe t\u00eb familjes. &nbsp;Duke filluar nga njohja me \u2018t\u00eb pas shugurimit t\u00eb tij meshtar n\u00eb Kllezn\u00ebn e tij t\u00eb dashur, n\u00eb vitin 1965 mos qofsha gabim. Lidhjet e mia dhe ato familjare me Dom Rrokun u forcuan edhe m\u00eb tep\u00ebr kur ai erdhi n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer komunitetit katolik n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave. Ai ishte instrumental si \u201cnd\u00ebrmjet\u00ebs\u201d n\u00eb fejes\u00ebn time, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb martes\u00ebn me Vitoren &#8211;duke zyrtarizuar k\u00ebshtu, bekimin me kuror\u00ebn sh\u00ebnjte, n\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb Dom Rroku b\u00ebri me 3 Janar, 1976 \u2013 pothuaj 50-vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Kish\u00ebn Zoja e K\u00ebshillit t\u00eb Mir\u00eb n\u00eb lagj\u00ebn Bronks t\u00eb Nju Jorkut.&nbsp; P\u00ebr t\u00eb vazhduar kontakte me t\u00eb p\u00ebr dekadat q\u00eb pasuan, n\u00eb Nju Jork, Washington e m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Mons Rrok Mirdit\u00ebn un\u00eb kam shum\u00eb kujtime t\u00eb mira q\u00eb lidhen me mua dhe familjen time, por kam edhe m\u00eb shum\u00eb kujtime t\u00eb paharrueshme mbi rolin e tij si udh\u00ebheq\u00ebs publik dhe fetar gjat\u00eb dekdave n\u00eb vendlindjen ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb rrethin e Ulqinit, por m\u00eb von\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb kujtime t\u00eb ve\u00e7anta respekti dhe ndjesie njer\u00ebzore q\u00eb, p\u00ebgjithsisht, ai i p\u00ebrcillte tek t\u00eb gjith\u00eb bashkbidesuesit pa dallim,gjithmon\u00eb n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb dhe urt\u00ebsin\u00eb, q\u00eb e dallonte at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e harroj kurr\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si fliste \u2013 ngadal\u00eb, me nj\u00eb ton t\u00eb qet\u00eb, pa e ngritur z\u00ebrin as kur \u00e7\u00ebshtjet ishin tep\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe ndonj\u00ebjher\u00eb edhe konfliktuale. Kishte nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr t\u2019i zhvendosur njer\u00ebzit nga tensioni i bised\u00ebs ose argumenteve, drejt reflektimit, nga dyshimi drejt shpres\u00ebs dhe zgjidhjes s\u00eb problemeve. Edhe kur nuk thoshte shum\u00eb, thoshte mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vendosur drejtimin e duhur p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7eshtjeve. Ishte pik\u00ebrisht kjo prani fisnike dhe e matur ajo q\u00eb m\u00eb ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbres\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb e kam njohur dhe deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse Mons Rrok Mirdita, nuk ishte i vetmi nd\u00ebr udh\u00ebheqsit fetar\u00eb e publik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dekadave t\u00eb fundit, me veti dhe vlera t\u00eb dalluara fetari e shqiptari, por ky p\u00ebrvjetor i kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim m\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektoj se sa shum\u00eb do i nevojiteshin shoq\u00ebris\u00eb aktuale konfliktuale shqiptare &#8212; asaj publike, politike dhe fetare &#8212; njer\u00ebz si Dom Rrok Mirdita qoft\u00eb n\u00eb trojet shqiptare, por edhe n\u00eb diaspor\u00eb ku ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nivel personal fetar dhe publik, Monsinjor Rrok Mirdita do mbetet nj\u00eb pik\u00eb reference shembullore, bashkjetetse. Jo sepse ishte i p\u00ebrsosur \u2014 askush nuk \u00ebsht\u00eb \u2014 por sepse ishte i sinqert\u00eb n\u00eb q\u00ebllim dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb vlera. Ai dinte t\u00eb d\u00ebgjonte. Dinte t\u00eb prekte plag\u00eb pa i hapur ato, si\u00e7 shprehej dikur Profesor Sami Repishti, ish- i d\u00ebnuari i regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Dinte t\u00eb jepte shpres\u00eb jo me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por me at\u00eb lloj qet\u00ebsie q\u00eb vjen vet\u00ebm nga besimi idhe bindja e brendsh\u00ebme shpirt\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dhjet\u00ebvjetor, e ndiej sikur kemi humbur, jo vet\u00ebm, nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kish\u00ebs, por edhe nj\u00eb busull\u00eb morale njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb kohe q\u00eb sot mungon n\u00eb rrafshin publik, shoq\u00ebror dhe ndoshta edhe fetar. Por, pavar\u00ebsisht, viteve q\u00eb kan\u00eb kaluar, Dom Rroku mbetet i pranish\u00ebm n\u00eb kujtes\u00ebn time dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e kan\u00eb njohur si nj\u00eb shembull i udh\u00ebheqsit t\u00eb heshtur, i nj\u00eb force t\u00eb qet\u00eb dhe i mir\u00ebsis\u00eb, por edhe i vendosur, kur ishte nevoja, nd\u00ebrsa kurr\u00eb nuk k\u00ebrkonte v\u00ebmendje ndaj personit ose veprimtarive t\u00eb tij. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb 10-vjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Imzot Rrok Mirdit\u00ebs, kujtoj me mall bashkvendasin, mikun e bashkpuntorin figur\u00ebn e shquar fetare dhe publike t\u00eb 5-dekadave t\u00eb fundit, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb njohur, bariun e urt\u00eb, meshtarin e p\u00ebrkushtuar dhe shqiptarin fisnik, i cili p\u00ebr gati gjysm\u00eb shekulli i sh\u00ebrbeu Kish\u00ebs dhe Kombit me p\u00ebrul\u00ebsi e dashuri t\u00eb pashtershme. Uroj q\u00eb Mons Rrok Mirdita t\u00eb mbetet shembull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur sadopak se sh\u00ebrbimi ndaj t[ af[\u00ebrmit t\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb jo vet\u00ebm e sh\u00ebrbimit ndaj Zotit, por nj\u00ebkohsisht edhe dhe ndaj Atdheut.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;I paharruar qoft\u00eb kujtimi i tij!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli N\u00eb 10-vjetorin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Sh. T. Imzot Rrok Mirdit\u00ebs, d\u00ebshiroj ta kujtoj at\u00eb me nderim. Imzot Rrok Mirdita, Ipeshk\u00ebv i shuguruar nga duart e Pap\u00ebs historik t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, Shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, Sh\u00ebn Gjon Pali II. &nbsp;Imzot Rrok Mirdita ka sh\u00ebrbyer me p\u00ebrkushtim si Arqipeshk\u00ebv Metropolit i Tiran\u00eb-Durr\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6890,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-40525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40525"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40525\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40528,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40525\/revisions\/40528"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}