{"id":39373,"date":"2025-04-29T09:33:27","date_gmt":"2025-04-29T07:33:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39373"},"modified":"2025-04-29T09:34:43","modified_gmt":"2025-04-29T07:34:43","slug":"rruga-e-gjate-e-komunitetit-anamalas-nga-klubet-e-rixhvudit-deri-te-qendra-e-shoqates-ne-staten-island","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39373","title":{"rendered":"Rruga e gjat\u00eb e komunitetit\u00a0 anamalas, nga klubet e Rixhvudit deri te Qendra e Shoqat\u00ebs n\u00eb Staten Island\u00a0"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"400\" height=\"516\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Xheladin-Zeneli.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Xheladin-Zeneli.jpg 400w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Xheladin-Zeneli-233x300.jpg 233w\" sizes=\"auto, (max-width: 400px) 100vw, 400px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Nga Xheladin Zeneli*<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Fjalim me rastin e inagurimit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Komunitetit n\u00eb Staten Island me 27 Prill 2025)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit anamalas dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb nderuar bashkatdhetar\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Mirdita dhe mir\u00ebse keni ardhur n\u00eb inagurimin e Qendr\u00ebs ton\u00eb kulturore , n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin ton\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam k\u00ebtu q\u00eb t\u2019ju flas shkurtimisht p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e Shoqat\u00ebs dhe rruga e gjat\u00eb e saj e cila na solli deri k\u00ebtu, pra n\u00eb inaugurimin solemn t\u00eb Qendr\u00ebs kulturore t\u00eb komunitetit ton\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb viteve &#8217;80-ta dhe &#8217;90-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar m\u00ebrgata e An\u00ebs s\u00eb Malit ( me prejardhje nga Komuna e Ulqinit) ishte kryesisht e p\u00ebrqendruar n\u00eb lagjen e Rixhvud-it (Ridgewood-Queens) ku&nbsp; dhe fillojn\u00eb organizimet e para t\u00eb k\u00ebsaj m\u00ebrgate.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Diku rreth viteve 1987\/ 1988 paraqiten format e para organizuese t\u00eb anamalasve n\u00eb Nju Jork me rrethe, n\u00eb form\u00eb t\u00eb grupeve kulturo-artistike, me \u00e7&#8217;rast themelohet Grupi Folklorik &#8221; M\u00ebrgimtari&#8221; n\u00eb Rixhvod i cili&nbsp; muar pjes\u00eb n\u00eb manifestimin madh\u00ebshtor&nbsp; me rastin e Fest\u00ebs s\u00eb 28 N\u00ebntorit q\u00eb u mbajt&nbsp; n\u00eb hotelin &#8221; Sheraton&#8221; n\u00eb Manhattan , i organizuar nga komuniteti i at\u00ebhersh\u00ebm shqiptar.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu n\u00eb at&nbsp; koh\u00eb , n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Klubit Komb\u00ebtar &#8221; Jusuf G\u00ebrvalla&#8221;(me qend\u00ebr n\u00eb Bronks), ka egzistuar edhe nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe n\u00eb&nbsp; lagjen e Rixhvud-it&nbsp; ku m\u00ebsonin kryesisht f\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebrgimtar\u00ebve nga Ana e Malit, Kraja e Ulqini.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lagj\u00eb ka egzistuar edhe nj\u00eb lokal n\u00eb form\u00eb klubi ku anamalasit u takonin me nj\u00ebri tjetrin dhe ndanin bashk\u00eb mallin p\u00ebr vendlindjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Anamalasit vertet\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi i tyre gjat\u00eb periudhave t\u00eb ndryshme, p\u00ebr shkaqe ekonomike dhe politike por ata kurr\u00eb nj\u00ebher\u00eb nuk e kan\u00eb harruar ate dhe gjith\u00ebmon\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb brengat dhe shqet\u00ebsimet e me bashk\u00ebvendasit e tyre n\u00eb vendlindje. Me dekada t\u00eb t\u00ebra anamalasit n\u00eb m\u00ebrgim, konkretisht anamalasit n\u00eb SHBA, gjith\u00ebmon\u00eb iu kan\u00eb ndej\u00eb pran\u00eb bashk\u00ebvendasve&nbsp; t\u00eb tyre duke i p\u00ebrkrahur ata&nbsp; gjith\u00ebmon\u00eb me mjete financiare n\u00eb aspektin humanitar, kulturor, arsimor sh\u00ebndet\u00ebsor, infrastrukturor etj.&nbsp; Nj\u00eb nd\u00ebr aksionet e para humanitare q\u00eb u organizu nga anamalasit n\u00eb Nju Jork dhe q\u00eb u p\u00ebrkrah n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga komuniteti, ishte Aksioni i p\u00ebr mbledhjen e ndihmave financiare p\u00ebr vendlindjen n\u00eb vitin 1993\/1994.<\/p>\n\n\n\n<p>Fal\u00eb bujaris\u00eb s\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit anamalas n\u00eb Nju Jork dhe shtetet e tjera p\u00ebr rreth, gjat\u00eb aksionit n\u00eb fjal\u00eb u mblodh\u00ebn 20.400 dollar\u00eb , nj\u00eb shum\u00eb jo e vog\u00ebl p\u00ebr at koh\u00eb, me dedikim p\u00ebr nevojat e nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve&nbsp; si dhe ndihm\u00eb materiale p\u00ebr familjet me gjendje t\u00eb dob\u00ebt ekonomike n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb organizim tjet\u00ebr q\u00eb i parapriu themelimit&nbsp; t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8221; Ana e Malit &#8221; ishte formimi i Klubit Futbollistik me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, me dat\u00ebn&nbsp; 22 Korrik 1995, poashtu n\u00eb Rixhvod. KF &#8221; Ana e Malit&#8221; ishte an\u00ebtare e Lig\u00ebs Shqiptaro-Amerikane t\u00eb Futbollit ku muar pjes\u00eb dhe zhvilloj gara me sukses disa vite&nbsp; me radh\u00eb deri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019ka dyshim q\u00eb Aksioni&nbsp; p\u00ebr mbledhjen e ndihmave humanitare n\u00eb vitin 1994 si dhe themelimi i KF &#8221; Ana e Malit&#8221; n\u00eb NY, n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1995, kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb organizimin e komunitetit anamalas, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb themelimin e Shoqat\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, pra &#8221; Ana e Malit&#8221;, n\u00eb Janar t\u00eb vitit 1997 kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u zgjodh kryesia dhe u aprovu statuti dhe programi i saj, dhe q\u00eb nga ajo koh\u00eb kemi nj\u00eb shoqat\u00eb t\u00eb strukturuar t\u00eb k\u00ebsaj pjese t\u00eb diaspor\u00ebs ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr aktivitetet e shumta t\u00eb Shoqat\u00ebs Ana e Malit duhet t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb ndihm\u00ebn financiare q\u00eb kjo Shoqat\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs dhe U\u00c7K-s\u00eb duke mbledhur me qindra mij\u00ebra dollar\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur ajo po kalonte dit\u00ebs e saja m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr okupatorit serb.Ne jemi krenar q\u00eb pat\u00ebm rastin t\u00eb kryejm\u00eb obligimin ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb p\u00ebrkrahjen e motrave v\u00ebllez\u00ebeve tan\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Shoqata &#8221; Ana e Malit&#8221; p\u00ebr rreth tre dekada me radh\u00eb ka p\u00ebrkrahur aktivitete t\u00eb ndryshme n\u00eb atdhe dhe vendlindje duke ndihmuar financiarisht projekte n\u00eb aspektin arsimor,kulturor, humanitar, sh\u00ebndet\u00ebsor, sportiv si dhe veprimtari q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ruajtjen e identitetit komb\u00ebtar t\u00eb bashk\u00ebvendasve tan\u00eb n\u00eb trevat e tyre autoktone. Kurse n\u00eb komunitetin e vet n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb&nbsp; angazhuar poashtu n\u00eb ruajtjen dhe kultivimin e kultur\u00ebs , gjuh\u00ebs shqipe dhe traditave komb\u00ebtare shqiptare dhe trashigimin e&nbsp; p\u00ebrcjelljen e tyre te gjeneratat e reja n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast duhet t\u00eb falenderoj t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebt an\u00ebtar\u00ebt e Shoqat\u00ebs \u201cAna e Malit\u201d q\u00eb nga themelimi i saj e deri m\u00eb sot p\u00ebr pun\u00ebn dhe kontributin e tyre n\u00eb vazhdim\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vendlindjes, komunitetit dhe \u00e7\u00ebshtjes ton\u00eb komb\u00ebtare dhe&nbsp; duke mbajtur gjall\u00eb vizionin e \u00ebndrr\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komunitet me t\u00eb organizuar dhe m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00eb&nbsp; e k\u00ebsaj \u00ebndrre ishte edhe posedimi i nj\u00eb objekti t\u00eb cilin ne do ta quanim \u2018sht\u00ebpia jon\u00eb\u2019. Fal\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit ton\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr filloi t\u00eb realizohet n\u00eb vitin 2020\/2021 nga kryesia e at\u00ebhershme e Shoqat\u00ebs me kryetar z.Safet Llolla&nbsp; i cili siguroi kontrat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb me \u00e7\u2019rast edhe filluan punimet n\u00eb renovimin e objektit .M\u00eb pas, me ardhjen&nbsp; e kryesis\u00eb s\u00eb re t\u00eb Shoqat\u00ebs dhe me kryetarin aktual z. Albert Salaj, vazhduan punimet intenzive n\u00eb renovimin e objektit n\u00eb fjal\u00eb dhe sot kemi k\u00ebtu para nesh lokalin q\u00eb tani quhet Qendra e Komunitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb kjo Qend\u00ebr &nbsp; do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si seli e Shoqat\u00ebs \u201cAna e Malit\u201d, dyert e saja do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb&nbsp; hapura p\u00ebr mbar\u00eb kumunitetin shqiptar dhe do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr nevojat e shoqatave t\u00eb tjera t\u00eb komunitetit ton\u00eb,kuptohet mvar\u00ebsisht nga kapaciteti i tij. Por ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo nd\u00ebrtes\u00eb do jet\u00eb vendi i organizimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb ndryshme kulturore q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ruajtjen dhe kultivimin e gjuh\u00ebs shqipe, artit e kultur\u00ebs s\u00eb trashigimis\u00eb shqiptare dhe edukimin dhe p\u00ebrcjelljen e k\u00ebtyre vlerave tona komb\u00ebtare&nbsp; te brezat e rinj n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj t\u00eb nderuar, V\u00ebllez\u00ebr e motra,<\/p>\n\n\n\n<p>Mos t\u00eb harrojm\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb moment se realizimi i k\u00ebtij projekti, q\u00eb nga blerja e nd\u00ebrtes\u00ebs deri te renovimi i plot\u00eb i tij, do t\u00eb kishte qen\u00eb i pamundur pa kontributun, donacionet financiare, pun\u00ebn vullnetare t\u00eb qindra pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit anamalas, por edhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Me g\u00ebzon fakti q\u00eb k\u00ebtu sot kemi prezent nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb f\u00ebmijve, dhe t\u00eb rinj\u00ebve tan\u00eb . \u00cbsht\u00eb kjo gjenerat\u00eb e cila do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb m\u00eb shum\u00e9&nbsp; k\u00ebt\u00eb Qend\u00ebr t\u00eb Komunitetit, sepse me dashurin\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb treguar p\u00ebr kultivimin dhe trashigimin e vlerave tona kulturore dhe komb\u00ebtare,&nbsp; e kan\u00eb merituar q\u00eb ne t\u2019ju dhurojm\u00eb nj\u00eb&nbsp; Qend\u00ebr t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb rinj\u00eb q\u00eb me shembullin e tyre n\u2019a inkurajojn\u00eb dhe n\u2019a frym\u00ebzojn\u00eb n\u00eb angazhimet tona dhe n\u2019a japin shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb ndritur t\u00eb komunitetit ton\u00eb .<\/p>\n\n\n\n<p>Me nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj Qendreje ne vet\u00ebm kryem nj\u00eb obligim ndaj f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, ndaj gjenerat\u00ebs s\u00eb re t\u00eb komunitetit ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebnjohje dhe falenderim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar, n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, pra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb financiare, materiale dhe me pun\u00eb vullnetare n\u00eb realizimin e k\u00ebtij projekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e cila ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e kahershme e k\u00ebsaj Shoqate dhe komunitetit t\u00eb saj.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>*Ish- kryetar i Shoqat\u00ebs \u201cAna e Malit\u201d n\u00eb dy mandate dhe nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e saj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Xheladin Zeneli* (Fjalim me rastin e inagurimit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Komunitetit n\u00eb Staten Island me 27 Prill 2025) T\u00eb nderuar pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit anamalas dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar, T\u00eb nderuar bashkatdhetar\u00eb, Mirdita dhe mir\u00ebse keni ardhur n\u00eb inagurimin e Qendr\u00ebs ton\u00eb kulturore , n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr komunitetin ton\u00eb; Un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":35602,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5,12],"tags":[],"class_list":["post-39373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39373"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39377,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39373\/revisions\/39377"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/35602"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}