{"id":4039,"date":"2015-06-18T09:35:40","date_gmt":"2015-06-18T07:35:40","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4039"},"modified":"2015-06-18T09:37:47","modified_gmt":"2015-06-18T07:37:47","slug":"prioritetet-e-politikes-se-jashteme-amerikane-ndaj-ballkanit-perendimor-per-vitin-2016","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=4039","title":{"rendered":"PRIORITETET E POLITIK\u00cbS S\u00cb JASHT\u00cbME AMERIKANE NDAJ BALLKANIT PER\u00cbNDIMOR P\u00cbR VITIN 2016"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-2391 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg\" alt=\"frank-shkreli-noli\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli-300x200.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/03\/frank-shkreli-noli.jpg 450w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a>Nga Frank Shkreli<\/p>\n<p>Administrata e Presidentit Obama i ka paraqitur Kongresit prioritetet dhe planet e politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme amerikane karshi Europ\u00ebs dhe Euroazis\u00eb, pr\u00ebfshir\u00eb dhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr vitin e ardh\u00ebsh\u00ebm financiar. K\u00ebrkesa e Administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Obama p\u00ebr buxhetin e vitit 2016 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb $953.3 million\u00eb dollar\u00eb. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb ritual q\u00eb b\u00ebhet \u00e7do vit, pasi Kongresi, sipas kushtetut\u00ebs, duhet t\u00eb miratoj\u00eb buxhetin p\u00ebr financimin e shpenzimeve p\u00ebr realizimin e prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme amerikane p\u00ebr zona t\u00eb ndryshme gjeografike t\u00eb bot\u00ebs. Ndon\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i procesit dhe shum\u00eb gj\u00ebra mund t\u00eb ndryshojn\u00eb si p\u00ebrfundim i ngjarjeve n\u00eb rajon, d\u00ebshmia t\u00eb mart\u00ebn e k\u00ebsaj jave e Koordinatores s\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Ndihmat Amerikane p\u00ebr Europ\u00ebn, Euroazin\u00eb dhe Azin\u00eb Q\u00ebndrore, Alina Romanowski para N\u00ebn-Komisionit t\u00eb Kongresit q\u00eb merret me \u00e7\u00ebshtjet europiane dhe euro-aziatike &#8211;mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb tregues i p\u00ebrpar\u00ebsive t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme amerikane ndaj Europ\u00ebs dhe Euro-Azis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe ndaj vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr vitin q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaqsuesja e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit (DASH) fillimisht falenderoi an\u00ebtar\u00ebt e n\u00ebn-komisionit t\u00eb Kongresit p\u00ebr Pun\u00ebt e Europ\u00ebs dhe t\u00eb Euro-Azis\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb ligjvensit e t\u00eb dy partive &#8212; republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb \u2013 q\u00eb sipas saj i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb administrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgj\u00ebruar dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar, &#8220;Nj\u00eb Europ\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, t\u00eb lir\u00eb dhe n\u00eb paq\u00eb&#8221;. Ajo u tha ligjv\u00ebnsve se p\u00ebr arsye t\u00eb agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, ky vizion tani gj\u00ebndet p\u00ebrball nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb t\u00eb madh se \u00e7do her\u00eb tjet\u00ebr \u00e7&#8217;prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Ajo fal\u00ebnderoi gjithashtu kongresist\u00ebt p\u00ebr interesimin dhe vizitat e tyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Ballkanin, gj\u00eb q\u00eb tha ajo, &#8220;ka ndihmuar p\u00ebr t\u00eb siguruar aleat\u00ebt tan\u00eb atje p\u00ebr angazhimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara ndaj sovranitetit, demokracis\u00eb, paq\u00ebs dhe begatis\u00eb, si gurthemeli i interesit dhe sigurimit ton\u00eb komb\u00ebtar.&#8221;<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebsoi ndihmat e SHBA p\u00ebr Europ\u00ebn Lindore \u00e7&#8217;prej sh\u00ebmbjes s\u00eb komunizmit (me nj\u00eb vler\u00eb prej $27.5 miliard\u00eb dollar\u00ebsh) gjat\u00eb 25 viteve t\u00eb kaluara, duke th\u00ebn\u00eb se ato kan\u00eb provuar fuqin\u00eb transformuese t\u00eb SHBA-ave, n\u00eb forcimin e liris\u00eb, siguris\u00eb dhe t\u00eb begatis\u00eb an\u00eb e mban\u00eb nj\u00eb rajoni q\u00eb ishte mb\u00ebrthyer nga totalitarizmi, armiq\u00ebsit\u00eb ideologjike dhe nga shkat\u00ebrrimi ekonomik. Ajo vuri n\u00eb dukje se \u00e7\u2019prej vitit 1990, 12 prej vendeve ish-komuniste q\u00eb merrnin ndihma gjat\u00eb asaj periudhe, tani jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe 11 prej tyre b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shtoi Koordinatorja e DASH p\u00ebr Ndihmat Amerikane p\u00ebr Europ\u00ebn, Euroazin\u00eb dhe Azin\u00eb Q\u00ebndrore, Alina Romanowski, 11 prej vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Q\u00ebndrore q\u00eb dikur\u00eb merrnin ndihma amerikane, tashti ato japin ndihm\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb tregjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, vendeve n\u00eb nevoj\u00eb nga Ukraina e deri n\u00eb Afganistan.<\/p>\n<p>Por megjith\u00eb sukseset e dukshme t\u00eb \u00e7erek shekullit t\u00eb kaluar n\u00eb Europ\u00eb, zyrtarja e lart\u00eb e DASH i tha Kongresit se, harta e nj\u00eb Europe &#8220;t\u00eb lir\u00eb, demokratike dhe e bazuar n\u00eb tregje t\u00eb lira&#8221;, nuk \u00ebsht\u00eb ende e plot\u00eb. &#8220;Korrupcioni, papun\u00ebsia e lart\u00eb, zmbrapsjet n\u00eb zhvillimet demokratike, shtypja e medias, tensionet etnike dhe konfliktet e tejzgjatura prekin gjithnj\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb k\u00ebtij rajoni.&#8221; Ajo posa\u00e7\u00ebrisht theksoi influenc\u00ebn e rrezikshme t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, si nj\u00eb prej faktor\u00ebve q\u00eb po pengon antar\u00ebsimin e k\u00ebtyre vendeve n\u00eb Bashkimin Europian dhe n\u00eb NATO, duke sjellur si shembull kriz\u00ebn e fundit politike n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Alina Romanowski p\u00ebrq\u00ebndroi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kumtes\u00ebs s\u00eb saj para Kongresit, duke folur p\u00ebr ndihmat dhe politik\u00ebn e SHBA-ve ndaj Ukrain\u00ebs, nd\u00ebrsa theksoi p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkelur dhe zhdukur vlerat mbi t\u00eb cilat jan\u00eb bazuar marr\u00ebdh\u00ebnjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, por ajo nuk mungoi t\u00eb fliste edhe p\u00ebr prioritet e politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme amerikane me vendet e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Ajo i tha Kongresit se nd\u00ebrsa SHBA jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr integrimin e k\u00ebtij rajoni n\u00eb organizmat Euro-Atlantike, &#8220;Ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb tu ofrojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb aspirojn\u00eb zbatimin e standardeve Euro-Atlantike, ndihm\u00ebn politike, ekonomike dhe morale n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t&#8217;ju bashkuar k\u00ebtyre organizmave.&#8221; Ajo u tha ligjv\u00ebnsve amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt eventualisht duhet t\u00eb miratojn\u00eb fondet ndihmes\u00eb p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor se, &#8220;Ndihmat e SHBA-ave do t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen n\u00eb b\u00ebrjen e reformave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar antar\u00ebsimin e tyre n\u00eb Bashkimin Europian, dhe n\u00eb zbatimin e marrveshjeve p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnjeve midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs&#8221;, nd\u00ebr t\u00eb tjera. Ajo theksoi gjithashtu se, &#8220;N\u00eb Kosov\u00eb, ndihmat tona jan\u00eb nj\u00eb investim i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb demokracie me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb multi-etnike, ku t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj kan\u00eb besim n\u00eb qeverin\u00eb e vet dhe ku siguria e pajisjes me energji \u00ebsht\u00eb e garantuar.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb buxhetin p\u00ebr ndihmat e jash\u00ebtme q\u00eb po i k\u00ebrkohet Kongresit p\u00ebr miratim p\u00ebr vitin e ardh\u00ebsh\u00ebm, p\u00ebrfshihen edhe projektet n\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe ndihmat p\u00ebr organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb mbar\u00eb rajonin, si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupcionin. Koordinatorja e DASH p\u00ebr Ndihmat Amerikane p\u00ebr Europ\u00ebn, Euroazin\u00eb dhe Azin\u00eb Q\u00ebndrore, Alina Romanowski, p\u00ebrmendi Shqip\u00ebrin\u00eb si shemb\u00ebll, ku ne tha ajo, &#8220;Jemi duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb projekt n\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb i cili ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shtoj\u00eb transparenc\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, me instalimin e mjeteve p\u00ebr in\u00e7izimin e procedimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb gjykatat krahinore dhe n\u00eb ato t\u00eb apelit an\u00eb e mban\u00eb vendit&#8221;, theksoi ajo. Por, zyrtarja e lart\u00eb e DASH u shpreh se ndihma t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb ken\u00eb sukses pa mb\u00ebshtetjen politike n\u00eb radh\u00ebt e qeverive, t\u00eb shoq\u00ebrive civile dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre vendeve. Ne, vazhdoi ajo, jemi duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb pengojm\u00eb prirjet n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb rajon q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i, &#8220;mbyllur hap\u00ebsir\u00ebn pluralizmit politik, debateve publike dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb&#8221;. N\u00eb nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh vendesh n\u00eb Europ\u00eb dhe Euroazi, theksoi Alina Romanowski, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb ndrysh\u00ebm politik\u00eb kan\u00eb kufizuar hap\u00ebsir\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb medias s\u00eb pavarur, me q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;u mbyllur goj\u00ebn kritik\u00ebve dhe n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebthyer mb\u00ebshtetjen publike n\u00eb favor t\u00eb tyre. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00ebnvijoi ajo, &#8220;Ndihmat tona kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb aft\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb angazhohen me qeverit\u00eb e tyre, qoft\u00eb nep\u00ebrmjet organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, qoft\u00eb nep\u00ebrmjet medias s\u00eb pavarur, sektorit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ose nep\u00ebrmjet aktiviteteve t\u00eb partive politike demokratike&#8221;. Shtetet e Bashkuara, theksoi zyrtarja e DASH, mb\u00ebshtesin organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe median e pavarur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato p\u00ebrpiqen t\u00eb informojn\u00eb publikun dhe t\u00eb hedhin pak drit\u00eb mbi sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet demokracia dhe qeverisja e mir\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, ajo foli edhe p\u00ebr ndihm\u00ebn ushtarake t\u00eb SHBA-ave, &#8220;n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, t\u00eb mbrojtjes, t\u00eb modernizimit ushtarak, t\u00eb doktrin\u00ebs dhe taktikave ushtarake amerikane si edhe p\u00ebr bashkpunimin dhe bashkveprimin e forcave ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe NATO-s.&#8221; \u00cbsht\u00eb interesant fakti se duke folur p\u00ebr ndihmat dhe bashkpunimin n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, Koordinatorja e DASH p\u00ebr Ndihmat Amerikane p\u00ebr Europ\u00ebn, Euroazin\u00eb dhe Azin\u00eb Q\u00ebndrore, Alina Romanowski, p\u00ebrmendi Kosov\u00ebn nd\u00ebr vendet ku, tha ajo, &#8221; Shtetet e Bashkuara do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb investime strategjike n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me Aleat\u00ebt dhe me partner\u00ebt tan\u00eb, kryesisht me Polonin\u00eb, Rumanin\u00eb, Bullgarin\u00eb, me Kosov\u00ebn dhe shtetet Baltike&#8221;.<\/p>\n<p>Ajo theksoi edhe kontributin e Bashkimit Europian p\u00ebr ndihmat q\u00eb i akordon vendeve t\u00eb k\u00ebtij rajoni duke th\u00ebn\u00eb se ndihmat amerikane dhe europiane p\u00ebrputhen<br \/>\nme nj\u00ebra tjetr\u00ebn dhe se t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb duke bashkpunuar p\u00ebr t\u00eb sjellur p\u00ebrvoj\u00ebn dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira ekonomike t\u00eb vendeve ish komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Q\u00ebndrore dhe Lindore, n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e vendeve post-sovjetike.<\/p>\n<p>Koordinatorja e DASH p\u00ebr Ndihmat Amerikane p\u00ebr Europ\u00ebn, Euroazin\u00eb dhe Azin\u00eb Q\u00ebndrore, Alina Romanowski p\u00ebrfundoi d\u00ebshmin\u00eb e saj para N\u00ebn-Komisionit t\u00eb Kongresit p\u00ebr Pun\u00ebt Europiane dhe Euro-Aziatike, duke th\u00ebn\u00eb se, &#8220;Ndihmat tona kan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar jet\u00ebn e miliona njer\u00ebzve dhe se buxheti i k\u00ebrkuar p\u00ebr vitin q\u00eb vjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vazhdim i k\u00ebtij misioni&#8221; u angazhua ajo para Kongresit. &#8220;Ne&#8221;, p\u00ebrfundoi, zyrtarja e lart\u00eb e DASH, \u201cmegjith\u00eb kufizimet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet buxheti p\u00ebr ndihmat e jasht\u00ebme, zotohemi se do punojm\u00eb me zell, efektivisht dhe me imagjinat\u00eb, ashtuq\u00eb burimet financiare t\u00eb dh\u00ebna nga populli amerikan, t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb forcimit t\u00eb vlerave tona si dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb interesit ton\u00eb komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb forcuar demokracin\u00eb, stabilitetin dhe begatin\u00eb an\u00eb e mban\u00eb rajonit&#8221;, t\u00eb Europ\u00ebs dhe Euroazis\u00eb.<br \/>\nFrank Shkreli<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli Administrata e Presidentit Obama i ka paraqitur Kongresit prioritetet dhe planet e politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme amerikane karshi Europ\u00ebs dhe Euroazis\u00eb, pr\u00ebfshir\u00eb dhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, p\u00ebr vitin e ardh\u00ebsh\u00ebm financiar. K\u00ebrkesa e Administrat\u00ebs s\u00eb Presidentit Obama p\u00ebr buxhetin e vitit 2016 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb $953.3 million\u00eb dollar\u00eb. \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[12,10],"tags":[],"class_list":["post-4039","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","category-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4039"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4039\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4040,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4039\/revisions\/4040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}