P\u00ebrfundim i nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm i protest\u00ebs publike ishte se punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb, edhe pse e kan\u00eb detyrim ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e njer\u00ebzve, ata po i rrahin dhe po i keqtrajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, ashtu si\u00e7 i ngjau Safet Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n\n\n\n
Nga Muhamet Nika<\/strong><\/p>\n\n\n\n
(vijon nga shkrimi i kaluar)
<\/em>Deklarata Kadri Sinanit, profesor nga Shtodri (Ana e Malit):
\u201cNga sht\u00ebpia jam nisur me vetur\u00eb bashk\u00eb me gruan dhe kunat\u00ebn p\u00ebr n\u00eb fshatin Brajsh\u00eb. N\u00eb udh\u00ebkryq t\u00eb Sukubin\u00ebs ndesh\u00ebm n\u00eb patrull\u00ebn e policis\u00eb (policin Branko Toshiq). Menj\u00ebher\u00eb pasi m\u00eb treguan shenj\u00ebn p\u00ebr ndalim, e kam ndaluar vetur\u00ebn dy metra larg tyre. Duke u kthyer nga un\u00eb, polici Toshiq m\u00eb tha: \u2018Hej ti mangup, kthehu pas, sepse kam uzdaj\u00eb q\u00eb tash po t\u00eb m\u00ebsoj mend se si duhet t\u00eb sillesh\u2019. Normalisht, kuptohet q\u00eb jam kthyer dhe pasi m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebrejtjen, kam dal\u00eb nga makina. Pastaj ka vazhduar me sharje dhe me k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb tipit: \u2018mangup\u2019, bandit, i dehur, i \u00e7mendur etj.. Me k\u00ebrkes\u00ebn e tij dol\u00ebn nga automjeti edhe gruaja me kunat\u00ebn. Derisa po b\u00ebnte bastisjen e vetur\u00ebs, na drejtonte fyerje dhe k\u00ebrc\u00ebnime, por me sa duket k\u00ebto nuk i mjaftonin, prandaj m\u00eb shoq\u00ebruan me makin\u00ebn e tyre n\u00eb stacionin e policis\u00eb n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb. Derisa isha n\u00eb vetur\u00eb, Toshiqi m\u00eb kishte kapur rrept\u00eb p\u00ebr flok\u00ebsh dhe filloi t\u00eb m\u2019i shkulte. Flok\u00ebt e shkulura edhe sot e k\u00ebsaj dite i ruaj. N\u00eb stacionin e policis\u00eb filluan t\u00eb m\u00eb rrahin duke m\u2019u drejtuar me fjal\u00ebt se si ne anamalasit jemi njer\u00ebz t\u00eb f\u00eblliqur dhe t\u00eb egj\u00ebr dhe se ata kan\u00eb ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb na m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb sillemi si qytetar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Ulqin.
Pas k\u00ebsaj hyri shefi i policis\u00eb Hafizi, i cili pyeti se si ka ndodhur, e pastaj i kam treguar t\u00eb gjitha dhe kam insistuar para tij q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb mbahet procesverbal. Edhe pse u ankuan q\u00eb nuk kishin let\u00ebr dhe laps, procesverbali megjithat\u00eb u hartua.
Presioni publik q\u00eb u mundua t\u00eb arrihej me k\u00ebt\u00eb protest\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve nuk u arrit. Ata u injoruan plot\u00ebsisht nga t\u00eb gjitha strukturat institucionale t\u00eb nivelit republikan<\/p>\n<\/blockquote>\n\n\n\n
N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje pati edhe shum\u00eb diskutime t\u00eb tjera t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb brezin kufitar dhe t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb keqtrajtuar. U tha se v\u00ebrtet edhe mund t\u00eb ket\u00eb persona q\u00eb merren me tregti t\u00eb im\u00ebt n\u00eb kufi, por dihet se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb artikujve ushqimor\u00eb dhe i situat\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomike.
P\u00ebrfundim i nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm i protest\u00ebs publike ishte se punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb, edhe pse e kan\u00eb detyrim ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e njer\u00ebzve, ata po i rrahin dhe po i keqtrajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, ashtu si\u00e7 i ngjau Safet Hoxh\u00ebs.
Qytetar\u00ebt porosisin q\u00eb raste t\u00eb tilla t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten;<\/li>\n\n\n\n
K\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet identifikimi (edhe pse dihet) i fajtorit dhe emrat e keqb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb shpallen publikisht;<\/li>\n\n\n\n
Ndaj autor\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb merren masat e duhura dhe me k\u00ebt\u00eb t\u00eb njoftohet opinioni;<\/li>\n\n\n\n
K\u00ebrkohet q\u00eb ndaj shefit t\u00eb policis\u00eb t\u00eb merren masat e duhura, pra t\u00eb largohet nga posti.
P\u00ebr rrahjen mizore t\u00eb Safet Hoxh\u00ebs, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb keqtrajtuarit e p\u00ebrmendur askush nga polic\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e Qendr\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb nuk ishte thirrur n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ose s\u00eb paku nuk i \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebrejtja nga organet e ndjekjes. Presioni publik q\u00eb u mundua t\u00eb arrihej me k\u00ebt\u00eb protest\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve nuk u arrit. Ata u injoruan plot\u00ebsisht nga t\u00eb gjitha strukturat institucionale t\u00eb nivelit republikan.
Safet Hoxha vazhdoi t\u00eb ishte i vendosur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Angazhoi edhe mbrojt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar pafaj\u00ebsin\u00eb e tij para gjyqit se ishte rrahur pa t\u00eb drejt\u00eb, por m\u00eb kot. N\u00eb fund, me sa duket, vendosi t\u00eb paguaj\u00eb avokatin dhe t\u00eb \u00e7oj\u00eb dor\u00eb nga e gjith\u00eb kjo. Kjo tortur\u00eb fizike dhe psikike mbi Safetin ka qen\u00eb shkak p\u00ebr pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb m\u00ebsuam q\u00eb Safeti kishte q\u00ebndruar p\u00ebr sh\u00ebrim n\u00eb spital p\u00ebr s\u00ebmundje psikike dhe mendore. Arsyeja dihej dhe s\u2019do koment. N\u00eb flet\u00ebd\u00ebshmin\u00eb spitalore t\u00eb l\u00ebshuar nga Qendra p\u00ebr Sh\u00ebrim nga mjeku specialist lexojm\u00eb se Safetit i shp\u00ebrb\u00ebhet edhe familja.
D\u00ebshmi p\u00ebr gjendjen kritike t\u00eb Xhemal Nik\u00ebs n\u00eb dit\u00ebn e ndodhjes s\u00eb aktit \u00ebsht\u00eb edhe flet\u00ebdalja nga spitali.
N\u00eb k\u00ebt\u00eb flet\u00ebdalje t\u00eb l\u00ebshuar nga qendra spitalore, m\u00eb 21.01.1993 dhe t\u00eb n\u00ebnshkruar nga mjeku kirurg Miodrag Karanikiq, p\u00ebrve\u00e7 tjerash thuhet: \u201cPacienti \u00ebsht\u00eb pranuar p\u00ebr sh\u00ebrim p\u00ebr arsye t\u00eb varr\u00ebs s\u00eb krijuar me arm\u00eb zjarri nga dep\u00ebrtimi i plumbit 5 cm mbi b\u00ebrrylin e majt\u00eb\u2026, varra n\u00eb hyrje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl, kurse n\u00eb t\u00eb dal\u00eb ka madh\u00ebsin\u00eb 2\u00d72 cm\u201d.
M\u00ebsojm\u00eb se Kadri Sinani n\u00eb Gjykat\u00ebn e Ulqinit vendosi t\u00eb ngrit\u00eb aktakuz\u00eb kund\u00ebr policit Toshiq, bazuar ne deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve. Duket se me q\u00ebllim t\u00eb zvarritjes t\u00eb k\u00ebtij rasti, Gjykata e Ulqinit p\u00ebrdori me mjesht\u00ebri rrug\u00ebt e shmangieve ligjore p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb favor t\u00eb policit. Ajo me aktvendim t\u00eb saj, nr. 7\/92 t\u00eb dat\u00ebs 01.04.1992 hodhi posht\u00eb aktpadin\u00eb me motivacion t\u00eb mosp\u00ebmbushjes s\u00eb obligimeve q\u00eb dilnin nga shkresa udh\u00ebzuese e k\u00ebtij gjyqi mbi m\u00ebnyr\u00ebn e ngritjes s\u00eb aktpadis\u00eb.
Kadriu duke e hetuar, ose duke besuar n\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e organeve shtet\u00ebrore, ku me siguri do ta humbiste \u201cdavan\u00eb\u201d me \u201ckadiun\u201d e Ulqinit, pushoi s\u00eb grahuri drejt\u00ebsin\u00eb.
Ndoshta edhe pati t\u00eb drejt\u00eb, sepse batuta anamalase thot\u00eb: \u201cNuk paditet djali te baba!\u201d
Rastet e keqtrajtimeve t\u00eb tjera q\u00eb i p\u00ebrmend Ismeti (Shaptafi) jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb keqtrajtimet dhe ndalimet e qytetar\u00ebve n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, e sidomos dit\u00ebve t\u00eb tregut n\u00eb
Kat\u00ebrkoll\u00eb, pat\u00ebn marr\u00eb p\u00ebrmasat e nj\u00eb fushate. Polic\u00ebt bllokonin hyrjet e Kat\u00ebrkoll\u00ebs dhe pasi q\u00eb i keqtrajtonin qytetar\u00ebt, ua sekuestronin mallrat. Madje edhe vi\u00e7at s\u2019guxonin t\u2019i shitnin pa certifikat\u00eb t\u00eb lindjes q\u00eb l\u00ebshohej nga ofiqari i gjendjes civile.
Ja se \u00e7far\u00eb i ka ngjar\u00eb Musa Heriqit, ish-pjes\u00ebtar i MPB-s\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Ulqin (marr\u00eb nga \u201cNasha borba\u201d \u2013 Beograd, 17 korrik 1995):
\u201c\u2026prej spitalit m\u00eb kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb polici. Aty m\u00eb ofruan aktvendimin p\u00ebr arrest, por pasi refuzova ta n\u00ebnshkruaj, m\u00eb than\u00eb q\u00eb s\u2019isha asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb pala\u00e7o dhe nj\u00eb pleh dhe se ata e dinin fare mir\u00eb se sa ushtar\u00eb kisha n\u00eb Sanxhak dhe se do t\u00eb m\u2019i jepnin turinjve nj\u00eb milion dollar\u00eb t\u00eb cilat ia kisha dh\u00ebn\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Sanxhakut.
Komandanti Stojanoviq, me mosp\u00ebrfillje vazhdoi t\u00eb m\u00eb thoshte: \u2018Ballist i dreqit, po t\u00eb kishe hyr\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka, nuk do t\u00eb kishin shporrur qafe n\u00eb policin\u00eb serbe! M\u00eb shau me n\u00ebn\u00eb e bab\u00eb dhe me t\u00ebr\u00eb sojin e sorollopin tim. Un\u00eb jam p\u00ebr ty sherifi i k\u00ebtij qyteti\u2026\u2019\u201d
Dit\u00ebn tjet\u00ebr ka dal\u00eb n\u00eb Gjyqin e Ulqinit dhe pa i marr\u00eb n\u00eb pyetje d\u00ebshmitar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr prishje t\u00eb rendit dhe t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb.
M\u00ebnyra e shprehjes s\u00eb k\u00ebtij polici d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr rrahjet dhe keqtrajtimet e k\u00ebsaj kohe t\u00eb cilat kryheshin n\u00eb Ulqin. Ato kishin karakter selektiv me q\u00ebllim t\u00eb ushtrimit t\u00eb presionit policor dhe t\u00eb futjes s\u00eb frik\u00ebs ndaj shqiptar\u00ebve shumic\u00eb, por edhe mysliman\u00ebve. Rr\u00ebfimi sh\u00ebrben si nj\u00eb argument m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr portretizimet e polic\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebhet fjal\u00eb n\u00eb shembujt e lartp\u00ebrmendur duke d\u00ebshmuar se sjelljet e tyre ishin autentike, ashtu si\u00e7 tregohen. \/Koha Javore\/<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
P\u00ebrfundim i nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm i protest\u00ebs publike ishte se punonj\u00ebsit e policis\u00eb dhe t\u00eb ushtris\u00eb, edhe pse e kan\u00eb detyrim ruajtjen e rendit dhe mbrojtjen e njer\u00ebzve, ata po i rrahin dhe po i keqtrajtojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore, ashtu si\u00e7 i ngjau Safet Hoxh\u00ebs. Nga Muhamet Nika (vijon nga shkrimi i kaluar)Deklarata Kadri Sinanit, profesor nga […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39438,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-39435","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39435","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39435"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39435\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39439,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39435\/revisions\/39439"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39435"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39435"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39435"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}