{"id":39730,"date":"2025-06-20T17:49:51","date_gmt":"2025-06-20T15:49:51","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39730"},"modified":"2025-06-20T17:50:42","modified_gmt":"2025-06-20T15:50:42","slug":"ditari-i-nje-misionari-katolik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39730","title":{"rendered":"DITARI I NJ\u00cb MISIONARI KATOLIK"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"217\" height=\"351\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Ernesto-Cozzi-Kryengritja-shqiptare-lufta-turko-malazeze.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Ernesto-Cozzi-Kryengritja-shqiptare-lufta-turko-malazeze.png 217w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/Ernesto-Cozzi-Kryengritja-shqiptare-lufta-turko-malazeze-185x300.png 185w\" sizes=\"auto, (max-width: 217px) 100vw, 217px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze, Botoi: Shkodra, Shkod\u00ebr, 2023<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb gam\u00ebn e individ\u00ebve qe kan\u00eb shkruar n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb mbrojtje te Shkodr\u00ebs(1912\/13) b\u00ebn pjes\u00eb edhe misionari katolik&nbsp; Ernesto Cozzi, i cili&nbsp; ka l\u00ebn\u00eb kujtimet n\u00eb&nbsp; form\u00eb t\u00eb ditarit, t\u00eb cilat n\u00eb vitin 2023&nbsp; jan\u00eb botuar n\u00eb shqip, nga <em>SHB\u201dShkodra\u201d<\/em> me titullin <em>\u201cKryengritja shqiptare, Lufta turko-malazeze, Ditar 3 shtator 1912-15 maj 1913\u201d.<\/em> T\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim jan\u00eb me interes sepse ai duke qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb Rrjoll, ngjarjet e luft\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs i ka p\u00ebrcjellur jasht\u00eb rrethimit, n\u00eb krahasim me ata qe ishin brenda saj. Si i till\u00eb ky botim ka vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr historian\u00ebt por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qe kan\u00eb interesim p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Ballkanike.&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ernesto Cozzi, ishte italo-austriak&nbsp; nga Trentoja. Ai ka lindur me 6 korrik 1870 dhe ka vdekur me 26 mars 1926.&nbsp; Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, si meshtar ka jetuar e vepruar n\u00eb famullin e Rrjollit dhe n\u00eb Re\u00e7,af\u00ebr Shkodr\u00ebs. Ndon\u00ebse vdiq dhe u varros n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb,&nbsp; ai kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr ta rivarrosur n\u00eb Shkod\u00ebr. Nj\u00eb&nbsp; porosi e till\u00eb u realizu&nbsp; pas dy muajve sepse&nbsp; me dat\u00ebn 29 maj 1926&nbsp; u rivarros n\u00eb Shkod\u00ebr, i nderuar jo vet\u00ebm nga populli, por edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtetit dhe trupit diplomatik.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>I pasionuar p\u00ebr etnologjin\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke qendruar n\u00eb veriun shqiptar, ai si misionar katolik, nuk ishte statik ndaj dukurive shoq\u00ebrore t\u00eb popullit shqiptar, n\u00eb ato vise ku ka vepruar e qendruar.Duke hulumtuar dhe mbledhur l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb tradit\u00ebs shqiptare, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar me nuhatjen e nj\u00eb studiuesi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb,&nbsp; ku p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb pes\u00ebvje\u00e7are(1909-1914) arriti t\u00eb klasifikoj\u00eb materialin e grumbulluar n\u00eb shtat\u00eb vepra, duke trajtuar doket, zakonet, bestytnit, fiset shqiptare&nbsp; q\u00eb paraqesin nj\u00eb kontribut me vler\u00eb p\u00ebr etnologjin\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Veprat e botuara jan\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p><em>1.S\u00ebmundje, vdekje, varrime, Malet e Shqip\u00ebris\u00eb(1909)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>2.Gjendja bujq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri(1910)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>3.Marrja e gjakut n\u00eb Malet e Shqip\u00ebris\u00eb(1910)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>4. Gruaja shqiptare n\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm nga e drejta dok\u00ebsore e Maleve t\u00eb Shkodr\u00ebs(1912)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>5.Fiset e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Sip\u00ebrme-sh\u00ebnime rreth organizimit t\u00eb tyre shoq\u00ebror e politik(1913)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>6.Besime e bestytni n\u00eb Malet e Shqip\u00ebris\u00eb(1914)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>7.Fiset e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Sip\u00ebrme-sh\u00ebnime rreth organizimit t\u00eb tyre shoq\u00ebror e politik me t\u00eb dh\u00ebna statistikore(1944).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa vepra e tet\u00eb <em>\u201cKryengritja shqiptare lufta turko-malazeze\u201d<\/em>, Shkod\u00ebr, 2023, paraqet ditarin nga data 3 shtator 1912-15 maj 1913, p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga italishtja nga Arben Ndreca.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se Ernesto Cozzi, llogaritet nd\u00ebr personalitetet e r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare qe ka dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb albanologji, sikurse E. Durhami e F. Nop\u00e7a por fatkeqsisht pak i njohur n\u00eb opinionin kulturor e shkencor t\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ditar m\u00eb &nbsp;d\u00ebshmi autentike<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb botim b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e 3 shtator 1912-15 maj 1913, q\u00eb \u00ebsht\u00eb&nbsp; ditari i k\u00ebtij misionari katolik, i cili paraqet d\u00ebshmi autentike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore, dramatike&nbsp; p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb ve\u00e7anti e \u00e7\u00ebshtjen shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky ditar i klerikut italian Ernesto Cozzi(1870-1926) me shtet\u00ebsi austro-hungareze i njohur edhe si antropolog dhe studiues i kanunit t\u00eb maleve, sjell d\u00ebshmi t\u00eb panjohura rreth muajve t\u00eb rrethimit t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga malazezo-serbet. B\u00ebhet fjal\u00eb&nbsp; p\u00ebr teatrin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe intensiv luftarak t\u00eb shekujve t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku 50 mij\u00eb serbo-malazez u vun\u00eb p\u00ebrball\u00eb 30 mij\u00eb turqve dhe redif\u00ebve shqiptar\u00eb, luft\u00eb nga e cila vuajt\u00ebn rreth 40 mij\u00eb civil\u00eb t\u00eb rrethuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhi i k\u00ebtij libri&nbsp; \u00ebsht\u00eb se lufta agresive shkakton vet\u00ebm vuajtje, humbje dhe shkat\u00ebrrime dhe askush&nbsp; nuk \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb se, edhe n\u00ebse fiton nj\u00eb betej\u00eb, mund t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb frytet&nbsp; e padrejt\u00ebsis\u00eb. Qyteti i Shkodr\u00ebs, pas qendres\u00ebs heroike t\u00eb udh\u00ebhequr nga Hasan Riza Pasha, iu dor\u00ebzua nga Esad Toptani malazez\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebbuan pas pak jav\u00ebsh nga presioni i Fuqive t\u00eb M\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e ofruara nga Ernesto Cozzi n\u00eb k\u00ebt\u00eb ditar, duhet&nbsp; kuptuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me koh\u00ebn e pushtimit nga malazez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt si synim final kishin pushtimin e Shkodr\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht veriun shqiptar. N\u00eb ditar ofrohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr borbardimin e Shkodr\u00ebs nga malazez\u00ebt, plagosjet e vrasjet qofshin ata ushtar\u00eb apo qytetar\u00eb t\u00eb thjesht. Po ashtu ofrohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr d\u00ebbimin e popullsis\u00eb shqiptare kryesisht asaj t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare myslimane dhe vendosja e tyre n\u00eb Shkod\u00ebr. Po ashtu jepen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr bashk\u00ebpunimin&nbsp; mal\u00ebsor\u00ebve&nbsp; nga Gruda, Hoti e Kastrati me malazez\u00ebt n\u00eb rrethin e Shkodr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Cozzi&nbsp; ka&nbsp; deklarur se <em>\u201cmal\u00ebsoret i ka k\u00ebshilluar se ata&nbsp; duhet t\u00eb qendronin asnjan\u00ebs, p\u00ebr shkak se Mali i Zi nuk ka arsye tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 se t\u00eb mashtroj\u00eb&nbsp; Europ\u00ebn duke e siguruar se populli shqiptar d\u00ebshiron sundimin malazez dhe se&nbsp; populli shqiptar d\u00ebshiron me \u00e7do kusht&nbsp; pushtimin e Shkodr\u00ebs, dhe p\u00ebr t iu hedhur fajin pastaj malsor\u00ebve tan\u00eb p\u00ebr mizorit\u00eb dhe p\u00ebr pla\u00e7kitjet e kryera&nbsp; nga ushtria malazeze\u201d(f.90).<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb qendrimi t\u00eb till\u00eb Cozzi ishte n\u00ebn mbikqyerje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb pushtuesve malazez, pavar\u00ebsisht se ky ishte&nbsp; me mesion kishtar dhe me shtet\u00ebsi italiane, ai ishte i rrezikuar fizikisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Atentati i d\u00ebshtuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke lexuar ditarin del qart\u00eb se E.Cozzi&nbsp; nuk e ka pasur t\u00eb leht\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb e veproj n\u00eb famullin e Rrjollit, sepse si shtetas italian n\u00eb njer\u00ebn an\u00eb dhe msionar katolik n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ka qen\u00eb i dyshimt\u00eb p\u00ebr pushtuesit malazez. Nj\u00eb qendrim i till\u00eb d\u00ebshmohet&nbsp; se ndaj ti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atentat n\u00eb objektin e tij n\u00eb famulli t\u00eb Rrjollit, ku kishte fat dhe shp\u00ebtoj, nd\u00ebrsa n\u00eb her\u00ebn e dyt\u00eb i ishte rrezikuar jeta sepse pushtuesit malazez kan\u00eb dashur ta arrestojn\u00eb. Por, me k\u00ebt\u00eb rast gjeturia dhe guximi i tij arriti t\u00eb shp\u00ebtoj duke u larguar&nbsp; n\u00eb Shkrel n\u00eb vend t\u00eb sigurt. Ndon\u00ebse ai ishte kooperues n\u00eb rrethanat e reja nga pushtuesit malazez,&nbsp; madje ai&nbsp; ka ndihmuar n\u00eb sh\u00ebrimin e t\u00eb l\u00ebnduarve nga luftimet n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, por pushtuesit kishin dyshime se ky nuk ishte sipas shijes s\u00eb tyre.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Informata jasht\u00eb rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deri me tash kemi pasur rast t\u00eb lexojm\u00eb ditar\u00eb qe kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr rrethimin e Shkodr\u00ebs&nbsp; qe autoret e tyre i\u00eb detaje ngjarjet e dit\u00ebs duke qen\u00eb brenda qytetit. Por, ditari i E.Cozzit \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ngjarjet e rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs por jasht\u00eb saj. Andaj kur analizohen ditar\u00ebt e till\u00eb mund t\u00eb b\u00ebh\u00ebn analiza t\u00eb ndryshme, madje edhe analogji p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta sidomos gjat\u00eb bombardimeve nga ana e malazez\u00ebve n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs. Sepse ndryshe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetuar&nbsp; brenda qytetit, e ndryshe jasht\u00eb tij, duke e ditur se popullsia brenda qytetit&nbsp; ka vuajtur urin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, sepse rezervat kan\u00eb qen\u00eb pothuaj t\u00eb shterruara t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mal\u00ebsor\u00ebt p\u00ebrkrah&nbsp; malazez\u00ebve n\u00eb pushtimin e Shkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr opinionin&nbsp; e gjer\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb informat\u00eb e panjohur se nj\u00eb num\u00ebr i konsideruar i mal\u00ebsor\u00ebve iu jan\u00eb bashkangjitur malazez\u00ebve n\u00eb pushtimin e Shkodr\u00ebs. Por, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje autor t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rezervuar t\u00eb shkruajn\u00eb dhe t\u00eb prezantojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tilla, edhe pse nj\u00eb veprim i till\u00eb ka qen\u00eb i njohur p\u00ebr popullsin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe rrethin\u00ebs s\u00eb saj, q\u00eb n\u00eb heshtje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjellur brez pas brezi.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje&nbsp;&nbsp; Cozzi na ofron t\u00eb dh\u00ebna&nbsp; p\u00ebr disa mal\u00ebsor t\u00eb cil\u00ebt \u201c<em>q\u00eb u&nbsp; ishin shitur&nbsp; krejt\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjes malazeze: Sokol Baci me t\u00eb birin, Kol\u00eb Kurti, Tom Coli, Prel Marku, Gjeto Dashi, t\u00eb gjith\u00eb nga Gruda; Kol\u00eb Deda, Gjek Marashi dhe Gjon Nika nga Traboini, t\u00eb cil\u00ebt, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb u venduan&nbsp; tek e nj\u00ebjta sht\u00ebpi ku banoja edhe un\u00eb me At\u00eb Gjon Mark Gojanin, famullitar i Triepshit, i cili i kishte ndjekur nga pas besimtar\u00ebt e famullis\u00eb s\u00eb tij q\u00eb ishin nisur p\u00ebr luft\u00eb\u201d(<\/em>f.70). Nd\u00ebrsa m\u00eb pas cek\u00ebn se \u201c<em>me sa arrita t\u00eb kuptoj, qeveria malazeze d\u00ebshironte t\u00eb kishte n\u00eb radh\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb saj t\u00eb pakt\u00ebn&nbsp; k\u00ebta kryetar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj \u00e7\u00ebshtj\u00ebs s\u00eb vet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikonte n\u00eb opinionin publik europian&nbsp; n\u00ebp\u00ebrmjet&nbsp; lajmeve t\u00eb rreme, q\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00eb se mal\u00ebsoret e Shqip\u00ebris\u00eb ishin t\u00eb bashkuar me t\u00eb dhe d\u00ebshironin sundimin e saj. Por, n\u00ebse n\u00eb fillim shqiptar\u00ebt u hodh\u00ebn&nbsp; n\u00eb krahet e politik\u00ebs malazeze t\u00eb shtyr\u00eb nga d\u00ebshp\u00ebrimi, tashm\u00eb e kishin kuptuar se \u201c sa krip\u00eb kishte buka q\u00eb u jepte krajl Nikolla\u201d dhe p\u00ebrseri lut\u00ebn q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb turqit dhe &#8230; shpresojn\u00eb\u201d(<\/em>f.70).&nbsp; Nj\u00eb konstatim i till\u00eb d\u00ebshmon qart\u00eb se mal\u00ebsoret ma s\u00eb fundit e kishin kuptuar djall\u00ebzin\u00eb e krajl Nikoll\u00ebs, duke d\u00ebshmuar me pas qendrim parimor ndaj Shkodr\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund e them pa hezitim se se Ditari i E.Cozzi-t&nbsp; paraqet t\u00eb dh\u00ebna me vler\u00eb ne lidhje me luft\u00ebn ne mbrojtje t\u00eb&nbsp; Shkodr\u00ebs 1912\/1913, duke iu bashkangjitur botimeve t\u00eb tilla, duke pasqyruar realitetin e koh\u00ebs. E dh\u00ebna se E.Cozzi, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ka q\u00ebndruar jasht\u00eb rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, ai nuk ka qen\u00eb statik, por vazhdimisht ka sh\u00ebnuar, duke d\u00ebshmuar&nbsp; interesimin e tij p\u00ebr t\u00eb dokumentuar&nbsp; ngjarjet e d\u00ebgjuara dhe t\u00eb p\u00ebrjetuara nga pushtuesit malazezo-serb nga shtatori 1912 e deri n\u00eb maj &nbsp;t\u00eb vitit 1913. Andaj, si i till\u00eb ky botim ka vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr historian\u00ebt por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qe iu intereson &nbsp;mbijetesa e &nbsp;Shkodr\u00ebs &nbsp;n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Ballkanike.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Qershor 2025)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze, Botoi: Shkodra, Shkod\u00ebr, 2023 N\u00eb gam\u00ebn e individ\u00ebve qe kan\u00eb shkruar n\u00eb lidhje me luft\u00ebn n\u00eb mbrojtje te Shkodr\u00ebs(1912\/13) b\u00ebn pjes\u00eb edhe misionari katolik&nbsp; Ernesto Cozzi, i cili&nbsp; ka l\u00ebn\u00eb kujtimet n\u00eb&nbsp; form\u00eb t\u00eb ditarit, t\u00eb cilat n\u00eb vitin 2023&nbsp; jan\u00eb botuar n\u00eb shqip, nga SHB\u201dShkodra\u201d me titullin \u201cKryengritja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39733,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[3485,3486,384],"class_list":["post-39730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione","tag-ditar","tag-misionar-katolik","tag-nail-draga"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39730"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39730\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39734,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39730\/revisions\/39734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}