{"id":39567,"date":"2025-05-22T09:17:35","date_gmt":"2025-05-22T07:17:35","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39567"},"modified":"2025-05-22T09:17:53","modified_gmt":"2025-05-22T07:17:53","slug":"ernest-koliqi-dhe-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39567","title":{"rendered":"ERNEST KOLIQI DHE KOSOVA"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"640\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\">Ernest Koliqi (20 Maj,1903-15 Janar,1975) <strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Frank Shkreli<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me 20 maj, 2025 kujtojm\u00eb Prof. Ernest Koliqin n\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes. Shkrimtar, studiues, publicist dhe figur\u00ebn poliedrike Ernest Koliqin, nj\u00ebrin nga intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha shekullit t\u00eb kaluar. Ernest Koliqi dha nj\u00eb kontribut t\u00eb shquar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, arsimin e kultur\u00ebn shqipe n\u00eb Shqip\u00ebri dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare kur sh\u00ebrbente si minist\u00ebr arsimi, por edhe gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij edhe n\u00eb m\u00ebrgim.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa p\u00ebr t\u00eb kujtuar, me k\u00ebt\u00eb rast, vet\u00ebm nj\u00eb aspekt t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij shum\u00eb dimensionale, gjat\u00eb vitit shkollor, 1941-42 n\u00eb postin e ministrit t\u00eb arsimit, ai d\u00ebrgon n\u00eb Kosov\u00eb dhe an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavin\u00eb e asaj kohe qindra m\u00ebsues e m\u00ebsuese me q\u00ebllim p\u00ebrhapjen dhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe. Gjat\u00eb asaj kohe jan\u00eb hapur, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, nj\u00eb num\u00ebr i madh shkollash fillore n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs shqiptare n\u00eb Ballkan: n\u00eb Kosov\u00eb dhe vise t\u00eb tjera shqiptare si n\u00eb Mal t\u00eb Zi e Maqedoni. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-mirenjohje-per-mesuesit-e-shkolles-se-pare-ne-gjuhen-amtare-shqipe-ne-rrethin-e-ulqinit\/\">Frank Shkreli: Mir\u00ebnjohje p\u00ebr m\u00ebsuesit e shkoll\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn amtare shqipe n\u00eb rrethin e Ulqinit | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ernest Koliqi me fjal\u00ebn \u201cshqiptar\u201d n\u00ebnkuptonte, \u201cNjeriun bashkombtar t\u00eb Shqipnis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. E p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb qart\u00eb, edhe at\u00eb t\u00eb Malit t\u00eb Zi e t\u00eb Maqedonis\u00eb. Th\u00ebrrasim, \u201cArb\u00ebresh\u201d, v\u00ebllaznit fisnor\u00eb t\u00eb Italis\u00eb, t\u00eb Greqis\u00eb e t\u00eb Zar\u00ebs; p\u00ebrdorim skajin Arbnuer \u2013 nga Arbri \u2013 tue p\u00ebrfshi n\u00eb t\u00eb, mbar\u00eb gjinden e gjakut ton\u00eb, dmth, Arbresh\u00eb e Shqiptar\u00eb bashk\u00eb\u201d, sipas tij, kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu gjat\u00eb atyre viteve, shum\u00eb bursa iu shp\u00ebrndan\u00eb student\u00ebve shqiptar\u00eb duke mund\u00ebsuar d\u00ebrgimin e tyre n\u00eb shkolla t\u00eb Italis\u00eb e Austris\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave historike, shkolla e par\u00eb u hap me 12 dhjetor, 1941. Si\u00e7 dihet k\u00ebto shkolla t\u00eb hapura nga Ernest Koliqi me bashkpuntor\u00ebt e tij, kan\u00eb vazhduar pun\u00ebn deri n\u00eb vitin 1944, kur p\u00ebr fat t\u00eb keq, qielli komb\u00ebtar u mbulua nga ret\u00eb e zeza kur e mbuloi terri gjys\u00ebm shekullor i komunizmit anti-komb\u00ebtar nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ato shkolla, si\u00e7 dihet sot, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb baza t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb zhvillimit t\u00eb arsimit, gjuh\u00ebs dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb trojet shqiptare n\u00ebn-ish Jugosllavi. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi i shum\u00eb historian\u00ebve sot por edhe i bashk-kohasve t\u00eb Ernest Koliqit, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb bashkpuntor\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Koliqit n\u00eb k\u00ebt\u00eb mision t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtar \u2013 si Dr Rexhep Krasniqi, nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. Dr. Krasniqi ishte em\u00ebruar nga Koliqi si Drejtor i par\u00eb i gjimnazit t\u00eb hapur n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1941. Kjo veprimtari arsimore n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte dhe sot konsiderohet \u2013 sidomos n\u00eb Kosov\u00eb \u2013si nj\u00eb kontribut vendimtar i Ernest Koliqit n\u00eb arsimimin e brezave. Nj\u00eb akt ky i k\u00ebtij burri t\u00eb madh, fatlum, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, por fatkqesisht, nj\u00eb rol ende i mohuar, n\u00eb qarqet kryesore politike, akademike e mediatike n\u00eb Shqip\u00ebri. <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/\">Frank Shkreli: Flet\u00ebrrufeja kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf<\/a>&nbsp; Koliqi shprehej sshpesh se e gjith\u00eb bota po ndryshon por Shqi\u00eb\u00ebria jon\u00eb nu ndryshon. Kjo fatkeqsisht vlen edhe p\u00ebr dit\u00ebt tona.<\/p>\n\n\n\n<p>Sidoqoft\u00eb, thuhet se interesimi i Ernest Koliqit p\u00ebr Kosov\u00ebn, q\u00eb n\u00eb rini, ishte influencuar nga miku i tij shkodran, Luigj Gurakuqi, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb njihej me plakun e maleve, Bajram Currin, por edhe me patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb dhe revolucionar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e q\u00eb m\u00eb von\u00eb i ka njohur edhe vet Koliqi, q\u00eb n\u00eb hapat e para t\u00eb rinis\u00eb e t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij letrare, atdhetare dhe politike. Nj\u00eb prej tyre, Tahir Zajmi \u00ebst\u00eb shprehur p\u00ebr Koliqin dhe trajtimin e tij nga t\u00eb \u201cpand\u00ebrgjegj\u00ebshmit\u201d dhe t\u00eb \u201cpap\u00ebrgjegj\u00ebshmit\u201d: &nbsp;\u201cKape kah ta kapish del n\u00eb shesh si drita e diellit se periudh\u00ebn e heshtjes a t\u00eb pushimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb letrar prodhues t\u00eb Koliqit gjat\u00eb luft\u00ebs e karakterizon p\u00ebrkujdesi dhe p\u00ebrhapja e arsimit kombtar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Shqipnin\u00eb Ethnike. E kur shohim se Universiteti i Prishtin\u00ebs sot (1963) me tet\u00eb fakultete, do t\u00eb matet me at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, e se n\u00eb at\u00eb universitet ka mjaft arsimtar\u00eb t\u00eb emnuem nga Koliqi gjat\u00eb luft\u00ebs me sh\u00ebrbye n\u00eb Kosov\u00eb, po p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe \u2013 vet\u00ebm kjo duhet t\u2019a qet\u00ebsoj\u00eb zemr\u00ebn e Koliqit dhe t\u2019a baj\u00eb me jetue ma gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbar\u00ebn e letrave shqipe. Nd\u00ebrsa t\u00eb pa-nd\u00ebrgjegj\u00ebshmit dhe t\u00eb pa-p\u00ebrgjegj\u00ebshmit q\u00eb nga Tirana l\u00ebshojn\u00eb lot\u00eb krokodili p\u00ebr Koliqin e p\u00ebr Kosovar\u00eb, le t\u00eb shukusin e ta ulin kryet p\u00ebrpara atij q\u00eb vepron me p\u00ebrgjegj\u00ebsi komb\u00ebtare n\u00eb momente historike\u201d. &nbsp;<em>Nga Sh\u00ebzat, VII, 1963, 5678, Maj-Gusht, faqe 235-241, n\u00ebnshkruar nga autori me pseudonimin: \u201cKosovari\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebrejt\u00ebs t\u00eb paansh\u00ebm pra, e kan\u00eb konsideruar rolin e Koliqit n\u00eb arsimimin e brezave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb trojet e tjera shqiptare, si nj\u00eb rilindje e gjithanshme e gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe identitetit komb\u00ebtar n\u00eb ato an\u00eb deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb shtypura, mizorisht, nga regjimi i ish-Jugosllavis\u00eb mbret\u00ebrore. Deri at\u00ebher\u00eb Beligradi u kishte mohuar shqiptar\u00ebve t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat komb\u00ebtare, p\u00ebrfshir t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb koh\u00ebn e Koliqit dhe m\u00eb von\u00eb &#8212; e kan\u00eb konsideruar dhe e konsiderojn\u00eb edhe sot si nj\u00eb fitore t\u00eb madhe hapjen e shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb nga Ernest Koliqi, n\u00eb vitet 1941-44, \u201cT\u00eb cilat qysh at\u00ebher\u00eb veprojn\u00eb e lulzojn\u00eb me nj\u00eb ryth\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm duke i fal\u00eb Kombit pioner\u00eb t\u00eb rinj\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb garantia m\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb dhe uzdaja e s\u2019ardhmes s\u00eb Atdheut. E meritat kryesore t\u00eb k\u00ebsaj veprimtarie patriotike t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, pa dyshim, i p\u00ebrket Ministrit t\u00eb Arsimit t\u00eb asaj kohe Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin e tij prej idealisti nuk kurseu energjit\u00eb e tij dhe as mjetet shtetnore n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta pajis\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb aparatin arsismues n\u00eb viset e lirueme me elementa t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb hov e gjall\u00ebni shkoll\u00ebs shqipe. E sot pra, p\u00ebr fatin e bardh\u00eb t\u00eb Kombit asht\u00eb formua atje nj\u00eb rini dinamike e cila n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb aktivitetit komb\u00ebtar e shtetnor po p\u00ebrgatitet e po forcohet p\u00ebr t\u2019a lumnue fatin e vendit, n\u00eb t\u00eb ardh\u00ebshmen.\u201d <em>(Tahir Zajmi, Kontributi i Ernest Koliqit p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Sh\u00ebjzat VII, 1963, nr. 5-8, faqe 221-222<\/em>.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Tahir Zajmi ka shkruar gjithashtu se edhe n\u00eb m\u00ebrgim, Koliqi ka vazhduar t\u00eb mbetej shum\u00eb i interesuar p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb frutshme n\u00eb zhvillimet e Kosov\u00ebs, sidomos ka then\u00eb ai, p\u00ebr zhvillimet n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, p\u00ebrparimet n\u00eb shkollat shqipe dhe t\u00eb rinis\u00eb shqiptare n\u00eb vise shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavi, ashtuq\u00eb puna e tij n\u00eb fillim t\u00eb dyzetave t\u00eb mos nd\u00ebrpritej as t\u00eb ndalej. Ky ishte interesimi i tij p\u00ebr Kosov\u00ebn, sa ishte n\u00eb m\u00ebrgim n\u00eb Rom\u00eb. Prandaj sipas Zajmit jan\u00eb t\u00eb shumta arsyet q\u00eb, \u201cErnest Koliqi zen nj\u00eb vend t\u00eb nalt\u00eb n\u00eb zemrat e dashamir\u00ebsve t\u00eb Kosov\u00ebs, e nj\u00ebherazi edhe n\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr lart\u00ebsimin kulturor t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr perosnalitet nga Kosova, poeti Nijazi Sul\u00e7oglu ka vlersuar&nbsp; kontributin e Ernest Koliqit p\u00ebr arsimin n\u00eb Kosov\u00eb, duke e cil\u00ebsuar poetin dhe shkrimtarin e madh shkodran, Ernest Koliqin si \u201cdragoin komb\u00ebtar\u201d q\u00eb p\u00ebrhapi shkollat shqipe n\u00eb trojet shqiptare, q\u00eb punoi p\u00ebr Kosov\u00eb e p\u00ebr Atdhe e t\u00eb cilit \u201ci jemi borxhli\u201d p\u00ebr kontributin e tij. Prandaj, para k\u00ebtij \u201cVigani t\u00eb madh komb\u00ebtar shqiptar\u2026 t\u00eb p\u00ebrulemi\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur poeti nga Kosova duke shtuar se, \u201cNd\u00ebr zemrat tona kosovare emni i Ernest Koliqit gjithmon\u00eb ka me qen\u00eb i gjall\u00eb, nd\u00ebrmjet t\u00eb gjall\u00ebve\u201d, ka shkruar <em>Nijazi Sul\u00e7oglu n\u00eb revist\u00ebn Koha Jon\u00eb nr.1,2,3, janar-Shkiurt-mars, 1975, faqe 50)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ky sh\u00ebnim modest i imi n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb Ernest Koliqit n\u00eb 122- vjetorin e Ernest Koliqit pasqyron n\u00eb vazhdimsi &nbsp;amanitin e mbajtur \u2013 \u201cmos harro auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i ka p\u00ebrjashtue nga historia e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u2026\u201d.- <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/frank-shkreli-amanetin-e-mban-toka-gezuar-ditelindjen-prof-ernest-koliqi-2\/\">Frank Shkreli: Amanetin e mban toka \u2013 g\u00ebzuar dit\u00eblindjen Prof. Ernest Koliqi | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Ernest Koliqi, p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb tij dhe t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs historike komb\u00ebtare, vazhdon (jo p\u00ebr faj t\u00eb tij) t\u00eb sulmohet r\u00ebnd\u00eb, sidomos, nga pseudo-historian\u00ebt e ish-regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshir apologjet\u00ebt aktual\u00eb politik\u00eb e akademik\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart\u00eb, duke qen\u00eb i vetdijsh\u00ebm se si trajtohej figura dhe vepra e tij n\u00eb nga regjimi enverist n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb shprehur me nj\u00eb rast se \u201ckudo gjanat ndryshojn\u00eb, por jo n\u00eb Shqip\u00ebnin\u00eb ton\u00eb\u201d. Por, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, fal\u00eb vlerave dhe kontributit komb\u00ebtar t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs sot vihet re n\u00eb nj\u00eb interesim m\u00eb i madh e m\u00eb i sinqert p\u00ebr pun\u00ebn dhe veprat e Ernest Koliqit.&nbsp; <strong>Koliqi meriton ta ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prizrenit apo t\u00eb&nbsp;Prishtin\u00ebs\u201d, ishte thirrja q\u00eb b\u00ebnte i ndjeri Profesor Ahmet Qeriqi, ish-drejtor i Radios Kosoav e Lir\u00eb \u2013 Z\u00ebri i U\u00c7K-\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs, &nbsp;p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb nder dhe n\u00eb kujtim t\u00eb Ernest Koliqit si shp\u00ebrblim p\u00ebr \u201cdhurat\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb mund t\u2019i jepej nj\u00eb kombi\u2026<\/strong> <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-thirrje-per-njohjen-e-rolit-te-ernest-koliqit-ne-perhapjen-e-arsimimit-kombetar-1941-1944-ane-e-mbane-trojeve-te-roberuara-shqiptare\/\">Frank Shkreli: Thirrje p\u00ebr njohjen e rolit t\u00eb Ernest Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e arsimimit komb\u00ebtar (1941-1944) an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb rob\u00ebruara shqiptare | Gazeta Telegraf<\/a> &nbsp;Sa vizionar q\u00eb ishte! Sa i k\u00ebnaqur do t\u00eb ishte t\u00eb shihte realtzimin e \u00ebnd\u00ebrres s\u00eb tij t\u00eb nj\u00eb Shqipnie etnike &#8212; sot Kosov\u00ebn e lir\u00eb, shtet t\u00eb pavarur, fara e t\u00eb cil\u00ebs ishte hedhur prej tij me hapjen e shkollave shqipe n\u00eb Kosov\u00eb, Tetov\u00eb, Dib\u00ebr dhe n\u00eb krahinat bregdetare t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ernest Koliqi (20 Maj,1903-15 Janar,1975) \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes Nga Frank Shkreli Me 20 maj, 2025 kujtojm\u00eb Prof. Ernest Koliqin n\u00eb p\u00ebrvjetorin e lindjes. Shkrimtar, studiues, publicist dhe figur\u00ebn poliedrike Ernest Koliqin, nj\u00ebrin nga intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha shekullit t\u00eb kaluar. Ernest Koliqi dha nj\u00eb kontribut t\u00eb shquar p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-39567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39567"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39567\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39570,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39567\/revisions\/39570"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}