{"id":39988,"date":"2025-08-07T16:47:39","date_gmt":"2025-08-07T14:47:39","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39988"},"modified":"2025-08-07T16:47:57","modified_gmt":"2025-08-07T14:47:57","slug":"kosova-duhet-te-beje-me-shume-per-te-informuar-veten-dhe-boten-per-te-verteten-e-historise-se-saj-te-lashte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39988","title":{"rendered":"KOSOVA DUHET T\u00cb B\u00cbJ\u00cb M\u00cb SHUM\u00cb P\u00cbR T\u00cb INFORMUAR VETEN DHE BOT\u00cbN P\u00cbR T\u00cb V\u00cbRTET\u00cbN E HISTORIS\u00cb S\u00cb SAJ T\u00cb LASHT\u00cb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"454\" height=\"279\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Zbulim-ne-ulpiane-perandori0justinian-perendesha-theodora.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Zbulim-ne-ulpiane-perandori0justinian-perendesha-theodora.jpg 454w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/08\/Zbulim-ne-ulpiane-perandori0justinian-perendesha-theodora-300x184.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 454px) 100vw, 454px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Mbishkrim kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoresh\u00ebs Theodora, zbuluar k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Ulpian\u00eb q\u00eb hedh drit\u00eb mbi periudh\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. FotoKredia: Hajrulla \u00c7eku<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0 Portali q\u00eb merret me zbulimet arkeologjike, Arkeonews Archaeologists made a remarkable discovery in Kosovo: Evidence that the great Byzantine Emperor was of Dardanian origin &#8211; Arkeonews, njoftoi dit\u00ebt e fundit se n\u00eb Ulpian\u00eb, qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zbuluar nj\u00eb mbishkrim i dyt\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi dedikuar Perandorit Bizantin Justinianit dhe bashkshotrtes s\u00eb tij, Perandoresh\u00ebs Teodora.\u00a0 N\u00eb zbulimin e par\u00eb po aty, \u00a0tre vjet m\u00eb heret, grupi i arkeolog\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kryesohet nga francezi Christophe Goddard dhe p\u00ebrfshin edhe arkeolog\u00ebt vendas Arben Hajdari e Milot Berisha, n\u00eb hulumtimet e tyre shkencore kan\u00eb zbuluar nj\u00eb mbishkrim monumental me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme historike nga Perandori Justinian (527-565) i qytetit Justiniana Secunda. \u00a0Ai e p\u00ebrshkruan at\u00eb qytet si nj\u00eb qytet Dardan, n\u00eb krahin\u00ebn e Dardanis\u00eb. Qyteti dhe kisha, jan\u00eb themeluar nga paraardh\u00ebsi i Justinianit, Diokleciani n\u00eb fillim t\u00eb shekullit IV. Ekspert\u00ebt thon\u00eb se mbishkrimi paraqet nj\u00eb d\u00ebshmi shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb, nd\u00ebrsa d\u00ebshmon af\u00ebrsin\u00eb e perandorit Justinian ndaj provinc\u00ebs s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij. Kisha e atjeshme, deri tani paraqet nj\u00eb prej zbulimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb vonshme romake dhe perandor\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb saj, sipas arkeolog\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shqiptar\u00eb, thuhej n\u00eb njoftimin e tre viteve m\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb zbulim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dy vjet m\u00eb par\u00eb.\u00a0 Frank Shkreli: Pse jo, Republika e Dardanis\u00eb!? | Gazeta Telegraf<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb qytetin e vjet\u00ebr Ulpiana, rr\u00ebnojat e t\u00eb cilit gj\u00ebnden jo larg Prishtin\u00ebs, grupi i arkeolog\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe shqiptar\u00eb \u2013 kryesisht arkeolog\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Franc\u00ebs \u2013 kan\u00eb realizuar edhe nj\u00eb zbulim tjet\u00ebr historik: nj\u00eb mbishkrim t\u00eb dyt\u00eb kushtuar Perandorit Justinian dhe perandoresh\u00ebs Teodora, mbishkrim q\u00eb i referohet, pik\u00ebrisht, nd\u00ebrtimit t\u00eb bazilik\u00ebs ipeshkv\u00ebnore n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb vjet\u00ebr dardan. K\u00ebto mbishkrime, sipas ekspert\u00ebve vendas dhe t\u00eb huaj, tregojn\u00eb qart\u00eb dhe v\u00ebrtetojn\u00eb identitetin dhe af\u00ebrsin\u00eb e Justianianit me vendlindjen e tij, Dardanin\u00eb.&nbsp; Nj\u00ebkohsisht, k\u00ebto zbulime, tregojn\u00eb gjithashtu nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb &#8212; p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb patur ose kan\u00eb gjithnj\u00eb dyshime \u2013 lidhjet e tija me Dardanin\u00eb e lasht\u00eb dhe rr\u00ebnj\u00ebt historike t\u00eb identitetit dardan t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb trojet e veta autoktone.&nbsp; Zbulimi i dyt\u00eb i mbishkrimit t\u00eb jashtzakonsh\u00ebm n\u00eb Ulpian\u00eb u njoftua, zyrtarisht, n\u00eb faq\u00ebn zyrtaree t\u00eb Hajrulla \u00c7ekut, Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit n\u00eb kabinetin qeveritar t\u00eb Kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti: \u201cEkipi i arkeolog\u00ebve ka identifikuar nj\u00eb mbishkrim t\u00eb dyt\u00eb kushtuar Perandorit Justinian dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Teodora.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbishkrimi i par\u00eb p\u00ebrmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon nd\u00ebrtimin e bazilik\u00ebs episkopale. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb vetmet dedikime t\u00eb njohura t\u00eb Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.\u201d &nbsp;Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Ministri \u00c7eku, deklaron se me k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cRuajtja dhe mbrojtja e trash\u00ebgimis\u00eb arkeologjike nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb k\u00ebt\u00eb seriozitet\u201d, duke shtuar se \u201cHulumtimet arkeologjike n\u00eb Ulpian\u00eb e Dresnik, tanim\u00eb po vazhdojn\u00eb n\u00eb prona publike, t\u00eb cilat u shpron\u00ebsuan gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar\u201d. Nd\u00ebrsa vazhdon Ministri i Kultur\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, se nj\u00ebherazi, po \u201cPo punohet me intensitet n\u00eb lokalitete arkeologjike, plane t\u00eb konservimit e menaxhimit, ngritje t\u00eb kapaciteteve profesionale p\u00ebrmes partneriteteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, studime e publikime\u201d. &nbsp;Duke p\u00ebrfunduar njoftimin e tij mbi zbulimin e dyt\u00eb t\u00eb mbishkrimit dedikuar Perandorit Justinian e perandoresh\u00ebs Teodora ai shkruan se, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u201cArkeologjia vazhdon t\u00eb na zbuloj\u00eb historin\u00eb ton\u00eb ne vazhdojm\u00eb me p\u00ebrkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj\u201d. Thuhet, gjithashtu, se mbishkrimi i dyt\u00eb ofron prova t\u00eb reja t\u00eb angazhimit t\u00eb perandorit jo vet\u00ebm ndaj rind\u00ebrtimit qytetar por edhe ndaj infrastruktur\u00ebs fetare dhe shpirt\u00ebrore, ve\u00e7an\u00ebrisht nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb bazilike (ipeshkv\u00ebnore) episkopale. Dedikimi i mbishkrimit t\u00eb dyt\u00eb si p\u00ebr Justinianin ashtu edhe p\u00ebr Theodor\u00ebn nxjerr n\u00eb pah gjithashtu trash\u00ebgimin\u00eb dhe ndikimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb \u00e7iftit n\u00eb jet\u00ebn fetare (t\u00eb krisht\u00ebr) t\u00eb rajonit, theksohet m\u00ebtej n\u00eb njoftim. &nbsp;Arkeolog\u00ebt q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zbulime historike thon\u00eb se, \u201cato jo vet\u00ebm q\u00eb konfirmojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Justinianit n\u00eb zhvillimin e qytetit, por edhe e vendosin Ulpian\u00ebn n\u00eb hart\u00ebn historike si nj\u00eb qend\u00ebr ky\u00e7e t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb hershme t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por si\u00e7 ndodh me \u00e7do sukses n\u00eb cil\u00ebndo fush\u00eb qoft\u00eb, pyetja lind n\u00ebse mjafton kaq, a po duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb, sidomos, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb arkeologjia dhe historia komb\u00ebtare arb\u00ebroro-ilire-shqiptare. E len\u00eb pas dore p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 5-shekuj otomaniz\u00ebm, dhe i mohuar dhe anashkaluar nga komunizmi sllavo-aziatik, i pa fe e atdhe. Por mbi t\u00eb gjitha, ajo mbetet nj\u00eb histori e mohuar vazhdimisht dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indiferente, p\u00ebr t\u00eb mos then\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, deri n\u00eb dit\u00ebt e sot\u00ebme, e shkelur dhe e abuzuar nga fqinjt\u00eb pushtues, sllav, turq e grek\u00eb, p\u00ebr shekuj me rradh\u00eb. Prandaj, un\u00eb jam i mendimit dhe mb\u00ebshtes deklarat\u00ebn e dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb Profesorin e historis\u00eb James Pettifer t\u00eb Universitetit Oksford dhe eksperti njohur britanik dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb p\u00ebr Ballkanin, i cili \u00ebsht\u00eb shprehur duke reaguar ndaj lajmit p\u00ebr ubulimin e dyt\u00eb t\u00eb mbishkrimit kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoresh\u00ebs Teodora se, \u201cKosova duhet ta informoj\u00eb bot\u00ebn shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr rreth historis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb lasht\u00eb\u201d. &nbsp;Profesori Pettifer b\u00ebri k\u00ebt\u00eb reagim duke shp\u00ebrndar shkrimin e Kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb Albin Kurti, n\u00eb lidhje me zbulimin e dyt\u00eb n\u00eb Ulpian\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb ekipit t\u00eb arkeolog\u00ebve nga Kosova dhe Franca. Profesori britanik, eskpert i historis\u00eb dhe pun\u00ebve t\u00eb Ballkanit Perendim or, e xil\u00ebsoi subulimin e dyt\u00eb n\u00eb Ulqpian\u00eb si nj\u00eb, \u201cLajm v\u00ebrtet\u00eb i mir\u00eb. Por Kosova duhet ta informoj\u00eb bot\u00ebn shum\u00eb rreth historis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb lasht\u00eb. Shum\u00eb pak libra apo edhe broshura t\u00eb vlefshme jan\u00eb t\u00eb disponueshme n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr momentin&#8221;, ka sh\u00ebnuar eksperti britanik n\u00eb faq\u00ebn e tij t\u00eb internetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam dakort me Ministrin \u00c7eku se vitet e fundit vihet re nj\u00eb p\u00ebkushtim m\u00eb i madh sa u p\u00ebrket zbulimeve arkeologjike n\u00eb territorin dardan. Por mb\u00ebshtes edhe thirrjen e Profesorit t\u00eb nderuar britanik James Petiffer se duhet b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb informuar bot\u00ebn mbi idetnitetin dhe origjin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nuk besoj se mjaftojn\u00eb, kur t\u00eb merret parasysh baltosja e historis\u00eb s\u00eb shqipar\u00ebve nga t\u00eb huajt, vullneti dhe mjetet e shumta q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur nd\u00ebr shekuj e q\u00eb p\u00ebrdorin dhe sot armiq\u00ebt e Kombit shqiptar p\u00ebr t\u00eb mohuar historin\u00eb dhe identitetin e shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta autotokotone. Dardania nuk \u00ebsht\u00eb as e Serbis\u00eb as e Turqis\u00eb, sipas pretendimeve t\u00eb t\u00eb huajve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb historike duhet t\u00eb informohet bota por edhe shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt ndoshta nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr idetnitetin dhe prejardhjen e tyre historike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbishkrim kushtuar Perandorit Justinian dhe Perandoresh\u00ebs Theodora, zbuluar k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Ulpian\u00eb q\u00eb hedh drit\u00eb mbi periudh\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. FotoKredia: Hajrulla \u00c7eku Nga Frank Shkreli \u00a0 Portali q\u00eb merret me zbulimet arkeologjike, Arkeonews Archaeologists made a remarkable discovery in Kosovo: Evidence that the great Byzantine Emperor was of Dardanian origin &#8211; Arkeonews, njoftoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39991,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-39988","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39988","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39988"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39988\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39992,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39988\/revisions\/39992"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39988"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39988"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39988"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}