{"id":40095,"date":"2025-08-29T08:13:44","date_gmt":"2025-08-29T06:13:44","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40095"},"modified":"2025-08-29T08:14:03","modified_gmt":"2025-08-29T06:14:03","slug":"nacionalizmi-ne-ballkan-pasoje-e-refuzimit-te-ballafaqimit-me-te-kaluaren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=40095","title":{"rendered":"Nacionalizmi n\u00eb Ballkan \u2013 pasoj\u00eb e refuzimit t\u00eb ballafaqimit me t\u00eb kaluar\u00ebn"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"700\" height=\"461\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Enve-robelii-gjergj-filipaj-libraria-ulqini.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Enve-robelii-gjergj-filipaj-libraria-ulqini.jpg 700w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Enve-robelii-gjergj-filipaj-libraria-ulqini-300x198.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Nga Granit Kurti<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha problemeve, jemi shqiptar\u00ebt e gjall\u00eb me m\u00eb s\u00eb shumti liri q\u00eb kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gazetari, publicisti, p\u00ebrkthyesi e shkrimtari Enver Robelli. E, nj\u00ebra prej d\u00ebshmive \u00ebsht\u00eb edhe takimi i tij i hapur n\u00eb Ulqin. Kur flet p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, ajo \u00ebsht\u00eb sikur rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr ngjarje e kapituj ose kthesa historike. Mendimi i tij ka pesh\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb vend ku jo rrall\u00eb fryn er\u00eb nacionalizmash si ai serb. \u201c\u00cbsht\u00eb pasoj\u00eb e refuzimit t\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebrive n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli<\/p>\n\n\n\n<p>Diku nga mesi i diskutimit, Enver Robelli e ka rip\u00ebrs\u00ebritur konstatimin se \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00eb koh\u00eb derisa e v\u00ebrteta p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Por vet\u00eb ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej z\u00ebrave t\u00eb bujsh\u00ebm q\u00eb i ka kontribuuar k\u00ebsaj, ve\u00e7mas n\u00eb hap\u00ebsirat gjermanofol\u00ebse. Robelli, s\u2019e ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, por e ka d\u00ebshmuar me pun\u00ebn e pen\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Gazetari, publicisti, p\u00ebrkthyesi e shkrimtari, ka qen\u00eb i ftuar si mysafir n\u00eb Ulqin, por n\u00eb takimin e hapur, t\u00eb mbajtur t\u00eb premten mbr\u00ebma n\u00eb librarin\u00eb \u201cUlqini\u201d, ai s\u2019\u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Bashk\u00ebbisedimi me t\u00eb \u2013 udh\u00ebhequr prej gazetarit Gjergj Filipaj \u2013 edhe n\u00eb raport me audienc\u00ebn e n\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet para e pas koh\u00ebs zyrtare t\u00eb ngjarjes \u2013 i ngjan nj\u00eb takimi me nj\u00eb mik t\u00eb kahersh\u00ebm. Robellin e njohin edhe n\u00eb qytetin bregdetar me shumic\u00eb shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve, p\u00ebrkthimeve e veprave q\u00eb ka botuar dhe mendimi i tij ka pesh\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb vend ku jo rrall\u00eb fryn er\u00eb nacionalizmash. \u201c\u00cbsht\u00eb pasoj\u00eb e refuzimit t\u00eb shum\u00eb shoq\u00ebrive n\u00eb Ballkan p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai kur ka folur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. \u201cSepse sikur t\u00eb kishte nj\u00eb ballafaqim serioz me t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb nj\u00ebzet apo nj\u00ebzetepes\u00eb vjet\u00ebt e fundit, mendoj q\u00eb nuk do t\u00eb kishte politikan q\u00eb do t\u00eb fliste p\u00ebr luft\u00eb por do t\u00eb diskutonim se cil\u00ebt kapituj t\u00eb Unionit Evropian i kemi mbyllur p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar. Por \u00ebsht\u00eb edhe pasoj\u00eb se disa konflikte mbet\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrfunduara\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Qen\u00eb trazirat si ato 1997-s n\u00eb Shqip\u00ebri me marrin\u00eb e skemave piramidale, protestat studentore t\u00eb tetorit t\u00eb atij viti n\u00eb Kosov\u00eb e deri te shp\u00ebrthimi i luft\u00ebs, kur Robelli mprehu edhe m\u00eb pen\u00ebn e gazetarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por kur flet p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, ajo \u00ebsht\u00eb sikur rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr ngjarje e kapituj ose kthesa historike.<\/p>\n\n\n\n<p>Robelli nuk i shp\u00ebton dot \u201cdeformimit\u201d profesional: gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs flet me data t\u00eb sakta, ngjarje e detaje t\u00eb cilat \u2013 si\u00e7 e potencon \u2013 i kan\u00eb interesuar p\u00ebrher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me gazetari u \u201cinfektua\u201d si i ri. Dhe at\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet val\u00ebve t\u00eb radios. Por secilin hap t\u00eb tij, ai e lidh me hapat e shoq\u00ebris\u00eb. Ose me situat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJam infektuar me iden\u00eb e gazetaris\u00eb qysh si f\u00ebmij\u00eb. M\u00eb kujtohet q\u00eb e d\u00ebgjonim shpesh Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs n\u00eb or\u00ebn 18:00 por pastaj edhe n\u00eb or\u00ebn 19:00, BBC-n\u00eb n\u00eb serbokroatisht. P\u00ebr BBC-n\u00eb, nga Prishtina raportonte nj\u00eb koleg i yni, Ibrahim Osmani. Por ai fliste n\u00eb kroatishte brilante, sepse kishte studiuar atje n\u00eb vitet \u201970 dhe baba im vazhdimisht thoshte: \u2018K\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gazetar\u2019\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli. Me k\u00ebt\u00eb, i ati i tij e ndiente nj\u00eb krenari q\u00eb dikush fliste aq mir\u00eb kroatisht, por jo vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE ndiente nj\u00eb lloj \u00e7lirimi q\u00eb kur fliste Osmani, ne nuk e ndienim veten si qytetar\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb por si t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e madhe jugosllave\u2026Ky ka qen\u00eb ai momenti q\u00eb m\u00eb ka nxitur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gazetari q\u00eb nisi t\u00eb botonte n\u00eb \u201cRilindje\u201d, pastaj punoi n\u00eb radio n\u00eb Zvic\u00ebr, prej vitit 2000, redaktor i politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmen zvicerane \u201cTages-Anzeiger\u201d, korrespondent n\u00eb \u201cS\u00fcddutsche Zeitung\u201d t\u00eb Gjermanis\u00eb, e \u201cKoh\u00ebs\u201d si revist\u00eb dhe m\u00eb pas \u201cKoh\u00ebs Ditore\u201d s\u2019iu nda qysh prej themelimit t\u00eb saj n\u00eb pranver\u00ebn e 1997-s.<\/p>\n\n\n\n<p>Robelli shquhet p\u00ebr mpreht\u00ebsin\u00eb e mendimit, stilin dhe eleganc\u00ebn. Shkrimet e tij \u2013 njashtu sikurse veprat q\u00eb ka botuar \u2013 p\u00ebrher\u00eb sjellin tisin e eruditit. \u201cSi e zbuluam Zvicr\u00ebn duke ecur\u201d bashk\u00eb me Omer Xhemalin, \u00ebsht\u00eb vepra e fundit e tij, \u201cRr\u00ebfime t\u00eb shkurtra p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb: Nj\u00eb kronik\u00eb e pazakonshme e shekullit t\u00eb 20-t\u00eb\u201d prej se u botua m\u00eb 2022, shpejt u shnd\u00ebrrua n\u00eb bestseller, \u201cVe\u00e7 pavar\u00ebsi asgj\u00eb m\u00eb pak: Ibrahim Rugova n\u00eb shtypin gjermanofon (1989 &#8211; 2006)\u201d, \u201cArb\u00ebn Xhaferi rr\u00ebfen &#8211; N\u00eb Tetov\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kuptimit\u201d, \u201cRatko Mladiq dhe banaliteti i s\u00eb keqes\u201d, jan\u00eb disa prej librave t\u00eb tij krahas veprave q\u00eb ka p\u00ebrkthyer.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMos e humbisni rastin p\u00ebr ta d\u00ebgjuar publicistin Enver Robelli nj\u00ebher\u00ebsh jo vet\u00ebm mjesht\u00ebr i shkrimit dhe p\u00ebrkthimit por edhe udh\u00ebtar i mendimit bashk\u00ebkohor\u201d, ka qen\u00eb ftesa p\u00ebr takimin e hapur mund\u00ebsuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Takimi me t\u00eb ishte paralajm\u00ebruar si nj\u00eb ngjarje me t\u00eb cil\u00ebn libraria \u201cUlqini\u201d nuk do t\u00eb jet\u00eb \u201cvet\u00ebm nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb librash, por nj\u00eb vend ku fjala b\u00ebhet dritare e kujtes\u00ebs dhe pasqyr\u00eb e koh\u00ebs son\u00eb bashk\u00ebkohore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cZ\u00ebri i publicistit t\u00eb njohur q\u00eb udh\u00ebton nga Z\u00fcrichu n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb Ulqinin ton\u00eb sjell me vete pesh\u00ebn e analiz\u00ebs s\u00eb mpreht\u00eb dhe fines\u00ebn e rr\u00ebfimit q\u00eb e shnd\u00ebrron p\u00ebrvoj\u00ebn personale n\u00eb kujtes\u00eb kolektive\u201d, shkruhej n\u00eb ftes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEnveri \u00ebsht\u00eb gazetar i ve\u00e7ant\u00eb sepse ka vendosur q\u00eb zejen e gazetarit ta zhvilloj\u00eb larg Kosov\u00ebs n\u00eb Zvic\u00ebr dhe shpesh ka qen\u00eb nj\u00eb person i cili ka q\u00ebndruar nd\u00ebrmjet realitetit ton\u00eb ballkanik dhe atij evropian\u201d, e ka p\u00ebrshkruar krejt n\u00eb fillim t\u00eb takimit gazetari e bashk\u00ebbiseduesi i tij, Gjergj Filipaj pa u futur n\u00eb detaje biografike. Pyetjet e tij, kan\u00eb qen\u00eb zb\u00ebrthimi i rrug\u00ebtimit tok me zhvillimet historike e me analiz\u00ebn e realitetit t\u00eb s\u00eb tashmes.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb ambientin e rrethuar prej librave \u2013 n\u00eb librarin\u00eb e par\u00eb t\u00eb librit shqip n\u00eb Ulqin t\u00eb inauguruar m\u00eb 2021 por q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Prishtin\u00ebs e Tiran\u00ebs \u2013 Robelli ka th\u00ebn\u00eb se \u201cgazetaria \u00ebsht\u00eb profesioni m\u00eb vet\u00ebpla\u00e7kit\u00ebs i mundsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSi gazetar ti e pla\u00e7kit vetveten. Nuk fiton shum\u00eb dhe sakrifikon jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb koh\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. \u201cNga jeta ime kam sakrifikuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer, shkruar e lexuar por m\u00eb kan\u00eb interesuar p\u00ebrher\u00eb detajet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka vjet q\u00eb Robelli ka kritikuar e paralajm\u00ebruar p\u00ebr fenomene e \u00e7oroditje n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb politik\u00eb po se po. Edhe n\u00eb gazetari.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb gazetari kan\u00eb arritur t\u00eb futen shum\u00eb kuaj Troje dhe un\u00eb po frik\u00ebsohem q\u00eb po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb situate t\u00eb jasht\u00ebzakonshme kur nuk mund ta dallosh m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga e pav\u00ebrteta\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019e ka problem q\u00eb pyetjet e bashk\u00ebbiseduesit apo nga audienca ta rikthejn\u00eb bised\u00ebn te fillimi i karrier\u00ebs s\u00eb tij, a n\u00eb vitet e p\u00ebrmbysjes s\u00eb mend\u00ebsive edhe n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPas gjenocidit n\u00eb Srebrenic\u00eb, mendimi per\u00ebndimor p\u00ebr regjimin e Millosheviqit ndryshoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb radikale dhe nuk ka qen\u00eb ndoshta ndonj\u00eb vep\u00ebr e madhe heroike t\u00eb kritikosh regjimin e Millosheviqit sepse ajo ishte evidente q\u00eb duhej kritikuar p\u00ebr shkak t\u00eb ndezjes s\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb re q\u00eb e b\u00ebri n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Mund t\u00eb mos ket\u00eb qen\u00eb \u201cvep\u00ebr e madhe heroike\u201d por e zorshme po se po.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cFillimisht ka qen\u00eb nj\u00eb lloj idealizimi i Jugosllavis\u00eb. \u00cbsht\u00eb menduar se Jugosllavia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet funksional ku demon\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs nuk rikthehen m\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli. \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb absurde, un\u00eb kam njohur koleg\u00eb zviceran\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1984 kan\u00eb n\u00ebnshkruar peticion p\u00ebr lirimin nga burgu t\u00eb Vojsllav Sheshelit sepse ai at\u00ebher\u00eb ishte historiani m\u00eb i ri q\u00eb kishte doktoruar n\u00eb Jugosllavi pastaj u d\u00ebnua si p\u00ebrkrah\u00ebs i ideologjive pronaziste t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, t\u00eb \u00e7etnik\u00ebve. U d\u00ebnua n\u00eb Sarajev\u00eb m\u00eb 1984 por n\u00eb per\u00ebndim shihej si disident\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Demon\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs ende qesin flak\u00eb. Mandej edhe aso q\u00eb s\u2019i takojn\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por t\u00eb lindur pas luft\u00ebrave n\u00eb k\u00ebto an\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht absurde q\u00eb tani n\u00eb l\u00ebvizjen studentore n\u00eb Serbi, nj\u00ebri prej shqet\u00ebsimeve t\u00eb student\u00ebve \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse ushtria serbe apo policia serbe q\u00eb tani po angazhohet p\u00ebr t\u2019i shtypur ata, \u00ebsht\u00eb treguar aq frikacake n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli.<\/p>\n\n\n\n<p>E, Kosova, deri sa nuk kris\u00ebn pushk\u00ebt me aksionet e para t\u00eb armatosura n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1997, p\u00ebr Per\u00ebndimin ishte m\u00eb shum\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNuk ishte di\u00e7ka m\u00eb e madhe, q\u00eb k\u00ebrkonte v\u00ebmendje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Duhet th\u00ebn\u00eb se \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs fillon n\u00eb at\u00eb moment kur ndodhin disa ndryshime shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai duke precizuar ndryshimet: N\u00eb Franc\u00eb erdhi n\u00eb pushtet Jasques Chirac \u201ci cili e ka thyer linj\u00ebn tradicionale franceze sa i p\u00ebrket Serbis\u00eb\u201d, n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe \u201cikin konservator\u00ebt n\u00eb krye me John Major t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ndjekur vij\u00ebn tradicionale mir\u00ebkuptuese, balancuese, e Tony Blair e ndryshoi radikalisht\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPastaj gjerman\u00ebt, n\u00eb tetor t\u00eb 1998-s vjen Gerhard Schr\u00f6der me Joschka Fischerin n\u00eb qeveri. Un\u00eb mendoj q\u00eb po t\u00eb q\u00ebndronte Helmut Kohli n\u00eb pushtet, Gjermania nuk do t\u00eb hynte n\u00eb luft\u00eb sepse Kohli ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb gjenerate q\u00eb e ka p\u00ebrjetuar Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe ata kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr \u00e7do angazhimi t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb konflikte apo luft\u00ebra t\u00eb tjera\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, n\u00eb realitetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm politik, Kosova \u201c\u00ebsht\u00eb peng i nyj\u00ebs s\u00eb pazgjidhur me Serbin\u00eb\u201d. N\u00eb at\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb kriz\u00ebs politike, ka tjet\u00ebr histori. P\u00ebr shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, Kosova ka fort pesh\u00eb, p\u00ebrher\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb lloj adrese e pike orientuese q\u00eb determinon historikisht ruajtjen e identitetit shqiptar edhe n\u00eb k\u00ebto an\u00eb. P\u00ebr sken\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs, Robelli ka th\u00ebn\u00eb se \u201cndoshta ka pak nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndikim pak m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Per\u00ebndimit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPor problem \u00ebsht\u00eb q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb cilin ne e kemi p\u00ebrjetuar me vite, nuk ekziston m\u00eb. Pra \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 iluzion i yni, ka disa cop\u00ebza n\u00eb BE\u2026por nuk \u00ebsht\u00eb ai\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli.<\/p>\n\n\n\n<p>Enver Robelli, nuk ting\u00ebllon pesimist edhe kur ka arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb shkrime, n\u00eb analiza, ai kritikon sepse k\u00ebrkon zgjidhje.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha problemeve, jemi shqiptar\u00ebt e gjall\u00eb me m\u00eb s\u00eb shumti liri q\u00eb kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Robelli.<\/p>\n\n\n\n<p>E, nj\u00ebra prej d\u00ebshmive \u00ebsht\u00eb edhe ardhja e tij n\u00eb Ulqin. Si nj\u00eb z\u00eb ku fjala e tij ka pesh\u00eb. \/Koha Net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Granit Kurti \u201cP\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha problemeve, jemi shqiptar\u00ebt e gjall\u00eb me m\u00eb s\u00eb shumti liri q\u00eb kemi pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori\u201d, ka th\u00ebn\u00eb gazetari, publicisti, p\u00ebrkthyesi e shkrimtari Enver Robelli. E, nj\u00ebra prej d\u00ebshmive \u00ebsht\u00eb edhe takimi i tij i hapur n\u00eb Ulqin. Kur flet p\u00ebr karrier\u00ebn e tij, ajo \u00ebsht\u00eb sikur rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40098,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6,12],"tags":[],"class_list":["post-40095","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=40095"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40095\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":40099,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/40095\/revisions\/40099"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/40098"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=40095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=40095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=40095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}