{"id":39812,"date":"2025-07-14T10:25:43","date_gmt":"2025-07-14T08:25:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39812"},"modified":"2025-07-14T10:26:14","modified_gmt":"2025-07-14T08:26:14","slug":"dr-martin-camaj-dhe-revista-shejzat-ne-100-vjetorin-e-lindjes-se-shkrimtarit-dhe-poetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39812","title":{"rendered":"DR MARTIN CAMAJ DHE REVISTA \u201cSH\u00cbJZAT\u201d\u00a0&#8211; N\u00cb 100-VJETORIN E LINDJES S\u00cb SHKRIMTARIT DHE POETIT\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"248\" height=\"314\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/martin-camaj-1.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/martin-camaj-1.jpg 248w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/martin-camaj-1-237x300.jpg 237w\" sizes=\"auto, (max-width: 248px) 100vw, 248px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">\u00a01925 &#8211; 1994<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Ky muaj (21 Korrik, 2025) sh\u00ebnon 100-vjetorin e lindjes s\u00eb Dr Martin Camaj, shkrimtarit e poetit t\u00eb njohur shqiptar, ish-Kryeredaktorit t\u00eb Revist\u00ebs s\u00eb njohur Shejzat, krahu i djatht\u00eb dhe bashkpuntori i ngusht\u00eb i botuesit t\u00eb asaj reviste, Profesor Ernest Koliqit, \u00e7\u2019prej dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb botimit dhe deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb Shejzave. \u201c\u00cbsht\u00eb kot t\u00eb tjerrim l\u00ebvdata p\u00ebr Martin Camaj\u201d, do t\u00eb shkruante miku dhe kolegu i tij i af\u00ebrt, Karl Gurakuqi, \u201cse bota intelektuale shqiptare e njeh mir\u00ebfilli at\u00eb nga botimet q\u00eb na ka dhan\u00eb dhe nga artikujt-studime q\u00eb ka shkrue p\u00ebr Revist\u00ebn e mikut t\u00eb vet, \u201cShejzat\u201d, ka theksuar ai. Gurakuqi sh\u00ebnon se Martin Camaj, pothuaj, n\u00eb \u00e7do num\u00ebr t\u00eb Sh\u00ebjzave, p\u00ebrve\u00e7 rolit t\u00eb Kryeredaktorit, ka shkruar, pa p\u00ebrtes\u00eb, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer gjuh\u00ebsis\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe me detyrimin personal q\u00eb ka ndjer\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer edhe shtypit shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim, t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Martin Camaj, jeta dhe veprimtaria e tij letrare, gjuh\u00ebsore dhe n\u00eb fush\u00ebn e albanologjis\u00eb n\u00eb p\u00ebgjithsi ishte e lidhur ngusht me revist\u00ebn Shejzat, me pronarin Ernest Koliqin dhe me kolegjumin redaksional t\u00eb revist\u00ebs, gjat\u00eb viteve. Ai konsiderohej prej tyre si nj\u00eb pjes\u00ebtar i familjes s\u00eb ngusht, por jo vet\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb shkrim nga redaksia e Sh\u00ebjzave botuar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit, 1965, me rastin e mbrojtjes s\u00eb doktoratur\u00ebs (Dhjetor,1964), n\u00eb Dhjetor, 1964 nga Martin Camaj, shprehet g\u00ebzimi i tyre me nj\u00eb shkrim kolegjial, \u201cP\u00ebr fitoren e madhe n\u00eb fush\u00ebn kulturore, nji fitore jo vet\u00ebm e s\u00eb p\u00ebrkohshmes (ton\u00eb Sh\u00ebjzave) por edhe mbar\u00eb gjindes shqiptare\u201d.&nbsp; Fjala ishte, pra, p\u00ebr mbrojtjen me sukses dhe marrjen e doktoratur\u00ebs s\u00eb Kryeredaktorit t\u00eb Sh\u00ebjzave Dr Martin Camaj \u2013 nj\u00eb \u201cdars\u00ebm intelektuale\u201d e kan\u00eb quajtur bashkpuntor\u00ebt e tij redaksional t\u00eb Sh\u00ebjzave \u2013 Doktoratur\u00ebn p\u00ebr do\u00e7enc\u00ebn n\u00eb albanologji, n\u00eb Universitetin e njohur gjerman t\u00eb Munchenit.&nbsp; Redaksia e Sh\u00ebjzave e konsideronte doktoratur\u00ebn e Martin Camajt, jo vet\u00ebm si nj\u00eb sukses t\u00eb madh dhe arritje &nbsp;p\u00ebrsonale t\u00eb tij, por edhe si nj\u00eb, \u201cNgjarje q\u00eb merr nji theksim t\u00eb randsish\u00ebm sepse studjuesi i ri shqipt\u00e2r, tue h\u00ffm n\u00eb radh\u00ebn e docentave t\u00eb nj\u00e2nit prej Universiteteve m\u00e2 t\u00eb \u00e7mueme t\u00eb bot\u00ebs, sidomos, p\u00ebr sa i&nbsp; p\u00ebrket balkanologjis\u00eb, do t\u00eb&nbsp; mundohet me p\u00ebrtr\u00ee traditat e m\u00ebdhaja gjermane n\u00eb sfer\u00ebn albanologjike dhe n\u00eb shkenc\u00eb, s\u00eb cil\u00ebs i v\u00fbni themelet n\u00eb qindvjetin e kaluem, Georg v. Hahn q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb quhet Ati i Albanologjis\u00eb\u201d, thuhet, nd\u00ebr t\u00eb tjjera, n\u00eb artikullin e redaksis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebjzave, kushtuar doktoratur\u00ebs s\u00eb poetit e shkrimtarit, Martin Camaj, akorduar atij nga Universiteti i Munchenit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1964.<\/p>\n\n\n\n<p>Doktorata e Profesor Dr martin Camajt n\u00eb albanologji dhe em\u00ebrimi tij si docent i albanologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Munchenit, sh\u00ebnoi at\u00ebbot\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant gjithashtu se pse deri at\u00ebher\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, mungonte nj\u00eb q\u00ebnd\u00ebr kushtuar, ve\u00e7an\u00ebrisht, studimeve shqiptare n\u00eb Gjermani. Kjo megjithse profesor\u00ebt e njohur e t\u00eb nderuar gjerman\u00eb, si Prof. Franz Babinger, Prof. Georg Stadtmuller dhe i paharrueshmi Prof. Lambertz kishin vazhduar me veprat e tyre, n\u00eb p\u00ebrpjekje historike p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar, sa m\u00eb tep\u00ebr e m\u00eb mir\u00eb, q\u00eb ishte e mundur, historin\u00eb e shqiptar\u00ebve nd\u00ebr shekuj. Por me vdekjen e Prof Lambertz, albanologjia n\u00eb Gjermani nuk kishte m\u00eb katedr\u00ebn e vet \u2013 deri me ardhjen e Profesor Dr. Martin Camaj n\u00eb katedr\u00ebn e albanogjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Munchenit.<\/p>\n\n\n\n<p>Po kush \u00ebsht\u00eb Dr Martin Camaj sipas atyre q\u00eb e njihnin m\u00eb s\u00eb miri \u2013 dhe q\u00eb vler\u00ebsonin si askush tjet\u00ebr, personin dhe veprimtarin\u00eb e tij \u2013 bashkpuntor\u00eb, koleg\u00eb e miq t\u00eb tij t\u00eb idealit &#8212; e q\u00eb ishte Kolegjumi i revist\u00ebs Sh\u00ebjzat, Kryeredaktor i t\u00eb cil\u00ebs ishte Dr Camaj. &nbsp;Sipas tyre, Martin Camaj lindi me 21 korrik 1925 nga nj\u00eb familje e njohur t\u00eb Dushmanit (Dukagjin) e ku qysh\u00eb n\u00eb vitet e para shkollore u dallua p\u00ebr mendje t\u00eb mpreht\u00eb e d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarr\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zgj\u00ebruar njohurit\u00eb e veta n\u00eb deg\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, dituris\u00eb e shkenc\u00ebs. Si shum\u00eb t\u00eb rinj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij, djali mal\u00ebsor kreu me sukses t\u00eb dalluar studimet e mesme n\u00eb gjimnazin klasik t\u2019Et\u00ebrvet Jezuit\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, ku qe shum\u00eb i \u00e7muar p\u00ebr m\u00ebsime n\u00eb klasikun e Jezuit\u00ebve, ku i kan\u00eb ven\u00eb themelet e kultur\u00ebs s\u00eb tyne, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe Luigj Gurakuqi e Faik Konica.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, ngjarjet e rrepta t\u00eb mbasluft\u00ebs e shtr\u00ebnguan t\u00eb riun Martin Camaj, si edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rij studjues\u00eb t\u00eb dalluar shqiptar\u00eb, t\u00eb largoheshin nga Atdh\u00e9u, duke marr\u00eb rrug\u00ebt e v\u00ebshtira t\u00eb m\u00ebrgimit. U regjistrua&nbsp; n\u00eb Fakultetin e Filozofis\u00eb t\u2019Universitetit t\u00eb Beogradit, duke e marr\u00eb diplom\u00ebn mbas kat\u00ebr vjet\u00ebsh me nji punim t\u00eb kryer n\u00ebn&nbsp; udh\u00ebheqjen e linguistit t\u00eb famsh\u00ebm Henrik Bari\u00e7. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb&nbsp; Jugosllavi, Camaj \u201cmori pjes\u00eb me dalldi rinore n\u00eb lindjen e<\/p>\n\n\n\n<p>mrekullueshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me vepra q\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e tyre t\u00eb merituar n\u00eb zhvillimin e saj, bashk\u00eb me ato t\u00eb&nbsp; shkrimtarve m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt Martin Camajn e konsideronin si nj\u00eb prej tyne\u201d, thuhet n\u00eb vlersimin e veprave t\u00eb tija nga kolegjumi i revist\u00ebs Sh\u00ebjzat, duke shtuar se, dy p\u00ebrmbledhje vjershash \u201cNji fyell nd\u00ebr male\u201d (1951) dhe \u201cK\u00e2nga e v\u00ebrrinit\u201d (1954), si edhe \u201cDiella\u201d, botuar n\u00eb Rom\u00eb me 1958, &nbsp;\u201ci p\u00ebrkasin &#8212; p\u00ebr frym\u00ebn q\u00eb i dallon&nbsp; dhe shqet\u00ebsimin shpirtnuer bashk me nj\u00eb dishir\u00eb t\u00eb ndez\u00ebt&nbsp; palingjeneze&nbsp; vetiake&nbsp; e&nbsp; shoq\u00ebrore &#8212; &nbsp;rrethit letrar t\u00eb Kosov\u00ebs e radhiten n\u00eb num\u00ebr t\u00eb&nbsp; produkteve letrare tipike t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Jugoslavia Martin Camaj vajti n\u00eb Itali me qellim q\u00eb t\u00eb specializohej n\u00eb Universitet t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebn albanologjike. Mbas pak kohe u em\u00ebrua Lektor vullnet\u00e2r pran\u00eb Institutit t\u00eb Studimeve shqiptare t\u00eb Fakultetit t\u00eb Letravet e t\u00eb Filozofis\u00eb. Ndoq rregullisht n\u00eb Rom\u00eb, p\u00ebr dis\u00e2 vjet me radh\u00eb, m\u00ebsimet e Fakuletit t\u00eb Letravet e t\u00eb Filozofis\u00eb dhe u kuror\u00ebzua me titullin akademik duke mbrojtur p\u00ebrpara Komisjonit tez\u00ebn me titull: \u201cIl Messale di Gjon Buzuku(Contributi linguistici allo studio della genesi)\u201d. &nbsp;Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Rom\u00eb, Martin Camaj iu bashkua revist\u00ebs \u201cSh\u00ebjzat\u201d, nd\u00ebrsa do t\u00eb kontribonte p\u00ebr botimin e saj, jo vet\u00ebm si Kryeredaktor por edhe me shkrime t\u00eb shum\u00ebta, me subjekte t\u00eb ndryshme botuar n\u00eb shtyllat e asaj s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmeje. Camaj botoi me 1964 nj\u00eb&nbsp; tub\u00eb poemthash, krejt origjinal\u00eb, n\u00ebn titullin \u201cLegjenda\u201d, ku sipas Kolegjumit t\u00eb Sh\u00ebjzave pasqyrohej, \u201cArti i tij q\u00eb jep d\u00ebshmi t\u00eb qart\u00eb&nbsp; pjekurie. Nj\u00eb d\u00ebshir i avulluesh\u00ebm m\u2019u l\u00ebshue n\u2019andrrime prallzore&nbsp; p\u00ebrsjell\u00eb gjith\u00ebkund me nji ndiesi t\u2019idh\u00ebt se jeta nuk zhvillohet n\u00eb hulli&nbsp; t\u00eb trilleve t\u00eb fantazis\u00eb, \u00ebsht\u00eb karakteristika kryesore e legjendave. P\u00ebr Martin Camajn, bota e vjet\u00ebr mythologjike e maleve tona sherben si&nbsp; pik\u00ebnisje p\u00ebr fluturime lirike me trajt\u00ebn e frym\u00ebn m\u00eb moderne. Motive gojdh\u00e2nore t\u00eb lashta lulzojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi t\u00eb r\u00e9, ku ngash\u00ebrimet&nbsp; e&nbsp; rr\u00ebmbimet,&nbsp; klithime t\u00eb nji&nbsp; mjerimi t\u00eb mbytur e tinguj magjik\u00eb t\u00eb nji&nbsp; muzike s\u00eb n\u00ebnz\u00ebshme, q\u00eb p\u00ebrshkon palcin e vargjeve, shkrihen&nbsp; lumnisht, t\u00eb metamorfozuar n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb nj\u00eb&nbsp; shijeje&nbsp; n\u00eb&nbsp; p\u00ebrkim me at\u00eb t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb&nbsp; sotsh\u00ebme bot\u00ebrore ku l\u00ebnd\u00eb e trajt\u00eb, thjesht shqiptare, paraqiten n\u00eb nji drit\u00eb t\u00eb papritur let\u00ebrsie t\u00eb guximsh\u00ebme&nbsp; bashk\u00ebkohore\u201d, thuhet m\u00ebtej n\u00eb homazhin e ve\u00e7ant\u00eb (1965) q\u00eb redaksia e revist\u00ebs \u201cSh\u00ebjzat\u201d ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e Camajt si letrar, me ratin e doktoratur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Universitetin e Munchenit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por Martin Camaj megjith\u00eb arrijtet e tija n\u00eb fush\u00ebn letrare, gjuh\u00ebsore dhe&nbsp; dhe albanologjike, nuk mbetet i k\u00ebnaqur p\u00ebr sukseset e deriat\u00ebhershme por vendos t\u00eb thelloj\u00eb diturit\u00eb n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe studimesh t\u00eb rajonit t\u00eb Evrop\u00ebs jug-lindore duke iu bashkangjitur nj\u00eb qendre t\u00eb njohur studimesh n\u00eb Evrop\u00eb, si\u00e7 ishte Universitetit i Munchenit n\u00eb Gjermani. Natyrisht se p\u00ebr nj\u00eb q\u00eblim t\u00eb till\u00eb, nevojitej njohja e mir\u00eb e gjermanishtes, por Camaj, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, dhe me nj\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cp\u00ebrpjekje kryene\u00e7e ku shkelqen natyra e fort\u00eb e brumit t\u00eb maleve shqiptare, u vu n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrballonte, me at\u00eb gjuh\u00eb, \u00e7do provim\u201d. Punoi p\u00ebr pes\u00eb vjet pa i fal\u00eb vetes asnji \u00e7ast frym\u00ebmarrje pushuese, n\u00ebn drejtimin e indo-germanistit t\u00eb shquar si prof. Wilhelm Wissmann.<\/p>\n\n\n\n<p>Shj\u00ebzat sh\u00ebnojn\u00eb se Martin Camaj mbrojti doktoratur\u00ebn n\u00eb Albanologji n\u00eb Universitetin e Munchenit me 9 dhjetor 1964 para nj\u00eb Kolegjiumit&nbsp; ku merrnin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb titullar\u00ebt e Fakultetit t\u00eb Filozofis\u00eb t\u00eb M\u00fcnchen-it n\u00ebn&nbsp; kryesin e dekanit Prof. dr. Hans M\u00fcller e ku dijetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb spikatur&nbsp; p\u00ebr&nbsp; l\u00ebnd\u00ebn&nbsp; e provimit&nbsp; ishin, p\u00ebrve\u00e7 prof. Wissmann-it, edhe profesor\u00ebt&nbsp; Alois Schmaus (balkanolog), Georg Stadtm\u00fcller (historian i Shqip\u00ebris\u00eb dhe specialist i historis\u00eb s\u00eb evrop\u00ebs jug-lindore e t\u00eb tjer\u00eb mjeshtra t\u00eb p\u00ebrmendur.<\/p>\n\n\n\n<p>Dr Martin Camaj,si docent i Albanologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Munchenit ka vazhduar pun\u00ebn e tij si profesor i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb bashkpunim me koleg\u00eb shqiptar e t\u00eb huaj t\u00eb studimeve balkanologjike deri n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij kur nd\u00ebrroi jet\u00eb me 1992.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIsh- Kryeredaktorit t\u00eb Sh\u00eajzavet, mikut e shokut e kolegut, na, redaktor\u00ebt e bashk\u00ebpuntor\u00ebt e s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmes\u201d, i ishin drejtuar me at\u00eb rast, \u201curimet tona&nbsp; v\u00ebllaznore p\u00ebr nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb ndrit\u00ebshme universitare n\u00eb dobi e n\u00eb lavdi t\u00eb vet e t\u00eb Shqipnis\u00eb dhe lusim Zotin t\u2019a kemi pran\u00eb nesh shum\u00eb vjet n\u00eb fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb kulturore\u201d. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Jeta, vepra dhe tarsh\u00ebgimia e k\u00ebtij njeriu t\u00eb madh t\u00eb letrave shqipe mbetet nd\u00ebr breza megjithse regjimi komunist u p\u00ebrpoq ta zhdukte at\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si ai nga historia dhe albanologjia shqiptare \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka edhe sot t\u00eb till\u00eb q\u00eb duan t\u00eb anashkalojn\u00eb figur\u00ebn e tij dhe n\u00eb frym\u00ebn e apologjet\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb komunzimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, vazhdojn\u00eb t\u00eb baltosin kontributin e Dr Martin Camaj, duke hedhur lloj-lloj epitetesh kund\u00ebr k\u00ebtij\u2026 &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/\">F.rank Shkreli: Flet\u00ebrrufeja kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf<\/a> \u2013 mal\u00ebsori bujar dhe evropiani erudit &#8212; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/martin-camaj-malesori-bujar-dhe-evropiani-erudit\/\">Martin Camaj: Mal\u00ebsori bujar dhe evropiani erudit | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pasqyrohet kontributi i plot\u00eb dhe veprimtaria shum\u00eb-dimensionale e Dr Martin Camaj, p\u00ebrfshir pun\u00ebn si kryeredaktor i revist\u00ebs \u201cShejzat. &nbsp;Por po e mbyll k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim modest n\u00eb 100-vjetorin e lindjes me thirrjen e tij t\u00eb fundit drejtuar shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm disa dit\u00eb para shkuarjes s\u00eb tij n\u00eb amshim, mars 1992 \u2013 v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb mesazh dhe testament shpirt\u00ebror plot mall, merak e dashuri p\u00ebr vendlindjen e tij dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Shqip\u00ebria e mbante larg Martin Camaj p\u00ebr pothuja nj\u00eb gjs\u00ebm shekulli, Por Martin Camaj nuk ishte kurr\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cT\u00eb dashun miq e v\u00ebllaz\u00ebn shqiptar\u00eb, intelektual\u00eb, artist\u00eb dhe mbar\u00eb populli shqiptar, p\u00ebrsh\u00ebndetjet e mija ju jan\u00eb drejtue t\u00eb gjith\u00ebve. G\u00ebzohem pa mas\u00eb se keni vendosur t\u00eb vler\u00ebsoni vepr\u00ebn time: ky vler\u00ebsim na afron. B\u00e1t\u00eb burrnin\u00eb t\u00eb m\u00eb shtini n\u00eb rreshtin tuej. Ndon\u00ebse t\u00eb ndam\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjysm\u00eb shekulli, un\u00eb jam i jueji e ju jeni t\u00eb mijt.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a01925 &#8211; 1994 Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ky muaj (21 Korrik, 2025) sh\u00ebnon 100-vjetorin e lindjes s\u00eb Dr Martin Camaj, shkrimtarit e poetit t\u00eb njohur shqiptar, ish-Kryeredaktorit t\u00eb Revist\u00ebs s\u00eb njohur Shejzat, krahu i djatht\u00eb dhe bashkpuntori i ngusht\u00eb i botuesit t\u00eb asaj reviste, Profesor Ernest Koliqit, \u00e7\u2019prej dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb botimit dhe deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13083,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-39812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39812"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39816,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39812\/revisions\/39816"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13083"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}