{"id":40419,"date":"2025-11-07T15:54:26","date_gmt":"2025-11-07T14:54:26","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40419"},"modified":"2025-11-07T15:58:43","modified_gmt":"2025-11-07T14:58:43","slug":"deshmi-arkivore-mbi-pronat-ne-zonen-kufitare-shqiperi-mali-i-zi-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40419","title":{"rendered":"D\u00cbSHMI ARKIVORE\u00a0 MBI\u00a0 PRONAT \u00a0N\u00cb ZON\u00cbN KUFITARE SHQIP\u00cbRI-MALI I ZI"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"494\" height=\"700\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Pronat-dypaleshe-hajro-hajdari.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Pronat-dypaleshe-hajro-hajdari.jpg 494w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/11\/Pronat-dypaleshe-hajro-hajdari-212x300.jpg 212w\" sizes=\"auto, (max-width: 494px) 100vw, 494px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Hajrullah Hajdari, PRONAT DYPAL\u00cbSHE t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit Shqip\u00ebri-Mali i Zi, Botoi:Art Club, Ulqin, 2019<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas dy botim\u00ebve t\u00eb m\u00ebparshme&nbsp; \u201c<strong>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Mal\u00eb t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit e deri n\u00eb vitin 1941\u201d<\/strong>(2016) dhe <strong>\u201cUlqini n\u00eb dokumentat malazeze nga viti 1880 e deri m\u00eb&nbsp; 1915\u201d<\/strong>(2018), dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Hajro Hajdari &nbsp;opinionit i prezantohet m\u00eb botimin m\u00eb t\u00eb ri me titull <strong>\u201cPRONAT DYPAL\u00cbSHE t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit Shqip\u00ebri-Mali i Zi\u201d,<\/strong> Botuar nga Art Club-i, Ulqin, 2019.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail\u00a0 Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga vet titulli del se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb tem\u00eb interesante e cila deri m\u00eb tash ka qen\u00eb pothuaj e panjohur p\u00ebr opinion e gjer\u00eb, andaj si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb intriguese p\u00ebr lexuesit. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pronat dypal\u00ebshe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn kufitare n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Fillimisht autori trajton semantik\u00ebn e terminologjis\u00eb juridike t\u00eb pronave dypal\u00ebshe e cila \u00ebsht\u00eb trajtuar pak n\u00eb literatur\u00ebn juridike, andaj &nbsp;ka mbetur n\u00eb margjina t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tilla duke dh\u00ebn\u00eb informacione t\u00eb mjaftueshme n\u00eb aspektin terminologjik dhe ate juridik. Me themelimin e shtet\u00ebve t\u00eb pavaruara&nbsp; n\u00eb shek.XIX, n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore n\u00eb opinion u paraqit edhe koncepti i zonave kufitare, ku p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ndonj\u00eb rasti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&nbsp; nuk ka qen\u00eb objekt i hulumtimeve dhe studimeve t\u00eb ndryshme shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb botim fillimisht autori trajton p\u00ebrcaktimin kufitar n\u00eb mes Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb, duke filluar me Kongresin e Berlinit(1878) dhe m\u00eb pas me Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr(1913), m\u00eb \u00e7&#8217;rast vise e vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit t\u00eb Zi. Vendimet e tilla absurde t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha&nbsp; ndikuan q\u00eb &nbsp;nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i popullsis\u00eb e viseve shqiptare t\u00eb mbesin jasht\u00eb shtetit am\u00eb-Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb veprim i till\u00eb &nbsp;ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me t\u00eb drejt\u00ebn etnike e historike t\u00eb popullit shqiptar ku &nbsp;padrejt\u00ebsisht u vendos kund\u00ebr vullnetit tyre. Dhe nj\u00eb veprim i till\u00eb, ndikoj q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kufizohet m\u00eb popullin e vet, si asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje autori ofron t\u00eb dh\u00ebna me interes, n\u00eb diakroni e sinkroni para Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore,&nbsp; pas saj deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe m\u00eb pas q\u00eb p\u00ebrmbyllet me vitin 1948. N\u00eb periudhat n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb arritur marr\u00ebveshje n\u00eb mes dy vend\u00ebve ku si model pozitiv mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb koha n\u00eb mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore n\u00eb mes Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave e asaj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku jan\u00eb miratuar marr\u00ebveshje&nbsp; t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat ishin n\u00eb favor t\u00eb qarkullimit nd\u00ebrkufitar t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb zon\u00ebn kufitare e cila ishte kryesisht shqiptare. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr distanc\u00ebn 10km nga kufiri ku popullsia p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb vendkalimet kufitare kalonte p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb treg, punimin e tokave, bartjen e prodhimeve bujq\u00ebsore, p\u00ebrdorimin e kullosave etj. P\u00ebrve\u00e7 vendkalimeve zyrtare kufitare kan\u00eb ekzistuar edhe vendkalime kufitare jozyrtare, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me perdorimin sezonal, kryesisht t\u00eb prodhimeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00ebse analizojm\u00eb vendkalimet e tilla t\u00eb zon\u00ebs kufitare nga liqeni i Shkodr\u00ebs e deri n\u00eb Gryk\u00eb t\u00eb Bun\u00ebs, del se kan\u00eb ekzistuar 8 vendkalime t\u00eb tilla, ku nga to 4 ishin tok\u00ebsore e 4 ujore. Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e till\u00eb d\u00ebshmon p\u00ebr demokracin\u00eb e ekzistuar praktike p\u00ebr qarkullimin nd\u00ebrkufitar e dh\u00ebn\u00eb kjo e cila nuk ka ekzistuar nga viti 1948 e m\u00eb pas, kur kjo zon\u00eb humbi p\u00ebrmbajtj\u00ebn e saj sepse kan\u00eb dominuar interesat ideologjike e jo ato komb\u00ebtare nga ana e shtetit am\u00eb-Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ka pasur pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb, ku autori m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e quan \u201cgjenocid social\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr&nbsp; p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij botimi autori p\u00ebrve\u00e7 literatur\u00ebs profesionale t\u00eb cil\u00ebn e ka konsultuar, n\u00eb ve\u00e7anti ka p\u00ebrdorur materialet arkivore nga Arkivi Qendror i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Arkivi Shet\u00ebror i Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilat pas hulumtimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb tyre ka ofruar t\u00eb dh\u00ebna me interes, t\u00eb cilat deri m\u00eb tash kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb panjohura p\u00ebr opinionin e gjer\u00eb. Me interes jan\u00eb prezantimi i materialeve t\u00eb Komisioneve mikste shqiptaro-jugosllave p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet pron\u00ebsore t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb aktive deri n\u00eb vitin 1948, duke p\u00ebrfunduar me vitin 1953. Po ashtu me vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb paraqitja e regjistrave t\u00eb familjeve t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb pronat n\u00eb Jugosllavi, dhe e kund\u00ebrta e shtetasve jugosllav\u00eb, m\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri. Regjistri i till\u00eb ka vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm sa i p\u00ebrk\u00ebt pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tokave p\u00ebrkat\u00ebse, por edhe shp\u00ebrndarj\u00ebn territoriale t\u00eb tyre nga Shtoji i Ulqinit n\u00eb jug e deri n\u00eb Guci e Plav\u00eb n\u00eb veri p\u00ebr gjat\u00eb zon\u00ebs kufitare n\u00eb gjat\u00ebsi prej 172 km. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara del se m\u00eb s\u00eb shumti prona dypal\u00ebshe kan\u00eb shqiptar\u00ebt nga Mali i Zi n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 4000 ha, nd\u00ebrsa m\u00eb pak kan\u00eb shqiptar\u00ebt nga Shqip\u00ebria n\u00eb Mal t\u00eb Zi rreth 600 ha.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi nga viti 1948, u prish\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb mes ish-Jugosllavis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkaqe ideologjike dhe politike, pasojat e para u hetuan n\u00eb zon\u00ebn kufitare, sepse u pengua qarkullimi i lir\u00eb p\u00ebrmes lej\u00ebs s\u00eb kufinit dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb pronave dypal\u00ebshe, duke mbetur zona t\u00eb izoluara,&nbsp; t\u00eb rrezikshme dhe t\u00eb pap\u00ebrspektiv\u00eb. Madje pronat e tilla humben&nbsp; p\u00ebrmbajtj\u00ebn e m\u00ebparshme sepse shum\u00eb prej tyre u shtet\u00ebzuan, apo iu jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr shfryt\u00ebzim si kompensim p\u00ebr pronat e tyre n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit. K\u00ebshtu&nbsp; p.sh.n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, Kraj\u00eb e gjetiu, pronat e tilla q\u00eb ishin n\u00eb shfryt\u00ebzim, njiheshin si <em>\u201ctoka t\u00eb Shqipnis\u00eb<\/em>\u201d, ku&nbsp; k\u00ebt\u00eb tretman e vazhduan nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar kohore, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb u regjistruan n\u00eb katast\u00ebr&nbsp; si pronar\u00eb \u201clegjitim\u201d t\u00eb tyre q\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant ligjor, shtet\u00ebror dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit dhe qarkullimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb personave n\u00eb mes dy vend\u00ebve, filloi interesimi p\u00ebr pronat legjitime n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt&nbsp; ndon\u00ebse me nj\u00eb vones\u00eb t\u00eb konsideruar ekziston&nbsp; baza ligjore p\u00ebr t\u00eb zhvilluar proceset e tilla gjyq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb iu rikthyer pronat pronar\u00ebve legjitim, por mungon marr\u00ebveshja shtet\u00ebrore n\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, q\u00eb nuk mund t\u00eb arsyetohet m\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 me pakujd\u00ebsi dhe joseriozitet profesional. Sepse pavar\u00ebsisht rrethanave shoq\u00ebrore prona mbet\u00ebt e shenjt\u00eb dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb iu kthehet pronar\u00ebve legjitim. Vet\u00ebm ne k\u00ebt\u00eb form\u00eb t\u00eb veprimit p\u00ebrmes gjykatave vendore, shtet\u00ebtore e madje deri t\u00eb ajo nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Strasburg, do t\u00eb eliminohej nj\u00eb padrejt\u00ebsi e imponuar dekada m\u00eb par\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant ndaj t\u00eb drejtave legale e legjitime t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs kufitare.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, duke uruar autorin&nbsp; k\u00ebt\u00eb botim e vler\u00ebsojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb i pari me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb till\u00eb, ku besoj s\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb impuls pozitiv p\u00ebr hulumtues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb duan t\u00eb merren me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb till\u00eb n\u00eb zon\u00ebn kufitare. Nuk ka dilem\u00eb s\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb sa \u00ebsht\u00eb profesionale \u00ebsht\u00eb edhe komb\u00ebtare, sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me&nbsp; popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb zon\u00ebn kufitare n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e deri n\u00eb dit\u00ebt tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht duke marr\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet mbeshtetur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do &nbsp;t\u00eb angazhohen &nbsp;n\u00eb studime e hulumtime t\u00eb tilla&nbsp; n\u00eb t\u00eb ardhm\u00ebn&nbsp; duke mbetur si &nbsp;mision profesional dhe komb\u00ebtar &nbsp;sepse pun\u00ebt tona nuk na i kryejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>In memoriam<\/strong>: <strong>Hajrullah Hajdari (1949-2025)<\/strong><\/h2>\n\n\n\n<p>N\u00eb Ulqin me&nbsp; 12&nbsp; tetor 2025, n\u00eb mosh\u00ebn 76 vje\u00e7are vdiq Hajrullah Hajdari, jurist e studiues, autor i disa botimeve kryesisht &nbsp;nga fusha e historis\u00eb. Ka lindur n\u00eb Bobosht-Kraj\u00eb(1949), ku ka kryer shkoll\u00ebn fillore, t\u00eb mesmen n\u00eb Gjakov\u00eb nd\u00ebrsa Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Administrative&nbsp; dhe Fakultetin juridik n\u00eb Prishtin\u00eb. Esht\u00eb marr\u00eb me hulumtimin dhe studimin e dokument\u00ebve arkivore dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb konferenca t\u00eb ndryshme shkencore.<strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb autor i 6 librave: \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit deri n\u00eb vitin 1941\u201d, Ulqin, 2016; \u201cUlqini n\u00eb dokument\u00ebt malazeze nga viti 1880 deri n\u00eb vitin 1915\u201d, Ulqin, 2018; \u201cPronat dypal\u00ebshe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit Shqip\u00ebri-Mali i Zi\u201d, Ulqin, 2019; \u201cPozita kushtetuese-juridike&nbsp; dhe politike e shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi 1945-1990\u201d, Ulqin,2021; \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit deri n\u00eb vitin 1941\u201d(Botim i dyt\u00eb i plot\u00ebsuar), Ulqin, 2021&nbsp; dhe \u201cBalshajt dhe objekt\u00ebt kishtare n\u00eb goricat e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d, Shkod\u00ebr, 2025.<\/p>\n\n\n\n<p>Recensioni p\u00ebr librin \u201cPronat dypal\u00ebshe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit Shqip\u00ebri-Mali i Zi\u201d, Ulqin, 2019, \u00ebsht\u00eb&nbsp; shkruar n\u00eb vitin 2019, nd\u00ebrsa &nbsp;ribotohet n\u00eb nderim t\u00eb autorit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hajrullah Hajdari, PRONAT DYPAL\u00cbSHE t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e kufirit Shqip\u00ebri-Mali i Zi, Botoi:Art Club, Ulqin, 2019 Pas dy botim\u00ebve t\u00eb m\u00ebparshme&nbsp; \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Mal\u00eb t\u00eb Zi nga Kongresi i Berlinit e deri n\u00eb vitin 1941\u201d(2016) dhe \u201cUlqini n\u00eb dokumentat malazeze nga viti 1880 e deri m\u00eb&nbsp; 1915\u201d(2018), dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Hajro Hajdari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40419","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40419"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40419\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40425,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40419\/revisions\/40425"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}