\u201cUn\u00eb i njoh se si sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore me ne shqiptar\u00ebt, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse jemi shqiptar\u00eb. Rasti e deshi q\u00eb un\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj dhe n\u00ebna t\u00eb m\u00eb ket\u00eb gjall\u00eb\u201d, tha n\u00eb deklarat\u00ebn e tij i riu Xhemal Nika nga Rashtisha e Sip\u00ebrme, t\u00eb cilin ushtar\u00ebt e kishin plagosur n\u00eb kraharor n\u00eb kufirin shtet\u00ebror me Shqip\u00ebrin\u00eb, m\u00eb 6.01.1992<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Nga Muhamet Nika<\/strong><\/p>\n\n\n\n
(vijon nga shkrimi i kaluar)<\/em>
N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, Mustaf\u00eb Asllani tha se nuk e dinte p\u00ebraf\u00ebrsisht se kur i ndodhi rasti, pra dat\u00ebn e sakt\u00eb, por si\u00e7 u shpreh \u201cpara nj\u00eb muaji erdhi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, pra n\u00eb \u00c7apraj (fshat kufitar) nj\u00eb njeri vet\u00eb i dyti nga Milla q\u00eb t\u00eb blej\u00eb rreth 30 ton\u00eb bostan dhe pasi q\u00eb u ujdis\u00ebm dhe pasi q\u00eb nuk kishte naft\u00eb t\u00eb mjaftueshme, m\u00eb luti q\u00eb t\u2019ia shes 10 litra naft\u00eb. Kuptohet q\u00eb p\u00ebr t\u2019\u00ec dal\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb, ia shita naft\u00ebn. At\u00ebher\u00eb si t\u00eb binte nga qielli, n\u00eb oborr t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb hyri policia. U nis\u00ebn kah kamioni me bostan dhe filluan q\u00eb t\u00eb shikojn\u00eb brenda rezervuarit t\u00eb benzin\u00ebs dhe pasi e pan\u00eb q\u00eb kishte benzin\u00eb brenda, edhe pse kamioni ishte i ngarkuar me bostan, u l\u00ebshuan n\u00eb shoferin dhe filluan ta rrahin para meje n\u00eb oborrin tim. Pastaj na mor\u00ebn t\u00eb dyve, na i vun\u00eb prangat dhe na \u00e7uan n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, n\u00eb polici. Para se t\u00eb na \u00e7onin n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, m\u00eb b\u00ebn\u00eb bastisjen e sht\u00ebpis\u00eb, me \u00e7\u2019rast m\u00eb gjet\u00ebn 18 litra naft\u00eb dhe 10 litra benzin\u00eb. Kuptohet q\u00eb ma grabit\u00ebn benzin\u00ebn dhe naft\u00ebn, pa kurrfar\u00eb arsyetimi.
Jo! \u2013 i kam th\u00ebn\u00eb \u2013 nuk jam ai, sepse po at\u00eb dit\u00eb kishin rrahur edhe dy vet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb tek ura. Pastaj m\u00eb pyeti: \u2013 Sa her\u00eb ke qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ku i merr triskat? Nd\u00ebrsa un\u00eb u p\u00ebrgjigja: Kam qen\u00eb nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb, kurse triskat i marr te ju.
Pastaj e pyeti p\u00ebr mua policin Stojanoviq, i cili me sa duket ishte ai q\u00eb i kishte rrahur dy personat tek ura dhe pastaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante m\u00eb tha: \u2013 Dil jasht\u00eb! Nuk guxoni t\u00eb mbani asnj\u00eb lit\u00ebr benzin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb e keni n\u00eb rezervuar.
D\u00ebshiroj t\u00eb shtoj se n\u00eb raportin q\u00eb pati b\u00ebr\u00eb Hafizi p\u00ebr mua n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, figuronte se gjoja un\u00eb e paskam mbushur rezervuarin e kamionit me naft\u00eb, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb\u201d.
N\u00eb fund, ky person shtoi se i kan\u00eb shar\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes, e sidomos nusen e djalit gjat\u00eb bastisjes, sepse ajo kishte th\u00ebn\u00eb se nuk kan\u00eb shitur naft\u00eb, por kan\u00eb shitur bostan.
N\u00eb deklarat\u00ebn e tij, Rasim Gjenashi nga Kraja, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, ceku se policia e kishte ndaluar n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb dhe i kishte grabitur nj\u00eb bidon me benzin\u00eb pa kurrfar\u00eb arsyetimi. Edhe pse i kishte pasur letrat, komandant Hafizi ishte sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arrogante ndaj tij, duke i th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb matrapaz, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cdiler\u201d etj.. Nd\u00ebrsa Rasimi i kishte th\u00ebn\u00eb: Mos m\u00eb rrah se deklarat\u00ebn do ta n\u00ebnshkruaj ashtu si\u00e7 i duhet atij.
\u201cN\u00eb stacion t\u00eb policis\u00eb komandant Hafizi vazhdoi t\u00eb m\u00eb rrihte, nd\u00ebrsa un\u00eb i thash\u00eb se do t\u00eb ankohem dhe se benzin\u00ebn duhet t\u00eb ma kthej\u00eb, sepse e kam fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt n\u00eb Tivar, se kam v\u00ebrtetimin nga Tivari t\u00eb cilin ma kan\u00eb l\u00ebshuar polic\u00ebt Mirsat Likoviq dhe nj\u00ebfar\u00eb Filipoviqi. Pasi q\u00eb u v\u00ebrtetua se kjo ishte e v\u00ebrtet\u00eb, mua m\u00eb l\u00ebshoj nd\u00ebrsa benzin\u00ebn nuk ma ktheu. Edhe pse jam ankuar, nuk kam kurrfar\u00eb p\u00ebrgjigje nga gjyqi\u201d.
Deklarata e Ismet Shaptaf\u00ebs: \u201cUn\u00eb kam shum\u00eb q\u00eb t\u00eb them, por mendoj q\u00eb rasti m\u00eb drastik \u00ebsht\u00eb rasti q\u00eb ndodhi m\u00eb 26.8.1992 n\u00eb Vlladimir, me \u00e7\u2019rast nj\u00ebsit\u00eb speciale t\u00eb policis\u00eb kishin bllokuar tregun e bag\u00ebtive n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb duke bastisur qytetar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb dit\u00eb kishin rrahur kat\u00ebr qytetar\u00eb nga Bashk\u00ebsia Lokale e Kravarit, me pretekst se gjoja kishin b\u00ebr\u00eb tregti t\u00eb paligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri.
Rasti tjet\u00ebr m\u00eb ka ndodhur te Kroi i Shtegvash\u00ebs, mbi dy kilometra larg kufirit, me \u00e7\u2019rast nga drejtimi i panjohur dikush q\u00eblloi n\u00eb mua me arm\u00eb zjarri. P\u00ebr fatin tim, plumbi q\u00eblloi deg\u00ebn mbi kok\u00ebn time. Kjo ka ndodhur m\u00eb 1.11.1992. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kam shkuar m\u00eb pran\u00eb kufirit edhe pse atje i kam kullosat. Kur jam kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, kam takuar n\u00eb rrug\u00eb ushtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb pyetjen time se a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb keni q\u00eblluar n\u00eb mal, ata nuk e mohuan vepr\u00ebn e till\u00eb. Po k\u00ebt\u00eb dit\u00eb nj\u00eb ushtar nga Karakolli i Shtegvash\u00ebs i kishte th\u00ebn\u00eb kush\u00ebririt tim se n\u00eb qoft\u00eb se Ismeti do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kufi, ka p\u00ebr t\u00eb kaluar keq\u201d.
Brahim Mu\u00e7a nga fshati Kravar e filloi diskutimin e tij me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cQytetar\u00eb t\u00eb nderuar, si\u00e7 e dini djali im \u00ebsht\u00eb martuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Kuptohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt, por edhe p\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj, komandanti i policis\u00eb n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb m\u00eb ka d\u00ebrguar policin n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me nuse t\u00eb lajm\u00ebrohem tek ai n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb, sepse nusen e kemi qitur ne Jugosllavi ilegalisht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kam k\u00ebrkuar nga gjyqi q\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb situat\u00ebn, por as sot e k\u00ebsaj dite nuk kam kurrfar\u00eb p\u00ebrgjigjeje\u201d.
Deklarata e dyt\u00eb e Safet Hoxh\u00ebs: \u201cKur jam shtruar n\u00eb Spital t\u00eb Tivarit, mjek\u00ebt jan\u00eb sjell\u00eb shum\u00eb mir\u00eb me mua, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga tre injeksione n\u00eb dit\u00eb, por pasi e hetuan se nga kush jam i l\u00ebnduar, nuk m\u00eb ofruan m\u00eb kujdes mjek\u00ebsor. Dit\u00ebn e kat\u00ebrt m\u00eb vizitoi nj\u00ebfar\u00eb mjeku, i cili u shpreh q\u00eb l\u00ebndimet e marra trupore nuk jan\u00eb si pasoj\u00eb e shkopit t\u00eb gom\u00ebs (pendrekut), por q\u00eb me siguri dikush m\u00eb ka shtyr\u00eb me k\u00ebmb\u00eb\u201d. Tjet\u00ebr, Safeti tregoi raportin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga spitali, n\u00eb t\u00eb cilin pothuajse nuk shkruan asgj\u00eb p\u00ebr l\u00ebndimet e tij trupore.
Deklarata e t\u00eb riut Xhemal Nika nga Rashtisha e Sip\u00ebrme: Ai ceku, mes tjerash, q\u00eb g\u00ebzohet p\u00ebr faktin q\u00eb Safet Hoxha \u00ebsht\u00eb sot k\u00ebtu n\u00eb mesin ton\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb dhe nuk ka dyshim q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb, por shtoi se edhe vet\u00eb kishte p\u00ebrjetuar nj\u00eb rast edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ai tregoi se si e kan\u00eb plagosur n\u00eb kraharor ushtar\u00ebt n\u00eb kufirin shtet\u00ebror me Shqip\u00ebrin\u00eb, m\u00eb 6.01.1992. Ai shtoi se nuk e befason nj\u00eb sjellje kaq mizore e forcave t\u00eb policis\u00eb, sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme kishin vepruar edhe me t\u00eb edhe organet ushtarake. \u201cUn\u00eb i njoh\u201d, tha ai, \u201cse si sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore me ne shqiptar\u00ebt, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse jemi shqiptar\u00eb. Rasti e deshi q\u00eb un\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj dhe n\u00ebna t\u00eb m\u00eb ket\u00eb gjall\u00eb\u201d.
Ai ceku q\u00eb me rastin e plagosjes nuk i kishin ofruar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore edhe pse kishte k\u00ebrkuar. Gjithashtu ceku q\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb kishte humbur mbi nj\u00eb lit\u00ebr gjak.
\u201cAta q\u00eblluan n\u00eb mua pa paralajm\u00ebrim, menj\u00ebher\u00eb n\u00eb komand\u00ebn \u2018stoj\u2019 \u2013 \u2018ndalu\u2019. Kuptohet, para se kam d\u00ebgjuar komand\u00ebn \u2018stoj\u2019, jam ndaluar dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb instinktive jam kthyer q\u00eb t\u00eb shikoj se kush ishte pas, sepse isha krejt\u00ebsisht i bindur q\u00eb aty nuk kishte ushtar\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb isha v\u00ebrtetuar nga kush\u00ebriri im, i cili ishte me mua dhe ve\u00e7 e kishte kaluar kufirin me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe i cili m\u00eb dha sinjal q\u00eb t\u00eb nisem p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri. Pasi isha n\u00eb linj\u00ebn kaluese, ata me siguri do t\u00eb m\u00eb kishin q\u00eblluar aty ku kan\u00eb marr\u00eb nishan, do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb shpin\u00eb, pra n\u00eb zem\u00ebr\u201d. \/Koha Javore\/<\/li>\n<\/ul>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
\u201cUn\u00eb i njoh se si sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00e7njer\u00ebzore me ne shqiptar\u00ebt, vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse jemi shqiptar\u00eb. Rasti e deshi q\u00eb un\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj dhe n\u00ebna t\u00eb m\u00eb ket\u00eb gjall\u00eb\u201d, tha n\u00eb deklarat\u00ebn e tij i riu Xhemal Nika nga Rashtisha e Sip\u00ebrme, t\u00eb cilin ushtar\u00ebt e kishin plagosur n\u00eb kraharor n\u00eb kufirin shtet\u00ebror […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39432,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-39429","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39429"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39429\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39450,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39429\/revisions\/39450"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39432"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}