{"id":40325,"date":"2025-10-16T08:50:38","date_gmt":"2025-10-16T06:50:38","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40325"},"modified":"2025-10-16T08:52:03","modified_gmt":"2025-10-16T06:52:03","slug":"diplomati-austriak-i-perkushtuar-ndaj-ceshtjes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40325","title":{"rendered":"Diplomati austriak i p\u00ebrkushtuar\u00a0 ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"221\" height=\"339\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Teodor-Ipen.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Teodor-Ipen.jpg 221w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Teodor-Ipen-196x300.jpg 196w\" sizes=\"auto, (max-width: 221px) 100vw, 221px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>\u00a0Teodor Ippeni me veshtje komb\u00ebtare shqiptare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Annelise Wernicke, Teodor Ipen dhe Shqip\u00ebria n\u00eb Fokusin e Perandoris\u00eb Austrohungareze, Plejad, Tiran\u00eb, 2012<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb shek.XIX konsuj t\u00eb ndrysh\u00ebm si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve europiane p\u00ebrve\u00e7 misionit t\u00eb tyre profesional kan\u00eb shfryt\u00ebzuar q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn&nbsp; etnogjeografike shqiptare edhe p\u00ebr t\u00eb publikuar sh\u00ebnimet dhe p\u00ebrshkrimet e udh\u00ebtimeve t\u00eb tyre, q\u00eb jan\u00eb m\u00eb vler\u00eb shum\u00ebdimensionale p\u00ebr bot\u00ebn shqiptare. Cekim m\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Johann Georg von Hanh, konsulli i Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb Janin\u00eb, A.Degrand, konsulli francez n\u00eb Shkod\u00ebr, H.Hecquard, konsulli francez n\u00eb Shkod\u00ebr, F.C.H.L. Pouqueville, konsulli francz n\u00eb Janin\u00eb, L.S.Leake, konsulli anglez n\u00eb Janin\u00eb, L.S.Jastrebov, konsulli rus n\u00eb Prizren etj. N\u00eb plejaden e personalitet\u00ebve t\u00eb tilla b\u00ebn pjes\u00eb edhe Theodor Ippen(1861-1935), ish konsull i Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr(1897-1904), ku p\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebrbimit diplomatik ka qen\u00eb i p\u00ebrkushtuar edhe &nbsp;p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje mbi jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e personalitet\u00ebve t\u00eb ndryshme n\u00eb mjediset p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb botuar studime e botime t\u00eb ve\u00e7anta, duke vler\u00ebsuar angazhimin e tyre shoq\u00ebror dhe profesional. Por, jo t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb fat t\u00eb till\u00eb, sepse ka edhe p\u00ebrjashtime ku i till\u00eb ishte Theodor Ippen, i cili pavar\u00ebsisht s\u00eb ishte diplomat me autoritet i perandoris\u00eb, pas vdekj\u00ebs s\u00eb tij ka munguar interesimi i institucion\u00ebve dhe studiuesve t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb trajtuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebrjashtim b\u00ebn <em>Annelise Wernicke<\/em>, e cila 32 vite pas vdekj\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb vitin 1967, botoi monografin\u00eb &nbsp;<em>Theodor Anton Ippen, Wiesbaden, 1967<\/em><strong><em>,<\/em><\/strong><em> <\/em>duke qen\u00eb e vetm\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona, nd\u00ebrsa n\u00eb shqip na vjen me titull&nbsp;&nbsp;&nbsp; <em>Teodor Ipen dhe Shqip\u00ebria n\u00eb Fokusin e Perandoris\u00eb Austrohungareze, Plejad, Tiran\u00eb, 2012<\/em>, p\u00ebrkthyer nga gjermanishtja nga Eridan Imami.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim autorja prezanton biografin\u00eb e Ipenit, duke vazhduar me&nbsp; aktivitetin e tij si konsull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb Shkod\u00ebr(1897-1904) dhe si k\u00ebshilltar i Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, duke e p\u00ebrmbyllur me &nbsp;veprimtarin\u00eb e &nbsp;tij shkencore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Diplomacia si mision jet\u00ebsor<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ipeni ka lindur m\u00eb 29 n\u00ebntor 1861 n\u00eb Sezmice t\u00eb Bohemis\u00eb e cila at\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb Austro-Hungaris\u00eb. Ndon\u00ebse rridhte prej nj\u00eb familje me origjin\u00eb hebreje, ai<\/p>\n\n\n\n<p>\u00ebsht\u00eb pag\u00ebzuar si katolik. Pasi ka p\u00ebrfunduar gjimnazin n\u00eb Prag\u00eb, ka ndjekur studimet universitare p\u00ebr orientalistik\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Vjen\u00ebs, ku u diplomua n\u00eb vitin 1884.Qysh gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimeve ai ka filluar p\u00ebrgatitjen e tij ushtarake, duke marr\u00eb graden Leitnant n\u00eb rezerv\u00eb. Ishte njoh\u00ebs i gjuh\u00ebve t\u00eb huaja si \u00e7ekisht, rusisht, frengjisht dhe gjermanisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve, ai dhame sukses provimin konsullor, duke fituar grad\u00ebn e ndihm\u00ebskonsullit, m\u00eb 4 shtator 1884, ku m\u00eb pas&nbsp; u vendos n\u00eb Shkod\u00ebr, ku nga viti 1885, ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb konsullat\u00ebn austro-hungareze. Por k\u00ebtu nuk q\u00ebndroj gjat\u00eb sepse n\u00eb vitin 1887 &nbsp;\u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Plevle, duke z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar konsullin austro-hungarez Ritter von Mayer. Gjat\u00eb qendrimit n\u00eb Plevle udh\u00ebtoj n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb vendit, ku p\u00ebrshtypjet e udh\u00ebtimeve t\u00eb tilla t\u00eb cilat kishin t\u00eb b\u00ebnin&nbsp; kryesisht me gjeografin\u00eb e etnografin\u00eb i ka botuar n\u00eb librin \u201cNovi Pazar und Kosova\u201d(Novipazari dhe Kosova) n\u00eb vitin 1892.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1891 Ipen transferohet si&nbsp; nenkonsull n\u00eb Konsullat\u00ebn e Konstatinopj\u00ebs, ku si njoh\u00ebs i mir\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me shqiptar\u00ebt kreu atje edhe funksionin e k\u00ebshilltarit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shqiptare. Me pas n\u00eb vitin 1894 u em\u00ebrua nga Ministria e Jashtme, konsull n\u00eb Jerusalem. Nd\u00ebrsa nga viti 1897-1904 ka qen\u00eb konsull i Perandoris\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.&nbsp; Me pas n\u00eb vitin 1911 pun\u00ebsohet n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme, ku nga dhjetori 1912-gusht 1913 ka qen\u00eb k\u00ebshilltar politik n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore Ipeni \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb frontin jugper\u00ebndimor n\u00eb Itali t\u00eb Veriut, nd\u00ebrsa me krijimin e Republik\u00ebs s\u00eb par\u00eb austriake ishte nder funksionar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, duke luajtur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr rolin e ministrit gjat\u00eb bisedimeve&nbsp; p\u00ebr paqe n\u00eb vitin 1920. N\u00eb vitin 1921 del n\u00eb pension, por ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb aktiv n\u00eb \u201cKomisionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Danubin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Vdiq me 31 janar 1935 n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Konsullata n\u00eb Shkod\u00ebr me mision t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb \u00e7\u00ebshtja shqiptare ishte n\u00eb fokusin e Perandoris\u00eb Austro-Hungareze, d\u00ebshmohet n\u00eb vitin 1896, kur Ministria e Jashtme ndermori nj\u00eb aksion energjik lidhur me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke nxitur nj\u00eb plejad\u00eb studiuesish si historian\u00eb, gjeograf\u00eb, etnograf\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, arkeolog\u00eb etj. q\u00eb t\u00eb merren me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ajo ndikoj q\u00eb t\u00eb botohen gramatika e fjalor t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, t\u00eb shkollohen student\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, Grac e Insbruk, t\u00eb p\u00ebrkrahin deri edhe p\u00ebrcaktimin e alfabetit t\u00eb shqip\u00ebs, ose si gjuh\u00eb zyrtare t\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebto objektiva, asaj i nevojitej nj\u00eb konsullat\u00eb m\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me individ\u00eb qe njihnin mir\u00eb rrethanat shqiptare, vendin, popullin e gjuh\u00ebn shqipe. Pik\u00ebrisht i till\u00eb ishte Teodor Ipeni i cili nga viti 1897-1904, ishte &nbsp;konsull i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Perandoris\u00eb Austro-Hungareze n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai nuk po niste nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb panjohur, sepse nga viti 1884-1887, kishte qen\u00eb i aktivizuar si punonj\u00ebs i k\u00ebsaj konsullate. N\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari Ipeni \u00ebsht\u00eb ballafaquar m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe intriga t\u00eb pushtetit t\u00eb koh\u00ebs, duke d\u00ebshmuar p\u00ebrkushtim profesional dhe guximin personal, n\u00eb favor t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb perandoris\u00eb qe e p\u00ebrfaq\u00ebsonte por edhe t\u00eb identitetit komb\u00ebtar shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>K\u00ebshilltar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb angazhimit, p\u00ebrvoj\u00ebs e profesionalizmit t\u00eb d\u00ebshmuar nga n\u00ebntori i vitit 1911 punon n\u00eb Ministrin\u00eb e&nbsp; Jashtme n\u00eb Vjen\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga tetori i vitit 1912 shp\u00ebrthyen luft\u00ebrat ballkanike t\u00eb cilat si mision kishin pushtimin e aneksimin e viseve t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs etnogjeografike&nbsp; shqiptare, nd\u00ebrsa nga 17 dhjetori i k\u00ebtij viti filloj punimet Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr ku u vendos fati i Shqip\u00ebris\u00eb, Ipeni&nbsp; ishte n\u00eb rolin e k\u00ebshilltarit ambasadorit austriak kontit Mensdorff, nd\u00ebrsa minist\u00ebr i jasht\u00ebm &nbsp;ishte z.Berthold. Dhe k\u00ebt\u00eb rol(dhjetor 1912-gusht 1913) ai e ka luajtur m\u00eb s\u00eb miri se n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes&nbsp; e guximit t\u00eb d\u00ebshmuar&nbsp; duke&nbsp; dh\u00ebn\u00eb informacioone t\u00eb nevojshme&nbsp; n\u00eb lidhje mbi&nbsp; shtrirjen e vendbanimeve dhe popullsis\u00eb shqiptare ku kishte p\u00ebrgatitur&nbsp; enkas&nbsp; edhe&nbsp; hartat gjeo-demografike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai n\u00eb ve\u00e7anti&nbsp; \u00ebsht\u00eb angazhuar p\u00ebr p\u00ebrfshirj\u00ebn e Shkodr\u00ebs brenda&nbsp; shtetit t\u00eb ri-Shqip\u00ebris\u00eb, e gjithashtu edhe t\u00eb Gjakov\u00ebs e Dibr\u00ebs, por fatkeq\u00ebsisht n\u00eb saj\u00eb t\u00eb intrigave t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha ata mbet\u00ebn jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Njihet tashme&nbsp; roli dhe angazhimi i Austro-Hungaris\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, ku duke iu falenderuar atyre&nbsp; ndon\u00ebse e cunguar \u00ebsht\u00eb kjo hart\u00eb politike e shtetit shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb Ipeni ishte i vetmi specialist&nbsp; dhe njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, nd\u00ebrsa t\u00eb gjith\u00eb&nbsp; pjes\u00ebmarr\u00ebsit&nbsp; tjer\u00eb&nbsp; kan\u00eb qen\u00eb politikan\u00eb ose diplomat, q\u00eb vepronin sipas diktat\u00ebve politike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Veprimtaria shkencore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb qendrimit si konsull i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Austro-Hungaris\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 aktivitetit p\u00ebr t\u00eb zbatuar politik\u00ebn austriake, konsulli Ipen nuk ishte statik, por ka udh\u00ebtuar &nbsp;ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb viset veriore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, udh\u00ebtime q\u00eb ndikuan tek ai p\u00ebr t\u00eb thelluar njohurit&nbsp; dhe simpatin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe popullin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne udh\u00ebtimet e tilla ai &nbsp;ka mbledhur sh\u00ebnime ku me pas i ka botuar n\u00eb revista apo botime t\u00eb ve\u00e7anta. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb kontributit t\u00eb till\u00eb ai me t\u00eb drejt\u00eb &nbsp;&nbsp;cil\u00ebsohet edhe si albanolog, q\u00eb d\u00ebshmohet p\u00ebrmes botimeve shkencore si\u00e7 jan\u00eb: \u201c<em>Rr\u00ebnoja t\u00eb kishave t\u00eb vjetra n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em>\u201d (1899); \u201c<em>Monumente t\u00eb vjetra n\u00eb Shqip\u00ebri<\/em>\u201d<em>&nbsp;<\/em>(1900); \u201cShcypnia : t&#8217;gnoftm\u00e9 dh\u00e9shkrimtar\u00e9 : t&#8217;shtumuna e t&#8217;nnr\u00e9cuna\u201d (1902); \u201c<em>P\u00ebrmendore t\u00eb grupmoshave t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d&nbsp;<\/em>(1907); \u201c<em>Shkodra dhe sip\u00ebrfaqja bregdetare e Shqip\u00ebris\u00eb veriore\u201d&nbsp;<\/em>(1907); \u201c<em>Malet e Shqip\u00ebris\u00eb veri-per\u00ebndimore\u201d&nbsp;<\/em>(1908); \u201c<em>Krahina e Shpatit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Mesme\u201d&nbsp;<\/em>(1916); \u201cDy episode t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (1927); &nbsp;\u201c<em>Kontribut p\u00ebr historin\u00eb e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shek. XlX<\/em>\u201d (1939); \u201c<em>Shqip\u00ebria e vjet\u00ebr : studime gjeografike, etnografike, historike<\/em>\u201d (2002) etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse vepra e tij nuk paraqet ndonj\u00eb studim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, k\u00ebrkimet e tij jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebrmbajn\u00eb materiale t\u00eb \u00e7muara p\u00ebr&nbsp; hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare si n\u00eb fush\u00ebn e historis\u00eb, gjeografis\u00eb, etnografis\u00eb, arkeologjis\u00eb, ekonomis\u00eb dhe besimit fetar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ipenit, vendin q\u00eb e meriton<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm pasi t\u00eb lexohet ky lib\u00ebr kushtuar&nbsp; diplomatit dhe studiuesit austriak nuk ka dilem\u00eb se ati duhet dh\u00ebn\u00eb vendin q\u00eb e meriton tek ne shqiptar\u00ebt, duke b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb radh\u00ebn e albanolog\u00ebve t\u00eb njohur&nbsp; austro-hungarez\u00eb q\u00eb fillon me Johann Georg von Hahn e vijon me Gustav Meyer, Karl Hopf, Franz Nopsca, Milan \u0160ufflay, Gustav Weigand, Norbert Jokl etj.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 botimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me shqiptar\u00ebt dhe hap\u00ebsir\u00ebn e tyre etnogjeografike, ai nj\u00ebherit ishte i vetmi ekspert i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr(1912\/13) duke dh\u00ebn\u00eb kontributin e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb mbetjen e Shkodr\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb konsiderat\u00ebs p\u00ebr angazhimin dhe kontributin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare shqiptare&nbsp; n\u00eb vitin 1932 Mbreti i Shqiptar\u00ebve ZOGU I e dekreton me \u201c<em>Urdh\u00ebrin e Sk\u00ebnderbeut\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Por duke marr\u00eb parasysh&nbsp;&nbsp; p\u00ebrkushtimin e tij&nbsp; ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb mbas vitit 1945 e kan\u00eb mbajtur n\u00eb heshtje nj\u00eb personalitet t\u00eb till\u00eb por edhe&nbsp; pas sh\u00ebmbj\u00ebs s\u00eb&nbsp; sistemit komunist(1991) nuk kan\u00eb treguar interesimin e duhur&nbsp; p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb vendin qe e meriton, duke marr\u00eb parasysh faktin se politika e Perandoris\u00eb s\u00eb Austro-Hungaris\u00eb&nbsp; ishte vendimtare n\u00eb mbeshtetjen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nderim t\u00eb emrit dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn &nbsp;mendoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin e Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb emri i tij t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsohet n\u00eb bust, apo em\u00ebrtimi i nj\u00eb rruge apo sheshi si d\u00ebshmi e &nbsp;vler\u00ebsimit t\u00eb meritokracis\u00eb si kudo n\u00eb vendet demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Tetor&nbsp; 2025)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Teodor Ippeni me veshtje komb\u00ebtare shqiptare Annelise Wernicke, Teodor Ipen dhe Shqip\u00ebria n\u00eb Fokusin e Perandoris\u00eb Austrohungareze, Plejad, Tiran\u00eb, 2012 N\u00eb shek.XIX konsuj t\u00eb ndrysh\u00ebm si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vendeve europiane p\u00ebrve\u00e7 misionit t\u00eb tyre profesional kan\u00eb shfryt\u00ebzuar q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn&nbsp; etnogjeografike shqiptare edhe p\u00ebr t\u00eb publikuar sh\u00ebnimet dhe p\u00ebrshkrimet e udh\u00ebtimeve t\u00eb tyre, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40328,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,12],"tags":[],"class_list":["post-40325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40325"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40330,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40325\/revisions\/40330"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}