{"id":3984,"date":"2015-06-14T19:02:03","date_gmt":"2015-06-14T17:02:03","guid":{"rendered":"http:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3984"},"modified":"2015-06-14T19:09:27","modified_gmt":"2015-06-14T17:09:27","slug":"amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=3984","title":{"rendered":"Amerikania e verb\u00ebr q\u00eb flet e shkruan shqip si shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" size-medium wp-image-3986 alignleft\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper-265x300.jpg\" alt=\"Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper\" width=\"265\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper-265x300.jpg 265w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper.jpg 411w\" sizes=\"auto, (max-width: 265px) 100vw, 265px\" \/><\/a>Nga Beqir SINA<\/p>\n<p>Hooper : T\u00eb dashur shqiptar\u00eb, krenoheni p\u00ebr faktin se flisni nj\u00eb nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta dhe m\u00eb t\u00eb rralla t\u00eb bot\u00ebs dhe flisni gjuh\u00ebn tuaj sa m\u00eb bukur! Mos i &#8220;hani&#8221; g\u00ebrmat&#8221; dhe mos flisni shpejt , mos m\u00ebrm\u00ebrisni, sepse, kur flet shpejt, muzikaliteti dhe bukuria e gjuh\u00ebs humbet. I dua shqiptar\u00ebt me gjith\u00eb zemr\u00ebn time! Me gjak dhe komb\u00ebsi jam amerikane por me shpirt jam shqiptare!<\/p>\n<p>Carrie Hooper (Keri Huper) \u00ebsht\u00eb nga Elmira, New York e SHBA-s\u00eb. Flet, shkruan, krijon (poezi) dhe k\u00ebndon n\u00eb shqip. Shqipen ajo e ka n\u00eb mesin e 9 gjuh\u00ebve t\u00eb huaja ku disa prej tyre ajo i flet rrjedh\u00ebsh\u00ebm. E ka m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb m\u00eb pak se 2 vjet, \u00ebsht\u00eb e intervistuar nga disa gazetar shqiptar\u00eb, n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb saj Huper thot\u00eb se Braili e ka ndihmuar at\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb gjuh\u00ebt e huaja, kuptohet mes tyre edh gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Ajo ka sqaruar se Braili nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb, por \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb font, i cili mund t\u00eb prodhoj\u00eb gjith\u00eb\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb shkrim q\u00eb nga gjuh\u00ebt deri te notat p\u00ebr muzik\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00ebsimi i brailit shkruan Huper, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebrit dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt ta m\u00ebsojn\u00eb se sa p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb shikojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb shkrimin dhe leximin me shkronjat normale. Edhe t\u00eb rriturit q\u00eb kan\u00eb humbur shikimin mund ta m\u00ebsojn\u00eb brail. Pranoj se f\u00ebmij\u00eb t\u00eb verb\u00ebr me aft\u00ebsi t\u00eb tjera t\u00eb kufizuara ose t\u00eb rriturit me diabet q\u00eb kan\u00eb humbur ndjeshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb gisht\u00ebrinjt\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi duke m\u00ebsuar brail, dhe t\u00eb rriturve mund t&#8217;u ec\u00eb m\u00eb ngadal\u00eb procesi i t\u00eb m\u00ebsuarit t\u00eb brailit, por p\u00ebrndryshe nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur ta m\u00ebsosh.&#8221;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb shton se disa mund t\u00eb thon\u00eb se braili nuk \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e sotme meqen\u00ebse ka kompjuter me z\u00eb t\u00eb sintetizuar dhe libra n\u00eb audio por braili pa dyshim nevojitet sepse vet\u00ebm duke e ditur brail nj\u00eb i verb\u00ebr mund t\u00eb shikoj\u00eb se si shkruhen fjal\u00ebt dhe vet\u00ebm kur e di brail mund t\u00eb thot\u00eb me sinqeritet se di t\u00eb lexoj\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari yn\u00eb n\u00eb New York, Beqir Sina, intervistoj\u00eb znj. Keri Huper posaq\u00ebrisht\u00eb p\u00ebr axhensin\u00eb e lajmeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe Illyria News Agency INA<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-3986 size-full\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper.jpg\" alt=\"Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper\" width=\"411\" height=\"466\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper.jpg 411w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/06\/Amerikania-e-verber-qe-flet-e-shkruan-shqip-si-shqiptare-carrie-hooper-265x300.jpg 265w\" sizes=\"auto, (max-width: 411px) 100vw, 411px\" \/><\/a><br \/>\nINA: Si ka mund\u00ebsi q\u00eb e keni m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe: dhe p\u00ebrse zgjodh\u00ebt k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb? At\u00ebhere kush u &#8220;ndezi&#8221; me shqipen?<\/p>\n<p>D\u00ebgjova emrin e vendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn fillore n\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb ose dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are kur duhej t\u00eb m\u00ebsonim kryeqytetet e vendeve europiane dhe m\u00ebsova se kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb Tirana. \u00cbsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00ebsova p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Pothuaj nj\u00ebzet vite m\u00eb von\u00eb, pra n\u00eb vitin 2008, kisha nj\u00eb student nga Tirana e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kursin tim t\u00eb italishtes. (Punoj si pedagoge t\u00eb gjermanishtes dhe t\u00eb italishtes tek Elmira College n\u00eb qytetin tim t\u00eb lindjes s\u00eb Elmir\u00ebs t\u00eb Nju Jorkut.) Kjo ngjarje m\u00eb ndezi kurreshtjen ta m\u00ebsoja gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta m\u00ebsuar gjuh\u00ebn, s\u00eb pari p\u00ebrdora nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb brail q\u00eb e mora nga biblioteka p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebrit n\u00eb Angli. Pastaj d\u00ebgjova nj\u00eb kaset me p\u00ebrralla shqiptare q\u00eb e mora prej bibliotek\u00ebs p\u00ebr t\u00eb verb\u00ebrit n\u00eb Suedi. M\u00eb tej nj\u00eb grua n\u00eb Elmira m\u00eb transkriptoi nj\u00eb fjalor shqip-anglisht n\u00eb brail.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn 2009 dhe n\u00eb ver\u00ebn 2010 ndoqa kurse t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe tek Arizona State University n\u00eb Tempe t\u00eb Arizon\u00ebs. Sot e ushtroj gjuh\u00ebn duke lexuar artikuj nga gazeta shqiptare duke p\u00ebrdorur kompjuterin tim t\u00eb suksessh\u00ebm. Gjithashtu shoku im, Tim Hendel, q\u00eb jeton n\u00eb Huntsville t\u00eb Alabam\u00ebs, m\u00eb regjistron programe radiofonike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga interneti dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Nganj\u00ebher\u00eb marr libra n\u00eb shqip si dhurata kur marr pjes\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme dhe nj\u00eb grua i transkripton n\u00eb brail k\u00ebshtu se mund t&#8217;i lexoj. Ajo nuk e di shqip, mir\u00ebpo b\u00ebn nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mrekullueshme. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj kam lidhje n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit dhe emailit me shum\u00eb shqipfol\u00ebs. At Artur Liolini i Kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Massachussetts, redaktori i gazet\u00ebs Diellit Dalip Greca, si dhe Shoqata Shqiptarokanadeze e Torontos s\u00eb Kanadas\u00eb m\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb kontakt me shum\u00eb shqiptar\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr gjat\u00eb studimeve n\u00eb Arizona takova shum\u00eb shqiptar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt lidhem edhe sot. Gjithashtu n\u00ebp\u00ebrmjet Cornell University n\u00eb Ithaca t\u00eb Nju Jorkut gjeta nj\u00eb shqiptar me t\u00eb cilin kam kontakt.<\/p>\n<p>INA: Ju thoni se gjuh\u00ebn shqipe e keni m\u00ebsuar brenda dy vjet\u00ebve. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb gjuha jon\u00eb t\u00eb m\u00ebsohet nga t\u00eb huajt? kaq shpejt\u00eb<\/p>\n<p>Pyetja e juaj se &#8221; a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb apo jo t\u00eb m\u00ebsohet nj\u00eb gjuh\u00eb&#8221; nuk ka p\u00ebrgjigjje t\u00eb leht\u00eb. Disa gjuh\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebsohen nga ana fonetike nd\u00ebrsa disa mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nga ana gramatike. Mir\u00ebpo mund t\u00eb them se t\u00eb m\u00ebsosh nj\u00eb gjuh\u00eb, duhet t\u00eb kesh d\u00ebshir\u00eb ta m\u00ebsosh dhe duhet t\u00eb punosh shum\u00eb. Edhe n\u00ebqoft\u00ebse dikush ka nj\u00eb dhunti p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00eb, k\u00ebrkohet shum\u00eb pun\u00eb. Por gjith\u00eb\u00e7ka, \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00ebse ke interes dhe e b\u00ebn pun\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr ju thuhet se zotroni 9 gjuh\u00eb t\u00eb huaja, ( disa i zot\u00ebroni mir\u00eb dhe disa pak) \u00e7far\u00eb vler\u00ebsimi keni p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrcakime :&#8221; a \u00ebsht\u00eb e \u00ebmb\u00ebl, e bukur, e folshme leht\u00eb, apo e v\u00ebshtir\u00eb&#8221;? A e keni problem komunikimin me shqiptar\u00ebt ?<\/p>\n<p>S\u00eb pari le t\u00eb sqaroj se nuk zot\u00ebroj plot\u00ebsisht n\u00ebnt\u00eb gjuh\u00eb. I di mir\u00eb gjermanishten, italishte, suedishten, spanjishten, dhe shqipen. Kam m\u00ebsuar pak rusisht, pak fr\u00ebngjisht, pak finlandisht, dhe latinisht por nuk i zot\u00ebroj mir\u00eb k\u00ebto gjuh\u00eb. P\u00ebr mua gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb e bukur dhe e \u00ebmb\u00ebl, ka nj\u00eb tingull t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i kuptoj njer\u00ebzit (dialektik) ata nga veriu, sidomos n\u00ebse p\u00ebrdorin fjal\u00eb krahinore q\u00eb nuk i di. Mir\u00ebpo n\u00eb Arizona m\u00ebsova disa tipare t\u00eb dialektit geg q\u00eb m\u00eb ka leht\u00ebsuar komunikimin me njer\u00ebz nga Shqip\u00ebria e veriut ose nga Kosova. \u00cbsht\u00eb pothuaj e pamundur p\u00ebr mua t\u00eb kuptoj dialogun n\u00eb filma shqiptare, prandaj nuk i shoh. M\u00eb tej kur flas n\u00eb telefon me dik\u00eb q\u00eb flet n\u00eb celular, n\u00ebse sinjali \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, z\u00ebri shtremb\u00ebrohet dhe kjo mund t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb komunikimin. Por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk kam probleme n\u00eb komunikimin me shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve t\u00eb njohjes me gjuh\u00ebn shqipe tregoni se fillon n\u00eb vendin e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb suaj. A ka shqiptar\u00eb aty dhe a kan\u00eb ndikuar ata q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb shqipfol\u00ebse e mir\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrmenda m\u00eb lart studentin shqiptar q\u00eb e kisha dhe q\u00eb m\u00eb frym\u00ebzoi ta m\u00ebsoja gjuh\u00ebn shqipe. Ai fliste shum\u00eb me mua kur fillova ta m\u00ebsoja gjuh\u00ebn dhe m\u00eb ndihmoi kur d\u00ebgjova kaset\u00ebn me p\u00ebrralla shqiptare. Kishte edhe nj\u00eb studente nga Shqip\u00ebria tek Elmira College dhe flisja me t\u00eb dhe m\u00eb ndihmonte shum\u00eb. Ne nuk kemi nj\u00eb komunitet shqiptar n\u00eb Elmira, por takova nj\u00eb shqiptare q\u00eb jeton n\u00eb rrethin tim nj\u00ebher\u00eb para tre vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>A keni qasje me kultur\u00ebn, gjegj\u00ebsisht me let\u00ebrsin\u00eb, tradit\u00ebn dhe historin\u00eb e shqiptar\u00ebve?<\/p>\n<p>Kam lexuar shum\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kam lexuar poezi nga Naim Frash\u00ebri, Migjeni, Fan Noli, Martin Camaj, dhe Ismail Kadare. Lexova dy libra n\u00eb p\u00ebrkthime anglisht nga Kadareja: Kronika n\u00eb gur\u00eb dhe Koncerti. N\u00eb fakt fola nj\u00ebher\u00eb me Ismail Kadaren\u00eb n\u00eb telefon dhe i thash\u00eb se sa m\u00eb p\u00eblqyen veprat e tij q\u00eb i kisha lexuar. M\u00eb tej kam lexuar vepra nga Drit\u00ebro Agolli dhe Faik Konica. N\u00eb Arizona lexova nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr historin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb lib\u00ebr nga Robert Elsie p\u00ebr historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, leximin e t\u00eb cil\u00ebs e p\u00ebrfundova n\u00eb sht\u00ebpi. D\u00ebgjoj p\u00ebr aktivitete kulturore n\u00eb Radio Tirana dhe lexoj p\u00ebr veprimtari kulturore q\u00eb organizohen n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Me aq sa jeni informuar rreth gjuh\u00ebs shqipe, a po ruhet shqipja n\u00eb Amerik\u00eb?<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kam folur, do t\u00eb thosha se gjuha ruhet mir\u00eb. Kur dikush p\u00ebrdor nj\u00eb fjal\u00eb anglisht dhe e di fjal\u00ebn n\u00eb shqip, ua them fjal\u00ebn shqip. Kur nj\u00eb shqiptar m\u00eb flet anglisht, i them, &#8220;Mund t\u00eb flisni shqip.&#8221; Natyrisht se sfida kryesore \u00ebsht\u00eb ruajtja e gjuh\u00ebs te f\u00ebmij\u00ebt. M\u00eb vjen mir\u00eb se ka shkolla shqipe n\u00eb diaspor\u00eb, ku f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn, traditat, historin\u00eb, dhe kultur\u00ebn e tyre. Kam par\u00eb raste ku f\u00ebmij\u00ebt e shqiptar\u00ebve kan\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00ebn dhe i p\u00ebrg\u00ebzoj prind\u00ebrit q\u00eb kan\u00eb mbajtur gjall\u00eb gjuh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>A e njihni diaspor\u00ebn shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, \u00e7far\u00eb raporti keni me t\u00eb?<\/p>\n<p>Kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shum\u00eb veprimtari lidhur me shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. N\u00eb shtator 2010 k\u00ebndova nj\u00eb koncert n\u00eb kish\u00ebn ortodokse Sh\u00ebn Elia n\u00eb Jamestown t\u00eb Nju Jorkut. N\u00eb tetor 2010 k\u00ebndova n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston t\u00eb Massachussetts-it. N\u00eb qershor 2011 k\u00ebndova n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar nga shoqata shqiptarokanadeze e Torontos s\u00eb Kanadas\u00eb me rastin e mbylljes s\u00eb vitit shkollor t\u00eb shkollave shqipe n\u00eb Toronto. N\u00eb prill 2012 mora pjes\u00eb n\u00eb festimin e 100-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Vatr\u00ebs duke k\u00ebnduar himnin amerikan dhe nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, &#8220;O popull i dashur&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shkruajta tekstin shqip dhe kompozova muzik\u00ebn. N\u00eb qershor 2012 dhash\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb New York p\u00ebr filmin, Kryek\u00ebnga e Shqip\u00ebris\u00eb me regjisor Petrit Ruk\u00ebn dhe producent Piro Milkanin. Filmi trajtoi historin\u00eb e Himnit Komb\u00ebtar shqiptar dhe gjat\u00eb intervist\u00ebs sime k\u00ebndova Himnin e Flamurit. Filmi u prit mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe fitoi nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr 100-vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb tetor 2012 dhe n\u00eb qershor 2013 k\u00ebndova te shkolla shqipe n\u00eb Bronx t\u00eb Nju Jorkut. Gjat\u00eb vizit\u00ebs sime n\u00eb Nju Jork n\u00eb qershor, ndoqa mesh\u00ebn n\u00eb kish\u00ebn Zoja e Shkodr\u00ebs n\u00eb Hartsdale t\u00eb Nju Jorkut. N\u00eb qendr\u00ebn kulturore N\u00ebn\u00eb Tereza, takova shkrimtar\u00ebt Tom Mrijajn dhe Klajd Kapinov\u00ebn. Po n\u00eb qershor u antar\u00ebsova n\u00eb ansamblin Bashkimi Komb\u00ebtar me drejtor Gjergj Dedvukajn dhe mora pjes\u00eb me k\u00ebt\u00eb grup n\u00eb nj\u00eb koncert n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Palit n\u00eb Detroit t\u00eb Michiganit n\u00eb korrik. Kam m\u00ebsuar t&#8217;i bie \u00e7iftelis\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncert k\u00ebndova nj\u00eb k\u00ebng\u00eb duke shoq\u00ebruar veten me \u00e7iftelin\u00eb nd\u00ebrsa antar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb grupit m\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn me \u00e7ifteli dhe me sharki. K\u00ebndova edhe k\u00ebng\u00ebn &#8220;O popull i dashur&#8221; duke shoq\u00ebruar veten me pianon elektrike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 veprimtarive muzikore, kam dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb intervista. Kam dh\u00ebn\u00eb dy intervista p\u00ebr gazet\u00ebn Dielli dhe nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazetaren Raimonda Moisiu dhe dhash\u00eb dy intervista p\u00ebr programin Radio e diela q\u00eb transmetohet n\u00eb Chin am 1540 n\u00eb Toronto t\u00eb Kanadas\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhash\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr programin televiziv Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, q\u00eb transmetohet n\u00eb Nju Jork. Dhash\u00eb edhe nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radio Kosov\u00ebn. Shkruaj poezi shqip dhe disa poezit\u00eb e mia jan\u00eb botuar n\u00eb Gazet\u00ebn Dielli dhe n\u00eb revist\u00ebn Kuvendi t\u00eb Michiganit.<\/p>\n<p>Vazhdimisht u kemi par\u00eb t\u00eb jeni shum\u00eb af\u00ebr shoqat\u00ebs Vatra, \u00e7far\u00eb dini ju p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoqat\u00eb dhe shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs?<\/p>\n<p>E di se Shoqata Vatra u themelua n\u00eb Boston n\u00eb 1912 nga atdhetar\u00eb t\u00eb shquar si Fan Noli dhe Faik Konica dhe se ishte nj\u00eb bashk\u00ebngjitje t\u00eb disa shoqat\u00ebve shqiptare si Besa-bes\u00ebn dhe shoqata t\u00eb tjera. Kam lexuar p\u00ebr band\u00ebn e Vatr\u00ebs q\u00eb udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet 20 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. Kam lexuar gjithashtu p\u00ebr atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Kristo Kirka, Kristo Dako, Josif Pani, etj. E di se Vatra ndihmoi Shqip\u00ebrin\u00eb me fonde t\u00eb mbledhura kur shteti shqiptar kaloi koh\u00ebra t\u00eb v\u00ebshtira. P\u00ebr fat t\u00eb keq disa vatran\u00eb u vran\u00eb nga regjimi komunist.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2012, that\u00eb se mor\u00ebt pjes\u00eb n\u00eb festimin e 100-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Vatr\u00ebs duke k\u00ebnduar himnin amerikan dhe nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, &#8220;O popull i dashur&#8221;, (100 vjetori i krijimit t\u00eb Shoqat\u00ebs PanShqiptare t\u00eb Amerik\u00ebs, VATRA), si jeni ndier n\u00eb k\u00ebt\u00eb eveniment kaq t\u00eb madh?<\/p>\n<p>Po v\u00ebrtet k\u00ebndova Himnin Amerikan n\u00eb festimin e 100-vjetorit t\u00eb Vatr\u00ebs, sepse Himinim shqiptar\u00eb e k\u00ebndoi k\u00ebng\u00ebtarja shqiptare Aurela Ga\u00e7e q\u00eb e k\u00ebndoi dhe e k\u00ebndoi shum\u00eb mir\u00eb. Un\u00eb vet\u00ebm k\u00ebndova himnin amerikan si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart\u00eb si dhe k\u00ebng\u00ebn &#8220;O popull i dashur&#8221;dhe dua t\u00eb them se ishte nj\u00eb nder shum\u00eb i madh p\u00ebr mua t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje madh\u00ebshtore dhe u preka shum\u00eb.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt k\u00ebng\u00eb, libra, artist\u00eb dhe aktor\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb apo shkrimtar\u00eb shqiptar\u00eb ju p\u00eblqejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb poezit\u00eb e Naim Frash\u00ebrit dhe t\u00eb Fan Nolit. M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb librat dhe poezit\u00eb e Ismail Kadares\u00eb q\u00eb i kam lexuar. M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt Tefta Tashko, Va\u00e7e Zela, Gaqo \u00c7ako, dhe Inva Mula. M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00ebt Valsi i lumturis\u00eb, Lulebor\u00eb, P\u00ebr ty, atdhe, K\u00ebputa nj\u00eb gjethe dafin\u00ebs, dhe natyrisht Himni i Flamurit.<\/p>\n<p>Po nga politikan\u00ebt!<\/p>\n<p>Nuk kam asnj\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>A keni nd\u00ebrmend t\u00eb shkruani ndonj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe?<\/p>\n<p>Ndoshta nj\u00eb dit\u00eb do t&#8217;i p\u00ebrmbledh poezit\u00eb q\u00eb i kam shkruar shqip n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>A keni d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jepni nj\u00eb mesazh p\u00ebr gazeten ton\u00eb ?<\/p>\n<p>Prind\u00ebr shqiptar\u00eb, ruani gjuh\u00ebn e bukur shqipe dhe m\u00ebsojuani f\u00ebmij\u00ebve! D\u00ebrgoni f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00ebn shqipe k\u00ebshtu se mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn, historin\u00eb, dhe kultur\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve. T\u00eb dashur shqiptar\u00eb, krenoheni p\u00ebr faktin se flisni nj\u00eb nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta dhe m\u00eb t\u00eb rralla t\u00eb bot\u00ebs dhe flisni gjuh\u00ebn tuaj sa m\u00eb bukur! Mos flisni shpejt dhe mos m\u00ebrm\u00ebrisni sepse kur flet shpejt, muzikaliteti dhe bukuria e gjuh\u00ebs humbet. I dua shqiptar\u00ebt me gjith\u00eb zemr\u00ebn time! Me gjak dhe komb\u00ebsi jam amerikane por me shpirt jam shqiptare!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Beqir SINA Hooper : T\u00eb dashur shqiptar\u00eb, krenoheni p\u00ebr faktin se flisni nj\u00eb nga gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lashta dhe m\u00eb t\u00eb rralla t\u00eb bot\u00ebs dhe flisni gjuh\u00ebn tuaj sa m\u00eb bukur! Mos i &#8220;hani&#8221; g\u00ebrmat&#8221; dhe mos flisni shpejt , mos m\u00ebrm\u00ebrisni, sepse, kur flet shpejt, muzikaliteti dhe bukuria e gjuh\u00ebs humbet. I dua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3986,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-3984","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3984"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3984\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3987,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3984\/revisions\/3987"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}