{"id":39768,"date":"2025-07-04T16:03:38","date_gmt":"2025-07-04T14:03:38","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39768"},"modified":"2025-07-04T16:10:43","modified_gmt":"2025-07-04T14:10:43","slug":"metaforat-mbrojne-njerezimin-dy-takime-me-kadarene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39768","title":{"rendered":"Metaforat mbrojn\u00eb njer\u00ebzimin: Dy takime me Kadaren\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"938\" height=\"667\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Ismail-kadare-mirash-martinoviq.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Ismail-kadare-mirash-martinoviq.jpg 938w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Ismail-kadare-mirash-martinoviq-300x213.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/Ismail-kadare-mirash-martinoviq-768x546.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 938px) 100vw, 938px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Komiteti i Nobelit, me sa duket, n\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb gjat\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb gabime ose e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl rastesh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gaboi, nuk ia dha \u00e7mimin \u201cNobel\u201d atij q\u00eb e meritonte me t\u00eb gjitha. Vepra e Kadares\u00eb do t\u00eb rroj\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ekziston njer\u00ebzimi dhe njeriu. Secili prej librave t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. S\u00eb bashku, jan\u00eb metafora q\u00eb mbrojn\u00eb njer\u00ebzimin!<\/p>\n\n\n\n<p><em><strong>Mirash Martinoviq<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>E kujtoj gjat\u00eb at\u00eb dit\u00eb, gati nj\u00ebzet e nj\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, at\u00eb 1 gusht t\u00eb vitit 2004, kur takova Ismail Kadaren\u00eb n\u00eb Ulqin, i cili erdhi p\u00ebr ta hapur Panairin e Librit, nj\u00eb ngjarje tradicionale q\u00eb fillon \u00e7do vit at\u00eb dit\u00eb n\u00eb qytetin m\u00eb jugor n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Para se ta kujtoj at\u00eb dit\u00eb dhe at\u00eb takim, dua t\u00eb them se e pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Kadaren\u00eb, por vet\u00ebm e pash\u00eb, n\u00eb vitet \u201870 e ca, kur ai erdhi n\u00eb Kosov\u00eb dhe u takua me gazetar\u00eb n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Shtypit n\u00eb Prishtin\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve isha edhe un\u00eb, nj\u00eb gazetar fillestar n\u00eb gazet\u00ebn e Prishtin\u00ebs, \u201cJedinstvo\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, vizita e Kadares\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb ishte nj\u00eb ngjarje e klasit t\u00eb par\u00eb. Dukej sikur prania e tij ndihej te \u00e7do person dhe n\u00eb krejt qytetin. Sidomos midis shkrimtar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve t\u00eb asaj kohe.<\/p>\n\n\n\n<p>Romanin \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d, p\u00ebrkthyer nga Esad Mekuli dhe botuar nga \u201cBagdala\u201d e Krushevcit, e kam lexuar si i ri dhe m\u00eb von\u00eb dy a tre her\u00eb t\u00eb tjera, botimet e Sarajev\u00ebs dhe t\u00eb Beogradit. M\u00eb linte nj\u00eb p\u00ebrshtypje e fort\u00eb sa her\u00eb q\u00eb e lexoja at\u00eb roman me fam\u00eb bot\u00ebrore, t\u00eb cilin Kadareja i ri e shkroi kur ishte vet\u00ebm nj\u00ebzet e gjasht\u00eb vje\u00e7, dhe i cili u p\u00ebrkthye n\u00eb gati dyzet gjuh\u00eb n\u00eb vitet dhe dekadat e m\u00ebvonshme. Kjo do t\u2019i sillte fam\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shoq\u00ebrimi n\u00eb Ad\u00ebn e Ulqinit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E, tash t\u2019i kthehem takimit n\u00eb Ulqin dhe asaj dite vere. Isha duksh\u00ebm i emocionuar. Jan\u00eb emocione q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb definohen: takimi me Kadaren\u00eb solli nj\u00eb emocion t\u00eb till\u00eb. Dhe sigurisht q\u00eb nuk do ta takoja sikur t\u00eb mos ishte Branka Bogavac, e cila ishte e af\u00ebrt me Kadaren\u00eb, mikesh\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ajo e p\u00ebrshkroi n\u00eb librat e saj dhe intervistat q\u00eb b\u00ebri me t\u00eb. Erdha n\u00eb Budv\u00eb, ku ishte Branka, ajo zakonisht i kalon pushimet verore n\u00eb at\u00eb qytet, k\u00ebshtu q\u00eb u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Ulqin ku Kadare kishte mb\u00ebrritur tashm\u00eb. E vizituam n\u00eb apartamentin n\u00eb katin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb hotelit \u201cAlbatros\u201d, ai ishte me gruan e tij Helen\u00ebn. Meq\u00eb po e shkruaj k\u00ebt\u00eb kujtim gati nj\u00ebzet vjet pas takimit, nuk mund t\u2019i mbaj n\u00eb mend t\u00eb gjitha detajet. Kujtoj se kur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb pritoren e hotelit dhe kur Branka i tha recepsionistes se donte t\u00eb vizitonte Kadaren\u00eb, recepsionisti pyeti se kush ishte ajo dhe e thirri Kadaren\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb gjith\u00e7ka u sqarua menj\u00ebher\u00eb, shpejt qem\u00eb para shkrimtarit t\u00eb famsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, u organizua nj\u00eb sh\u00ebtitje n\u00eb Ad\u00ebn e Bun\u00ebs, pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb bisedoja me Kadaren\u00eb dhe, kur m\u00eb pyet\u00ebn se \u00e7far\u00eb b\u00ebja, thash\u00eb se n\u00eb librat e mi merrem me tema antike dhe peizazhe t\u00eb harruara t\u00eb vendit tim, \u00ebndrrat dhe fatet e atyre q\u00eb dikur jetonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, gj\u00eb q\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht interesante p\u00ebr t\u00eb, dhe se un\u00eb kisha shkruar dhe botuar romanin \u201cDita e fundit e Eskilit\u201d. E theksova k\u00ebt\u00eb, duke ditur se Eskilin e kishte p\u00ebr zem\u00ebr dhe se ai kishte shkruar nj\u00eb lib\u00ebr me ese p\u00ebr tragjedianin e famsh\u00ebm grek.<\/p>\n\n\n\n<p>E pranoj, ajo dit\u00eb n\u00eb Ad\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn time sot \u00ebsht\u00eb e mjegullt. Ishte p\u00ebrtej nj\u00eb shoq\u00ebrimi. Kujtesa nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmitare e besueshme, por ka foto q\u00eb Branka shkrepi. Po aq e zellshme sa gjithmon\u00eb n\u00eb regjistrimin e t\u00eb gjitha ngjarjeve, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shprehje: nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. M\u00eb b\u00ebri edhe nj\u00eb foto me Kadaren\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht e \u00e7muar dhe e dashur p\u00ebr mua. Me k\u00ebrkes\u00eb timen, arriti ta gjente dhe ma d\u00ebrgoi s\u00eb fundmi, kur u interesova p\u00ebr t\u00eb, duke mos e ditur se do ta shkruaja k\u00ebt\u00eb tekst i cili do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb fund t\u00eb librit tim \u201cShkruar n\u00eb koh\u00eb\u201d tekstet, eset\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat, p\u00ebrshtypjet e mia t\u00eb krijuara p\u00ebr gati tre dekada dhe kryesisht t\u00eb botuara n\u00eb shtojc\u00ebn \u201cART\u201d t\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb \u201cVijesti\u201d. Libri hapet me nj\u00eb tekst p\u00ebr Laliqin dhe kujtimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrimtar, dhe jo rast\u00ebsisht, mbyllet me k\u00ebt\u00eb tekst p\u00ebr Kadaren\u00eb. K\u00ebshtu ngjau dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb ka di\u00e7ka para nesh p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm kur fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb. Ajo q\u00eb nevojitet vjen gjithmon\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme. Pra, ky p\u00ebrkujtim dhe ky tekst erdhi n\u00eb koh\u00ebn e duhur.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Takimi n\u00eb Podgoric\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb Kadaren\u00eb e takova n\u00eb Podgoric\u00eb kur romani i tij i ri \u201cPad kamenog grada\u201d (\u201cR\u00ebnia e qytetit t\u00eb gurt\u00eb\u201d, si\u00e7 e ka titullin botimi n\u00eb Mal t\u00eb Zi i \u201cDark\u00ebs s\u00eb gabuar\u201d v.j.) u p\u00ebrurua n\u00eb sall\u00ebn e madhe e p\u00ebrplot t\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore Informative. Si botues t\u00eb romanit u n\u00ebnshkruan \u201cSibila\u201d, libraria \u201cKarver\u201d dhe organizata joqeveritare \u201cProstory\u201d, biseda me Kadaren\u00eb u zhvillua nga regjisori i famsh\u00ebm i Sarajev\u00ebs, Dino Mustafiq. Ishte nj\u00eb mbr\u00ebmje e paharrueshme, p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend gjat\u00eb. I pranish\u00ebm ishte edhe Bujar Hudhri, drejtor i sht\u00ebpis\u00eb botuese \u201cOnufri\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, botuesi i autorizuar i Kadares\u00eb, dhe ai ishte nd\u00ebrlidh\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo shum\u00eb koh\u00eb pas k\u00ebtij takimi me Kadaren\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb, dhe pas atij n\u00eb Ulqin kur fol\u00ebm p\u00ebr Eskilin, Bujari m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb shkruaja nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb romaneve t\u00eb mia, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebra dhe Smajl Smaka i cili, s\u00eb bashku me Varja Gjukiqin, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyesi i romanit \u201cR\u00ebnia e qytetit gurt\u00eb\u201d, e p\u00ebrktheu at\u00eb dhe ia d\u00ebrgoi Bujarit. Mora nj\u00eb ofert\u00eb ku shprehej d\u00ebshira q\u00eb \u201cOnufri\u201d t\u00eb botonte pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb roman. Mendova, megjith\u00ebse nuk kam ndonj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb prekshme, se Kadare pati ndikim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00ebse p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Eskilit dhe bisedave q\u00eb pat\u00ebm rreth tij, k\u00ebshtu q\u00eb romani u botua n\u00eb Tiran\u00eb nga kjo sht\u00ebpi botuese n\u00eb vitin 2015 me titullin \u201cDita e fundit e Eskilit\u201d, p\u00ebrkthyer nga Qazim Muja.<\/p>\n\n\n\n<p>Diku gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tetorit, b\u00ebra nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me Kadaren\u00eb dhe e botova n\u00eb shtojc\u00ebn \u201cAgora\u201d t\u00eb \u201cPobjed\u00ebs\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e redaktoi me sukses Vera Gavriloviq. Duke e lexuar intervist\u00ebn nga nj\u00eb distanc\u00eb prej pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, vet\u00ebm tani e kuptoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj. Kadares\u00eb i shtrova disa pyetje interesante, p\u00ebr t\u00eb cilat mora p\u00ebrgjigje interesante me ndikim t\u00eb gjer\u00eb. E pyeta p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr Eskilin dhe ikjen e tij, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis popujve n\u00eb Ballkan, p\u00ebr pik\u00ebpamjen e tij p\u00ebr Malin e Zi para ardhjes s\u00eb tij dhe promovimit q\u00eb pasoi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Eskilin m\u00eb tha se nuk ishte d\u00ebbuar nga autoritetet zyrtare shtet\u00ebrore, por se kishte nj\u00ebfar\u00eb zem\u00ebrimi dhe keqkuptimi n\u00eb lidhje me teatrin dhe shfaqjen e dramave t\u00eb tij, dhe se ai personalisht, dikur eci n\u00eb rrug\u00ebn e d\u00ebbimit t\u00eb Ovidit n\u00ebp\u00ebr Rumani. Fol\u00ebm p\u00ebr letr\u00ebn e Bulgakovit drejtuar Stalinit, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien midis shkrimtarit dhe diktatorit. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai m\u00eb tha: \u201cUn\u00eb jam nga i nj\u00ebjti qytet si Enver Hoxha, madje nga e nj\u00ebjta lagje. P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, ve\u00e7mas t\u00eb huajt, kjo merret si nj\u00eb rrethan\u00eb e favorshme. Por ajo rrethan\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb kund\u00ebrshti, me nj\u00eb efekt negativ. N\u00eb nj\u00eb rast, kur nj\u00eb gazetar m\u00eb pyeti se sht\u00ebpia ime n\u00eb Gjirokast\u00ebr ndodhej pran\u00eb rrugic\u00ebs ku ishte sht\u00ebpia e Enver Hoxh\u00ebs, un\u00eb iu p\u00ebrgjigja (dhe ishte nj\u00eb gazetar suedez) se ai duhej t\u00eb shkonte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb fotografi t\u00eb rrugic\u00ebs dhe ta publikonte at\u00eb me sh\u00ebnimin se n\u00eb at\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb quajtur \u2018Rruga e t\u00eb marr\u00ebve\u2019, kishin sht\u00ebpit\u00eb e tyre dy nga figurat m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pohuar e pyetur n\u00ebse do t\u00eb shkruheshin \u201cPallati i \u00ebndrrave\u201d dhe veprat e tij t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha sikur ai nuk do t\u00eb kishte jetuar n\u00eb nj\u00eb vend me liri t\u00eb mohuara, Kadare u p\u00ebrgjigj: \u201cEkziston nj\u00eb mendim sipas t\u00eb cilit thuhet se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb nj\u00eb shkrimtar ta njoh\u00eb ferrin, duke e shkelur at\u00eb lart e posht\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ai do t\u00eb shkruaj\u00eb m\u00eb mir\u00eb (si\u00e7 tha nj\u00eb nga poet\u00ebt tan\u00eb n\u00eb vitet 1930). Nj\u00eb mendim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i kund\u00ebrt dhe thot\u00eb: nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb hapet nj\u00eb burg, ose nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr shkrimtar\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb krijoj\u00eb vepra interesante. Mendoj se s\u2019ka nj\u00eb model p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb nj\u00eb rast, shpreha mendimin se let\u00ebrsis\u00eb nuk i b\u00ebjn\u00eb hair as fatkeq\u00ebsi por as lumturi t\u00eb m\u00ebdha\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kujtimi i Kadares\u00eb p\u00ebr Kishin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb m\u00eb thoshte se e vler\u00ebsonte shum\u00eb Ernesto Sabaton dhe kishte mendimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Me shum\u00eb respekt foli p\u00ebr Danilo Kishin: \u200b\u200b\u201cN\u00eb vitin 1984, gjat\u00eb nj\u00eb forumi shkrimtar\u00ebsh n\u00eb Athin\u00eb, pata fatin t\u00eb takohesha dhe t\u00eb bisedoja p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me Danilo Kishin. Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb ai m\u00eb shpjegoi qe se n\u00ebna e tij ishte malazeze. Dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj shtoi se n\u00ebna e tij i kishte th\u00ebn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, por ai ishte i ri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe nuk e kuptonte fare se p\u00ebrse, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e prishjes t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve jugosllavo-shqiptare, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrkeq\u00ebsimit, n\u00ebna e tij mendonte ashtu\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>E, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb Ballkan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ishte viti 2011, ai tha: \u201cPavar\u00ebsisht dramave q\u00eb kan\u00eb ndodhur, un\u00eb besoj n\u00eb pajtim. Ballkani ka p\u00ebrjetuar nd\u00ebrlikime t\u00eb m\u00ebdha. Ata do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb durojn\u00eb misionin, ndoshta m\u00eb t\u00eb madhin nga t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb historia u ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara: paqen midis tyre. Por misionet serioze nuk jan\u00eb si puna vaudeville. Ato k\u00ebrkojn\u00eb seriozitet. Dhe serioziteti, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, i referohet t\u00eb v\u00ebrtetave t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb cilat nuk duhet t\u00eb kemi frik\u00eb. Ne jemi njer\u00ebz t\u00eb artit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tej, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs pyetje, ai i p\u00ebrgjigjet: \u201cRealitetin e bot\u00ebs nuk e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mizorit\u00eb e krimet \u2013 &nbsp;por falja e tyre. Dhe falja e tyre do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb largosh mjegull\u00ebn, t\u00eb dal\u00eb e v\u00ebrteta dhe p\u00ebrmes saj \u2013 &nbsp;t\u00eb leht\u00ebsosh vet\u00ebdijen p\u00ebrmes pendimit, t\u00eb k\u00ebrkosh falje dhe, s\u00eb fundmi, pajtim. Ju jeni nj\u00eb popull q\u00eb i p\u00ebrkisni familjes sllave, e ne jemi nj\u00eb popull i vetmuar. Familja zakonisht i pasuron njer\u00ebzit, por vetmia b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe me popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse \u00ebsht\u00eb dyfish e bukur kur popujt jan\u00eb fqinj\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rast, e pyeta Kadaren\u00eb se p\u00ebrse nga korpusi i tij i gjer\u00eb dhe i larmish\u00ebm vendosi t\u00eb p\u00ebrzgjidhte romanin \u201cR\u00ebnia e qytetit t\u00eb gurt\u00eb\u201d (\u201cDarka e gabuar\u201d) p\u00ebr botim n\u00eb Mal t\u00eb Zi?: \u201cT\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, dhash\u00eb p\u00eblqimin tim pa menduar shum\u00eb. Thjesht m\u00eb b\u00ebhej se lexuesit shqiptar i p\u00eblqeu ky lib\u00ebr, mendova edhe lexuesit malazez do t\u2019i p\u00eblqente. M\u00eb lejoni t\u00eb them disa fjal\u00eb k\u00ebtu q\u00eb duken sikur i kam t\u00eb d\u00ebgjuara. Af\u00ebrsin\u00eb e dy popujve, let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb rrit af\u00ebrsin\u00eb e tyre, besoj nuk duhet ta theksoj shum\u00eb. Megjithat\u00eb, kur m\u00eb k\u00ebrkuan t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb zgjedhje p\u00ebr botimin e nj\u00ebrit prej librave t\u00eb mi n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sinqerisht doja t\u00eb zgjidhja m\u00eb t\u00eb mirin, si\u00e7 b\u00ebn p\u00ebr lexues q\u00eb i vler\u00ebson, i respekton dhe i ndien ve\u00e7an\u00ebrisht af\u00ebr, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e b\u00ebra pa hezitim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ismail Kadare \u00ebsht\u00eb shkrimtar i rangut dhe namit bot\u00ebror, autor me fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nj\u00eb shkrimtar vepra e t\u00eb cilit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi meriton epitetin bot\u00ebror. Komiteti i Nobelit, me sa duket, n\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb gjat\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb gabime ose ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl rastesh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gaboi, nuk ia dha \u00e7mimin \u201cNobel\u201d atij q\u00eb e meritonte me t\u00eb gjitha. Vepra e Kadares\u00eb do t\u00eb rroj\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ekziston njer\u00ebzimi dhe njeriu. Secili prej librave t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin. S\u00eb bashku, jan\u00eb metafora q\u00eb mbrojn\u00eb njer\u00ebzimin! \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga romanet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb moderne.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Marr\u00eb nga gazeta \u201cVijesti\u201d e Malit t\u00eb Zi. P\u00ebrktheu: KOHA<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komiteti i Nobelit, me sa duket, n\u00eb historin\u00eb e tij t\u00eb gjat\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb gabime ose e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl rastesh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gaboi, nuk ia dha \u00e7mimin \u201cNobel\u201d atij q\u00eb e meritonte me t\u00eb gjitha. Vepra e Kadares\u00eb do t\u00eb rroj\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ekziston njer\u00ebzimi dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39771,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"class_list":["post-39768","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39768"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39768\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39772,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39768\/revisions\/39772"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}