Njohja ime me bij\u00ebn e denj\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb famshme Ivanaj<\/p>\n\n\n\n
Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n
Si nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs fillore “Gjergj Kastrioti – Sk\u00ebnderbeu”, n\u00eb fshatin Stepoh t\u00eb Trieshit, d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr familjen e famshme Ivanaj. Trieshian\u00ebt e moshuar thon\u00eb se familja Ivanaj ishte nj\u00eb familje e madhe me rreth 50-70 an\u00ebtar\u00eb. M\u00ebsuesit e mi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe baban\u00eb tim, n\u00eb bisedat e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familje ve\u00e7uan v\u00ebllez\u00ebrit Martin dhe Mirash Ivanajn (Ujkaj), duke mos e harruar as Nikoll\u00eb Ivanajn. Trieshian\u00ebt at\u00ebher\u00eb, sot dhe gjithmon\u00eb mburren, krenohen dhe e lavd\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb familje nga B\u00ebkajt e Trieshit, e cila u detyrua t\u00eb shp\u00ebrngulej n\u00eb Podgoric\u00eb rreth vitit 1882. Babai i Martin dhe Mirash Ivanajt, Dod\u00eb Ivani, s\u00eb bashku me v\u00ebllain Lek\u00ebn, u shp\u00ebrngul\u00ebn me familjet e tyre n\u00eb Podgoric\u00eb rreth vitit 1882, sepse pushtuesit turq i p\u00ebrndoq\u00ebn politikisht dhe i d\u00ebnuan me vdekje.
\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet fakti se, megjith\u00ebse v\u00ebllez\u00ebrit Ivanaj lind\u00ebn n\u00eb Podgoric\u00eb, ku filluan t\u00eb m\u00ebsonin gjuh\u00ebn sllave, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, ata vazhduan arsimin e mes\u00ebm n\u00eb Beograd, sepse n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk kishte nj\u00eb nivel t\u00eb till\u00eb arsimimi, dhe i p\u00ebrfunduan studimet universitare n\u00eb Rom\u00eb (Itali). Ata kishin njohuri nga prind\u00ebrit e tyre p\u00ebr traditat, zakonet, doket dhe cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta shqiptare-besnik\u00ebrin\u00eb, burr\u00ebrin\u00eb, guximin, bujarin\u00eb dhe ndershm\u00ebrin\u00eb, sipas Kodit t\u00eb Lek\u00ebs (Kanuni i Lek\u00eb Dukagjinit). Familja e tyre, n\u00eb rrethana t\u00eb pafavorshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt, arriti t\u00eb ruante mjaft mir\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt, identitetin shqiptar, veshjet origjinale komb\u00ebtare dhe gjuh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
Takimi i par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2003
Nuk e kisha menduar kurr\u00eb se do t\u00eb kisha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb takoja Drita Ivanajn, vajz\u00ebn e Martin Ivanajt, kryetarit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me kultur\u00eb per\u00ebndimore, dhe mbes\u00ebn e Mirash Ivanajt, dy figura t\u00eb shquara n\u00eb themelimin dhe konsolidimin e sistemit t\u00eb arsimit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn nj\u00eb fat t\u00eb hidhur, si dhe fatin e vet\u00eb familjes s\u00eb madhe Ivanaj. Ky nder dhe privilegj u b\u00eb i mundur nga miku im i ndjer\u00eb, Dr. Luk\u00eb Gjokaj, i cili ka lidhje gjaku me k\u00ebt\u00eb familje. Nd\u00ebrsa po bisedonim ngroht\u00ebsisht n\u00eb ordinac\u00ebn e tij mjek\u00ebsore n\u00eb Tuz, ai m\u00eb informoi se Drita Ivanaj do t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb kulturore me rastin e 50-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Prof.dr. Mirash Ivanajt n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 22 shtator 2003, duke m\u00eb ftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb.
Lajmi dhe ftesa e tij ishin nj\u00eb surpriz\u00eb, nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe nj\u00eb nder i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua, di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb preku shum\u00eb dhe m\u00eb solli p\u00ebrs\u00ebri te njohurit\u00eb e pamjaftueshme q\u00eb kisha p\u00ebr familjen Ivanaj, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr znj. Drit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dija shum\u00eb pak dhe nuk e kisha par\u00eb kurr\u00eb. Mendova sa i lumtur jam q\u00eb do t\u2019i shtr\u00ebngoj dor\u00ebn at\u00eb dit\u00eb dhe ta p\u00ebrqafoj me gjith\u00eb zem\u00ebr e shpirt, si nj\u00eb mot\u00ebr, dhe t\u2019i them se jam v\u00ebllai juaj nga Trieshi, i cili \u00ebsht\u00eb krenar dhe mburret me ju dhe familjen tuaj, e cila b\u00ebri gjith\u00e7ka p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kombin shqiptar.
Ky mendim u nd\u00ebrpre nga Dr. Luka, si\u00e7 e quanin mal\u00ebsor\u00ebt, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse doni, do t\u00eb shkojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet n\u00eb Tiran\u00eb, ku znj. Drit\u00eb m\u00eb ftoi. Ia thash\u00eb k\u00ebt\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe e fal\u00ebnderova p\u00ebr ftes\u00ebn dhe nderin q\u00eb m\u00eb b\u00ebri.
M\u00ebngjesin e 22 shtatorit 2003, mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb ambientet e Muzeut Historik Komb\u00ebtar n\u00eb Tiran\u00eb, ku Fondacioni Ivanaj, me seli n\u00eb Tiran\u00eb dhe Nju -Jork, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, Akademin\u00eb e Shkencave, Arkivin e Shtetit dhe Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare, organizoi nj\u00eb konferenc\u00eb kulturore, mb\u00ebshtetur nga Fomndacioni \u201c Mirash dhe Martin Ivanaj\u201d. P\u00ebrpara nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar, takuam dhe u njoh\u00ebm me disa figura t\u00eb shquara t\u00eb arsimit dhe kultur\u00ebs shqiptare. Takimi m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs ishte me intelektualin e shquar durrsak Pjet\u00ebr Filip Arbnorin (1935-2006), nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb respektuara dhe t\u00eb vler\u00ebsuara post-komuniste t\u00eb kombit shqiptar, i cili u persekutua politikisht gjat\u00eb regjimit komunist (1944-1990)-shkrimtar, deputet dhe kryetar i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb brisht\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. Gjat\u00eb nj\u00eb bisede t\u00eb shkurt\u00ebr me t\u00eb, shfryt\u00ebzova rastin p\u00ebr ta informuar se jam st\u00ebrnipi i Prek\u00eb Calit, piramid\u00ebs s\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin shkrova nj\u00eb monografi modeste, t\u00eb cil\u00ebn, si\u00e7 m\u00eb tha ai, ve\u00e7 e kishte lexuar dhe e mbante n\u00eb bibliotek\u00ebn e tij.
N\u00eb ndarje, z. Arbnori, i k\u00ebrrusur nga pleq\u00ebria, hapi \u00e7ant\u00ebn e librave q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb dhe m\u00eb dhuroi librin \u201c Nga jeta n\u00eb burgjet komunite\u201d (studime historike 1992). Sapo hym\u00eb n\u00eb sall\u00ebn ku mbahej konferenca, znj. Drita Ivanaj na p\u00ebrsh\u00ebndeti me nj\u00eb buz\u00ebqeshje. Ajo p\u00ebrmes p\u00ebrkthyeses znj. Pertefe Leka, na fal\u00ebnderoi p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen ton\u00eb dhe t\u00eb nj\u00eb numri simbolik trieshan\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb, kryesisht nga fshati B\u00ebkaj, duke na th\u00ebn\u00eb me mir\u00ebsi: \u201dMir\u00eb se keni ardhur! Trieshian\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e mi. Edhe pse nuk kam lindur n\u00eb Triesh, meqen\u00ebse jetoj jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk i kam harruar kurr\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e mia. Trieshan\u00ebt, pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk i njihja, ishin gjithmon\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time dhe i doja. Ndihem e lumtur q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund vizitova vendlindjen e paraardh\u00ebsve t\u00eb mi, fshatin Bekaj, pas shum\u00eb vitesh dhe rr\u00ebnojat e kull\u00ebs Ivanaj (Ujkaj).\u201d
Konferenca u hap nga ministri i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, z. Luan Memushi, dhe kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, z.. Ylli Popa. Fol\u00ebsit q\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr personalitetin e madh t\u00eb kombit, ministrin e Arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb burr\u00eb shteti shembullor, drejtorin dhe reformatorin e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme shtet\u00ebrore n\u00eb Shkod\u00ebr, trash\u00ebgimin\u00eb letrare t\u00eb Mirash Ivanajt dhe fondet arkivore t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Ivanaj ishin: Uran Butka, Dr. Shaban Sinani, Prof. Iljaz Goga, Dr. Nevila Nika dhe Dr. Kaliope Naska. Drita Ivanaj e mbylli konferenc\u00ebn me nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria deri n\u00eb realizimin e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb kahershme, q\u00eb ishte krijimi i Fondacionit Ivanaj.(vazhdon)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Njohja ime me bij\u00ebn e denj\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb famshme Ivanaj Gjek\u00eb Gjonaj Si nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs fillore “Gjergj Kastrioti – Sk\u00ebnderbeu”, n\u00eb fshatin Stepoh t\u00eb Trieshit, d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr familjen e famshme Ivanaj. Trieshian\u00ebt e moshuar thon\u00eb se familja Ivanaj ishte nj\u00eb familje e madhe me rreth 50-70 an\u00ebtar\u00eb. M\u00ebsuesit e […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40322,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-40319","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40319"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40319\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40323,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40319\/revisions\/40323"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40322"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}