{"id":39881,"date":"2025-07-25T08:30:00","date_gmt":"2025-07-25T06:30:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39881"},"modified":"2025-07-25T08:49:02","modified_gmt":"2025-07-25T06:49:02","slug":"profili-i-nje-shqiptaro-amerikani-te-hershem-anthony-stevens-ndihmes-dhe-keshilltar-i-harry-fultz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39881","title":{"rendered":"PROFILI I NJ\u00cb SHQIPTARO-AMERIKANI T\u00cb HERSH\u00cbM:\u00a0 ANTHONY STEVENS \u2013 NDIHM\u00cbS DHE K\u00cbSHILLTAR I HARRY FULTZ"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"233\" height=\"310\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/shqiptaro-amerikani-Anthony-Steevens.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/shqiptaro-amerikani-Anthony-Steevens.jpg 233w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/shqiptaro-amerikani-Anthony-Steevens-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 233px) 100vw, 233px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Ish-Diplomati shqiptaro-amerikan, Anthony Steevens (1891-1965)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptaro-Amerikani Anthony Stevens ka nd\u00ebrruar jet\u00eb me 10 maj,1965. Un\u00eb nuk ia kam arrijtur ta njihja t\u00eb ndjerin Stevens, por kam njohur familjen e tij pas ardhjes time n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb vitin 1970, sidomos birin e tij Bob Stevens dhe vajz\u00ebn Marie Stevens (tani t\u00eb ndjer\u00eb) \u2013 t\u00eb dy k\u00ebta kur i kam njohur fillimisht punonin pran\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit. Korriku m\u00eb kujtoi historin\u00eb fillestare t\u00eb asaj q\u00eb njihej si Shkollla Teknike Amerikane \u201cHarry Fultz\u201d n\u00eb vitin 1921 dhe mbylljen e saj nga Ahmet Zogu n\u00eb korrik, 1933. Nuk dua t\u00eb flas tani p\u00ebr vet Shkoll\u00ebn Teknike \u201cHarry Fultz\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-me-rastin-e-dites-humanitare-boterore-kujtojme-humanistin-e-madh-dhe-mikun-e-shqiperise-amerikanin-dr-harry-t-fultz\/\">Frank Shkreli: Me rastin e Dit\u00ebs Humanitare Bot\u00ebrore kujtojm\u00eb humanistin e madh dhe mikun e Shqip\u00ebris\u00eb, amerikanin Dr. Harry T. Fultz | Gazeta Telegraf<\/a>, &nbsp;pasi historia e saj e lavdishme dihet tanim\u00eb. &nbsp;Njihet roli historik q\u00eb luajti Shkolla Teknike e Tiran\u00ebs \u201cHarry Fultz\u201d &#8212; nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb edukimin e rinis\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe, me ndjenj\u00ebn e atdhedashuris\u00eb, disiplin\u00ebs, dashuris\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin dhe respektit p\u00ebr pun\u00ebn. &nbsp;\u201cPerpiqu ta b\u00ebsh Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend ku ia vlen t\u00eb jetosh\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Harry Fultz n\u00eb fillimet e veprimtaris\u00eb s\u00eb asaj shkolle.&nbsp; Por me k\u00ebt\u00eb rast (Korrik 2025) dhe n\u00eb lidhje me Shkoll\u00ebn Teknike \u201cHarry Fultz\u201d, desha t\u00eb sjell n\u00eb kujtim veprimtarin\u00eb e hersh\u00ebme, n\u00eb fillim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve shqiptaro-amerikane, &nbsp;nj\u00ebrin prej shqiptaro-amerikan\u00ebve t\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar \u2013 Anthony Stevens, n\u00eb 60-vjetorin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim \u2013 i cili n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb deklasifikuar thuhet se \u201cSi ndihm\u00ebs e k\u00ebshilltar permanent, Fultzi ka patur n\u00ebnshtetasin amerikan Anthony Stevens\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Po kush ishte Anthony Stevens nj\u00ebri prej t\u00eb par\u00ebve shqiptaro-amerikan i angazhuar, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, n\u00eb zhvillimin e lidhjeve fillestare diplomatike shqiptaro-amerikane? &nbsp;Fatkeq\u00ebsisht, un\u00eb nuk posedoj shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij dhe t\u00eb tjer\u00ebve shqiptaro-amerikan\u00eb t\u00eb fillim shekullit t\u00eb kaluar, t\u00eb angazhuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, n\u00eb vitet e para t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dilpomatike shqiptaro-amerikane, vendosur me 1922. Por n\u00eb rastin e Anthony Stevens ka disa t\u00eb dh\u00ebna, jo aq t\u00eb plota, por q\u00eb japin t\u00eb pak\u00ebn nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb kufizuar nga jeta dhe veprimtaria e Anthony Stevens&#8211; n\u00eb shtypin e komunitetit shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim, si Sh\u00ebjzat, Shqiptari \u00eb Lir\u00eb dhe Jeta Katolike Shqiptare. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas atyre t\u00eb dh\u00ebnave, Anthony Stevens me origjin\u00eb ishte Kosova, i lindur n\u00eb Zym t\u00eb Hasit t\u00eb Prizrenit. Me familjen e tij ai ka ardhur n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me 1909. &nbsp;N\u00eb Amerik\u00eb ka filluar pun\u00ebn si n\u00ebpun\u00ebs i Kryqit t\u00eb Kuq Amerikan, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri 10-vjet m\u00eb von\u00eb me 1919 deri n\u00eb vitin 1924. &nbsp;Shqip\u00ebria e pas Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore ishte n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mjeruar, nga \u00e7do pik\u00ebpamje, sidomos gj\u00ebndja ekonomike ishte tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb. &nbsp;Gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, si n\u00ebpun\u00ebs i Kryqit t\u00eb Kuq Amerikan, Anthony Stevens i sh\u00ebrebu me p\u00ebrkushtim misionit bamir\u00ebs t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri duke ndihmuar bashkatdhetar\u00ebt e vet me shp\u00ebrndarjen e ndihmave humanitare, sh\u00ebrbime mjeksore, shp\u00ebrndarje ila\u00e7esh dhe ndihmash t\u00eb llojlojshme aq t\u00eb nevojshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e q\u00eb ishte misioni i Kryqit t\u00eb Kuq Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pas Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb Bot\u00ebrore.&nbsp; Bazuar n\u00eb pun\u00ebn shembullore t\u00eb tij n\u00eb kuad\u00ebr veprimtaris\u00ebl s\u00eb tij si n\u00ebpun\u00ebs i Kryqit t\u00eb Kuq Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe si fol\u00ebs i gjuh\u00ebs hqipe dhe anglishtes, Anthony Stevens i bashkohet Departamentit t\u00eb Shtetit me 1922 \u2013 vit ky q\u00eb edhe Harry Fultz&nbsp;mb\u00ebrrin n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar Shkoll\u00ebn Teknike deri n\u00eb vitin 1933. &nbsp;Si\u00e7 duket Stevens \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Washington disa vite m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr tu d\u00ebrguar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb pran\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara deri me pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia fashiste m\u00eb 1939.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Anthony Stevens tani si n\u00ebpun\u00ebs Departamentit t\u00eb Shtetit sh\u00ebrbente n\u00eb Washington dhe d\u00ebrgohej nga hera n\u00eb her\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn Ameikane n\u00eb Rom\u00eb. Pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Anthony Stevens, gjithnj\u00eb si n\u00ebpun\u00ebs i Departamentit t\u00eb Shtetit ishte i angazhuar me fatin e Shqip\u00ebris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane dhe me m\u00ebrgat\u00ebn shqiptare anti-komuniste q\u00eb ishte larguar nga Shqip\u00ebria pas marrjes s\u00eb pushtetit nga komunist\u00ebt. T\u00eb vjet\u00ebrit e komunitetit i kujtonin me mall e respekt p\u00ebr pun\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e tija p\u00ebr t\u00eb ndihmuar shqiptar\u00ebt e m\u00ebrguar, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb komunizmit t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb II Bot\u00ebrore, nd\u00ebrsa sh\u00ebrbente n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Rom\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptaro-Amerikani Anthony Stevens dhe familja e tij, si n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit \u2013 djali i tij Bob Stevens dhe vajza Maria Stevens, edhe ata t\u00eb pun\u00ebsuar pran\u00eb k\u00ebtij enti diplomatik p\u00ebr dekada n\u00eb Washington dhe n\u00eb Evrop\u00eb \u2013 kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb reputacion n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan q\u00eb i ka dalluar ata si nj\u00eb familje patriotike shqiptare dhe amerikane. Revista e koh\u00ebs, Shejzat, e ka cil\u00ebsuar Anthony Stevens, me rastin e kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, si nj\u00eb \u201cFytyr\u00eb tipike shqiptare.&nbsp; N\u00eb z\u00eam\u00ebr ushqente kultin e bujaris\u00eb s\u00eb lasht\u00eb e n\u00eb frym\u00ebn e kulluet t\u00eb zakoneve tona m\u00e2 bujare, rriti n\u00eb dh\u00e9 t\u00eb huej bij e bija. Sado q\u00eb rrethanat e jet\u00ebs e kishin hjedh\u00eb jashta tue e b\u00e2 me x\u00e2n\u00eb vend n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nji shteti t\u00eb huej, Ai kurr nuk u \u00e7vesh nga cilsit\u00eb e ndiesit\u00eb shqiptare dhe kudo e kurdo i u paraqit rasti, me fjal\u00eb e me vepra, mprojti e p\u00ebrkrahi Shqipnin\u00eb\u2026 p\u00ebrvoja e dendun, rretha\u00adnat e&nbsp; jashtazakonshme n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat iu p\u00ebrshkue jeta, e kishin pajis\u00eb me nji urti e&nbsp; mpreht\u00ebsi t\u00eb spikatun gjiykimi.&nbsp; Prej goj\u00ebs s\u00eb Tij rridhte fjala paqtuese, k\u00ebshillat&nbsp; p\u00ebr bashkim, nxitja m\u2019u p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim e nalt\u00ebsim t\u00eb Shqipnis\u00eb. Tue u nd\u00e2 prej&nbsp; nesh Ai l\u00ean nji zbrazti t\u00eb madhe sepse, burra t\u00eb mbrujtun me tharmet m\u00e2 fisnike&nbsp; arbnore, pak mbeten tashm\u00e2\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Jeta dhe veprimtaria e Anthony Stevens \u2013 si n\u00ebpun\u00ebs i Kryqit t\u00eb Kuq Amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, bashkpunimi i tij ingusht me t\u00eb madhin dhe t\u00eb paharrueshmin mik t\u00eb shqiptar\u00ebve Harry Fultz \u2013 tregojn\u00eb nj\u00eb shqiptaro-amerikan i cili nuk ka pushuar kurr\u00eb s\u00eb punuari p\u00ebr miq\u00ebqenjen e popullit t\u00eb vet, p\u00ebr ndri\u00e7imin e tij n\u00eb idet\u00eb p\u00ebrparimtare pas 500-vjet otomaniz\u00ebm dhe ideve demokratike pas vednosjes s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste pas Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri. Si i till\u00eb, Anthony Stevens (por edhe familja e tij diplomatike shqiptaro-amerikane n\u00eb Amerik\u00eb) mund t\u00eb renditet \u2013 me ata shqiptaro-amerikan\u00eb q\u00eb jan\u00eb dalluar gjat\u00eb dekadave &#8212; me t\u00eb drejt\u00eb dhe p\u00ebr merita t\u00eb dalluara \u2013 n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ringjalljes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve midis dy kombeve tona \u2013 atij amerikan dhe atij shqiptar. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-Diplomati shqiptaro-amerikan, Anthony Steevens (1891-1965)\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nga Frank Shkreli Shqiptaro-Amerikani Anthony Stevens ka nd\u00ebrruar jet\u00eb me 10 maj,1965. Un\u00eb nuk ia kam arrijtur ta njihja t\u00eb ndjerin Stevens, por kam njohur familjen e tij pas ardhjes time n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb vitin 1970, sidomos birin e tij Bob Stevens dhe vajz\u00ebn Marie Stevens (tani t\u00eb ndjer\u00eb) \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39886,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-39881","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39881","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39881"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39881\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39888,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39881\/revisions\/39888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39886"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39881"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39881"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39881"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}