{"id":40509,"date":"2025-12-07T10:21:47","date_gmt":"2025-12-07T09:21:47","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40509"},"modified":"2025-12-07T10:21:47","modified_gmt":"2025-12-07T09:21:47","slug":"dilemat-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-parlamentare-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40509","title":{"rendered":"Dilemat e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Diskursi politik<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbah\u00ebn me 28 dhjetor qytetar\u00ebt presin qe partit\u00eb politike t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb duke l\u00ebn\u00eb anash retoriken p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse,&nbsp; inatet e interesat personale apo t\u00eb klan\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, sepse Kosova, nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e nj\u00eb apo disa partive politike, andaj duhet gjetur kompromis n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve e jo duke kusht\u00ebzuar, sepse qytetar\u00ebt presin&nbsp; p\u00ebr t\u00eb formuar institucionet qeveris\u00ebse si kudo n\u00eb bot\u00ebn demokratike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb, pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit 2025, &nbsp;u kriua nj\u00eb atmosfer\u00eb polarizuese ne mes fituesit t\u00eb zgjedhjeve(LVV) dhe partive tjera opozitare. Fillimisht u vonua &nbsp;n\u00eb konstituimin e Kuvendit&nbsp; p\u00ebr t\u00eb zgjedhur kryeparlamentarin e m\u00eb pas edhe n\u00eb zgjedhjen e Qeveris\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb rrethanave ekzistuese&nbsp; pavar\u00ebsisht se nuk i kishte votat e mjaftueshme&nbsp; LVV tentoj t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb dy her\u00eb(26 tetor e 19 n\u00ebntor), por n\u00eb munges\u00eb t\u00eb numrave t\u00eb nevojsh\u00ebm, d\u00ebshtoi&nbsp; q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp; qe partia fituese mos t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb. &nbsp;N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb opozit\u00ebs i \u00ebsht\u00eb ofruar mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb por ata refuzuan sepse edhe atyre iu mungonin numrat e nevojsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb &nbsp;del qart\u00eb se kund\u00ebr LVV ishin t\u00eb gjith\u00eb subjekt\u00ebt politike t\u00eb opozit\u00ebs, sepse nuk kan\u00eb shprehur gadishm\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por kan\u00eb kusht\u00ebzuar bashk\u00ebpunimin q\u00eb nuk ishte n\u00eb favor t\u00eb kompromisit politik n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe nga situata e kriuar e vetmja mund\u00ebsi e mbetur ishte shpallja e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zgjedhjet e kat\u00ebrta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht, duke marr\u00eb parasysh se jan\u00eb konsumuar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ligjore presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani,&nbsp; pas konsultimit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike, vendosi dat\u00ebn 28 dhjetor p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare. Do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebto zgjedhjet e kat\u00ebrta &nbsp;gjat\u00eb k\u00ebtij viti( dy parlamentare e dy lokale) q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngarkes\u00eb e madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar vullnetin e tyre politik, p\u00ebr subjekt\u00ebt e tyre t\u00eb preferuara.<\/p>\n\n\n\n<p>Analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe njoh\u00ebs t\u00eb rrethanave n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb &nbsp;cekin se LVV p\u00ebrseri do t\u00eb jet\u00eb subjekti i par\u00eb, por mbetet enigmatike &nbsp;&nbsp;numri &nbsp;i &nbsp;votave&nbsp; t\u00eb fituara&nbsp; dhe numri i deputet\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik p\u00ebr t\u00eb arritur shumic\u00ebn parlamentare. Nga zgjedhjet e 9 shkurtit LVV arriti t\u00eb kishte 48 deputet, por ishte num\u00ebr i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur numrin e nevojsh\u00ebm prej 61 deputet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shumic\u00eb parlamentare. Nga ana tjet\u00ebr numri i deputet\u00ebve nga pakica joshumic\u00eb serbe ishte 10 deputet\u00eb por vet\u00ebm 8 prej tyre e kan\u00eb mbeshtetur LVV, nga del se p\u00ebr t\u00eb arritur shumic\u00ebn parlamentare duhet mbeshtetje nga nj\u00eb tjet\u00ebr subjekt politik. Opinioni \u00ebsht\u00eb i njohur se nga LVV ofert\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim i \u00ebsht\u00eb paraqitur LDK, por ata e kan\u00eb refuzuar!<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj nuk mund t\u00eb akuzohet LVV se nuk ka pasur kapacitet p\u00ebr formimin e koalicioneve, sepse p\u00ebr bashk\u00ebpunim duhen dy pal\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb rastin konkret LDK, nuk ka treguar gadishm\u00ebri p\u00ebr arritjen e koalicionit qeveris\u00ebs, andaj p\u00ebrgjegj\u00ebsia iu takon atyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Imponohet bashk\u00ebpunimi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrvoja politike&nbsp; d\u00ebshmon se&nbsp; pavar\u00ebsisht qendrimeve n\u00eb politik\u00eb t\u00eb imponohet bashk\u00ebpunimi edhe me ata t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtohemi, sepse raport\u00ebt n\u00eb sken\u00ebn politike e kushtezojn\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Andaj, gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate besoj se t\u00eb gjitha partit\u00eb politike&nbsp; do t\u00eb p\u00ebrmbahen nga retorika politike&nbsp; sepse nuk p\u00ebrjashtohet bashk\u00ebpunimi pas zgjedhjeve q\u00eb&nbsp; do t\u00eb jet\u00eb i obliguesh\u00ebm n\u00eb arritjen koalicioneve&nbsp; p\u00ebr formimin&nbsp; e shumic\u00ebs parlamentare e me te edhe t\u00eb institucioneve qeveritare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb zgjedhje marrin pjes\u00eb 24 subjekte garuese<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas informacioneve nga KQZ n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbahen me 28 dhjetor jan\u00eb certifikuar 24 subjekte garuese prej t\u00eb cilave 3 jan\u00eb koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga partit\u00eb parlamentare vet\u00ebm LVV ka formalizuar koalicionin me tri parti politike: GUXO, Alternativa dhe Partin\u00eb Shqiptare Demokristiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa kat\u00ebr prej partive kryesore Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nisma Socialdemokrate, kan\u00eb vendosur t\u00eb hyjn\u00eb pa koalicione zyrtare n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhje po ashtu do t\u00eb marrin pjes\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i partive minoritare(serbe, boshnjake, turke, rome, ashkali e egjiptiane) t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb numrin me t\u00eb madh t\u00eb subjekteve politike q\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zgjedhje bie n\u00eb sy r\u00ebnia e numrit t\u00eb subjekteve politike qe marrin pjes\u00eb n\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare, sepse n\u00eb ato &nbsp;t\u00eb 9 shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb &nbsp;certifikuar 28 subjekte garuese.<\/p>\n\n\n\n<p>Cekim se sistemi zgjedhor me lista t\u00eb hapura q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u praktikuar n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp; mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model p\u00ebr vendet e regjionit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbetur peng t\u00eb modeleve t\u00eb vjetra t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr koh\u00ebn jan\u00eb t\u00eb demodura, sepse qytetar\u00ebt duan t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr kandidatin me t\u00eb preferuar e jo p\u00ebr ate t\u00eb cilin iu servon partia.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dilema pas zgjedhjeve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb raporteve n\u00eb mes pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs &nbsp;aktuale&nbsp; mendoj se&nbsp; v\u00ebshtir\u00eb&nbsp; &nbsp;zgjedhjet e reja do japin nj\u00eb shumic\u00eb absolute, sikurse ndodhi me LVV n\u00eb vitin 2021. Theksojm\u00eb se&nbsp; me 9 shkurt partit\u00eb kryesore arriten k\u00ebto rezultate: LVV &nbsp;n\u00eb koalicion me Guxo dhe Alternativa 42,27% e votave, PDK (20.96%), LDK(18.28%), AAK\/Nisma(7.07%). Nd\u00ebrsa dalja n\u00eb votime ka qen\u00eb 40.59%. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb mbajtur edhe zgjedhjet lokale(12 tetor dhe 9 n\u00ebntor) q\u00eb paraqet nj\u00eb test p\u00ebr elektoratin votues, p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 28 dhjetor. Madje kjo dat\u00eb paraqet nj\u00eb moment t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr votuesit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht&nbsp; me diaspor\u00ebn e cila vjen n\u00eb vendlindje n\u00eb pushimin dim\u00ebror, dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb eliminuar votimin me post\u00eb, duke marr\u00eb pjes\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt n\u00eb votime.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi n\u00eb sken\u00ebn politike n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp; kemi dy blloqe politike LVV dhe opozita, ku asnj\u00ebra pal\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se do arrij\u00eb shumic\u00ebn absolute, andaj formimi i shumic\u00ebs parlamentare do varet nga pakicat. Nuk do t\u00eb ishte n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs mos arritja e formimit t\u00eb shumic\u00ebs parlamentare, &nbsp;n\u00eb afatin optimal sepse qytetar\u00ebt votojn\u00eb p\u00ebr formimin e institucioneve&nbsp; n\u00eb favor t\u00eb qeverisj\u00ebs si kudo n\u00eb bot\u00ebn demokratike.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">&nbsp;<\/h2>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Var\u00ebsisht prej rezultat\u00ebve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb&nbsp; p\u00ebrvoj\u00ebs se deritashme, \u00e7\u00ebrtifikimi i rezultatit t\u00eb zgjedhjeve do t\u00eb marrin koh\u00eb. K\u00ebshtu nja nj\u00eb muaj do t\u00eb num\u00ebrohen votat, me mund\u00ebsi t\u00eb rinum\u00ebrimit, nd\u00ebrsa kur t\u00eb konfirmohen rezultatet nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb t\u00eb nisin p\u00ebrseri skenar\u00ebt p\u00ebr zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, kuptohet n\u00ebse nuk do t\u00eb kemi shumic\u00eb parlamentare t\u00eb verifikuar e stabile, do t\u00eb vij\u00eb &nbsp;koha edhe t\u00eb zgjedhja e presidentit. Nga nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb kaotike Kosova, mund t\u00eb jet\u00eb pa Kuvend, Qeveri e President, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Dhjetor&nbsp; 2025)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diskursi politik N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb cilat do t\u00eb mbah\u00ebn me 28 dhjetor qytetar\u00ebt presin qe partit\u00eb politike t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb duke l\u00ebn\u00eb anash retoriken p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse,&nbsp; inatet e interesat personale apo t\u00eb klan\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, sepse Kosova, nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e nj\u00eb apo disa partive politike, andaj duhet gjetur kompromis n\u00eb saj\u00eb t\u00eb rezultatit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40509"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40513,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40509\/revisions\/40513"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}