{"id":39639,"date":"2025-06-02T22:09:11","date_gmt":"2025-06-02T20:09:11","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39639"},"modified":"2025-06-02T22:09:27","modified_gmt":"2025-06-02T20:09:27","slug":"ibrahim-rugova-politikani-atipik-i-ballkanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39639","title":{"rendered":"IBRAHIM RUGOVA, POLITIKANI ATIPIK I BALLKANIT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"280\" height=\"330\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova.jpg 280w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2015\/01\/Ibrahim-Rugova-255x300.jpg 255w\" sizes=\"auto, (max-width: 280px) 100vw, 280px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Qani Osmani<\/p>\n\n\n\n<p>Ibrahim Rugova (1944-2006), shkenc\u00ebtar, kritik letrar, babai themelues i nacionalizmit modern kosovar, lider karizmatik, personalitet i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, em\u00ebr q\u00eb lakohet bashk\u00eb me figurat pacifiste n\u00eb p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. Ai nga analist\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si&nbsp;nj\u00eb njeri i lir\u00eb q\u00eb si vizion ka pasur lirin\u00eb, \u00e7lirimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie nga diktatura, nga okupimi, nga terrori. Atij iu vendos nj\u00eb nofk\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse romantike: \u201cGandi shqiptar\u201d. Ai ka udh\u00ebtuar n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs, duke paraqitur dhe elaboruar iden\u00eb e tij, e cila n\u00eb fillim dukej utopike dhe donkishoteske, p\u00ebr \u201cKosov\u00ebn jasht\u00eb Serbis\u00eb\u201d, p\u00ebr Kosov\u00ebn e pavarur. Enciklopedia \u201cBritannica\u201d e quan at\u00eb \u201carkitekt t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;<\/strong>Ibrahim Rugova, p\u00ebrher\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e arrestimit nga establishmenti serbomadh, i ndjekur dhe i p\u00ebrgjuar, mobilizues i grigj\u00ebs p\u00ebr rezistenc\u00eb joviolente, ka fituar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7mimesh t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare: \u00c7mimi p\u00ebr Paqe dhe Liri p\u00ebr vitin 1995 dh\u00ebn\u00eb nga Fondacioni Danez PL-Fonden, at\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mendimit, i quajtur pas disidentit t\u00eb guximsh\u00ebm rus, Andrej Saharov, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte propozuar nga shum\u00eb an\u00eb p\u00ebr \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqen. Sipas \u00c7apriqit (2006), \u201cai krijoi nj\u00eb imazh paqeje n\u00eb Ballkan gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb egra, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb. Ishte nj\u00eb politikan atipik p\u00ebr k\u00ebto hap\u00ebsira. Ai u angazhua p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt po angazhoheshin p\u00ebr zgjidhje ushtarake dhe luftarake.\u201d&nbsp;<em>Rugovizmi<\/em>&nbsp;mbetet nj\u00eb l\u00ebvizje apo ideologji independiste, frym\u00eb rreth nj\u00eb intelektuali dhe qarku q\u00eb dinte t\u00eb notoj\u00eb n\u00eb uj\u00ebra tep\u00ebr turbulente ballkanike ku nacionalizmat destruktiv\u00eb kan\u00eb shkaktuar vdekjen e mij\u00ebra njer\u00ebzve n\u00eb vitet 1990.<\/p>\n\n\n\n<p>Rugova, si intelektual dhe politikan, ka mbetur vizualisht i njohur p\u00ebr shkak t\u00eb syzeve me korniza t\u00eb m\u00ebdha, me xham t\u00eb trash\u00eb dhe shallit t\u00eb m\u00ebndafshit q\u00eb e mbante rreth qaf\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh sezonin e vitit, situatat shoq\u00ebrore dhe politike, si dhe mjedisin ku ndodhej. Ai nuk e hoqi at\u00eb as gjat\u00eb drekave apo darkave me diplomat\u00eb dhe politikan\u00eb t\u00eb huaj. Sipas nj\u00eb transmetimi, ai pati nj\u00eb aksident t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nga i cili i mbet\u00ebn gjurm\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb qaf\u00eb q\u00eb donte t\u00eb mos i dukeshin, sipas versionit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb cilin gazetarit Zlatar ia ka treguar n\u00eb Zagreb, e mbante p\u00ebr kujtim t\u00eb babait t\u00eb vet, Uk\u00ebs, dhe gjyshit Rustem, t\u00eb cil\u00ebt u ekzekutuan pa gjyq n\u00eb vitin 1945 nga komunist\u00ebt. Legjenda urbane m\u00ebson se ishte betuar se do ta mbante at\u00eb derisa t\u00eb fitohej pavar\u00ebsia dhe liria e plot\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky shall i p\u00ebrngjan&nbsp;<em>keffiye-s<\/em>&nbsp;s\u00eb Arafatit, nj\u00eb shall tradicional q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb simbol ikonik i identitetit palestinez, rezistenc\u00ebs dhe solidaritetit dhe luft\u00ebs p\u00ebr shtet\u00ebsi t\u00eb Palestin\u00ebs. Ka simbolik\u00eb t\u00eb ngjashme edhe me veshjen ikonike e Gandhit&nbsp;<em>dhoti<\/em>, nj\u00eb rrob\u00eb tradicionale burr\u00ebrore indiane prej pambuku. Gandhi e adoptoi k\u00ebt\u00eb veshje minimale dhe modeste si nj\u00eb simbol t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, thjesht\u00ebsis\u00eb dhe rezistenc\u00ebs ndaj sundimit kolonal britanik. Paralele mund t\u00eb t\u00ebrhiqet edhe me \u201cMadiba\u201d-n t\u00eb Nelson Mandel\u00ebs, nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb me ngjyra t\u00eb ndritshme, me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra dhe e l\u00ebshuar lirsh\u00ebm, e b\u00ebr\u00eb nga stofi lara-lara, q\u00eb u b\u00eb sinonim i stilit mandelian, nj\u00eb simbol i ngroht\u00ebsis\u00eb, modestis\u00eb dhe lidhjes s\u00eb tij me trash\u00ebgimin\u00eb e tij afrikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Ibrahim Rugova njihet me qasjen e tij sekulare n\u00eb politik\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb promovuar paqen, demokracin\u00eb dhe pajtimin etnik, duke u fokusuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb identitetin kulturor dhe komb\u00ebtar sesa n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, madje duke e p\u00ebrjashtuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Por kjo qasje e tij nuk ka vler\u00eb absolute, simpatit\u00eb e tij kan\u00eb anuar kah krishterimi, gjegj\u00ebsisht katolicizmi. Gazeta \u201cLajm\u201d ka publikuar se informacionin e paverifikuar se presidenti Ibrahim Rugova ka kaluar nga islami n\u00eb katoliciz\u00ebm. Sipas t\u00eb nj\u00ebjtit organ medial, konvertimi apo ndryshimi i fes\u00eb ka ndodhur m\u00eb 24 prill 1974 n\u00eb Vatikan. Pag\u00ebzimi, sipas k\u00ebsaj njoftimi, e ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb Papa Gjon Pali II; Rugova ka marr\u00eb emrin Pjet\u00ebr q\u00eb shenjon apostullin Pjet\u00ebr si gur\u00eb (gr.&nbsp;<em>petros<\/em>) mbi t\u00eb cilin Krishti nd\u00ebrtoi Kish\u00ebn, \u201ck\u00ebshtu edhe Pjet\u00ebr kosovari do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej guri mbi t\u00eb cilin do t\u00eb krijohej nj\u00eb shtet tjet\u00ebr i ri i pavarur n\u00eb Evrop\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Rugova nuk ishte i vetmi n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konvertuar. Disa intelektual\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb ndoq\u00ebn shembullin e tij b\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, e fshehin fend\u00ebrrimin nga bashk\u00ebkomb\u00ebsit e tyre, duke pasqyruar nj\u00eb frik\u00eb nga presioni social. Koncepti rugovoian p\u00ebr fen\u00eb e paraardh\u00ebsve \u00ebsht\u00eb n\u00eb akord me frym\u00ebn kadareiane q\u00eb promovonte iden\u00eb e \u201ctetiv\u00ebs akiliane\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve, islamit, q\u00eb pengonte europeanizimin shqiptar dhe q\u00eb duhej t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej nga nj\u00eb fe m\u00eb civiluzese, oksidentale (?), krishterimi katolik. Rugova k\u00ebt\u00eb kthim n\u00eb identitetin e dikursh\u00ebm e shihte nga dioptria e q\u00ebllimeve politike: pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs. Ai priste mb\u00ebshtetje nga Selia e Shenjt\u00eb n\u00eb arritjen dhe njohjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet miq\u00ebsis\u00eb me Pap\u00ebn, Rugova u takua m\u00eb burr\u00ebshtetasit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtjen e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare ai e mori me vete, si sekret q\u00eb jep mund\u00ebsi p\u00ebr spekulime t\u00eb shumta. Si dob\u00ebsi e tij mund t\u00eb merret mosguximi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb hapur t\u00eb deklaroj\u00eb edhe konvertimin e tij t\u00eb mundsh\u00ebm. Guximi \u00ebsht\u00eb tipar i intelektualit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Fetarin\u00eb e par\u00eb e ka pasur kompleks q\u00eb n\u00eb psikanaliz\u00eb n\u00ebnkupton grup t\u00eb ideve emocionale t\u00eb shtypura ose pjes\u00ebrisht t\u00eb shtypura q\u00eb shkaktojn\u00eb l\u00ebkundje personale. Qarku fetar mysliman s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i hidh\u00ebrohet me \u2018konvertimin\u2019 e tij ngase Zoti njeriut ia ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb besoj\u00eb ose jo, t\u00eb zgjedh\u00eb islamin a ndonj\u00eb fe tjet\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e pakontestueshme; sikur t\u00eb kishte dashur Ai t\u00eb gjith\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb feje dhe nuk do kishte l\u00ebvizje prej nj\u00ebr\u00ebs n\u00eb tjetr\u00ebn fe. Sidoqoft\u00eb kompleksi religjioz rugovian ka reflektime t\u00eb shumta n\u00eb kokat e shum\u00eb shqiptar\u00ebve dhe njer\u00ebzve sot e k\u00ebt\u00eb dit\u00eb gjithandej.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Figura emblematike e Rugov\u00ebs, e but\u00eb si m\u00ebndafshi, por edhe e fort\u00eb sa shk\u00ebmbi, pa marr\u00eb parasysh divergjencat dhe perceptimet, diskutimet n\u00eb qarqet nacionaliste, por edhe n\u00eb ato konservatore fetare, z\u00eb vend me pesh\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit kosovar dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Veprat e tij p\u00ebr kuptimin, \u201crefuzimin estetik\u201d, pavar\u00ebsin\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti ato nga teoria letrare dhe e kritik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb shum\u00eb\u00e7muara n\u00eb qarqet akademike. Ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr analiza shkencore thell\u00ebsinore shum\u00ebdimensionale, p\u00ebr trajtime t\u00eb stratumeve t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive, pa paragjykime dhe skema t\u00eb gatshme. Identiteti i tij \u00ebsht\u00eb polivalent, vizionarizmi i tij \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrmasave t\u00eb sfidimit t\u00eb nj\u00eb shteti si Jugosllavia e dikurshme edhe m\u00eb pas. Ai tregoi se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb kesh \u00ebndrra, t\u00eb cilat mund t\u00eb realizohen po u ngulmua n\u00eb idealet me t\u00eb cilat frymon qenia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Qani Osmani Ibrahim Rugova (1944-2006), shkenc\u00ebtar, kritik letrar, babai themelues i nacionalizmit modern kosovar, lider karizmatik, personalitet i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, em\u00ebr q\u00eb lakohet bashk\u00eb me figurat pacifiste n\u00eb p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. Ai nga analist\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si&nbsp;nj\u00eb njeri i lir\u00eb q\u00eb si vizion ka pasur lirin\u00eb, \u00e7lirimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie nga diktatura, nga okupimi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1461,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-39639","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39639","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39639"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39639\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39642,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39639\/revisions\/39642"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39639"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39639"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39639"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}