{"id":4041,"date":"2015-06-18T09:41:12","date_gmt":"2015-06-18T07:41:12","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4041"},"modified":"2015-06-18T09:42:43","modified_gmt":"2015-06-18T07:42:43","slug":"besojme-ne-shqiperi-dhe-ne-virtytet-e-kombit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4041","title":{"rendered":"BESOJM\u00cb N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE N\u00cb VIRTYTET E KOMBIT SHQIPTAR"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Fishta-asdreni-poradeci-koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-4042 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Fishta-asdreni-poradeci-koliqi-300x285.jpg\" alt=\"Fishta-asdreni-poradeci-koliqi\" width=\"300\" height=\"285\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Fishta-asdreni-poradeci-koliqi-300x285.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Fishta-asdreni-poradeci-koliqi.jpg 304w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>(Me rastin e 40-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Ernest Koliqit)<\/em><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb mbushur 40-vjet nga koha kur nd\u00ebrroi jet\u00eb Ernest Koliqi, nj\u00ebri prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb jetoi, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb cil\u00ebs ai e kaloi n\u00eb m\u00ebrgim, n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, ku pat botuar edhe r\u00ebvist\u00ebn Sh\u00ebjzat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 20-vje\u00e7are. Nep\u00ebrmjet revist\u00ebs Sh\u00ebjzat si dhe veprave t\u00eb tjera n\u00eb per\u00ebndim, Ernest Koliqi vazhdoi t\u00eb bart trash\u00ebgimin\u00eb e autor\u00ebve dhe shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb t\u00eb para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt para se t\u00eb vriteshin ose t\u00eb detyroheshin t\u00eb merrnin rrug\u00ebn e m\u00ebrgimit, qen\u00eb kritikuar dhe denigruar nga mb\u00ebshtetsit fanatik\u00eb t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Me veprimtarin\u00eb e tij letrare n\u00eb m\u00ebrgim, p\u00ebrfshir\u00eb botimin e revist\u00ebs Sh\u00ebjzat, Koliqi jo vet\u00ebm q\u00eb u siguroi nj\u00eb platform\u00eb shkrimtar\u00ebve kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb regjimit komunist shqiptar, por sipas albanolugut t\u00eb njohur Robert Elsie, Ernest Koliqi, \u201csh\u00ebrbeu edhe si nj\u00eb z\u00eb i larg\u00ebt opozitar ndaj shkat\u00ebrrimit kulturor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn qeverisjen staliniste\u201d.<\/p>\n<p>Mbledh\u00ebs dhe studiues i njohur i traditave kulturore dhe folklorike t\u00eb shqiptar\u00ebve, Ernest Koliqin, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, e kisha takuar disa her\u00eb n\u00eb Rom\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim atje si refugjat, por edhe n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb 1970-ave, ku vinte p\u00ebr tu takuar me komunitetin shqiptaro-amerikan, para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb n\u00eb vitin 1975.<br \/>\nP\u00ebr mua dhe p\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb njohur p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi, profesor Ernest Koliqi ishte atdhetar i flak\u00ebt, njeri i thjesht\u00eb, i ndersh\u00ebm dhe i afruesh\u00ebm me t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebt\u00eb atdhetariz\u00ebm ai nuk hesitonte ta ndante me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb biseda shoq\u00ebrore t\u00eb rastit, nep\u00ebrmjet komunikimit me letra dhe n\u00eb artikujt e botuar, sidomos kryeartikujt e tij n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat, por edhe me an\u00eb t\u00eb librave dhe veprave t\u00eb ndryshme letrare, p\u00ebrfshir\u00eb edhe poezin\u00eb. Veprat e Koliqit jan\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi e pasur kulturore dhe me vler\u00eb atdhedashurie p\u00ebr brezat e tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, sepse Ernest Koliqi i p\u00ebrkiste atij grupi patriot\u00ebsh shqiptar\u00eb, t\u00eb urt\u00eb e t\u00eb shkolluar n\u00eb per\u00ebndim, t\u00eb cil\u00ebt nuk kursyen asgj\u00eb dhe b\u00ebn\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebr t\u00eb lart\u00ebsuar vlerat shpirt\u00ebrore dhe komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e vet shqiptar\u00ebve, por edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai i p\u00ebrkiste atij brezi patriot\u00ebsh q\u00eb besonte se jeta shqiptare p\u00ebrmbante n\u00eb gjirin\u00eb e saj\u00eb nj\u00eb bukuri shekullore q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb denj\u00eb jetes\u00ebn. Por, sipas Koliqit, duhej q\u00eb k\u00ebto bukuri morale t\u00eb shqiptarit t\u00eb viheshin n\u00eb dukje nga dikush p\u00ebr vet shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebr bot\u00ebn rreth tyre. Ai pohon se Fishta, Naimi dhe Mjeda ishin nd\u00ebr ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duke pasqyruar k\u00ebto velar shekullore t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb shqiptare. Koliqi ka shkruar se, \u201cFishta k\u00ebrkoi nji gozhd\u00eb ku me var\u00eb arsyen-qenjeje (ubi consistam) t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. E gjeti nd\u00ebr vetit\u00eb st\u00ebrgjyshore t\u00eb malsorvet. Naimi na paraqiti Skanderbegun e bashkluftar\u00ebt q\u00eb e rrethojshin si bosht t\u00eb nji Shqipnije gjallnike, mot\u00ebr me kombet europiane. Mjeda e valviti krenin\u00eb e fisit n\u2019avullime t\u00eb prarueme t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb illyre\u201d, ka shkruar profesor Ernest Koliqi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo lasht\u00ebsi mijavje\u00e7are e kombit shqiptar, t\u00eb cil\u00ebs Koliqi i ka kushtuar poemthin me titull, \u201cSymfonija e Shqipevet\u201d&#8211; nj\u00eb prej veprave t\u00eb tija q\u00eb frym\u00ebzon atdhetarizmin dhe lart\u00ebson shpirtin e lexuesit edhe sot. Aty ai parashtron n\u00eb k\u00ebt\u00eb hartim poetic, \u201cvargun e ngjarjeve ma t\u00eb spikatuna, nga zanafilla e larg\u00ebt e deri n\u00eb Rilindje t\u00eb von\u00eb, nep\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u p\u00ebrshkue gjindja e gjakut shqiptar\u201d. Ngjarjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb poemth fillojn\u00eb me koh\u00ebn e Ilir\u00ebve e p\u00ebrfshijn\u00eb periudhat deri n\u00eb ngritjen e flamurit n\u00eb Vlor\u00eb. Koliqi shkruan se q\u00ebllimi i k\u00ebtij poemthi &#8212; t\u00eb cilin e kishte hartuar s\u00eb pari heret n\u00eb jet\u00ebn e tij, gjat\u00eb 1930-ave, \u201cn\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb entuziazmi\u201d, e t\u00eb cilin e ka korigjuar m\u00eb von\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim si\u00e7 shprehet ai, \u201cn\u00eb muzg t\u00eb jet\u00ebs s\u2019eme ku prej flak\u00ebs e prushit t\u00eb entuziazmit rinuer gjithnji tepruan do gaca nep\u00ebr shpuz\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb forcuar besimin n\u00eb atdhe me nj\u00eb krijim mitesh shqiptare, t\u00eb cilat sipas tij, d\u00ebshmojn\u00eb se asnj\u00eb penges\u00eb dhe shkat\u00ebrrim gjat\u00eb historis\u00eb nuk mundi t\u00eb shuante palcin gjallnues t\u00eb rodit ton\u00eb. Q\u00ebllimi tjet\u00ebr i botimit t\u00eb k\u00ebsaj simfonie valvit\u00ebse fjal\u00ebsh fantastike, sipas autorit, ishte \u201cp\u00ebr t\u00eb ndjell\u00eb agime ma t\u00eb k\u00ebthjellta popullit shqiptar\u201d, n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Kur fliste e shkruante p\u00ebr Shqip\u00ebri, Ernest Koliqi nuk kishte n\u00eb mend vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb e kufijve t\u00eb sot\u00ebm, por nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb p\u00ebrfshinte shqiptar\u00ebt e t\u00eb gjitha trojeve autoktone n\u00eb Ballkan. Nep\u00ebrmjet tre poet\u00ebnve imagjinar\u00eb n\u00eb \u201cSymfonin\u00eb e Shqipevet\u201d, ai shpreh\u00eb besimin e tij n\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri e cila megjith\u00eb, \u201cerr\u00ebsit\u00eb e nat\u00ebs\u201d &#8212; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky besim n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb kombin shqiptar mungonte n\u00eb koh\u00ebn e tij dhe disa mund t\u00eb thon\u00eb se mungon edhe n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme \u2013 ai prapseprap shpreson dhe beson se virtytet e m\u00ebdha t\u00eb kombit shqiptar, do t\u2019i mbeten trash\u00ebgimi brezave t\u00eb tanish\u00ebm dhe t\u00eb ardh\u00ebsh\u00ebm an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, duke shprehur besimin e tij me tre poet\u00ebnit e \u201cSymfonis\u00eb s\u00eb Shqipevet\u201d p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb dhe me drejt\u00ebsi, n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim dhe hare, drejt agimeve t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb drejta, duke deklaruar se:<\/p>\n<p><strong>&#8220;BESOJM\u00cb n\u00eb Shqipni edhe n\u00eb virtytet e mshefta q\u00eb ruen gjaku illyro-thrak i bijve t\u00eb saj.<\/strong><br \/>\n<strong>BESOJM\u00cb n\u00eb misjonin e nalt\u00eb q\u00eb Perendia, si\u00e7 do kombit n\u00eb bot\u00eb, i sh\u00ebnjoi edhe kombit t\u00eb vog\u00ebl shqiptar, mot e sot n\u00eb vallen e shekujve t\u00eb palindun.<\/strong><br \/>\n<strong>BESOJM\u00cb n\u00eb v\u00ebllaznimin e madh t\u00eb Shiptar\u00ebve q\u00eb tue u forcue, ka me i falun fisit t&#8217;on\u00eb agime ma t\u00eb drejta.<\/strong><br \/>\n<strong>BESOJM\u00cb n\u00eb pun\u00ebn e Shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebllaznuem e n\u00eb lumnin\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t&#8217;i sjell\u00eb kombit parmenda e bujkut, veli i detarit, penda e dijetarit, kullma e farkatarit, buza e poetit, spata e druvarit, m\u00ebsimi i fetarit, kur k\u00ebto t\u00eb l\u00ebvizin e t\u00eb kumbojn\u00eb tue veprue n&#8217;emnat e ngjitun e t\u00eb pandam\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb e t\u00eb Shqipnis\u00eb.<\/strong><br \/>\n<strong>BESOJM\u00cb n\u00eb fisnikin\u00eb e gojdhanave st\u00ebrgjyshore dhe n\u00eb lulzimin e ri t\u00eb k\u00ebtyne, nd\u00ebr breznina q\u00eb ecin prej territ kah drita.<\/strong><br \/>\n<strong>BESOJM\u00cb n\u00eb Flamur t&#8217;on\u00eb edhe n\u00eb frytin e vuejtjeve q\u00eb p\u00ebr T\u00eb u bajten n\u00eb dobin\u00eb e gjakut, q\u00eb p\u00ebr T\u00eb u derdh.<\/strong><br \/>\n<strong>BESOJM\u00cb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb v\u00ebllaznore q\u00eb Flamuri i Shqipnis\u00eb ka me sugurue tue rrah i lir\u00eb n\u00eb qiejt q\u00eb presin diella ma t\u00eb ndritsh\u00ebm and&#8217;e kand n&#8217;at\u00eb tok\u00eb, ku na p\u00ebrkundi n\u00eb djep kanga e nji nane arbnore dhe n\u00eb gji t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shpresojm\u00eb me u dhan\u00eb pushim k\u00ebtyne esht\u00ebnave t\u00eb lodhun.&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb 40-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb Ernest Koliqit kujtojm\u00eb nj\u00ebrin prej pjes\u00ebtarve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb nj\u00eb \u201c\u00e7ete t\u00eb re\u201d t\u00eb shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb kombit shqiptar t\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar, t\u00eb cil\u00ebt ka shkruar ai, mendonin se vet\u00ebm duke njohur vetveten dhe duke zbuluar vlerat etnike dhe duke zgjuar fuqit\u00eb e fshehta n\u00eb gjirin e thell\u00eb t\u00eb kombit shqiptar, mund t\u00eb p\u00ebrgatitej sheshi p\u00ebr rind\u00ebrtimin e atdheut mbi themele t\u00eb sh\u00ebndosha drejt\u00ebsie dhe lirie. \u201cSymfonija e Shqipevet\u201d, thot\u00eb vet\u00eb Koliqi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poemth q\u00eb nuk p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb \u201ck\u00ebndue lavdit\u00eb e motshme\u201d n\u00eb koh\u00ebt e sot\u00ebme, me shpres\u00eb dhe me lutje \u201cp\u00ebr nji ngadh\u00ebnjim t\u00eb ndiesis\u00eb s\u00eb v\u00ebllaznimit arbnuer\u201d t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb t\u00eb atdheut, sidomos p\u00ebr shqiptar\u00ebt e brezit t\u00eb sot\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb historis\u00eb vendimesh shp\u00ebtimtare dhe historike p\u00ebr kombin shqiptar, t\u00eb cilin ai e donte shum\u00eb dhe t\u00eb cilit ia kushtoi gjith\u00eb jet\u00ebn dhe veprat. I vetdijsh\u00ebm ndaj historis\u00eb kobzez\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb historis\u00eb, autori pranon se ndjesit\u00eb e tija p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur p\u00ebr kombin shqiptar, mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\u00eb krenare e shprehur me trajta letrare t\u00eb ekzagjeruara, dhe i k\u00ebrkon m\u00eb n\u00eb fund fund lexuesit se \u201cN\u00ebqoftse nuk i p\u00eblqen trajta\u201d e paraqitjes s\u00eb k\u00ebtij poemthi, at\u00ebher\u00eb i lutet lexuesit q\u00eb \u201cT\u00eb mos p\u00ebrbuzet ndiesia q\u00eb m\u00eb nxiti me ia hy hartimit t\u00eb k\u00ebtij poemthi. Kaq mujta, kaq bana\u201d, p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr trajt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet\u00eb autori, un\u00eb si lexues nuk mund t\u00eb gjykoj\u00eb pasi nuk kam p\u00ebrgatitjen as aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb nga nj\u00eb letrar i k\u00ebtij kalibri, por p\u00ebr ndjenjat atdhetare t\u00eb Ernest Koliqit un\u00eb nuk kam asnj\u00eb dyshim. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lexuar shkrimet dhe veprat e tija. Mendoj se \u00ebsht\u00eb me vend q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 40-vjetor t\u00eb vdekjes s\u00eb Ernest Koliqit ka ardhur koha q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos p\u00ebrbuzen ndjesit\u00eb e tija atdhetare, por q\u00eb vepra e tij t\u00eb studjohet dhe kontributi i tij n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb dhe n\u00eb kultur\u00ebn e kombit shqiptar t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e programeve m\u00ebsimore an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare, me q\u00ebllim r\u00ebngjalljeje t\u00eb ides\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve e cila gjat\u00eb shekullit t\u00eb kaluar u shpartallua nga influencat e ideologjive t\u00eb huaja dhe nga fqinjt\u00eb, pasojat e t\u00eb cilave fatkeqsisht shihen edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/symfonia-e-shqipevet-koliqi.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-4044 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/symfonia-e-shqipevet-koliqi.jpg\" alt=\"symfonia-e-shqipevet-koliqi\" width=\"405\" height=\"422\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/symfonia-e-shqipevet-koliqi.jpg 405w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/symfonia-e-shqipevet-koliqi-288x300.jpg 288w\" sizes=\"auto, (max-width: 405px) 100vw, 405px\" \/><\/a><em> Faqja e par\u00eb e Symfonis\u00eb s\u00eb Shqipeve, dedikuar nga vet Ernest Koliqi \u2013nj\u00eb kujtim dhe dhurat\u00eb e pa\u00e7muesh\u00ebme!<\/em><\/p>\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Me rastin e 40-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Ernest Koliqit) Nga Frank Shkreli K\u00ebt\u00eb vit jan\u00eb mbushur 40-vjet nga koha kur nd\u00ebrroi jet\u00eb Ernest Koliqi, nj\u00ebri prej shkrimtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur shqiptar\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb jetoi, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb cil\u00ebs ai e kaloi n\u00eb m\u00ebrgim, n\u00eb Rom\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, ku pat botuar edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4042,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[18,6],"tags":[],"class_list":["post-4041","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4041","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4041"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4041\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4046,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4041\/revisions\/4046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4042"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4041"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4041"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4041"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}