{"id":40228,"date":"2025-09-28T08:58:17","date_gmt":"2025-09-28T06:58:17","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40228"},"modified":"2025-09-28T08:58:48","modified_gmt":"2025-09-28T06:58:48","slug":"malesori-fisnik-prijesi-legjendar-kombetar-dede-gjo-luli-ne-110-vjetorin-e-vrasjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40228","title":{"rendered":"\u00a0MAL\u00cbSORI FISNIK PRIJ\u00cbSI LEGJENDAR KOMB\u00cbTAR DED\u00cb GJO LULI N\u00cb 110-VJETORIN E VRASJES"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"250\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/Dede-gjon-luli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>24 shtatori, 1915 sh\u00ebnon dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb prit\u00eb nga forcat serbo-malazeze Ded\u00eb Gjo Luli, mal\u00ebsori fisnik dhe prij\u00ebs legjendar komb\u00ebtar n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ishte 24 Shtatori, 1915 kur mbaroi nj\u00ebri prej kreshnik\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb kombit shqiptar. Ded\u00eb Gjo Luli ka lindur n\u00eb vitin 1840 dhe sot n\u00eb Tiran\u00eb ka nj\u00eb bust n\u00eb nder t\u00eb tij dhe emrin ia &#8220;trash\u00ebgojn\u00eb&#8221; shkolla e rrug\u00eb Por. sot, 110 m\u00eb von\u00eb e kujtojm\u00eb, simbolikisht dhe shkurtimisht, k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrvjetorin e tij t\u00eb shkuarjes n\u00eb amshim. Kujtojm\u00eb p\u00ebrpjekjet e tija t\u00eb shumta n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr pavar\u00ebsi nga Turqia otomane, por edhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tija t\u00eb shum\u00ebta n\u00eb mbrojtje t\u00eb trojet shqiptare nga planet grabitqare t\u00eb fqinj\u00ebve armiq\u00ebsor, nd\u00ebr shekuj. E kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mal\u00ebsor fisnik si protagonist kryesor i ngritjes s\u00eb flamurit shqiptar n\u00eb De\u00e7iq \u2013 p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas disa shekujsh, q\u00eb nga koha e Gjergj Kastriotit \u2013 Skenderbe. E kujtojm\u00eb sot Ded\u00eb Gjo Lulin si luft\u00ebtar n\u00eb Vranin\u00eb dhe si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb Lidhjen mbar\u00eb Shqiptare t\u00eb Prizrenit.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E kujtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe si prij\u00ebs i kryengritjes s\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve n\u00eb vitin 1911, nj\u00eb zhvillim ky paraprij\u00ebs i ngritjes s\u00eb flamurit n\u00eb Vlor\u00eb dhe i shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1912. &nbsp;Ishte kjo nj\u00eb kryezngritje q\u00eb sipas historian\u00ebve kryengritja e Mal\u00ebsor\u00ebve kund\u00ebr turq\u00ebve otoman\u00eb dallohej nga kryengritjet e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2014 mbi t\u00eb gjitha \u2014 p\u00ebr nga karakteri dhe objektivat mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb saj. Ishin k\u00ebto objektiva q\u00eb mal\u00ebsor\u00eb kishin p\u00ebrcaktuar p\u00ebr l\u00ebvizjet e tyre q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen, interesimin dhe mb\u00ebshtetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e mal\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi. Si p\u00ebrfundim,&nbsp;dy protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb 1912, e gjet\u00ebn t\u00eb nevojshme t\u00eb shkonin p\u00ebr tu takuar me mal\u00ebsor\u00ebt e Ded Gjo Lulit. Si p\u00ebrfundim ata s\u00eb bashku me mal\u00ebsor\u00ebt p\u00ebrpilojn\u00eb at\u00eb q\u00eb sot njihet siMemorandumi i Gre\u00e7\u00ebs, m\u00eb 23 qershor, 1911 n\u00eb t\u00eb cilin pasqyroheshin, jo vet\u00ebm k\u00ebrkesat e mal\u00ebsor\u00ebve, por t\u00eb mbar\u00eb shqitar\u00ebve pa dallim p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri me administrat\u00eb, gjuh\u00eb dhe buxhet t\u00eb vetin.&nbsp; Memorandumi n\u00eb thelb ishte,&nbsp;nj\u00eb pasqyrim i k\u00ebrkesave t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr vetadministrim an\u00eb e mban\u00eb trojeve veta.&nbsp; \u201cShqip\u00ebria donte vedin me sundue\u201d.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/image.jpeg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"936\" height=\"527\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/image.jpeg\" alt=\"\" class=\"wp-image-40231\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/image.jpeg 936w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/image-300x169.jpeg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/image-768x432.jpeg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 936px) 100vw, 936px\" \/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p>\u201cDed Gjo Luli, q\u00eb vu sy me vdek\u00eb, a shqiptar i lir\u00eb me mbet\u00eb: me ata kreshnik\u00eb petrita t\u00eb Maleve t\u00eb M\u00ebdhaja \u2013 burra si motit ve\u00e7 q\u00eb i bante lokja shqip\u00ebtar\u00eb \u2013 bjen n\u00eb mal, e mbi kaki t\u00eb De\u00e7iqit ngul\u00eb Flamurin e Shqip\u00ebnis\u00eb kuq e zi: zjarm e dek\u00eb, nji be ai rreh, nji be t\u00eb madhe po, rreh ai n\u00eb sy t\u00eb qiell\u00ebs e t\u00eb dheut, se rob shqiptari p\u00ebr n\u00ebn them\u00ebr mizore t\u00eb turkut ma kurr\u00eb jo, kurr\u00eb nuk do t\u00eb gjimonte, e as n\u00ebn them\u00ebr, t\u2019atij sllavi t\u00eb m\u00ebnijsh\u00ebm. Me at\u00eb be t\u00eb shugurueshme ngeli n\u00eb habi Evropa. Cetina u trand, e u dynd tan\u00eb pem\u2019 e m\u00ebni Stambolla\u2026dhe Mal\u00ebsori mujti\u201d- ka kujtuar&nbsp;At Gjergj Fishta Ded Gjo Lulin dhe mal\u00ebsor\u00ebt e tij.&nbsp;Ata mal\u00ebsor\u00eb, paraprij\u00ebs t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 q\u00eb ia dol\u00ebn, n\u00eb krye me Ded Gjo\u2019 Lulin! <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-kreshniku-kombetar-dede-gjo-luli-malesori-qe-mujti\/\"><\/a>&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/aktualitet\/frank-shkreli-at-gjergj-fishta-per-dede-gjon-lulin\/\">Frank Shkreli:&nbsp;At Gjergj Fishta p\u00ebr Ded\u00eb Gjon Lulin | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb popullore me lahut\u00eb nga Mal\u00ebsia e Madhe thot\u00eb se p\u00ebrpjekjet e mal\u00ebsoreve dhe prij\u00ebsit t\u00eb tyre Ded\u00eb Gjo Lulit kishin vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim: \u201cShqip\u00ebria donte vedin me sundue\u201d.&nbsp; P\u00ebr Ded\u00eb Gjo Lulin, Shqip\u00ebria ishte mbi t\u00eb gjitha ka deklaruar 10-vjet m\u00eb par\u00eb i ndjeri President i Republik\u00ebs Bujar Nishani kur n\u00eb vitin 2015 ka nderuar Ded\u00eb Gjo Lulin, pas vdekjes, me njohjen e lart\u00eb: \u201cDekorat\u00ebn e Flamurit Komb\u00ebtar\u201d, me motivacionin: &nbsp;<strong>\u201cN\u00eb vler\u00ebsim dhe nderim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb dhe kontributit t\u00eb shquar atdhetar si prij\u00ebs legjendar e i paepur n\u00eb mbrojtje t\u00eb trojeve etnike shqiptare dhe udh\u00ebheqjen e tij vizionare t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Zyra e ish-Presidentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani n\u00eb at\u00eb ceremoni p\u00ebkujtimore 10-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, e cil\u00ebsoi dekorimin e prij\u00ebsit t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe heroit komb\u00ebtar, si nj\u00eb veprimtari solemne me rastin e 100-vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb heroit dhe prij\u00ebsit Ded\u00eb Gjo Luli, nd\u00ebrsa kreu i shtetit shqiptar ka shprehur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe nderin q\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, po vler\u00ebsonte dhe t\u00eb nderonte \u201cnj\u00eb atdhetar t\u00eb spikatur, nj\u00eb luft\u00ebtar sypatrembur, nj\u00eb strateg dhe nj\u00eb burr\u00eb trim q\u00eb nuk kurseu asgj\u00eb, as jet\u00ebn e tij, p\u00ebr mbrojtjen e territoreve shqiptare kund\u00ebr cop\u00ebtimit dhe shp\u00ebrb\u00ebrjes\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Me at\u00eb rast n\u00eb kujtim t\u00eb Ded Gjo Lulit 10-vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb inaugurimin e p\u00ebrmendores s\u00eb Heroit Ded Gjo Lulit, Presidenti Nishani pat kujtuar fjal\u00ebt e Luigj Gurakuqit p\u00ebr Ded Gjo Lulin duke cituar at\u00eb se \u201cPara 100 vitesh teksa fliste n\u00eb nder t\u00eb Ded\u00eb Gjo Lulit, Luigj Gurakuqi profetizonte se: \u2018Nuk e kemi nderuar si\u00e7 duhet historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb deri n\u00eb momentin q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shesh t\u00eb denj\u00eb t\u00eb kombit, nj\u00eb monument i komandantit t\u00eb kryengritjes komb\u00ebtare nuk do t\u00eb vigjiloj\u00eb mbi ne\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\u201cT\u00eb dy pat\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb madh\u00ebshtore dhe nj\u00eb vdekje tragjike, si heronjt\u00eb e antikitetit, por pik\u00ebrisht ata u b\u00ebn\u00eb themeli i asaj nd\u00ebrtese q\u00eb quhet shtet shqiptar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Nishani. \u201cPo, sot Ded\u00eb Gjo Luli \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb shtigjeve t\u00eb historis\u00eb.&nbsp; \u00cbsht\u00eb k\u00ebtu af\u00ebr Gjergj Kastriotit Skenderbeut p\u00ebr t\u00eb na rr\u00ebfyer se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Mal\u00ebsia e Madhe dhe bijt\u00eb e saj. Shqiptar\u00eb dje e shqiptar\u00eb sot, patriot\u00eb pa m\u00ebdyshje, pa hezitim, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr gjat\u00eb shekujve&nbsp;p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer k\u00ebtij vendi, identitetit t\u00eb tij evropian, pa pyetur p\u00ebr \u00e7mimin e sacrifices, pa e vajtuar gjakun e derdhur\u201d, a deklaruar Presidenti Nishani, 10-vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb me rastin e dor\u00ebzimit t\u00eb dekorat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb t\u00eb kombit: \u201cFamuri i Kombit\u201d, pasardh\u00ebsve t\u00eb Ded\u00eb Gjo Lulit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sot pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 110-vjetor t\u00eb vrasjes s\u00eb tij nga forcat \u00e7etnike terrotiste slave, vepra e Ded\u00eb Gjo Lulit dhe e mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb tij vazhdon t\u00eb mbetet sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb akt i madh historik e patriotik dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb identitetit komb\u00ebtar evropian t\u00eb shqiptar\u00ebve. Si e till\u00eb, vepra dhe p\u00ebrpjekjet e tija dhe t\u00eb bashkvendasve t\u00eb tij, p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve, meriton t\u00eb kujtohet sot e gjithmon\u00eb me krenari frym\u00ebzuese dhe si simbol i paharruesh\u00ebm i fuqis\u00eb morale dhe t\u00eb vlerave atdhedash\u00ebse t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve dhe t\u00eb kombit shqiptar, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. &nbsp;P\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb liri, duke sunduar veten, larg influencave t\u00eb huaja, kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb, historikisht, nuk ia kan\u00eb dashur kurr\u00eb t\u00eb mir\u00ebn shqiptar\u00ebve &#8212; as at\u00ebher\u00eb, as sot!&nbsp;&nbsp;T\u00eb kujtojn\u00eb brezat se me heroiz\u00ebm dhe sakrific\u00eb Ded\u00eb Gjon Luli dhe mal\u00ebsor\u00ebt e tij \u2014i nd\u00ebjt\u00ebn besnik\u00eb vlerave shekullore t\u00eb fisit t\u00eb shqiptar\u00ebve:&nbsp; liris\u00eb dhe vet-sundimit. Besnik\u00eb ndaj dhe mbrojt\u00ebs t\u00eb vlerave historike t\u00eb Kombit Shqiptar: &nbsp;bes\u00ebs e burr\u00ebnis\u00eb, nderit dhe dinjitetit njer\u00ebzor, p\u00ebrball\u00eb rob\u00ebris\u00eb shekullore t\u00eb perandoris\u00eb turke, si dhe t\u00eb armiq\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb Kombit shqiptar, nd\u00ebr shekuj. Ded\u00eb Gjon Luli ishte personfikimi i k\u00ebtyre vlerave shekullore t\u00eb shqiptarit.&nbsp; Si i till\u00eb, duhet t\u00eb kujtohet edhe sot. Si nj\u00eb figur\u00eb komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb me shembullin e tij u flet edhe sot shqiptar\u00ebve se kjo tok\u00eb e vjet\u00ebr dhe as vlerat, as identiteti komb\u00ebtar nuk mund t\u00eb nxirren n\u00eb ankand p\u00ebr tu shitur askujt dhe nga askush.&nbsp;&nbsp;Me ngritjen e flamurit t\u00eb Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbe n\u00eb De\u00e7iq (1911), p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb pes\u00eb shekuj, Ded\u00eb Gjon Luli ka&nbsp;nd\u00ebrruar p\u00ebrgjithmon\u00eb fatin dhe epok\u00ebn e Shqiptar\u00ebve, duke paraprir k\u00ebshtu shpalljes zyrtare t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar n\u00eb Vlor\u00eb, me 28 Nentor, 1912. I p\u00ebrjet\u00ebsh\u00ebm qoft\u00eb kujtimi i tij!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli 24 shtatori, 1915 sh\u00ebnon dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb prit\u00eb nga forcat serbo-malazeze Ded\u00eb Gjo Luli, mal\u00ebsori fisnik dhe prij\u00ebs legjendar komb\u00ebtar n\u00eb luft\u00ebrat p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ishte 24 Shtatori, 1915 kur mbaroi nj\u00ebri prej kreshnik\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb kombit shqiptar. Ded\u00eb Gjo Luli ka lindur n\u00eb vitin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3396,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-40228","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40228"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40228\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40234,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40228\/revisions\/40234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}