{"id":39589,"date":"2025-05-30T12:11:52","date_gmt":"2025-05-30T10:11:52","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39589"},"modified":"2025-05-30T12:12:00","modified_gmt":"2025-05-30T10:12:00","slug":"cfare-shteti-kemi-cfare-na-duhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39589","title":{"rendered":"\u00c7FAR\u00cb SHTETI KEMI, \u00c7FAR\u00cb NA DUHET"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"433\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia.jpg 300w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/nike-gashaj-malesia-208x300.jpg 208w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga <strong>NIK\u00cb GASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb aspektin e shtetit juridik mund t\u00eb v\u00ebrehen antinomi t\u00eb shumta n\u00eb tranzicion aktual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb. Gjegj\u00ebsisht, edhe pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb instalimi formalo-juridik i institicioneve juridiko-shtet\u00ebrore t\u00eb modelet liberal, p\u00ebrmbajtjen e tyre dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb do ta karakterizoj funksionimi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs i institicioneve t\u00eb shtetit partiak si antitez\u00eb e shtetit juridik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi politika ishte dhe mbeti mbi ligjin, pra ligji, parimisht u reduktua dhe po reduktohet n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtoren e politik\u00ebs aktuale ditore. Nj\u00eb nga parimet e r\u00ebnd\u00ebsishme te shtetit juridik \u00ebsht\u00eb universalizmi. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se normat juridike duhet t\u00eb jen\u00eb universalisht t\u00eb zbatueshme dhe t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide emancipuese e barazis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme juridike, siguris\u00eb dhe t\u00eb parashikueshmeris\u00eb. Ajo bazohet n\u00eb iden\u00eb se rregullat juridike p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme, kan\u00eb fuqi t\u00eb barabart\u00eb detyruese si p\u00ebr pushtetar\u00ebt ashtu dhe p\u00ebr t\u00eb sunduarit. Thelbi i s\u00eb drejt\u00ebs nga ana morale dhe praktike, respektivisht parimet juridike jan\u00eb: t\u00eb jetosh me ndershm\u00ebri, t\u00eb mos ofendosh t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u2019i jap\u00ebsh secilit at\u00eb q\u00eb i takon.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shtetin juridik, p\u00ebrb\u00ebrsi m\u00eb thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb arsyeshm\u00ebria, ratio, si dhe k\u00ebrkesa e ligjit&nbsp; duhet ta ket\u00eb parasysh iden\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe &nbsp;s\u00eb drejt\u00ebs, sepse ajo \u00ebsht\u00eb baza e gjith\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb. Megjithate, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, si vend n\u00eb tranzicion, shikuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shteti juridik, respektivisht pushteti ligjor, \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb ideal, realizimi i t\u00eb cilit duhet synuar t\u00eb b\u00ebhet gradualisht, sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i preksh\u00ebm, m\u00eb shum\u00eb ka t\u00eb bej\u00eb me nj\u00eb teori, sesa me praktik\u00eb, si dhe m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide, sesa institucion funkcional dhe efikas.<\/p>\n\n\n\n<p>Shteti juridik, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet nuk \u00ebsht\u00eb i mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon n\u00eb form\u00ebn e tij \u201ct\u00eb past\u00ebr\u201d. Megjithat\u00eb, ai pak a shum\u00eb mund t\u00eb zbatohet, andaj shtrohet pyetja se n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pik\u00eb, \u00e7ast apo moment b\u00ebhet de facto juridik. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb parameter minimal&nbsp; q\u00eb pasqyron modelin e shtetit juridik, apo&nbsp; t\u00eb shtetit ligjor q\u00eb m\u00eb posht\u00eb&nbsp; nuk do t\u00eb guxohej t\u00eb shkohej. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb manipuluar me k\u00ebt\u00eb ide.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura dukurit\u00eb e diskriminimit, gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe fyerjeve, intoleranc\u00ebs, tensioneve politike dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve n\u00eb baza nacionale, fetare dhe politike. Po ashtu jan\u00eb t\u00eb pranishme dhe dukurit\u00eb e nacionalizmit, shovinizmit, klerikalizmit, ekstremizmit, t\u00eb cilat manifestohen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, por m\u00eb t\u00eb rrezikshme jan\u00eb at\u00ebher\u00eb, kur dukurit\u00eb e tilla hyjn\u00eb n\u00eb institucionet e sistemit juridiko-politik.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Malit t\u00eb Zi si shtet i pavarur dhe sovran \u00ebsht\u00eb afirmimi i multikulturalizmit, interkulturalizmit dhe toleranc\u00ebs multietnike. Mali i Zi si shoq\u00ebri multietnike dhe multikulturore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet, shprehja e k\u00ebtij realiteti \u00ebsht\u00eb multikulturalizmi si nj\u00eb politik\u00eb kulturore q\u00eb synon n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn e barabart\u00eb t\u00eb kulturave. Prandaj, detyra e shtetit \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj nj\u00eb strategji komb\u00ebtare(shtet\u00ebrore) p\u00ebr afirmimin e multikulturalizmit dhe nd\u00ebrkulturalizmit, si dhe mbrojtjes t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave etnonacioanale dhe masat p\u00ebr implementimin e tyre, dhe ato, eurokompatibile, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr send\u00ebrtimin konsekuent t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrve\u00e7 bazave juridike, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb krijohen parakushte institucionale dhe kuadrovike, repektivisht t\u00eb&nbsp; sigurohen ekspert\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb institucionet juridiko-politike, p\u00ebr \u00e7ka&nbsp; jemi n\u00eb deficit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb teorin\u00eb politike partit\u00eb nacionale paraqesin nj\u00eb institut demokratik n\u00eb artikulimin e interesave komb\u00ebtare. Mir\u00ebpo, shtrohet pyetja: partit\u00eb nacionale a i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat nacionale gjith\u00ebher\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsekuente, dhe n\u00ebse i realizojn\u00eb, n\u00eb \u00e7far\u00eb mase at\u00eb e b\u00ebjn\u00eb, apo vet\u00ebm vetmashtrojn\u00eb se at\u00eb e b\u00ebjn\u00eb, derisa n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sendertojn\u00eb interesat e veta t\u00eb ve\u00e7anta, respektivisht t\u00eb udhheq\u00ebsive t\u00eb tyre, dhe at\u00eb jo rrall\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit t\u00eb cilin e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb apo kishte me u dasht\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. M\u00eb s\u00eb keqi \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb t\u00eb popujve pakic\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm transmetues&nbsp; i thjesht\u00eb politik i shumic\u00ebs parlamentare. Ashtu q\u00eb interesat e popujve pakic\u00eb l\u00ebhen pasdore dhe nuk send\u00ebrtohen.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 dihet, pes\u00eb (5) parti shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje koalicioni me partit\u00eb tjera t\u00eb shumic\u00ebs politike parlamentare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Struktura e k\u00ebtyre partive \u00ebsht\u00eb shum\u00eb heterogjene n\u00eb pik\u00ebpamje politike dhe ideologjike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos politik, vend t\u00eb rend\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ndikimit politik z\u00ebn\u00eb partit\u00eb pro-serbe dhe pro-ruse, respektivisht t\u00eb partive pro-\u00e7etnike. Raporti midis forcave politike n\u00eb qeveri dhe parlament \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik shqiptar\u00eb jan\u00eb dhe mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbivotuar kur merren vendime politike, miratohen projekt ligje,etj. N\u00eb teorin\u00eb politike rekomandohet zbatimi i ashtuquatur i \u201cvetos\u201d s\u00eb pakic\u00ebs, kur ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me marrjen e vendimeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet vitale apo substanciale t\u00eb pakicave komb\u00ebtare. Mir\u00ebpo, n\u00eb politik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb nuk ekziston, por dominon diktatura e shumic\u00ebs politike mbi pakic\u00ebn politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Mali i Zi po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb politik\u00ebs kuadrovike, si dhe me nacionalizmin serb\u00eb. Ish-kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Dragan Vuk\u00e7eviq, thot\u00eb se padija \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh sot n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb sken\u00ebn politike dominon amatorizmi politik dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria politike. Dihet se p\u00ebrparimi shtet\u00ebror dhe shoq\u00ebror nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me politikan\u00eb dhe intelektual\u201dllomotuas\u201d, si\u00e7 shprehej Zhan \u2013 Paul Sartri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-ministrja kroate e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe profesoresh\u00eb universitare, Vesna Pushiq, thot\u00eb: \u201cSot, skena politike n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb e dominuar me politikan\u00eb,&nbsp; pa kurr\u00eb far\u00eb dije politike, por p\u00ebr ata, mosdija politike nuk i shqetson\u201d. Nd\u00ebrsa, presidentja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe profesoresh universitare, Gordana Silanovska \u2013 Davkova thot\u00eb, sot\u00eb:\u201dpolitikan\u00ebt ballkanik jan\u00eb personazhe karikaturist\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shekullin 21-t\u00eb, n\u00eb shekullin e revolucionit shkencor dhe teknologjik, kur nga Per\u00ebndimi deri n\u00eb Lindje jan\u00eb rreth 100 disiplina t\u00eb shkencave politike, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebr fat t\u00eb keq, me politik\u00eb merren kuadrat\u00eb pa kurrfart\u00eb arsimimi politik, respektivisht njer\u00ebz politikisht jokompetent\u00eb n\u00eb nivelin profesional dhe shkencor. Me nj\u00eb fjal\u00eb, amator\u00ebt politik, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, nuk mund t\u00eb mosp\u00ebrkujtoj, fjal\u00ebt e nj\u00eb mbreti spanjoll, i cili, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb liste kandidat\u00ebsh p\u00ebr arrestim b\u00ebrtiti: \u201cMediokriteti duhet futur n\u00eb burg s\u00eb pari\u201d. Mir\u00ebpo,&nbsp; urdhi i mbretit spanjoll nuk do t\u00eb mundej t\u00eb zbatohej n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se ne nuk kemi ambiente t\u00eb mjaftueshme burgu p\u00ebr ti strehuar t\u00eb gjith\u00eb mediokritetet tek ne, e q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh, ve\u00e7enarisht i mediokriteteve politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb pazhvilluar politike demokratike bashk\u00ebkohore, gjendemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike dhe institucionale. Prandaj, pason nj\u00eb rrug\u00eb jo e leht\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme, Mali i Zi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr an\u00ebtare e NATO-s, si dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr integrime n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Europiane. Megjithat\u00eb, partit\u00eb politike pro-serbe&nbsp; pro-ruse q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pushtetin politik n\u00eb organet shtet\u00ebrore, nuk jan\u00eb sinqerisht t\u00eb p\u00ebrkushtuara ndaj vlerave politike per\u00ebndimore, por m\u00eb tep\u00ebr anojn\u00eb kah politika e Serbis\u00eb dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shumica parlamentare n\u00eb Parlament dhe n\u00eb Qeveri ka arritur duksh\u00ebm t\u00eb d\u00ebmtoj marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi me Kroacin\u00eb, Bosnje-Hercegovin\u00ebn dhe Kosov\u00ebn. N\u00eb ve\u00e7anti, Partit\u00eb politike pro-serbe dhe pro-ruse si pjes\u00eb e shumic\u00ebs parlamentare n\u00eb vazhdim\u00ebsi jan\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs si shtet i pavarur. Ato&nbsp; e trajtojn\u00eb Kosov\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMiku\u201d i koalicionit t\u00eb partive shqiptare, Andrija Mandiq n\u00eb vitin 2008. B\u00ebri nj\u00eb grev\u00eb urie para Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs si shtet t\u00eb pavarur nga Mali i Zi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ish Kryetari i Kuvendit t\u00eb Shqipris\u00eb, Ilir Meta m\u00eb 2016. pati nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku \u00ebsht\u00eb takuar me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe iu drejtua Parlamentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, mir\u00ebpo me at\u00eb rast nj\u00eb grup\u00eb i parlamentar\u00ebve t\u00eb partive pro-serbe dhe pro-ruse n\u00eb hyrje t\u00eb Parlamentit e shpalos\u00ebn nj\u00eb pllakat\u00eb me porosin\u00eb se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kuvendi i Malit t\u00eb Zi, n\u00eb seanc\u00ebn n\u00eb Cetin\u00eb(mars 2019.) e shqyrtoi Projektligjin p\u00ebr ratifikimin e Protokollit t\u00eb Traktatit t\u00eb Antlantikut t\u00eb Veriut p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimi e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. N\u00eb seanc\u00eb muar pjes\u00eb dhe Kryetari i Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Talat Xhaferi. Mir\u00ebpo, deputet\u00ebt e partive pro-serbe dhe pro-ruse n\u00eb Kuvend e ofenduan Xhaferin duke e quajtur \u201cterorist\u201d dhe an\u00ebtar t\u00eb organizat\u00ebs teroriste q\u00eb gjoja ka gjujtur me arm\u00eb n\u00eb policin\u00eb maqedonase n\u00eb Maqedoni. Me at\u00eb rast Andrija Mandiq e kritikoi ashp\u00ebr pushtetin qeveritar t\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb udh\u00ebhequr nga Partia demokratike socialiste p\u00ebr pritjen ceremoniale t\u00eb Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Verut, Talat Xhaferin, me fjal\u00eb:\u201dturp p\u00ebr ju\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb 24 n\u00ebntor, policia e Kosov\u00ebs njoftoi se gjat\u00eb nj\u00eb feste n\u00eb manastirin e De\u00e7anit kishte arrestuar tre persona t\u00eb cil\u00ebve iu gjet automjeti me shenj\u00ebn\u201dKosova \u00ebsht\u00eb Serbi\u201d. Prorokuria i ka akuzuar t\u00eb arrestuarit p\u00ebr vep\u00ebr penale p\u00ebr \u201cNxitjen e urrejtjes dhe intoleranc\u00ebs nd\u00ebrnacionale\u201d. M\u00eb von u vertetua se k\u00ebta persona jan\u00eb shtetas t\u00eb Malit t\u00eb Zi, prej t\u00eb cil\u00ebve dy kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ushtris s\u00eb Malit t\u00eb Zi. Kryetari&nbsp; i Kuvendit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Andrija Mandiq, u b\u00ebri thirrje\u201dadministrat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d q\u00eb t\u2019i liroj nga paraburgimi. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e vet, Mandiqi nuk i drejtohet shetit t\u00eb Kosov\u00ebs, por si\u00e7\u00eb e quan ai\u201dadministrat\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d, dmth. nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur dhe sovran, megjith\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb koalicion politik me partit\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi. M\u00eb tutje, Mandiqi kritikon shqiptar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi, duke u shprehur:\u201dT\u00eb imanigjonim, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Ulqin,Tuz, apo n ndonj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, n\u00eb sjellemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, t\u2019i arrestojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb tregojn\u00eb simbolet me duart e kryq\u00ebzuara, e q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb formimin e\u201d Shqip\u00ebrsis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d, e q\u00eb projekti i till\u00eb p\u00ebrfshin dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb sot\u00ebm. Deklarata e Mandiqit, tregon nj\u00eb urrejtje t\u00eb madhe nacionaliste ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por dhe mos njohjet elementare t\u00eb simboleve komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve. Sepse nuk ka simbol t\u00eb Ship\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe. Vendosja e duar\u00ebve n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb shqiponj\u00eb dykrenare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol nga flamuri komb\u00ebtar. Shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb jet\u00ebs publike, si muzikant\u00eb, aktor\u00eb, sportist\u00eb, b\u00ebjn\u00eb foto me duar n\u00eb form\u00ebn e shqyponj\u00ebs dykrenore. Ata me at\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb shqiptar\u00eb. Pra ai \u00ebsht\u00eb simboli i flamurit komb\u00ebtar dhe nuk paraqet provokim i kurr kujt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Strazburg, m\u00eb 16. Prill 2024. n\u00eb Seanc\u00ebn e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, dy delegat\u00eb nga shumica parlamentare t\u00eb Malit t\u00eb Zi: Maja Vukiqeviq(shefja e delegacionit t\u00eb Malit t\u00eb Zi), nga partia Popullore Demokratike e Milan Knezheviqit dhe Vasilije \u00c7arapiq, nga \u201cEuropa tani\u201d t\u00eb Kryeministrit Spajiq&nbsp; nuk e p\u00ebrkrah\u00ebn Kosov\u00ebn p\u00ebr antar\u00ebsimin n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, edhe pse Mali i Zi e ka njohur Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur, qysh n\u00eb vitin 2008. dhe ka vendosur marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike. Po ashtu, delegat\u00ebt e partive t\u00eb lart\u00ebpermendura jan\u00eb n\u00eb koalicion me partit\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe n\u00ebnshruan nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik, si dhe n\u00eb fush\u00ebn e turizmit &nbsp;e zhvillimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Abu Dhabi m\u00eb 28 mars 2025 dhe Parlamenti i Malit t\u00eb Zi i miratoj ato m\u00eb 22 prill me procedur\u00eb emirgjente me iniciativ\u00ebn e kryeministrit Milojko Spajiq. Marr\u00ebveshjet u miratuan me votat e shumic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>Deputeti i Aleanc\u00ebs shqiptare, Ilir \u00c7apuni u shpreh n\u00eb Parlamentin e Malit t\u00eb Zi, se miratimi Marr\u00ebveshjes p\u00ebr turiz\u00ebm dhe p\u00ebr zhvillimin e pasurive t\u00eb palujtshme t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi me Emiratet Arabe &nbsp;c\u00ebnon t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ulqin si pakic\u00eb komb\u00ebtare, dhe duke iu referuar Ligjit p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e popujve pakic\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi k\u00ebrkoi pauz\u00ebn e Seanc\u00ebs s\u00eb Parlamentit me qellim t\u00eb konsultimit shtes\u00eb me Kryeministrin Milojko Spajiq dhe ambasadorin e BE-s\u00eb Johan Satler. Mir\u00ebpo, sa p\u00ebr \u00e7udi, Kryeparlamentari Andrija Mandiq, Vojvod\u00eb i \u00e7etnik\u00ebve,&nbsp; partner politik dhe \u201cmik\u201d &nbsp;i partive shqiptare n\u00eb pushtet e refuzoi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ekziston nj\u00eb praktik\u00eb, q\u00eb pauza e seanc\u00ebs parlamentare u l\u00ebjohet t\u00eb gjitha klubeve parlamentare me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, p\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve shqiptar\u00eb. Nuk e di sa jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm deputet\u00ebt shqiptar se po diskriminohen edhe n\u00eb parlament n\u00eb baza nacionale dhe politike, edhe pse diskriminimi p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo baze \u00ebsht\u00eb i ndaluar me legjislacionin e Malit t\u00eb Zi&nbsp; dhe me t\u00eb drejtat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse marr\u00ebveshja nuk e specifikon vendndodhjen e investimeve, Qeveria e Malit t\u00eb Zi m\u00eb her\u00ebt njoftoi se ato i referohen investimeve t\u00eb biznismenit arab Mohamed Alaban n\u00eb turiz\u00ebm p\u00ebr projekte \u2013 n\u00eb jug dhe n\u00eb veri t\u00eb vendit. Plazha e Madhe n\u00eb Ulqin \u00ebsht\u00eb parapar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projek\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projek\u00ebt me qira p\u00ebr 99-vjet i Plazh\u00ebs s\u00eb Madhe, ku do t\u00eb nd\u00ebrtoheshin objekte turistike dhe p\u00ebr banesa p\u00ebr shitje. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kompleksi megaturistik.<\/p>\n\n\n\n<p>Me zbatimin eventual t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje, nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kompleksi megaturistik n\u00eb Plazhin e Madh, do t\u00eb cenoheshin t\u00eb Drejtat e Pakicave Komb\u00ebtare t\u00eb garantuara me t\u00eb drejtat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ndryshimin e struktur\u00ebs demografike t\u00eb popull\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ulqin. Konkretisht, n\u00eb Konvent\u00ebn Kuad\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Pakicave Komb\u00ebtare(Strazburg, 1995.), neni 16 p\u00ebrcakton:\u201d Shtetet an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs edhe shtetet tjera kontratuese t\u00eb k\u00ebsaj Konvente kuad\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrmbahen nga masat q\u00eb ndryshojn\u00eb struktur\u00ebn e popull\u00ebsis\u00eb n\u00eb zonat e banuara me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb&nbsp; pakicave komb\u00ebtare&#8230;\u201dKomiteti i K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrcjelli sesi shtetet kontratuese e zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb Konvent\u00eb Kuad\u00ebr(Seksioni IV, neni 24).<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb tutje, n\u00eb Rekomandimin 1201 t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, lidhur me mbrojtjen e pakicave komb\u00ebtare(1993.), Protokolli shtes\u00eb, neni 5 p\u00ebrcakton: \u201cNdalohen ndryshimet e q\u00ebllimshme n\u00eb struktur\u00ebn demografike t\u00eb zonave t\u00eb banuara me pakica komb\u00ebtare, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr ato pakica.<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, duhet rikujtuar se integrimi europian kusht\u00ebzohet nga p\u00ebrmbushja e kritereve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr zgjerimin dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashk\u00ebsin\u00eb Evropiane, t\u00eb cilat u vendos\u00ebn nga krer\u00ebt e shteteve dhe qeverive n\u00eb takimn e Kopenhag\u00ebs n\u00eb vitin 1993. K\u00ebto kritere p\u00ebrfshijn\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht se mendoj se do t\u00eb ishte e nevojshme q\u00eb Mali i Zi t\u00eb zhvillohet n\u00eb drejtim t\u00eb decetralizmit demokratik dhe vet\u00ebqeverisjes lokale, m\u00eb duhet t\u00eb theksoj se qeveria aktuale po vepron n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. Dometh\u00ebn\u00eb, politika aktuale shtet\u00ebrore ka&nbsp; m\u00eb tep\u00ebr ngjashm\u00ebri me konceptet autoritare dhe zgjidhjet institucionale nga e kaluara sesa me idet\u00eb dhe institucionet liberalo-demokratike. Pushteti aktual shtet\u00ebror p\u00ebrpiqet centralizimin administrativ dhe p\u00ebrqendrimin e pushetit dhe burimeve natyrore, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane.<\/p>\n\n\n\n<p>Zbatimi eventual i Marr\u00ebveshjes n\u00eb fush\u00ebn e turizmit dhe zhvillimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme me Emiratet e Bashuara Arabe, do t\u00eb n\u00ebnkuptonte tjet\u00ebrsimin e Plazhit t\u00eb Madh nga qytetar\u00ebt e ulqinit dhe nga komuniteti lokal meqen\u00ebse marr\u00ebveshja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr zgjatje kohe prej nj\u00eb shekulli. &nbsp;Kjo do t\u00eb krijonte rrezik q\u00eb komuna e ulqinit por dhe shteti i Malit t\u00eb Zi do t\u00eb hubnin sovranitetin ekonomik n\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb bregdetit adriatik.<\/p>\n\n\n\n<p>Besoj se Ulqini ka nevoj p\u00ebr investime, por p\u00ebr investues t\u00eb tjer\u00eb me kushte t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe n\u00eb dakordim me Bashk\u00ebsin lokale t\u00eb ulqinit. Andaj, jam i mendimit se investitor\u00ebt m\u00eb t\u00eb preferuesh\u00ebm do t\u00eb ishin nga shtetet e njohura t\u00eb Evrop\u00ebs Prendimore, si\u00e7 jan\u00eb Gjermania, Austria, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Partit\u00eb pro \u2013 sebe dhe pro \u2013 ruse, akoma nuk e njohin pavar\u00ebsin e Malit t\u00eb Zi, por ende e \u00ebndrrojn\u00eb \u201cSerbin\u00eb e Madhe\u201d. Shpresojn\u00eb n\u00eb ndryshime t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb favor t\u00eb tyre, p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb rajonin Ballkanik. Andaj kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ndryshimin e ligjit t\u00eb shtetsis\u00eb s\u00eb Mal t\u00eb Zi, respektivisht t\u00eb futjes s\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. P\u00ebr miratimin e ligjit t\u00eb till\u00eb nevojitet vet\u00ebm nj\u00eb shumic\u00eb e thjesht\u00eb parlamentare. Andaj, ekziston nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare p\u00ebr &nbsp;miratimin e ligjit dhe pa deputet\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Nxjerrja e ligjit n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb lejonte marrjen e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb shtets\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb me origjin\u00eb malazeze. Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave statistikore, n\u00eb Serbi sot jetojn\u00eb rreth 300 mij\u00eb banor\u00eb me origjin\u00eb malazeze, e q\u00eb shumica e tyre jan\u00eb asimiluar n\u00eb nacionalitetin serb, dhe me marrjen e shtetsis\u00eb s\u00eb dyfisht\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs sikurse t\u00eb gjith\u00eb shetasit\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Ajo paraqet nj\u00eb rrezik t\u00eb madh p\u00ebr destabilizimin politik dhe territorial t\u00eb Malit t\u00eb Zi, pra mund t\u00eb fundoste Malin e Zi si shtet. Natyrisht q\u00eb partit\u00eb politike shqiptare p\u00ebrballen edhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike p\u00ebr l\u00ebvizje e zhvillime eventuale politike negative n\u00eb&nbsp; Mal t\u00eb Zi, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si partner koalicioni i shumic\u00ebs aktuale parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi,&nbsp; vet\u00eb partit\u00eb shqiptare m\u00eb s\u00eb miri, do ta vler\u00ebsojn\u00eb &nbsp;justifikimin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin&nbsp; politike t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb &nbsp;vet t\u00eb m\u00ebtejshme n\u00eb qeveri, n\u00eb koalicion me parti pro-serbe(pro\u00e7etnike) dhe proruse, p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb thuhet se jan\u00eb parti antishqiptare, dhe t\u00eb cilat p\u00ebrhapin nj\u00eb politik\u00eb ekstreme nacionaliste serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por dhe n\u00eb rajonin ballkanik. Partit\u00eb pro\u00e7etnike dhe proruse n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb nj\u00eb veprim s\u00ebbashku me forcat nacionaliste t\u00eb asocuara n\u00eb Serbi paraqesin nj\u00eb rrezik potencial t\u00eb destabilizimit politik dhe territorial t\u00eb Kosov\u00ebs si shtet i pavarur dhe sovran.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebshillueshme q\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm dekor politik n\u00eb qeverin\u00eb pro\u00e7etnike dhe proruse, si dhe mbules\u00eb institucionale para Evropet dhe Bot\u00ebs, p\u00ebr ta paraqitur qeverin\u00eb aktuale t\u00eb Malit t\u00eb Zi si multinacionale, e cila gjoja i respekton t\u00eb drejtat e njeriut dhe t\u00eb pakicave komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; (Autori \u00ebsht\u00eb politolog dhe an\u00ebtar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve t\u00eb Diokles\u00eb)<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga NIK\u00cb GASHAJ N\u00eb aspektin e shtetit juridik mund t\u00eb v\u00ebrehen antinomi t\u00eb shumta n\u00eb tranzicion aktual t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb. Gjegj\u00ebsisht, edhe pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb instalimi formalo-juridik i institicioneve juridiko-shtet\u00ebrore t\u00eb modelet liberal, p\u00ebrmbajtjen e tyre dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb do ta karakterizoj funksionimi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs i institicioneve t\u00eb shtetit partiak si antitez\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14722,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-39589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39589"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39592,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39589\/revisions\/39592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14722"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}