{"id":40336,"date":"2025-10-21T08:05:57","date_gmt":"2025-10-21T06:05:57","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40336"},"modified":"2025-10-21T08:05:58","modified_gmt":"2025-10-21T06:05:58","slug":"at-gjergj-fishta-shqiptarine-e-kemi-bashke-apostulli-i-madh-i-vellazerimit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40336","title":{"rendered":"AT GJERGJ FISHTA: SHQIPTARIN\u00cb E KEMI BASHK\u00cb\u00a0APOSTULLI I MADH I V\u00cbLLAZ\u00cbRIMIT KOMB\u00cbTAR"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"542\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Gjergj-fishta-194x300.jpg 194w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>23 Tetor, 1871 \u2013 30 Dhjetor, 1940<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb dit\u00eblindjen e Poetit Komb\u00ebtar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p><em>Pothuaj \u00e7do dit\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb polarizimi politik n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb rrezikon seriozisht, jo vet\u00ebm t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe vet paq\u00ebn shoq\u00ebrore e politike, duke k\u00ebrc\u00ebnuar gjithashtu vet\u00eb demokracin\u00eb sado t\u00eb brisht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb. Mjafton t\u00eb ndjek\u00ebsh punimet n\u00eb dy parlamentet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb kuptohet se n\u00eb \u00e7far\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mjerueshme \u00ebsht\u00eb sot diskursi ose mos-diskursi politik. &nbsp;&nbsp;\u00cbsht\u00eb e pa-imagjinueshme p\u00ebr mua q\u00eb pas 35-vjet\u00ebve t\u00eb shembjes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe pothuaj 25 vjet\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, klasa politike e bot\u00ebs shqiptare, nuk ka mundur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, t\u00eb institucionalizoi nj\u00eb pajtim sadopak t\u00eb vog\u00ebl politik e komb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb bashkpunim t\u00eb rregullt midis dy partive kryesore politike t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare brenda vendit, por as n\u00eb radh\u00ebt e partive politike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, por as n\u00eb nivel komb\u00ebtar midis dy shteteve shqiptare \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. <\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mund t\u00eb m\u00eb quani naiv, ose i painformuar, ose t\u00eb citoni At Gjergj Fisht\u00ebn<\/em><em> <\/em>se historia na tregon se \u201cMa kollaj asht me mbushun nj\u00eb thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptar\u00eb!\u201d &nbsp;Kjo th\u00ebnie e Gjergj Fisht\u00ebs v\u00ebrtet\u00eb pasqyron, ashtu si historikisht, munges\u00ebn serioze t\u00eb bashk\u00ebpunimit politik dhe komb\u00ebtar nd\u00ebrpartiak midis forcave politike shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb Kombit, pasqyrojn\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet midis Tiran\u00ebs zyrtare dhe Prishtin\u00ebs zyrtare, n\u00eb ve\u00e7anti.&nbsp; Nuk ka asnj\u00eb dyshim se aktualiteti politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 pra, polarizimi i vazhduesh\u00ebm politik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, vazhdon t\u00eb rrezikoj\u00eb dhe t\u00eb minoj\u00eb, seriozisht, paq\u00ebn e sigurin\u00eb por edhe demokracin\u00eb, sado e brisht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo. Por edhet\u00eb shuaj edhe \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn shekullore t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr integrimin e Kombit shqiptar me bot\u00ebn per\u00ebndimore.&nbsp; Fishta do t\u00eb thoshte se e gjith\u00eb kjo situat\u00eb konfliktuale n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs mbar\u00eb shqiptare sot \u00ebsht\u00eb rezultat &#8212; jo i ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi nga jasht\u00eb nga vende e kombe q\u00eb, historikisht, nuk ia duan t\u00eb mir\u00ebn Kombit shqiptar &#8212; por \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb \u201crreziku t\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsh\u00ebm\u201d. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-paralajmerimi-i-at-gjergj-fishtes-kujdes-nga-rreziku-i-brendshem\/\">Frank Shkreli: Paralajm\u00ebrimi i At Gjergj Fisht\u00ebs: Kujdes nga rreziku i brendsh\u00ebm! | Gazeta Telegraf<\/a>. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrezik t\u00eb p\u00ebrbrend\u00ebsh\u00ebm, analist\u00eb dhe ente t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjat\u00eb dekadave kan\u00eb faj\u00ebsuar \u2013 p\u00ebr munges\u00ebn e liris\u00eb e t\u00eb demorkacis\u00eb &#8212; polarizimin e vazhduesh\u00ebm politik, bojkotet parlamentare t\u00eb opozit\u00ebs, t\u00eb \u201cmajta\u201d e t\u00eb \u201cdjathta\u201d p\u00ebr periudh\u00ebn kohore p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb opozit\u00eb, qoft\u00eb nga nj\u00ebra ose nga tjetra. Frika \u00ebsht\u00eb se ky polarizim politik prej dekadash tani por edhe mungesa e frym\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe kompromisit dhe mosmarrveshjet n\u00eb nivel komb\u00ebtar midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs, po i \u00e7on shqiptar\u00ebt drejt\u00eb ndonj\u00eb katastrofe t\u00eb mund\u00ebshme komb\u00ebtare me pasoja t\u00eb pa parashikueshme p\u00ebr interesat e Kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot p\u00ebr sot, nuk duket q\u00eb Kombi shqiptar t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim nga jasht\u00eb. Por p\u00ebrball k\u00ebtij polarizimi politik t\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsh\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e klas\u00ebs aktuale politike shqiptare &#8212; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 shkruante Fishta pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb &#8212; se, ndon\u00ebse \u201c<em>Ideali yn\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket pamvarsis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb Kombit shqyptar u realizue\u201d, dhe nd\u00ebrsa \u201cShteti shqyptar leu\u201d, ai shtron pyetjen: \u201cPo mir\u00eb: por a jeton? A rritet Kombi shqiptar\u201d.&nbsp;Sot, n\u00eb dit\u00eblindjen e tij (23 Tetor 1871) Fishta b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje, nd\u00ebrsa palajm\u00ebron klas\u00ebn aktuale politike shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi se rreziku ndaj interesave t\u00eb Kombit \u2013mbrpjtjes s\u00eb &nbsp;pavar\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb dhe demokracis\u00eb &#8212; nuk vjen, domosdoshm\u00ebrisht, nga armiq\u00ebt e shqiptar\u00ebve, por nga nj\u00eb rrezik i p\u00ebrbrendsh\u00ebm. \u201c\u2026Qe, pra, se kush jan\u00eb rreziku ma i madh i Shqypnis\u00eb: vagabondat, sallahanat, rruga\u00e7at. Por, megjithk\u00ebte, k\u00ebta njer\u00ebz, k\u00ebta mikrobe t\u00eb kombit, jo ve\u00e7 se po kan\u00eb sy e faqe me lyp\u00eb, por edhe po munden sot me shpresue t\u00eb hyn\u00eb nd\u00ebr zyra t\u00eb shtetit shqyptar e me marr\u00eb, madje, rrogat ar. Po a p\u00ebrnjimend se, p\u00ebr me ushqye e me majt\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb posht\u00ebr, tregtari yn\u00eb do t\u00eb thith\u00eb miazmat e dugajave e t\u00eb sokaqeve, bulku yn\u00eb do ta mbaj\u00eb kryet n\u00eb g\u00ebrshan\u00eb gjat\u00eb shtigjeve t\u00eb v\u00ebshtira? E po ku jemi na, o Zot? A p\u00ebrnjimend se edhe kuptimi i burr\u00ebnis\u00eb asht harrue n\u00eb k\u00ebte dhe, q\u00eb njer\u00ebzve kaq t\u00eb posht\u00ebr po u delka me u ushqye me djers\u00eb \u2013 me gjak \u2013 t\u00eb Kombit shqyptar\u2026?<\/em><em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Natyrisht se gjendja aktuale politike n\u00eb radh\u00ebt e shqiptar\u00ebve sot, me dy shtete t\u00eb pavarura n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, \u00ebsht\u00eb ndryshe nga gjendja politike e shqiptar\u00ebve n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX &#8212; menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shkruar At Gjergj Fishta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p<\/em>olarizimi politik dhe mungesa e frym\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe kompromisit politik n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve, por edhe mosmarrveshjet e turpshme n\u00eb vazhdim, n\u00eb nivel komb\u00ebtar, midis Tiran\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs zyrtare, rrezikon t\u2019i \u00e7oj\u00eb shqiptar\u00ebt drejt\u00eb ndonj\u00eb katastrofe t\u00eb mund\u00ebshme komb\u00ebtare me pasoja t\u00eb pa parashikueshme. Por ideali kryesor komb\u00ebtar nuk ka ndryshuar megjith dallimet politike sot: Shqiptarin\u00eb e kemi bashk, ka ngulur k\u00ebmb\u00eb At Gjergj Fishta.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cV\u00ebrtet\u00eb kemi Bajram e Pashk\u00eb, por Shqiptarin\u00eb e kemi bashk\u00eb!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Fishta nuk ishte naiv, i dinte mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashktat por edhe dallimet: intrigat dhe ndryshimet politike, fetare, krahinore e t\u00eb tjera midis shqiptar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, por megjithk\u00ebt\u00eb besonte me ngulm se, mbi t\u00eb gjitha, dhe megjith\u00eb ndryshimet e koh\u00ebs midis shqiptar\u00ebve, bijt\u00eb e SHQIP\u00cbS besonin se, \u201cShqiptarin\u00eb e kemi bashk\u00eb\u201d, dhe sipas tij, kjo e p\u00ebrbashk\u00ebt do t\u00eb mjaftonte q\u00eb Shqip\u00ebria dhe Kombi shqiptar t\u00eb rilind, t\u00eb b\u00ebhej dhe t\u00eb rritet. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Drejt k\u00ebti q\u00ebllimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs komb\u00ebtar, At Gjergj Fishta &#8212; n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb lindjes i b\u00ebn thirrje klas\u00ebs politike shqiptare, an\u00eb e mban\u00eb trojeve iliro-arb\u00ebrore, q\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb tij, se Shqiptarin\u00eb e kemi bashk\u00eb, at\u00ebher\u00eb kjo klas\u00eb politike, sa m\u00eb par\u00eb dhe urgjentisht t\u00eb zgjohet nga gjumi, duke vepruar mbi interesat personale e partiake, dhe t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb bashkpunoj\u00eb n\u00eb realizimin e interesave komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, duke ofruar drejtime t\u00eb reja strategjike p\u00ebr Kombin, nep\u00ebrmjet nj\u00eb bashkpunimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb partive politike, enteve publike dhe organizmave t\u00eb tjera shoq\u00ebrore,p\u00ebrpara se gj\u00ebndja aktuale e polarizimit politik n\u00eb radh\u00ebt e partive politike t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb interesat e Kombit dhe t\u00eb ngadalsoj\u00eb ose t\u00eb prish\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e procesit p\u00ebr integrimin e plot\u00eb politik, ekonomik dhe ushtarak t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs n\u00eb radh\u00ebt e bot\u00ebs perendimor aty ku e ka vendin.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNuk asht\u00eb mjaft\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ba Shqypnia; duhet ta mbajm\u00eb\u201d, ka paralajm\u00ebruar At Gjergj Fishta.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>23 Tetor, 1871 \u2013 30 Dhjetor, 1940 N\u00eb dit\u00eblindjen e Poetit Komb\u00ebtar Nga Frank Shkreli Pothuaj \u00e7do dit\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb polarizimi politik n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb rrezikon seriozisht, jo vet\u00ebm t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb shqiptar\u00ebve por edhe vet paq\u00ebn shoq\u00ebrore e politike, duke k\u00ebrc\u00ebnuar gjithashtu vet\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6162,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40336","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40336"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40336\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40339,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40336\/revisions\/40339"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/6162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}