{"id":40309,"date":"2025-10-15T16:57:25","date_gmt":"2025-10-15T14:57:25","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40309"},"modified":"2025-10-15T16:57:35","modified_gmt":"2025-10-15T14:57:35","slug":"autoriteti-per-informimin-mbi-dokumentet-e-ish-sigurimit-te-shtetit-asnje-prove-bashkpunimi-ne-dosjen-e-martin-camajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40309","title":{"rendered":"\u00a0 Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit: ASNJ\u00cb PROV\u00cb BASHKPUNIMI N\u00cb DOSJEN E MARTIN CAMAJT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"248\" height=\"314\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/martin-camaj-1.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/martin-camaj-1.jpg 248w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/martin-camaj-1-237x300.jpg 237w\" sizes=\"auto, (max-width: 248px) 100vw, 248px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>\u00a0 Camaj: \u201dTirana \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb laborator t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb komanduar\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e lindjes s\u00eb albanologut, shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Profesor Martin Camaj. P\u00ebr t\u00eb nderuar Profesor Camajn me k\u00ebt\u00eb rast, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, ekspert\u00eb t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH), n\u00eb bashkpunim me p\u00ebrfaq\u00ebsues albanolog\u00eb t\u00eb\u00a0Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Librit dhe Leximit, u takuan p\u00ebr t\u00eb diskutuar jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e shkrimtarit e poetit Martin Camajt, ku sipas njoftimit t\u00eb AIDSSH n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, u fol, nd\u00ebr t\u00eb tjera,\u00a0 p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e tij si albanolog, gjuh\u00ebtar, njeri i mendimit dhe i let\u00ebrsis\u00eb shqipe, me nj\u00eb stil te\u00a0jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Por jo vet\u00ebm.\u00a0 N\u00eb njoftimin e botuar n\u00eb faq\u00ebn zyrtare t\u00eb AIDSSH n\u00eb lidhje me punimet n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Martin Camajt thuhet gjithashtu se u fol nga disa ekspert\u00eb, p\u00ebrfshir Altin Hoxh\u00ebn, an\u00ebtar i Autoritetit dhe Selami Zallin, Drejtor i Informacionit n\u00eb AIDSSH edhe p\u00ebr, \u201cp\u00ebr fatin e tij si intelektual e qytetar, q\u00eb u sh\u00ebnjua me vendosjen e regjimit komunist, arratisjen pas presioneve t\u00eb ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe shpalljen \u201carmik\u201d p\u00ebr regjimin.\u201d\u00a0 <a href=\"https:\/\/www.aidssh.al\/asnje-prove-bashkepunimi-ne-dosjen-e-martin-camajt\/\"><strong>Asnj\u00eb prov\u00eb bashk\u00ebpunimi n\u00eb dosjen e Martin Camajt &#8211; Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/strong><\/a><strong>.<\/strong> Nj\u00eb tem\u00eb kjo q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn,pore dhe tani, ka nxitur dhe nxit debate t\u00eb ashpra, sidomos, nga nostalgjik\u00ebt e komunizmit t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare n\u00eb shkrimet dhe programet e tyre \u2013 madje edhe 35-vjet pas shembejes s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit &#8212; drejtuar kund\u00ebr figurave t\u00eb emigracionit politik anti-komunist shqiptar, personalitete t\u00eb historis\u00eb, gjuh\u00ebs e kultur\u00ebs, si Ernest Koliqi, Martin Camaj e Arshi Pipa, nd\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebrjashtuar e t\u00eb anashkaluar nga komunizmi gjys\u00ebm shekullor, por edhe aktualisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 mund ta mbajn\u00eb mend lexuesit q\u00eb i ndjekin k\u00ebto pun\u00eb, 5-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb filloi \u2013 pa pritur e pa pandehur &#8212; nj\u00eb fushat\u00eb sulmuese alla flet\u00ebrrufesh\u00eb komuniste t\u00eb ish-regjimit kund\u00ebr Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, duke i cil\u00ebsuar ata si poliagjent\u00eb, bashkpuntor\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve, gjerman\u00ebve, jugosllav\u00ebve, e ku t\u2019a di un\u00eb. N\u00eb rastin e Martin Camajt a akuzohej edhe si bashkpuntor i Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Pretendime t\u00eb tilla kund\u00ebr Koliqit e Camajt si agjent\u00eb dhe bashkpuntor\u00eb e poliagjent\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe nga persona e burime t\u00eb tjera edhe n\u00eb vazhdim, por ishte Auron Tare, nj\u00eb historian dhe gazetar i njohur shqiptar, i cili ndezi debatin fatzi, 5-vjet m\u00eb par\u00eb duke iu v\u00ebrsulur Camajt dhe Koliqit. Me at\u00eb rast ai hodhi plot akuza t\u00eb pa dokumentuara, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201cstudim\u201d t\u00eb tij me titull,&nbsp;\u201cDrit\u00ebhije n\u00eb histori\u201d, botuar n\u00eb portalin \u201cPeisazhe t\u00eb Fjal\u00ebs\u201d, por q\u00eb u p\u00ebrmend edhe n\u00eb media t\u00eb tjera t\u00eb asaj kohe, portal q\u00eb botohet gjithnj\u00eb n\u00eb Nju Jork, mos qofsha gabim. N\u00eb studimin e tij Auron Tare \u2013 kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebto pretendime duke akuzuar si agjent e poliagjent\u00eb Koliqin e Camaj, sidomos n\u00eb periudh\u00ebn menjpher\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore, nd\u00ebrsa vazhdonte t\u2019i mbronte akuzat e tija edhe n\u00eb programe televizive sikur t\u00eb ishte i komanduar nga dikush n\u00eb favor t\u00eb ndonj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb denigruar k\u00ebto dy figura t\u00eb Kombit. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/\"><strong>Frank Shkreli: Flet\u00ebrrufeja kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf<\/strong><\/a><strong>. <\/strong>&nbsp;Tare i p\u00ebrhapi k\u00ebto g\u00ebnjeshtra n\u00eb media mike t\u00eb tij, kund\u00ebr dy burrave nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurve t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare, megjithse nuk jepte asnj\u00eb dokumentacion t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar tez\u00ebn e tij. Por, pasi iu k\u00ebrkua t\u00eb jepte prova e dokumenatcion p\u00ebr t\u00eb justifikuar akuzat e tija, ai m\u00eb n\u00eb fund, u detyrua t\u00eb pranonte se nuk kishte prova, por se do i sillte ato kur t\u00eb \u201chapeshin dosjet e Beogradit\u201d. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-auron-tare-provat-per-martin-camajn-si-agjent-i-udb-se-do-i-marr-kur-te-hapen-dosjet-e-beogradit\/\"><strong>Frank Shkreli\/ Auron Tare: Provat p\u00ebr Martin Camajn si agjent i UDB-s\u00eb, do i marr kur t\u00eb hapen dosjet e Beogradit | Gazeta Telegraf<\/strong><\/a><strong>&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk d\u00ebshiroj t\u2019i k\u00ebthehem atij debati fatzi t\u00eb 5-vjet\u00ebve m\u00eb par\u00eb pasi v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb dhe sot, ai rast m\u00eb le pa fjal\u00eb dhe m\u00eb b\u00ebn t\u00eb pyes veten se pse intelektual\u00eb t\u00eb till\u00eb shqiptar\u00eb sot e ndjejn\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapin shpifje t\u00eb tilla pa prova dhe pa dokumentacion t\u00eb besuesh\u00ebm, fatkeqsisht, duke na kujtuar periudh\u00ebn e err\u00ebt komuniste e luft\u00ebs s\u00eb klasave. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb sjell nd\u00ebr mend at\u00eb th\u00ebnjen e Faik Konic\u00ebs se, \u201cArmiqt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt, ndaj vazhdojm\u00eb t\u00eb renditemi nd\u00ebr kombet e fundit n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, e then\u00eb kjo n\u00eb vitin 1897 nga i Madhi Konica \u2013 por aq aktuale sot n\u00eb \u00e7erekun e par\u00eb t\u00eb shekullit XXI. Vaj medet p\u00ebr ne kudo q\u00eb jemi. Por un\u00eb jam i besimit se, pa marr\u00eb parsysh se sa koh\u00eb kalon e p\u00ebr sa gjat\u00eb luftohet me gnjeshtra, e V\u00cbRTETA, sado q\u00eb t\u00eb luftohet ajo m\u00eb n\u00eb fund triumfon. K\u00ebshtu na meson historia.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, me k\u00ebt\u00eb, rast desha t\u00eb mir\u00ebpres raportet e dala nga ai diskutim i AIDSSH, jav\u00ebn e kaluar n\u00eb 100-vjetorin e lindjes s\u00eb Martin Camajt, t\u00eb \u00ebnjten q\u00eb kaloi, dhe t\u00eb fal\u00ebnderoj Zonj\u00ebn Gentiana Sula, Shefe e AIDSSH dhe bashkpuntor\u00ebt e saj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim, n\u00eb p\u00ebrpjekjet serioze e vullnet-mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb V\u00cbRTET\u00cbN duke hedhur m\u00eb shum\u00eb drit\u00eb nga jeta dhe veprimtaria e Martin Camajt, bazuar n\u00eb dokumenta e prova autentike. E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebrin tim, por t\u00eb gjith\u00eb atyre shqiptar\u00ebve kudo n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb njohim dhe vler\u00ebsojm\u00eb pun\u00ebn dhe atdhedashurin\u00eb e Profesor Martin Camajt dhe shum\u00eb t\u00eb tjerve si ai q\u00eb kan\u00eb kaluar dekada larg Atdheut, t\u00eb p\u00ebrjashtuar e t\u00eb p\u00ebbuzur nga shteti am\u00eb. Po e sjell k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb organizoi enti AIDSSH dhe Qendr\u00eba Komb\u00ebtare e Librit dhe Leximit, pik\u00ebspari, n\u00eb interes t\u00eb s\u00eb V\u00cbRTET\u00cbS, por edhe n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje n\u00eb vazhdim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar emrin dhe reputacionin e Martin Camajt dhe disa figurave t\u00eb tjera si ai t\u00eb emigracionit politik t\u00eb anatemuar nga historiografia komuniste jo vet\u00ebm nga regjimi diktaraorial komunist por edhe n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cdemokraci\u201d alla shqiptar\u00e7e.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, hetimi administrativ i AIDSSH mbi dosjen e Martin Camajt, i njoftuar jav\u00ebn q\u00eb kaloi, del n\u00eb p\u00ebrfundimin, se ashtu si\u00e7 mendojm\u00eb shum\u00eb prej nesh se akuzat e kund\u00ebrshtar\u00ebve \u2013 nuk dua t\u00eb them armiq\u00ebve t\u00eb Camajt, se sipas an\u00ebtarit t\u00eb Autoritetit, Altin Hoxha &#8212; se jo vet\u00ebm q\u00eb Martin Camaj nuk bashk\u00ebpunoi me Sigurimin e Shtetit, por nuk ekziston asnj\u00eb dokument raportimi apo version q\u00eb d\u00ebmton figur\u00ebn e tij. Ai i q\u00ebndroi \u00e7do tentative t\u00eb Sigurimit p\u00ebr manipulim dhe bashk\u00ebpunim\u201d. <a href=\"https:\/\/www.aidssh.al\/asnje-prove-bashkepunimi-ne-dosjen-e-martin-camajt\/\">Asnj\u00eb prov\u00eb bashk\u00ebpunimi n\u00eb dosjen e Martin Camajt &#8211; Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sipas AIDSSH, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrfundim ka ardhur edhe Selami Zalli, Drejtor i Informacionit n\u00eb studimin q\u00eb i b\u00ebri dokumenteve arkivore. I cili p\u00ebrmes analiz\u00ebs p\u00ebrcolli tez\u00ebn se dokumentet q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb hedhin hije mbi Camajn jan\u00eb t\u00eb manipuluara me q\u00ebllim zbehjen e ndikimit t\u00eb tij akademik si albanolog dhe shkrimtar n\u00eb forumet e larta akademike, jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, por edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb interesuarit t\u00eb lexojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, studimin e plot\u00eb, profesional dhe t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm, botuar n\u00eb faq\u00ebn zyrtare t\u00eb AIDSSH, bazuar n\u00eb dokumentacion, p\u00ebrgatitur Z. Selami Zalli, Drejtor i Informacionit t\u00eb k\u00ebtij enti zyrtar. Nj\u00eb studim q\u00eb, gjithnj\u00eb sipas AIDSSH, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundim i studimit q\u00eb ai u i b\u00ebri dokumenteve arkivore, duke p\u00ebrcjellur, p\u00ebrmes analiz\u00ebs tez\u00ebn se dokumentet q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb hedhin hije mbi Camajn jan\u00eb t\u00eb manipuluara me q\u00ebllim zbehjen e ndikimit t\u00eb tij akademik si albanolog dhe shkrimtar n\u00eb forumet e larta akademike, jo vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, por edhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, thuhet n\u00eb faq\u00ebn zyrtare t\u00eb Autoritetit.&nbsp; <a href=\"https:\/\/www.aidssh.al\/analiza-e-z-selami-zalli-mbi-dosjen-e-martin-camajt-dhe-manipulimin-e-dokumentacionit-te-sigurimit-te-shtetit\/?fbclid=IwY2xjawNWWzdleHRuA2FlbQIxMQABHlZDqMK8KBMZkflMeo10w1nOsTVPzSzlEIdl9DjgAA3X-NP-NaIwbt4mlceW_aem_VOCYRoWLLuJXkPTizNGpjA\">Analiza e Z. Selami Zalli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit &#8211; Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/a> \u2013P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb interesuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt, un\u00eb rekomandoj me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb studimin e Selami Zallit, t\u00eb mir\u00eb dokumentuar bazuar n\u00eb dosjet q\u00eb posedon AIDSSH.<\/p>\n\n\n\n<p>Z. Selami Zalli, e p\u00ebrfundon studimin e tij, p\u00ebrgatitur me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Martin Camajt, botuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cDosja e Martin Camajt nuk mund t\u00eb konsiderohet autentike dhe e besueshme. Ajo paraqet shenja t\u00eb qarta manipulimi dhe fabrikimi dokumentare, me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb narrative t\u00eb rreme p\u00ebr ta etiketuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor. Ky rast d\u00ebshmon p\u00ebr praktikat e p\u00ebrbaltjes, censur\u00ebs dhe frik\u00ebs ideologjike q\u00eb regjimi i koh\u00ebs ushtronte ndaj figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare, t\u00eb cilat n\u00eb saj\u00eb t\u00eb kapacitetit e asaj q\u00eb p\u00ebrfaqsonin i konsideronte rrezik p\u00ebr pushtetin.\u201cCensura dhe p\u00ebrbaltja jan\u00eb shprehje t\u00eb frik\u00ebs\u201d.&nbsp;Ky konstatim sintetizon m\u00eb s\u00eb miri thelbin e rastit Camaj dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve si ai.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>STUDIMI I PLOT\u00cb I AUTORIT SELAMI ZALLI \u2013Drejtorit t\u00eb Informacionit t\u00eb AIDSSH &#8212; &nbsp;<a href=\"https:\/\/www.aidssh.al\/analiza-e-z-selami-zalli-mbi-dosjen-e-martin-camajt-dhe-manipulimin-e-dokumentacionit-te-sigurimit-te-shtetit\/?fbclid=IwY2xjawNWWzdleHRuA2FlbQIxMQABHlZDqMK8KBMZkflMeo10w1nOsTVPzSzlEIdl9DjgAA3X-NP-NaIwbt4mlceW_aem_VOCYRoWLLuJXkPTizNGpjA\"><strong>Analiza e Z. Selami Zalli mbi Dosjen e Martin Camajt dhe Manipulimin e Dokumentacionit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit &#8211; Autoriteti p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit<\/strong><\/a><strong> \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb AIDSSH<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Camaj: \u201dTirana \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb laborator t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb komanduar\u201d \u00a0Nga Frank Shkreli \u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ky vit sh\u00ebnon 100-vjetorin e lindjes s\u00eb albanologut, shkrimtarit, poetit dhe atdhetarit Profesor Martin Camaj. P\u00ebr t\u00eb nderuar Profesor Camajn me k\u00ebt\u00eb rast, jav\u00ebn q\u00eb kaloi, ekspert\u00eb t\u00eb Autoritetit p\u00ebr Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit (AIDSSH), [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40309","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40309","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40309"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40309\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40312,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40309\/revisions\/40312"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40309"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40309"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40309"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}