{"id":40240,"date":"2025-10-01T18:24:12","date_gmt":"2025-10-01T16:24:12","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40240"},"modified":"2025-10-01T18:26:27","modified_gmt":"2025-10-01T16:26:27","slug":"dr-martin-bojaj-nje-figure-e-njohur-dhe-e-besueshme-ne-boten-akademike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40240","title":{"rendered":"Dr. Martin Bojaj, nj\u00eb \u00a0figur\u00eb e njohur dhe e besueshme n\u00eb bot\u00ebn akademike"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"602\" height=\"404\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Martin-Bojaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Martin-Bojaj.jpg 602w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Martin-Bojaj-300x201.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 602px) 100vw, 602px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>\u00a0Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p>Dr. Martin M. Bojaj lindi n\u00eb vitin 1976, n\u00eb qytetin industrial dhe kulturor t\u00eb Mannheimit, Gjermani, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb ndershme dhe pun\u00ebtore shqiptare. Djali i Marashit dhe i Dil\u00ebs filloi udh\u00ebtimin e tij t\u00eb dijes dhe arsimit t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb Gjermani, ku ndoqi m\u00ebsimin parashkollor n\u00eb Birstadt. Q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, horizonti i tij u sh\u00ebnua nga nd\u00ebrthurja e kultur\u00ebs evropiane me vlerat tradicionale shqiptare, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bot\u00ebkuptimit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fillimi i formimit intelektual dhe kthimi n\u00eb Mal\u00ebsi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><br><\/strong>Ky fillim i formimit intelektual do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm akademik dhe profesional, i cili m\u00eb von\u00eb do ta transformoj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb shquara shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe m\u00eb gjer\u00eb. Familja Bojaj, pas viteve t\u00eb para t\u00eb kaluara n\u00eb Gjermani, u kthye n\u00eb Mal\u00ebsi, ku rr\u00ebnj\u00ebt dhe traditat shqiptare lan\u00eb gjurm\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb thella. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon, Martin Bojaj vazhdoi udh\u00ebtimin e tij arsimor, duke p\u00ebrfunduar shkoll\u00ebn fillore dhe m\u00eb pas Gjimnazin n\u00eb Tuz. Ky ishte hapi i par\u00eb drejt nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb dhe ndri\u00e7ues shkencor.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rrug\u00ebtimi i gjat\u00eb shkencor n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb njohurive t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><br><\/strong>Rruga e dijes e \u00e7oi m\u00eb tej n\u00eb Tiran\u00eb, ku filloi studimet universitare, dhe m\u00eb pas n\u00eb SHBA, ku iu hap\u00ebn dyert e bot\u00ebs akademike dhe profesionale. Ai u diplomua n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror Wayne n\u00eb Detroit me nj\u00eb diplom\u00eb n\u00eb administrim biznesi, ku mori disa bursa dhe \u00e7mime, p\u00ebrfshir\u00eb Burs\u00ebn P\u00ebrkujtimore Stanton P. Bockneck, nj\u00eb burs\u00eb prestigjioze q\u00eb jepet vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 40 vjet.&nbsp; N\u00eb Amerik\u00eb, sukseset e tij nuk kaluan pa u v\u00ebn\u00eb re. Ai u b\u00eb pjes\u00eb e projekteve k\u00ebrkimore dhe universitare t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke fituar respektin e profesor\u00ebve dhe institucioneve akademike. Madje, karriera e tij e re premtonte aq shum\u00eb saq\u00eb iu ofrua edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e rrall\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb Uashington D.C.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pesha dhe thirrja e vendlindjes, m\u00eb e fort\u00eb se \u00e7do ofert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><br><\/strong>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij horizonti t\u00eb pafund, pesha e vendllindjes dhe thirrja e Mal\u00ebsis\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se \u00e7do ofert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai vendosi t\u00eb rikthehej aty ku zemra e tij ndiente p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb \u2013 n\u00eb tok\u00ebn q\u00eb e kishte rritur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kthim, p\u00ebrve\u00e7se e gjeti veten, Dr. Martin Bojaj gjeti edhe dashurin\u00eb e jet\u00ebs. N\u00eb Mal\u00ebsi u njoh me Shpres\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn krijoi nj\u00eb familje t\u00eb bukur. Nga kjo lidhje erdh\u00ebn n\u00eb jet\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt e tyre, Barleti dhe Mati, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb jo vet\u00ebm bekim familjar, por edhe simbol i vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtimi, ku dija, p\u00ebrkushtimi dhe dashuria p\u00ebr vendin e vet jan\u00eb gur\u00ebt themelor\u00eb. Qysh n\u00eb mosh\u00ebn 23-vje\u00e7are, Dr. Martin Bojaj u dallua si nj\u00eb talent i rrall\u00eb akademik. N\u00eb Wayne State University n\u00eb Detroit, ai u angazhua si profesor asistent n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt ky\u00e7e t\u00eb makroekonomis\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs universitare shum\u00eb her\u00ebt. Megjithat\u00eb, brenda tij digjej nj\u00eb ambicie q\u00eb shkonte p\u00ebrtej m\u00ebsimdh\u00ebnies tradicionale. Ai e ndiente se duhej t\u00eb ecte m\u00eb thell\u00eb n\u00eb hulumtime, n\u00eb krijimin e njohurive t\u00eb reja dhe n\u00eb zbulimet shkencore q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbenin shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Ky vizion e udh\u00ebhoqi drejt kthimit n\u00eb vendlindje, aty ku zemra e tij e ndiente se kishte misionin m\u00eb t\u00eb madh.<br>Pas kthimit t\u00eb tij, ai filloi pun\u00eb n\u00eb bank\u00ebn NLB n\u00eb Tuz, ku punoi si drejtor dege p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 16 vjet. N\u00eb at\u00eb rol, ai nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb bankier; ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ur\u00eb q\u00eb lidh Mal\u00ebsin\u00eb me bot\u00ebn. Duke u sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve, kompanive dhe pensionist\u00ebve me p\u00ebrkushtim, ai krijoi besim t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb komunitetit n\u00eb sistemin bankar. P\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb stij, Mal\u00ebsia \u00ebsht\u00eb lidhur ngusht\u00eb me diaspor\u00ebn e saj nga Amerika, Gjermania, Zvicra, Australia, Belgjika, Britania e Madhe dhe shum\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane dhe bot\u00ebrore. Ishte ky rol q\u00eb i dha Mal\u00ebsis\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb merrte frym\u00eb me ritmin e ekonomis\u00eb globale. Jo rrall\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 zyrave bankare, Bojaj shfaqej edhe n\u00eb rrug\u00ebt m\u00eb t\u00eb pjerr\u00ebta t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. N\u00eb Delaj, Selisht dhe Traboin, ai ngjitej n\u00eb male p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb pensione t\u00eb moshuarve, q\u00eb nuk mund t\u00eb shkonin n\u00eb bank\u00eb. Ai ishte po aq i p\u00ebrkushtuar ndaj kompanive lokale; ai ndihmoi n\u00eb hapjen e bizneseve t\u00eb reja, krijimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe zhvillimin ekonomik, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga figurat kryesore n\u00eb zhvillimin financiar dhe social t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb. Po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte kontributi i tij n\u00eb institucionet lokale, t\u00eb cilat i ndihmoi thell\u00ebsisht n\u00eb riorganizimin financiar dhe modernizimin e sh\u00ebrbimeve, duke u dh\u00ebn\u00eb atyre forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ecur me hapin e koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Puna hulumtuese dhe arritjet shkencore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><br><\/strong>N\u00eb fush\u00ebn e k\u00ebrkimit shkencor, Dr. Martin M. Bojaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. Ai ka botuar libra, kapituj studimi dhe dhjet\u00ebra artikuj shkencor\u00eb n\u00eb revista prestigjioze, si Empirical Economics, Applied Economics Letters, Finance Research Letters, Economic Modelling, International Reviewof Economics&amp;Finance, duke trajtuar tema t\u00eb thella q\u00eb lidhin politik\u00ebn monetare dhe fiskale me sfidat globale t\u00eb koh\u00ebs: inflacionin, ndryshimet klimatike, teknologjit\u00eb financiare, pabarazit\u00eb sociale dhe transformimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr Dr. Martin Bojajn, ndryshimet klimatike dhe pabarazia nuk jan\u00eb vet\u00ebm fusha k\u00ebrkimore, as terma t\u00eb ftoht\u00eb statistikor\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb shenjat e koh\u00ebs son\u00eb, paralajm\u00ebrime t\u00eb qarta se bota rrezikon t\u00eb humbas\u00eb ekuilibrin e saj natyror dhe moral. Kur flet p\u00ebr ndryshimet klimatike, ai nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm grafik\u00ebt e temperatur\u00ebs ose shifrat e emetimeve t\u00eb karbonit; ai mendon p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb q\u00eb nuk jep m\u00eb fryte, p\u00ebr nj\u00eb lum\u00eb q\u00eb thahet, p\u00ebr nj\u00eb familje q\u00eb humbet burimin e ekzistenc\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb rritet n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe m\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, p\u00ebr t\u00eb, pabarazia nuk \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis kolonave t\u00eb tabelave ekonomike \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, nj\u00eb shenj\u00eb e thell\u00eb q\u00eb prek zemr\u00ebn e komuniteteve. Manifestohet n\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mohuara, n\u00eb talente t\u00eb l\u00ebna pas dore, te prind\u00ebrit q\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb, por nuk arrijn\u00eb t\u2019u sigurojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre jet\u00ebn dinjitoze q\u00eb meritojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebr Bojajn, pabarazia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje morale q\u00eb shkat\u00ebrron besimin midis njer\u00ebzve, minon solidaritetin dhe shkat\u00ebrron shpres\u00ebn. Prandaj, puna e tij shkencore nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm analiz\u00eb ekonometrike ose parashikim makroekonomik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt besimi n\u00eb drejt\u00ebsi dhe barazi njer\u00ebzore. Ai e sheh k\u00ebrkimin si nj\u00eb mision p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar shtigjet e err\u00ebta ku politikat dhe vendimmarrja shpesh humbasin, p\u00ebr t\u00eb treguar se pas \u00e7do numri, pas \u00e7do treguesi statistikor, fshihet nj\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzore, nj\u00eb fytyr\u00eb konkrete, nj\u00eb histori e gjall\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dimension i paduksh\u00ebm, por thelb\u00ebsor q\u00eb karakterizon qasjen e tij: nd\u00ebrthurja e shkenc\u00ebs me etik\u00ebn, e dijes me nd\u00ebrgjegjen, e llogaritjes me humanizmin.<br>P\u00ebr Dr. Bojajn, \u00e7do njeri ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr dinjitet, drejt\u00ebsi dhe shpres\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky besim i brendsh\u00ebm q\u00eb e shtyn\u00eb t\u00eb shoh\u00eb n\u00eb klim\u00ebn dhe n\u00eb pabarazit\u00eb jo vet\u00ebm si probleme teknike, por sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha morale t\u00eb njer\u00ebzimit n\u00eb shekullin XXI.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb analizat e tij, dimensioni akademik g\u00ebrshetohet me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb thell\u00eb humane. Ndaj,\u00e7do artikull i tij p\u00ebr inflacionin, \u00e7do model makroekonomik p\u00ebr pasojat e krizave globale, dhe \u00e7do parashikim mbi ndryshimet klimatike \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb studim \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr veprim, nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u kujtuar institucioneve dhe shoq\u00ebrive se shkenca duhet t\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb njeriut dhe t\u00eb krijes\u00ebs.<br>Me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur akademike dhe praktike, Dr. Martin Bojaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e makroekonomis\u00eb dhe politikave monetare dhe fiskale. Ekspertiza e tij p\u00ebrfshin modelimin makroekonomik, parashikimin ekonomik dhe politikat anti-inflacioniste, si dhe sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb si energjia, sektori bankar dhe zhvillimi qeveritar. Ai ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorimin e modeleve t\u00eb avancuara ekonometrike \u2013 nga modelet ARDL, panel dhe modelet volatile n\u00eb EViews deri te modelet e kompleksuara t\u00eb riskut, stabilitetit financiar dhe makrostruktur\u00ebs ekonomike. Puna e tij shtrihet nga diagnostikimi i vulnerabilitetit ekonomik deri te hartimi i politikave monetare dhe fiskale q\u00eb prekin stabilitetin e vendeve t\u00eb t\u00ebra.&nbsp;<em>(K. J. vazhdon)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Nga\u00a0Gjek\u00eb Gjonaj Dr. Martin M. Bojaj lindi n\u00eb vitin 1976, n\u00eb qytetin industrial dhe kulturor t\u00eb Mannheimit, Gjermani, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb ndershme dhe pun\u00ebtore shqiptare. Djali i Marashit dhe i Dil\u00ebs filloi udh\u00ebtimin e tij t\u00eb dijes dhe arsimit t\u00eb hersh\u00ebm n\u00eb Gjermani, ku ndoqi m\u00ebsimin parashkollor n\u00eb Birstadt. Q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, horizonti i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40243,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12,15],"tags":[],"class_list":["post-40240","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40240","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40244,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40240\/revisions\/40244"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}