N\u00eb mbledhje u konstatua q\u00eb punonj\u00ebsit e MPB-s\u00eb \u2013 Reparti i Siguris\u00eb n\u00eb Ulqin, m\u00eb 9.9.1993, n\u00eb vendin e quajtur Suklin\u00eb, rreth or\u00ebs 21:30 t\u00eb mbr\u00ebmjes kishin takuar qytetarin Safet Hoxha me dy bidon\u00eb t\u00eb zbrazur benzine dhe me k\u00ebt\u00eb rast e kishin rrahur me shkelma, grushte dhe shkopinj gome, duke i shkaktuar l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore dhe duke e l\u00ebn\u00eb pa ndjenja n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, nga ku pastaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Spitalin e Tivarit dhe ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar prej dat\u00ebs 9 deri m\u00eb 16 shtator 1993. Edhe pse \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga spitali, jan\u00eb t\u00eb dukshme pasojat e l\u00ebndimeve fizike dhe psikike tek ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb hapur dol\u00ebn n\u00eb shesh edhe raste t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb ngjashme q\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Nga Muhamet Nika<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Me rastin e rrahjes s\u00eb Safet Hoxh\u00ebs prej Rashtish\u00ebs s\u00eb Poshtme t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, nga ana e punonj\u00ebsve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Malit t\u00eb Zi \u2013 Reparti i Siguris\u00eb \u2013 Ulqin, m\u00eb 9.9.1993 n\u00eb vendin e quajtur Suklin\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn Kat\u00ebrkoll\u00eb \u2013 Ostros, dhe duke pasur parasysh se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, i cili i shqet\u00ebsoi qytetar\u00ebt e k\u00ebsaj treve dhe m\u00eb gjer\u00eb, subjektet shoq\u00ebrore-politike t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Lokale Sukubin\u00eb dhe Lidhja Demokratike \u2013 Dega e An\u00ebs se Malit, m\u00eb 17.9.1993, n\u00eb or\u00ebn 16:00, organizuan nj\u00eb mbledhje t\u00eb hapur proteste t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Sukubin\u00eb.
Mbledhja kishte vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs dhe n\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb mbi 300 qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ane.
N\u00eb mbledhje ishin t\u00eb ftuar dhe mor\u00ebn pjes\u00eb: kryetari i LD n\u00eb MZ dhe kryetari KK t\u00eb Ulqinit, Mehmet Bardhi, kryetari i LD n\u00eb MZ \u2013 Dega e An\u00ebs s\u00eb Malit, Ali Doda, kryetari i Bashk\u00ebsis\u00eb Lokale Sukubin\u00eb, Muharrem Avdiu, si dhe k\u00ebshilltari i KK t\u00eb Ulqinit, Skender Hoxha. Edhe pse ishin t\u00eb ftuar me shkrim, n\u00eb mbledhje nuk mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e MPB-s\u00eb t\u00eb Repartit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Ulqin.
Gjithashtu, edhe pse ishin t\u00eb ftuar gazetar\u00ebt e mediave shtet\u00ebrore \u2013 gazet\u00ebs \u201cPobjeda\u201d dhe TV t\u00eb Malit t\u00eb Zi, ata nuk e p\u00ebrcoll\u00ebn mbledhjen \u2013 takimin protestues.
N\u00eb mbledhje u konstatua q\u00eb punonj\u00ebsit e MPB-s\u00eb \u2013 Reparti i Siguris\u00eb n\u00eb Ulqin, m\u00eb 9.9.1993 n\u00eb vendin e quajtur Suklin\u00eb, rreth or\u00ebs 21:30 t\u00eb mbr\u00ebmjes kishin takuar qytetarin Safet Hoxha me dy bidon\u00eb t\u00eb zbrazur benzine dhe me k\u00ebt\u00eb rast e kishin rrahur me shkelma, grushte dhe shkopinj gome, duke i shkaktuar l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore dhe duke e l\u00ebn\u00eb pa ndjenja n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, nga ku pastaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Spitalin e Tivarit dhe ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar prej dat\u00ebs 9 shtator deri m\u00eb 16 shtator 1993. Edhe pse \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar nga spitali, jan\u00eb t\u00eb dukshme pasojat e l\u00ebndimeve fizike dhe psikike tek ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb hapur dol\u00ebn n\u00eb shesh edhe raste t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb ngjashme q\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb.
Po sjellim pjes\u00eb nga procesverbali i hartuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast dhe p\u00ebr disa raste t\u00eb tjera q\u00eb dol\u00ebn sheshazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb si edhe konkluzionet e dala nga kjo mbledhje.
Deklarata e Safet Hoxh\u00ebs (fliste i ulur, sepse nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb):
\u201cKa qen\u00eb e enjte, rreth or\u00ebs 9 t\u00eb mbr\u00ebmjes, kur policia po vinte prej Ostrosit dhe u ndalua para meje. N\u00eb fillim kryepolici Hafiz Muriq, menj\u00ebher\u00eb porsa doli nga automjeti, m\u2019u drejtua me pyetjen: Safet, m\u00eb trego se t\u00eb kujt jan\u00eb bidon\u00ebt se p\u00ebrndryshe do t\u00eb rrah\u00eb ky tjetri?! Pas k\u00ebsaj, polici tjet\u00ebr t\u00eb cilin e njoh si fytyr\u00eb, u nis t\u00eb kap\u00eb bidon\u00ebt e benzin\u00ebs dhe pasi hetoi q\u00eb bidon\u00ebt ishin t\u00eb zbraz\u00ebt, m\u2019u drejtua me nervoz\u00eb se kujt ia kam shitur benzin\u00ebn. U l\u00ebshua n\u00eb mua duke m\u00eb kapur p\u00ebr k\u00ebmishe dhe duke m\u00eb gjuajtur n\u00eb \u00e7ub\u00eb t\u00eb ferrave. Nga ana tjet\u00ebr, k\u00ebrkonte prej Hafizit shkopin e gom\u00ebs, por ai nuk ia dha. Pas k\u00ebsaj e mori shkopin e gom\u00ebs dhe filloi t\u00eb shtjer\u00eb n\u00eb mua kudo q\u00eb arrinte n\u00eb trup, derisa m\u00eb hodhi pa ndjenja n\u00eb asfalt. Pastaj e pyeti Hafizin se kush isha un\u00eb. Ai pohoi, pra Hafizi, se un\u00eb isha nj\u00eb \u2018shvercer\u2019 dhe se m\u00eb kishte kapur me 600 kg fiq.
Babai kishte arritur n\u00eb vendin e ngjarjes pas nj\u00eb ore. Kjo do t\u00eb ishte e t\u00ebr\u00eb ngjarja, nd\u00ebrsa pas k\u00ebsaj m\u00eb \u00e7uan n\u00eb spital. Atje erdh\u00ebn t\u00eb m\u00eb vizitojn\u00eb ai q\u00eb m\u00eb kishte rrahur bashk\u00eb me dy inspektor\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb, porsa e pash\u00eb, pyeta: A keni ardhur p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb m\u00eb rrihni?! Nd\u00ebrsa ai m\u00eb tha q\u00eb s\u2019t\u00eb ka rrahur askush, por je rr\u00ebzuar vet\u00eb nga gomari\u201d.
Deklarata e Musa Hoxh\u00ebs (babait t\u00eb Safetit):
\u201cAt\u00eb nat\u00eb, kur djali doli prej shpie dhe e rrah\u00ebn, kam qen\u00eb n\u00eb Tivar. Menj\u00ebher\u00eb kur jam kthyer nga Tivari, kam pyetur n\u00eb sht\u00ebpi se a \u00ebsht\u00eb kthyer Safeti dhe menj\u00ebher\u00eb pasi q\u00eb e mora vesh q\u00eb nuk ishte kthyer, dola q\u00eb ta k\u00ebrkoj. E gjeta t\u00eb rrahur e t\u00eb sakatuar midis rrug\u00ebs s\u00eb madhe. Menj\u00ebher\u00eb kam vrapuar n\u00eb sht\u00ebpi, kam marr\u00eb kerrin dhe bashk\u00eb me nj\u00eb komshi kemi shkuar n\u00eb stacionin e policis\u00eb n\u00eb Kat\u00ebrkoll\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb si hyra brenda, kam takuar kat\u00ebr polic\u00eb. I pyeta, ku \u00ebsht\u00eb kryepolici Hafiz dhe a e dini se ma keni mbytur djalin dhe e keni l\u00ebn\u00eb pa ndjenja n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs?! Nj\u00ebri m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se nuk e di ku \u00ebsht\u00eb Hafizi dhe se kush e ka rrahur djalin! Kam k\u00ebrkuar nga ata q\u00eb djalin t\u00eb ma \u00e7ojn\u00eb urgjent n\u00eb spital, kurse nj\u00ebri m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur me hidh\u00ebrim me k\u00ebto fjal\u00eb: B\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb duash, nuk kemi benzin\u00eb!
At\u00ebher\u00eb jemi nisur p\u00ebr n\u00eb Ulqin te mjeku, kurse mjeku kujdestar menj\u00ebher\u00eb pasi konstatoi gjendjen m\u00eb pajisi me udh\u00ebzim p\u00ebr n\u00eb spital. N\u00eb Spitalin e Tivarit m\u00eb than\u00eb q\u00eb raportin p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Safetit do t\u00eb ma japin t\u00eb nes\u00ebrmen. T\u00eb nes\u00ebrmen kam shkuar n\u00eb Ulqin tek inspektori Dragan. Atij i kam th\u00ebn\u00eb: A e dini se ma keni mbytur djalin?! Ai m\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast ai nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni. Pastaj kam vazhduar duke i th\u00ebn\u00eb se baban\u00eb ma kan\u00eb vrar\u00eb pushtuesit italian\u00eb, nd\u00ebrsa ju m\u00eb vrat\u00eb djalin. Djali im q\u00ebndron tash 15 vite n\u00eb Byron\u00eb e Pun\u00ebs. Nuk ka kurrfar\u00eb t\u00eb ardhurash, askush nuk i ndihmon, nd\u00ebrsa duhet t\u00eb mbaj\u00eb familjen. Sikur t\u00eb kishte tregtuar drog\u00eb, nuk do t\u00eb m\u00eb kishte ardhur keq, por ky nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb. Tjet\u00ebr, i kam th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim do t\u00eb padis n\u00eb gjyq n\u00eb qoft\u00eb se ekziston ligji. N\u00eb qoft\u00eb se jo, at\u00ebher\u00eb n\u00ebna e atij q\u00eb ma ka rrahur djalin do t\u00eb qaj\u00eb si n\u00ebna e djalit tim.
D\u00ebshiroj t\u00eb them se inspektori nuk ka pasur v\u00ebrejtje p\u00ebr mua dhe ndaj meje \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hijshme. Pastaj, pas nj\u00eb gjysm\u00eb ore arriti komandiri i policis\u00eb, i cili m\u2019u drejtua me k\u00ebto fjal\u00eb: A \u00ebsht\u00eb djali yt?
Po, i thash\u00eb un\u00eb.
Ai m\u2019u p\u00ebrgjigj se djali im \u00ebsht\u00eb matrapaz q\u00eb s\u2019e ka shoqin! Sa her\u00eb ka qen\u00eb deri tash n\u00eb Shqip\u00ebri?! Sa benzin\u00eb ka shitur?! Sa cigare e sa pun\u00eb tjera ka b\u00ebr\u00eb?! Kuptohet, duke m\u00eb b\u00ebrtitur.
Pastaj i tha inspektor Draganit: P\u00ebrgatitu t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb bastisim sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe menj\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb flet\u00ebpadi p\u00ebr p\u00ebrndjekje penale.
Si\u00e7 u hetua, ky ishte krimineli.
Pas k\u00ebsaj, dol\u00ebn t\u00eb dy s\u00eb bashku dhe menj\u00ebher\u00eb u kthye komandiri i policis\u00eb, i cili m\u00eb tha k\u00ebto fjal\u00eb: Mir\u00eb Mus\u00eb, nuk duhet t\u00eb shkoni n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa kur t\u00eb kthehet djali juaj nga spitali, le t\u00eb m\u00eb lajm\u00ebrohet.
Nd\u00ebrsa un\u00eb e pyeta: Pse, mos d\u00ebshironi q\u00eb ta \u00e7oni n\u00eb burg edhe p\u00ebrkundrejt k\u00ebsaj q\u00eb e keni b\u00ebr\u00eb invalid?!
Ai m\u00eb tha se jo.
Me k\u00ebt\u00eb edhe mbaroi\u201d.<\/p>\n\n\n\n
\/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
N\u00eb mbledhje u konstatua q\u00eb punonj\u00ebsit e MPB-s\u00eb \u2013 Reparti i Siguris\u00eb n\u00eb Ulqin, m\u00eb 9.9.1993, n\u00eb vendin e quajtur Suklin\u00eb, rreth or\u00ebs 21:30 t\u00eb mbr\u00ebmjes kishin takuar qytetarin Safet Hoxha me dy bidon\u00eb t\u00eb zbrazur benzine dhe me k\u00ebt\u00eb rast e kishin rrahur me shkelma, grushte dhe shkopinj gome, duke i shkaktuar l\u00ebndime t\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39206,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[],"class_list":["post-39203","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39203"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39203\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39208,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39203\/revisions\/39208"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}