{"id":39872,"date":"2025-07-25T08:41:55","date_gmt":"2025-07-25T06:41:55","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39872"},"modified":"2025-07-25T08:42:15","modified_gmt":"2025-07-25T06:42:15","slug":"shba-dhe-shqiperia-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris-1919-1920","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39872","title":{"rendered":"SHBA DHE SHQIP\u00cbRIA\u00a0 N\u00cb KONFERENC\u00cbN E PAQES N\u00cb PARIS 1919-1920"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"266\" height=\"216\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Luigj-bumci-gjergj-fishta-dhimmiter-berati.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga <strong>NIK\u00cb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1917, diplomacia amerikane ka filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr marr\u00ebveshjen e paqes s\u00eb pasluft\u00ebs. Ideja p\u00ebr formimin e nj\u00eb trupi punues, i cili do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb studim n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet dhe eventualisht do t\u00eb shqyrtohej, i lihej presidentit Wilson dhe k\u00ebshilltarit t\u00eb tij t\u00eb af\u00ebrm, Edvard Hauz, ndon\u00ebse gjurmat e para shpien drejt ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Amerik\u00ebs, Steit Departmentit dhe shefit t\u00eb tij, Robert Lising. Sidoqoft\u00eb, amerikan\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshiruar q\u00eb&nbsp; ky trup punues t\u00eb formohet sa m\u00eb par\u00eb dhe, mund\u00ebsisht, t\u00eb mbetet n\u00eb fsheht\u00ebsi. Sipas propozimeve t\u00eb para, kjo zyr\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb quajtur n\u00eb fillim, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej pes\u00eb ekspert\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb punonin n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e shefit t\u00eb Steit Departamentit. Zyrja, nd\u00ebrkaq, gjat\u00eb nj\u00eb viti u transformua n\u00eb nj\u00eb komision hulumtues i cili n\u00eb&nbsp; tetor t\u00eb vitit 1918, ka num\u00ebruar 126 bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky komision i ka mbaruar hulumtimet apo studimet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, pothuaj t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn dhe i ka p\u00ebrgatitur rreth 2000 raporte dhe 1000 harta t\u00eb ndryshme. Presidenti Wilson \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto raporte, kur i ka propozuar zgjidhjet territoriale t\u00eb p\u00ebrmbajtura n\u00eb 14 pika, dhe me rastin e p\u00ebrpilimit t\u00eb propozimeve p\u00ebr marr\u00ebveshje paq\u00ebsore. Komisioni ka ekzistuar si trup i ve\u00e7ant\u00eb deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1918, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb ky\u00e7ur n\u00eb pun\u00ebn e delegacionit amerikan n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. Nj\u00ebzet e tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komisioni, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, i jan\u00eb bashkuar presidentit Wilson.<\/p>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse Shqip\u00ebria ka qen\u00eb&nbsp; m\u00eb s\u00eb paku e njohur nga t\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb&nbsp; p\u00ebrgatisin sintez\u00ebn e t\u00ebr\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar dhe th\u00ebn\u00eb mbi shqip\u00ebrin\u00eb, \u00e7ka ka pasur p\u00ebr pasoj\u00eb nd\u00ebrtimin dhe nxjerrjen e konkluzave t\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb ndryshme t\u00eb objektivitetit, apo dallimet evidente t\u00eb q\u00ebndrimeve midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit, posa\u00e7\u00ebrisht kur ishte fjala p\u00ebr zgjidhjen e p\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshjes shqiptare n\u00eb kuadrin ballkanik dhe n\u00eb suaza t\u00eb sferave t\u00eb interesit dhe me influenc\u00eb t\u00eb disa fuqive europiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndrimet dhe pik\u00ebpamjet e ndryshme midis an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit n\u00eb lidhje me&nbsp; zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare jan\u00eb rezultat i dy qasjeve, dy rrymave, polarizimin e t\u00eb cilave e ka&nbsp; thelluar dhe lufta. Nj\u00ebra an\u00eb e ka mbrojtur pozicionin e legalitetit, nd\u00ebrsa tjetra i ka&nbsp; p\u00ebrkrahur t\u00eb ashtuquajturat t\u00eb drejta natyrore. P\u00ebr shembull, n\u00eb raportin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb autori, emri i t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnua, nd\u00ebr t\u00eb tjerat thuhet se ndarja e Shqip\u00ebris\u00eb konsiderohet e \u201cd\u00ebsh\u00ebrueshme\u201d. Prandaj sipas tij territori i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i ndar\u00eb, ashtu q\u00eb pjesa veriore me Shkodr\u00ebn t\u2019i takoj\u00eb Malit t\u00eb Zi, pjesa e mesme, duke p\u00ebrfshir\u00eb Durr\u00ebsin, Serbis\u00eb dhe pjesa jugore me Vlor\u00ebn, Greqis\u00eb. Autori, n\u00eb p\u00ebrfundimin e raportit, zotohet fuqish\u00ebm p\u00ebr predominimin e faktor\u00ebve ekonomik\u00eb n\u00eb relacion me cil\u00ebsit\u00eb nacionale t\u00eb popujve ballkanik\u00eb, sepse i konsideron si&nbsp; zgjidhje adekuate dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme vet\u00ebm ato zgjidhje q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb prosperitetin ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportin e lartp\u00ebrmendur e kritikoi ashp\u00ebr nj\u00ebri nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e Komisionit hulumtues, Xhejms Shotvel, Kryetari i Shoq\u00ebris\u00eb Gjeografike Amerikane, duke vler\u00ebsuar se&nbsp; raporti n\u00eb fjal\u00eb nuk ofron zgjidhje p\u00ebr tri \u00e7\u00ebshtje kryesore sot, e ato jan\u00eb \u00e7\u00ebshja e Maqedonis\u00eb, \u00c7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e arqipelagut t\u00eb Egjeut. M\u00eb tutje Shotveli shton: \u00c7\u00ebshtja shqiptare \u00ebsht\u00eb e dyfish e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr SHBA-n\u00eb, p\u00ebr ar\u00ebsye se zgjidhja e saj do t\u00eb mund t\u2019i besohej Amerik\u00ebs, si fuqi e cila nuk \u00ebsht\u00eb drejtp\u00ebrdrejt e interesuar. N\u00eb lidhje me pohimin se \u00ebsht\u00eb e qendrueshme vet\u00ebm ajo zgjidhje q\u00eb i&nbsp; merr parasysh faktor\u00ebt ekonomik\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas dore p\u00ebrcaktimet nacionale, Shotveli vler\u00ebson se ajo \u00ebsht\u00eb kryesisht me vend, n\u00eb qoft\u00eb se&nbsp; niset nga pozicioni i interesave t\u00eb&nbsp; fuqive europiane. Mir\u00ebpo, n\u00eb qoft\u00eb se merren parasysh ndjenat komb\u00ebtare t\u00eb popujve ballkanik\u00eb, at\u00ebher\u00eb vlera e k\u00ebtij pohimi \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb. K\u00ebshtu, pra, k\u00ebtu parashtron edhe nj\u00eb pyetje: A do t\u00eb thot\u00eb se zgjidhja e kufijve mbi baza nacionale n\u00ebnkupton se \u00e7do nj\u00ebsi politike, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duhet t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb ekonomike? Shotveli \u00ebsht\u00eb i&nbsp; mendimit se n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb shqyrtohet holl\u00ebsisht&nbsp; mund\u00ebsia e institucioneve sikurse jan\u00eb portet e lira, hekurudhat e nd\u00ebrkomb\u00ebtarizuara&nbsp; dhe doganat para se t\u00eb vihen n\u00eb praktik\u00eb dhe t\u00eb aplikohen kriteret ekonomike p\u00ebr caktimin e kufijve n\u00eb d\u00ebm t\u00eb atyre nacional.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportet e Komisionit i kushtojn\u00eb mjaft\u00eb hap\u00ebsir\u00eb rregullimit fisnor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, e sigurisht p\u00ebr arsye se&nbsp; p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ka pasur, relativisht, mjaft\u00eb shkrime.<\/p>\n\n\n\n<p>Emri Edit Durham p\u00ebrmendet shpesh, dhe an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit shpesh thirren n\u00eb&nbsp; punimet e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje tradita e shqiptar\u00ebve dhe prejardhja e tyre. Nga p\u00ebrfundimet, kryesisht, del se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb ilir\u00ebve dhe se jan\u00eb&nbsp; t\u00eb&nbsp; shp\u00ebrndar\u00eb.Ve\u00e7an\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb potencuar dallimi midis veriut dhe jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjuha shqipe<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Ka&nbsp; munguar nj\u00eb analiz\u00eb e thelluar dhe subtile e gjuh\u00ebs shqipe, sepse konkluzat p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb &nbsp;nxjerr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mekanike dhe, si duket, sipas inercis\u00eb s\u00eb disa punimeve, t\u00eb cilat leht\u00eb jan\u00eb marr\u00eb si autoritative dhe definitive. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb gjer\u00eb, i cili merret me \u00e7\u00ebshtjen ballkanike, q\u00ebndron se \u201dn\u00eb Shqip\u00ebri ekziston nj\u00eb gjuh\u00eb e t\u00eb folurit, plot\u00ebsisht e pangjyr\u00eb kur t\u00eb p\u00ebrjashtohen shprehjet turke, greke&nbsp; dhe sllave\u201d. Disa kan\u00eb shkua aq larg sa q\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe kan\u00eb shkruar se \u00ebsht\u00eb \u201dnj\u00eb lidhje e tmerrshme e thjesht\u00ebsis\u00eb dhe e parregullsis\u00eb\u201d dhe se kjo gjuh\u00eb nuk ekziston fare\u2026\u201d N\u00eb k\u00ebto vler\u00ebsime nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb hetohen idet\u00eb, gjuha dhe konstruksionet t\u00eb t\u00ebra, q\u00eb&nbsp; jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb qarkullim, koh\u00eb pas kohe, sipas situat\u00ebs politike, nga ana&nbsp; e vendeve fqinje ose e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, q\u00eb n\u00eb momentin e caktuar, kan\u00eb pasur interes p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto mendime u kund\u00ebrshtuan edhe nga vet shqiptar\u00ebt. F. Noli, n\u00eb nj\u00eb memorandum Komisionit hulumtues thekson se gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb \u201d i vetmi shembull q\u00eb mbijetoi nga gjuh\u00ebt origjinale t\u00eb Evropes Juglindore, e cila \u00ebsht\u00eb folur qysh para Homerit\u201d. Ajo, sipas m\u00ebndimit t\u00eb tij, padyshim \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb ariane krejt\u00ebsisht e ndryshme nga gjuha greke ose ato sllave.<\/p>\n\n\n\n<p>Zhvillimi i ngjarjeve n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes do t\u00eb tregoj\u00eb paraqitjen e drejt\u00eb&nbsp; dhe adekuate t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb rezultatet e hulimtimeve n\u00eb terren, \u00e7ka ka pasur nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe praktike, sepse uniteti gjuh\u00ebsor \u00ebsht\u00eb lidhur drejtp\u00ebrdrejt me unitetin komb\u00ebtar, si dhe me ekzistimin e tij. Ekzistimi i dy dialekteve kryesore, t\u00eb veriut dhe t\u00eb jugut, dhe dallimet midis tyre, n\u00eb momentet vendimtare, kur \u00ebsht\u00eb parashtruar \u00e7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e ardhm\u00ebria e saj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si d\u00ebshmi se shqiptar\u00ebt nuk&nbsp; flasin nj\u00eb gjuh\u00eb dhe prandaj nuk&nbsp; e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi unike shtetformuese. Komisioni hulumtues, si dhe delegat\u00ebt amerikan\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes, nuk e kan\u00eb parashtruar seriozisht \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs shqipe dhe t\u00eb unitetit t\u00eb saj, sepse t\u00eb dh\u00ebnat dhe faktet kan\u00eb&nbsp; qen\u00eb bind\u00ebse, se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb dallim normal midis dy dialekteve t\u00eb nj\u00eb gjuhe.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; R<strong>eligjioni&nbsp; dhe shqiptar\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e religjionit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nd\u00ebrlikuar. Vendet ballkanike, t\u00eb ngarkuara me identifikimin konfuz dhe me barazin\u00eb e kombit me fen\u00eb, duket se nuk&nbsp; e kan\u00eb kuptuar raportin e shqiptar\u00ebve ndaj kishave t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Ekzistimi i tri religjioneve t\u00eb ndryshme n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shumic\u00ebn, automatikisht, ka pasur nj\u00eb dometh\u00ebnie dhe \u00ebsht\u00eb&nbsp; n\u00ebnkuptuar se atje an\u00ebt e fortifikuara jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. P\u00ebr shembull, Greqia t\u00ebr\u00eb territorin e Epirit helen e ka themeluar dhe&nbsp; mb\u00ebshtetur n\u00eb ekzistimin e popullat\u00ebs ortodokse dhe n\u00eb ceremonit\u00eb greke n\u00eb&nbsp; zonat kontestuese. K\u00ebshtu nj\u00eb autor thot\u00eb: \u201cekzistojn\u00eb tri religjione n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ato jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt reciprok\u201d. Megjithat\u00eb, ka pasur edhe burime n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, q\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit dhe delegat\u00ebve u kan\u00eb mund\u00ebsuar shpjegime m\u00eb t\u00eb dokumentuara dhe m\u00eb objektive, duke i kontribuar ashtu ngritjes s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb informimit objektiv mbi nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e ka luajtur organizata&nbsp; pan-shqiptare \u201cVatra\u201d n\u00eb Amerik\u00eb, Shoqata Anglo-Shqiptare etj. An\u00ebtarja m\u00eb e njohur e k\u00ebsaj shoqat\u00eb ka qen\u00eb Edit Durham, e cila \u00ebsht\u00eb shquar dhe dalluar me nj\u00eb seri veprash mbi Shqip\u00ebrin\u00eb. Po ashtu dhe koloneli Obri Herbert dhe Lord Lamintagon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive jan\u00eb marr\u00eb me paraqitjen dhe prezentimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Misionar\u00ebt amerikan\u00eb, me raportet e veta, e kan\u00eb plot\u00ebsuar pasqyr\u00ebn mbi jet\u00ebn fetare n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebtu duhet t\u00eb ve\u00e7ohet misionari amerikan, Telford Erikson, i cili n\u00eb Shqip\u00ebri ka ardhur n\u00eb vitin 1913 dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn publike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, me gazetat e tyre n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, jan\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u00eb pav\u00ebrtetat e p\u00ebr\u00e7arjes fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve. \u201cShqiptari \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr fanatik p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e liris\u00eb dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb fanatik n\u00eb pik\u00ebpamje religjioze\u201d, shkruan n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb nj\u00eb reviste n\u00eb vitin 1919. Nj\u00eb autor shkruan, se n\u00eb shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut mysliman\u00ebt dhe t\u00eb krishter\u00ebt jetojn\u00eb s\u00eb bashku brenda nj\u00eb familje, n\u00ebn nj\u00eb kulm apo pullaz. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e veriut mund t\u00eb gjenden dhe shembujt e till\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb fisit t\u00eb krishter\u00eb q\u00ebndron personi i besimit mysliman dhe anasjelltas. Kjo toleranc\u00eb fetare shkon deri n\u00eb ato p\u00ebrmasa dhe kufij sa kalon n\u00eb nj\u00eb gjendje indiferente ndaj \u00e7\u00ebshtjes fetare. Andaj, shqiptar\u00ebt t\u00eb besimeve t\u00eb ndryshme, ndjenjat komb\u00ebtare, dashuria ndaj atdheut qendrojn\u00eb n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb, p\u00ebrmbi gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb nj\u00eb grupi autor\u00ebsh amerikan\u00eb mbi shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Amerik\u00eb, vihet n\u00eb p\u00ebrfundim se feja kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb motiv i mosmarr\u00ebveshjes dhe&nbsp; p\u00ebr\u00e7arjes n\u00eb mes t\u00eb prij\u00ebs\u00ebve shqiptar\u00eb (Federal Writers Project. The Albanian Struggle in the Old World and New, Boston, 19 39, fq. 42).&nbsp; Raporti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Komisionit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Komb\u00ebve, m\u00eb 12.5. 1922, nuk i mb\u00ebshtet\u00eb argumentet dhe pik\u00ebpamjet e atyre q\u00eb thon\u00eb se&nbsp; shqiptar\u00ebt, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes fetare, nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb&nbsp; p\u00ebr t\u00eb qeverisur me nj\u00eb shtet bashk\u00ebkohor. Ata, sipas atij raporti, jan\u00eb \u201dt\u00eb lidhur me zakone t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, me tradit\u00eb shekullore, madje edhe me gjuh\u00eb, sepse dallimi n\u00eb mes t\u00eb geg\u00ebrishtes dhe tosk\u00ebrishtes, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, paraqet vet\u00ebm nj\u00eb dallim dialekti\u201d. Pjes\u00ebtar\u00ebt e besimit t\u00eb&nbsp; ndryshme, p\u00ebrundrazi, shpeshher\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me lidhje gjaku, me tradit\u00eb si dhe me festa dhe kremtime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta fetare. Jan\u00eb t\u00eb evidentuara rastet kur prift\u00ebrinjt\u00eb apo kleri i t\u00eb tri religjioneve s\u00eb bashku i kan\u00eb&nbsp; vizituar Xhamit\u00eb dhe Kishat.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, amerikan\u00ebt n\u00ebp\u00ebrmjet misionar\u00ebve t\u00eb vet, ose p\u00ebrmes revistave t\u00eb ndryshme, kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb konkludojn\u00eb se argumenti i munges\u00ebs s\u00eb toleranc\u00ebs fetare, me \u00e7ka disa shtete kan\u00eb dalur kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka&nbsp; z\u00ebn\u00eb fill dhe \u00ebsht\u00eb formuar nga p\u00ebrvojat, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga gjendja e till\u00eb e intoleranc\u00ebs fetare, n\u00eb vet\u00eb ato shtete.<\/p>\n\n\n\n<p>Konstatin \u00c7erkezi, aktivist i njohur shqiptar, shkruan se lajmet mbi intoleranc\u00ebn fetare jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta. Ai konsideron se&nbsp; t\u00eb krishter\u00ebt dhe mysliman\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira sesa protestan\u00ebt dhe katolik\u00ebt n\u00eb Europ\u00ebn e qytet\u00ebruar. Nd\u00ebrkaq, mund t\u00eb supozohet se ajo ka qen\u00eb pasoj\u00eb&nbsp; e influenc\u00ebs s\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb madhe greke, e cila ka qen\u00eb e organizuar mir\u00eb dhe ka punuar si n\u00eb Europ\u00eb ashtu edhe n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u00c7\u00ebshtja e Shqipris\u00eb s\u00eb jugut ose Epirit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut, ose e Epirit, \u00ebsht\u00eb shtruar para diplomacis\u00eb europiane qysh n\u00eb Kongresin e Berlinit m\u00eb 1878. Qysh at\u00ebher\u00eb e deri te zgjidhja definitive e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb vitin 1921, aneksimi i k\u00ebtij territori Greqis\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr detyrat kryesore t\u00eb diplomacis\u00eb greke. Problemi i Epirit \u00ebsht\u00eb imponuar fuqish\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet luftarave ballkanike dhe Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Si pasoj\u00eb e fitores s\u00eb aleat\u00ebve ballkanik\u00eb mbi Turqin\u00eb dhe pretendimeve greke ndaj trojeve shqiptare, duke e arsyetuar at\u00eb si&nbsp; trash\u00ebgimi kulturore helene, me p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs greke dhe t\u00eb ekzistimit t\u00eb popullsis\u00eb ortodokse t\u00eb krishter\u00eb, t\u00eb ritit grek, n\u00eb rajonin kontestues.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb loj\u00ebn rreth Epirit kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, kryesisht, Austria dhe Italia, t\u00eb p\u00ebrkrahura nga Gjermania, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, si dhe Fraca, e p\u00ebrkrahur nga Rusia, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Krahu i par\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa ana tjet\u00ebr p\u00ebr aneksimin e Epirit Greqis\u00eb. Britania e Madhe, e ngopur me koloni, si zakonisht, ka mbajtur baraspesh\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb ta pengoj\u00eb luft\u00ebn, q\u00eb nuk i ka konvenuar n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n\n\n\n<p>Konferenca e Londr\u00ebs e ka zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ashtu q\u00eb n\u00eb territoret kontestuese e ka derguar Komisionin, q\u00eb&nbsp; n\u00eb vend, mbi baza etnografike, t\u00eb caktohen kufijt\u00eb nd\u00ebrmjet Greqis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Komisioni, pas shum\u00eb peripecish dhe zvarritjesh, e ka shpallur vendimin n\u00eb Firenc\u00eb m\u00eb 20.12. 1913, sipas t\u00eb cilit qytetet Kor\u00e7a, Gjirokatra, Delvina, Tepelena dhe t\u00eb tjer\u00ebt i takojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Masakrimi mbi popullsin\u00eb civile shqiptare nga ushtria greke<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria greke, gjoja ka punuar p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Londr\u00ebs&nbsp; p\u00ebr evakuimin e trupave nga k\u00ebto territore, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e ka nxitur l\u00ebvizjen p\u00ebr formimin e autonomis\u00eb s\u00eb Epirit. Autonomia \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 2. 3. 1914. N\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb autonome ka ardhur Zografos, minist\u00ebr i m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb greke. Ky manov\u00ebr i qeveris\u00eb greke, e cila, zyrtarisht, ishte neutrale, nxiti dhe shkaktoi ngjarjet n\u00eb t\u00eb cilat e humb\u00ebn jet\u00ebn banor\u00eb e pafajsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre trojeve. M\u00eb se 400 vendbanime m\u00eb t\u00eb vog\u00ebla e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb shkat\u00ebrruar dhe zhdukur t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Masakrimi i ekzekutuar mbi popullsin\u00eb civile shqiptare, nga ushtar\u00ebt e nj\u00ebsive t\u00eb rregullta greke, t\u00eb ndihmuara nga kriminel\u00ebt e l\u00ebshuar nga burgjet, p\u00ebr at\u00eb rast, nuk ka kaluar i pav\u00ebrejtur. Opinioni amerikan p\u00ebr k\u00ebto ngjarje \u00ebsht\u00eb informuar relativisht von\u00eb, kryesisht p\u00ebrmes\u00eb shtypit ditor. Revista e p\u00ebrmuajshme shqiptare \u201cThe Adriatic Review\u201d, q\u00eb ka&nbsp; filluar t\u00eb dal m\u00eb 1918, i shfryt\u00ebzoi k\u00ebto ngjarje p\u00ebr q\u00ebllime propagandistike, kur grek\u00ebt paralajm\u00ebruan mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb djegjes, pla\u00e7kitjes dhe masakrimit, n\u00eb qoft\u00eb se nuk plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat e tyre. Autori i nj\u00eb artikulli n\u00ebnvizon se me ankth n\u00eb z\u00ebm\u00ebr i p\u00ebrkujton masakrimet e tmerrshme mbi shqiptar\u00ebt, n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1914, duke cekur se&nbsp; k\u00ebshtu ndihet p\u00ebr arsye se d\u00ebgjohen lajmet p\u00ebr p\u00ebrdorimin dhe ekzekutimin edhe t\u00eb nj\u00eb gjenocidi mbi popullat\u00ebn shqiptare. N\u00eb raportin e gjeneralit De Vera, shef i misionit holandez n\u00eb Shqip\u00ebri, kujdes i ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar faktit se ushtar\u00ebt grek\u00eb masakrimin e kryen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, q\u00ebllimisht dhe shum\u00eb mizorisht. Edhe raportuesit e tjer\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Koloneli Obri Herbert flet p\u00ebr veprat jonjer\u00ebzore t\u00eb ushtar\u00ebve grek\u00eb. Nj\u00eb autor\u00eb tjet\u00ebr shkruan se \u201ckrimet dhe vandalizmat q\u00eb i b\u00ebn\u00eb grek\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb atij lloji q\u00eb gjuha njer\u00ebzore mund t\u2019i p\u00ebrshkruaj\u00eb. Nd\u00ebrsa, Mehmed Konica konsideron se q\u00ebllimi i grek\u00ebve ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb djegin gjith\u00e7ka, qysh prej Tepelen\u00ebs e deri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb, aty t\u00eb vendoset popullara greke, \u00e7ka ka pasur si pasoj\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebz, edhe gra e f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb kan\u00eb vdekur nga uria ose nga t\u00eb ftoftit gjat\u00eb dimrit t\u00eb vitit 1914. Shumica e d\u00ebshmitar\u00ebve e kan\u00eb v\u00ebrtetuar se shqiptar\u00ebt me kurrgj\u00eb nuk e kan\u00eb provokuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrdi. Nd\u00ebr d\u00ebshmitar\u00ebt e till\u00eb ka qen\u00eb dhe Xhorxh Fred Wiliams, ambasador i SHBA-s\u00eb n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Amerik\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb dispozicion, jan\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e opinionit publik, p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Roli i tyre n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris ka qen\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes, me rastin e hapjes s\u00eb problemit t\u00eb Epirit ose Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut, \u00ebsht\u00eb hapur p\u00ebrs\u00ebri \u00e7\u00ebshtja e gjuh\u00ebs. Qeveria greke ka b\u00ebr\u00eb orvajtje q\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs greke, si dhe t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs dhe t\u00eb tregtis\u00eb, ta p\u00ebrdor\u00eb si d\u00ebshmi se&nbsp; popullata e territoreve t\u00eb kontestuara i p\u00ebrket etnis\u00eb greke.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Delegacioni shqiptar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb memorandumin e par\u00eb t\u00eb cilin delegacioni shqiptar ia ka d\u00ebrguar Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes, \u00ebsht\u00eb prezentuar shkurtimisht historia e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe pastaj jan\u00eb p\u00ebrpunuar disa pika kryesore, me ndihm\u00ebn e&nbsp; t\u00eb cilave delegacioni shqiptar ka shpresuar se do&nbsp; t\u00eb ndikoj\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja shqiptare t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb volitshme. N\u00eb memorandum \u00ebsht\u00eb theksuar se nuk mund t\u00eb quhen grek\u00eb&nbsp; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i takojn\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Greke. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin memorandum nga Konferenca Paq\u00ebs k\u00ebrkohet q\u00eb Greqia t\u00eb paguaj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimin p\u00ebr djegjen e fshatrave n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb memorandumin e dyt\u00eb, t\u00eb cilin delegacioni shqiptar ia ka d\u00ebrguar K\u00ebshillit t\u00eb Dhjet\u00eb, m\u00eb 24.2. 1919, k\u00ebrkesat shqiptare jan\u00eb shtruar detajisht. P\u00ebrve\u00e7 tjerash thuhet se&nbsp; Komisionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, i cili pas Kongresit t\u00eb Belinit ka qen\u00eb i d\u00ebrguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon p\u00ebr t\u2019ia bashkuar Greqis\u00eb, i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kthehet mbrapa pa kryer pun\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Memorandumi, po ashtu flet p\u00ebr t\u00eb padrejtat q\u00eb Konferenca e Londr\u00ebs, e vitit 1913, ia ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo Greqis\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb jo vet\u00ebm kufirin gjat\u00eb lumit Kalamai, por edhe t\u00ebr\u00eb territorin, prej Art\u00ebs e deri te Stillosa, ku, para luftrave ballkanike, kan\u00eb jetuar 63.000 shqiptar (40.000 mysliman\u00eb dhe 23.000 ortodoks\u00eb). Sipas k\u00ebtij memorandumi, Greqia k\u00ebrkesat e veta p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jugore, t\u00eb cil\u00ebn e quan Epiri Verior, i arsyeton gjoja se n\u00eb rajonin kontestues jetojn\u00eb 120.000 grek\u00eb dhe 80.000 shqiptar. Delegacioni shqiptar ka&nbsp; pranuar se n\u00eb trojet p\u00ebr t\u00eb cilat b\u00ebhej fjal\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm 20.000 banor\u00eb me orientim pro-grek, kryesisht ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb lugin\u00ebn Drinopoj\u00eb dhe rreth Delvin\u00ebs. Ata jan\u00eb fshatar\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb tok\u00eb t\u00eb vet\u00ebn, por i punojn\u00eb&nbsp; tokat e banor\u00ebve vendas.&nbsp; Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, delegacioni shqiptar e ka ngritur z\u00ebrin kund\u00ebr tezave t\u00eb tilla, q\u00eb thonin se&nbsp; shqiptar\u00ebt e besimit ortodoks i p\u00ebrkasin nacionalitetit grek.<\/p>\n\n\n\n<p>Me q\u00ebllim t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb karakterit shqiptar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore, delegat\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb memorandum i kan\u00eb paraqitur disa mendime t\u00eb v\u00ebzhgues\u00ebve neutral. K\u00ebshtu, Lordi&nbsp; Habhauz, i cili, n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 19, ka q\u00ebndruar me Bajronin n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb i mendimit se vet\u00ebm shqiptar\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebdije nacionale, derisa t\u00eb gjith\u00eb popujt tjer\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb jan\u00eb grupuar sipas religjionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Delegacioni grek k\u00ebrkesat e veta i ka bazuar n\u00eb disa pika kryesore, prej t\u00eb cilave m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ajo, se raca dhe gjuha nuk mund t\u00eb jen\u00eb kritere, sipas t\u00eb cilave caktohet p\u00ebrkat\u00ebsia nacionale. Grek\u00ebt nga Epiri Verior, d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb&nbsp; n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cGreqis\u00eb s\u00eb qytet\u00ebruar\u201d dhe kurresesi n\u00eb kornizat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pacivilizuar. Argumenteve t\u00eb lartp\u00ebrmendura, grek\u00ebt ua kan\u00eb shtruar edhe shkaqet ekonomike dhe strategjike. Epirin nga Shqip\u00ebria e ndajn\u00eb malet, derisa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb natyrshme \u00ebsht\u00eb i lidhur me Greqin\u00eb. Kor\u00e7a, Janina, Gjirokastra dhe Saranda paraqesin nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ekonomike, e cila me Manastirin dhe Selanikun e p\u00ebrb\u00ebn\u00eb dhe mbyll nj\u00eb rreth t\u00eb madh t\u00eb prodhimtaris\u00eb dhe tregut. M\u00eb tutje delegacioni grek \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbyer me nj\u00eb statistik\u00eb q\u00eb atij i ka shkuar n\u00eb favor. Nd\u00ebrkaq, pala shqiptare, duke u sh\u00ebrbyer me t\u00eb dh\u00ebna statistikore franceze dhe&nbsp; turke, ka pohuar se n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jugut gjithsejt ka 290.812 banor\u00eb, e jo 231.000, si\u00e7 ka pohuar Venizelas. Prej atij numri, sipas pal\u00ebs shqiptae, vet\u00ebm 15.000 jan\u00eb grek\u00eb. Pala greke, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, deklaronte se n\u00eb rajonin kontestues ka fare pak, ose aspak shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pala greke dhe ajo shqiptare kan\u00eb pasur t\u00eb dh\u00ebna, arsyetime dhe p\u00ebrfundime t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp; &nbsp;Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtat p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje greke<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Komisioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje greke, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb mbledhur m\u00eb 18.2. 1919. N\u00eb kompetenc\u00ebn e k\u00ebtij komisioni jan\u00eb kaluar edhe&nbsp; k\u00ebrkesat e delegacionit shqiptar, ashtu q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00e7\u00ebshtja shqiptare, respektivisht \u00e7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut \u00ebsht\u00eb shqyrtuar t\u00ebrthorazi. Komisioni n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prj 8 ekspert\u00ebsh, nga dy vet\u00eb nga Franca, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA. Amerikan\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar V. Vestemani dhe K. Deji. N\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl mbledhjesh prej 18.02.-06.03.1919, Komisioni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta zgjedh\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke marr\u00eb parasysh k\u00ebrkesat greke dhe shqiptare. Meq\u00ebn\u00ebse an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni kan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar kat\u00ebr fuqi t\u00eb m\u00ebdha, natyrisht se ka ardhur deri te mospajtimi, si rezultat i pik\u00ebpamjeve t\u00eb ndryshme ndaj k\u00ebtij problemi. \u00c7\u00ebshtja e nd\u00ebrlikuar dhe e koklavitur e Adriatikut e ka qitur n\u00eb nj\u00eb hije t\u00eb thell\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut dhe t\u00eb Vlor\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht duke e aktualizuar marr\u00ebveshjen e fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn presidenti Wilson e ka refuzuar apriori si marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e gjith\u00ebmbarshme t\u00eb zgjidhjes paq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit italian\u00eb n\u00eb Komision p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje greke, kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb respektohet kufiri shqiparo-grek prej vitit 1913. Franca dhe Britania e Madhe duke d\u00ebshiruar q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb Italin\u00eb me realizimin e synimeve t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb Ballkan dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb prapavij\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn adriatike, e kund\u00ebrshtuan propozimin italian dhe propozuan nj\u00eb vij\u00eb e cila ka&nbsp; qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt me propozimin grek, sesa me kufirin e vitit 1913. Kjo vij\u00eb kufitare do t\u00eb shkonte pak n\u00ebn Pogradec, duke iu l\u00ebshuar n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebr ndaj K\u00ebl\u00e7yrit, e&nbsp; cila mbetet n\u00eb Shqip\u00ebri, pastaj duke prekur Vjos\u00ebn dhe Drinin larg mbi Gjirokast\u00ebr dhe&nbsp; duke p\u00ebrfunduar n\u00eb Veri t\u00eb Himar\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Gati&nbsp; t\u00eb gjitha bazat e Kor\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, sipas k\u00ebtij propozimi, kalojn\u00eb n\u00eb posedimin dhe qeverisjen e Greqis\u00eb. Franca dhe Britania e Madhe e justifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb propozim me argumentet e Venizelosit, t\u00eb cilat bazohen n\u00eb ndjenjat helenofile t\u00eb popullsis\u00eb dhe n\u00eb shkaqe ekonomike. Pra delegat\u00ebt francez\u00eb dhe anglez\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast u vun\u00eb n\u00eb&nbsp; an\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Karakteristika kryesore e propozimit amerikan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e harmonizimit dhe t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kompromis n\u00eb mes t\u00eb propozimit grek dhe francezo-anglez, nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe t\u00eb propozimit shqiptar t\u00eb p\u00ebrkrahur nga italian\u00ebt, nga ana tjet\u00ebr, e i cili n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e ka paraqitur kufirin nga viti 1913.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu, mospajtimet e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb lartp\u00ebrmendur kan\u00eb rezultuar dhe jan\u00eb manifestuar edhe n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris. Prandaj, \u00e7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut, ose Epirit verior, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes ka mbetur e pa zgjidhur. Vet\u00eb fakti i moszgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut tregon se ajo ka&nbsp; qen\u00eb e lidhur dhe \u00ebsht\u00eb shikuar n\u00eb kontekstin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Adriatikut dhe&nbsp; nj\u00ebkosisht q\u00ebndrimi i pandryshuesh\u00ebm dhe i patundsh\u00ebm i Italis\u00eb, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pyetje vazhdimin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Meqen\u00ebse&nbsp; Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb antare e Lidhjes s\u00eb Kombeve, m\u00eb 19.12. 1920, \u00e7\u00ebshtja e&nbsp; kufirit shqiptaro-greke ka kaluar n\u00eb kompetencat e k\u00ebsaj organizate, respektivisht t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Paris, q\u00eb ka paraqitur vazhdimin e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes. Pas nj\u00eb diskutimi t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kompetencave t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs apo t\u00eb tjetr\u00ebs pal\u00eb, Konferenca e Ambasadoreve n\u00eb Paris, m\u00eb 09.11.1921, e ka marr\u00eb vendimin me&nbsp; t\u00eb cilin njihen dhe pranohen ata kufij t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb i&nbsp; ka pas\u00eb caktuar Konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Firenc\u00eb, n\u00eb vitin 1913. K\u00ebshilli i Lidhjes s\u00eb Kombeve pastaj e ka d\u00ebrguar Komisionin n\u00eb&nbsp; territoret kontestuese. Raportet e k\u00ebtij Komisioni gjat\u00eb vitit 1922, e kan\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padyshimt\u00eb karakterin shqiptar t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb rajonit kontestues.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;Roli i presidentit Wilson p\u00ebr&nbsp; \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e &nbsp;Paqes n\u00eb Paris<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Wilsoni, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr sekretarit shtet\u00ebror Robert Lasing, k\u00ebrkoi q\u00eb ai ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb, respektivisht apelet e shqiptar\u00ebve. Po ashtu Wilsoni duke iu p\u00ebrgjigjur Adamidit, i cili kishte k\u00ebrkuar intervist\u00eb, p\u00ebrmes sekretarit t\u00eb vet e porositi at\u00eb&nbsp; q\u00eb para delegacionit amerikan ta prezentoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Shqip\u00ebris\u00eb, duke shtuar, se ai tashm\u00eb ka pasur intervist\u00eb me disa p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar\u00eb dhe se \u201ckurrsesi nuk do t\u2019i harroj\u00eb k\u00ebrkesat e tyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Delegacioni shqiptar n\u00eb Paris ka pasur edhe v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs administrative. Delegat\u00ebve amerikan\u00eb&nbsp; u \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb intervenojn\u00eb n\u00eb rastin e&nbsp; Turtulit dhe t\u00eb Mid\u2019hat Frash\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebve nuk&nbsp; u \u00ebsht\u00eb lejuar q\u00eb t\u00eb&nbsp; hyjn\u00eb n\u00eb Franc\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb&nbsp; rast, delegat\u00ebt amerikan\u00eb jan\u00eb shprehur se italian\u00ebt dhe francez\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb ardhjen e tyre q\u00eb kan\u00eb mendime e pik\u00ebpamje t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n\n\n\n<p>Presidenti Wilson me paraqitjen e vet ka zgjuar interesimin e masave, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, ndon\u00ebse, n\u00eb esenc\u00eb, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, \u00e7\u00ebshtjet me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore ka d\u00ebshiruar t\u2019i zgjidh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sekrete dhe n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pritej q\u00eb Wilsoni t\u00eb penetroj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha detajet e raporteve t\u00eb nd\u00ebrlikuara, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra dhe t\u00eb ngat\u00ebrruara, midis politikan\u00ebve ballkanik\u00eb dhe aq m\u00eb pak q\u00eb ai t\u00eb impresionohet nga q\u00ebrimi i tyre publik i hesapeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes n\u00eb Paris, pas ky\u00e7jes edhe t\u00eb delegat\u00ebve amerikan\u00eb me presidentin Wilson n\u00eb krye, nuk kan\u00eb arrijtur ta zgjidhin \u00e7\u00ebshtjen e&nbsp; Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut. K\u00ebt\u00eb problem, si\u00e7 e pam\u00eb, e zgjidhi Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb&nbsp; Paris. Mir\u00ebpo, duhet theksuar se \u00e7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb, nga&nbsp; dhjetori 1920 dhe m\u00eb tutje, \u00ebsht\u00eb zgjidhur n\u00ebn rrethana plot\u00ebsisht&nbsp; t\u00eb ndryshueshme, q\u00eb me siguri kan\u00eb&nbsp; qen\u00eb m\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr Shqip\u00ebrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Meritat e presidentit Wilson n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje q\u00ebndrojn\u00eb aty se ai ka arritur ta pengoj\u00eb implementimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1915, e cila,&nbsp; praktikisht, ka parapar\u00eb zhdujen e&nbsp; Shqip\u00ebris\u00eb si shtet. Ai ishte faktori vendimtar n\u00eb politik\u00eb e tij ndaj&nbsp; \u00e7\u00ebshtjes se Adriatikut dhe n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Prandaj, \u00ebsht\u00eb politika amerikane ajo q\u00eb&nbsp; i ka ndaluar fuqit\u00eb europiane q\u00eb ta legalizojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga&nbsp; zgjidhjet e ofruara, prej t\u00eb cilave asnj\u00ebra nuk ishte n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb ekspozuam m\u00eb sip\u00ebr, mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se&nbsp; presidenti Wilson, s\u00eb bashku me delegacionin amerikan, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare kan\u00eb&nbsp; ndikuar n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb jugut ose t\u00eb Epirit Verior.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu q\u00eb, delegacioni amerikan me qendrimet e veta i ka penguar zgjidhjet definitive t\u00eb parakohshme, t\u00eb cilat, n\u00eb rrethana ekzistuese, do t\u00eb shkonin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo&nbsp; zvarritje ka mund\u00ebsuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shtrohet para Lidhjes s\u00eb Komb\u00ebve dhe Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Paris n\u00eb momentin kur Shqip\u00ebria ishte an\u00ebtare e barabart\u00eb e Lidhjes s\u00eb Kombeve dhe kur marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb imponuar zgjidhje dhe perspektiva t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; ( Autori \u00ebsht\u00eb politolog dhe an\u00ebtar i Akademis\u00eb t\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Dukl\u00ebs)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga NIK\u00cb GASHAJ Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb luft\u00eb, n\u00eb prill t\u00eb vitit 1917, diplomacia amerikane ka filluar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr marr\u00ebveshjen e paqes s\u00eb pasluft\u00ebs. Ideja p\u00ebr formimin e nj\u00eb trupi punues, i cili do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb studim n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet dhe eventualisht do t\u00eb shqyrtohej, i lihej presidentit Wilson [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39875,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-39872","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39872"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39876,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39872\/revisions\/39876"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}