{"id":39059,"date":"2025-03-27T10:34:08","date_gmt":"2025-03-27T09:34:08","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39059"},"modified":"2025-03-27T10:34:19","modified_gmt":"2025-03-27T09:34:19","slug":"dr-suzana-gjekaj-kolonelja-e-pare-shqiptare-ne-forcat-ajrore-te-shba-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=39059","title":{"rendered":"Dr. Suzana Gjekaj, kolonelja e par\u00eb shqiptare n\u00eb Forcat Ajrore t\u00eb SHBA-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"393\" height=\"398\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Suzana-gjekaj.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Suzana-gjekaj.jpg 393w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2025\/03\/Suzana-gjekaj-296x300.jpg 296w\" sizes=\"auto, (max-width: 393px) 100vw, 393px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Trieshiania me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer akademike dhe ushtarake<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjek\u00eb Gjonaj<\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb dihet se femrat shqiptare jan\u00eb shum\u00eb ambicioze. Ato jan\u00eb t\u00eb vendosura t\u00eb arrijn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr veten e tyre, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb karriera t\u00eb suksesshme, duke emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Niveli i arsimimit dhe niveli i p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave shqiptaro-amerikane n\u00eb industri t\u00eb ndryshme profesionale \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. K\u00ebto gra japin 100 p\u00ebr qind t\u00eb vetes dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u00eb avancuar rolin e tyre n\u00eb shoq\u00ebri dhe komunitet. K\u00ebt\u00eb sukses e ka arritur edhe amerikania me origjin\u00eb shqiptare, Suzana Gjekaj, e lindur n\u00eb Gu\u00e7i n\u00eb vitin 1982.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Prejardhja familjare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rrjedh nga nj\u00eb familje tradicionale mal\u00ebsore shqiptare me origjin\u00eb nga Trieshi &#8211; Mal\u00ebsia e Madhe. Ajo \u00ebsht\u00eb vajza e Gjon Kol\u00eb Gjekajt dhe Pren\u00eb Gjekajt. T\u00eb dy jan\u00eb nga Trieshi . Babai i saj \u00ebsht\u00eb nga fshati Stjepoh, kurse n\u00ebna nga fshati Budz\u00eb. Asnj\u00eb prej tyre nuk ka lindur n\u00eb Triesh . Gjoni &nbsp;ka lindur n\u00eb Gu\u00e7i, nd\u00ebrsa Prena n\u00eb Lug t\u00eb &nbsp;Bunarit , Gjakov\u00eb. Familja Gjekaj u shp\u00ebrngul nga Trieshi n\u00eb Guci n\u00eb vitin 1921, kur Gjon Marashi, at\u00ebher\u00eb zot i sht\u00ebpis\u00eb, bleu tok\u00ebn n\u00eb Gu\u00e7i p\u00ebr 5000 dinar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa tok\u00ebn n\u00eb Stjepoh (Triesh) e shiti p\u00ebr 9000 dinar\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, familja Gjekaj ka jetuar n\u00eb Gu\u00e7i deri n\u00eb vitin 1974, kur emigroi n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. \u00c7ifti Gjon dhe Pren\u00eb Gjekaj kan\u00eb kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb: djalin Gjergjin dhe vajzat Marien, Valentin\u00ebn dhe Suzan\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb Detroit, Michigan dhe kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet e tyre universitare. Gjon Gjekajn e kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kur erdhi nga Detroiti n\u00eb Guci p\u00ebr t\u00eb varrosur t\u00eb atin, Kol\u00eb Gjek\u00eb Marashin, m\u00eb 13 qershor 1994 \u2013 Dit\u00ebn e Shna Ndout.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Edukimi dhe zhvillimi&nbsp; profesional<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Suzana Gekaj, ndon\u00ebse vjen nga nj\u00eb familje tradicionale fshatare nga Trieshi, arriti t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke u b\u00ebr\u00eb femra &nbsp;e par\u00eb shqiptare n\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eb mban grad\u00ebn e kolonelit. Karriera e saj n\u00eb Forcat Ajrore t\u00eb SHBA-s\u00eb filloi m\u00eb 31 dhjetor 2003, kur ajo u rekrutua pasi mori nj\u00eb burs\u00eb prestigjioze n\u00eb Shkoll\u00ebn e Shkencave Sh\u00ebndet\u00ebsore. Ajo u diplomua n\u00eb Universitetin e Detroit Mercy n\u00eb maj 2007, duke fituar dy diploma: nj\u00eb diplom\u00eb ba\u00e7elor n\u00eb shkencat biologjike dhe nj\u00eb doktoratur\u00eb n\u00eb kirurgji dentare.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pas, pas trajnimit si komandante n\u00eb baz\u00ebn e Forcave Ajrore Maxwell n\u00eb Alabama, kolonele Gjekaj u caktua n\u00eb baz\u00ebn ajrore Holloman, New Mexico, ku sh\u00ebrbeu si dentiste dhe oficere nd\u00ebrlidh\u00ebse me Forcat Ajrore gjermane. P\u00ebrvoja e saj profesionale p\u00ebrfshin misione n\u00eb disa nga bazat ushtarake m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb bot\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb baz\u00ebn ajrore Osan n\u00eb Koren\u00eb e Jugut, baz\u00ebn ajrore Aviano n\u00eb Itali, baz\u00ebn ajrore Kadena n\u00eb Japoni dhe baz\u00ebn e forcave ajrore Keesler n\u00eb Misisipi, ku ajo mbajti dy pozicione si komanduese fluturimi mb\u00ebshtet\u00ebse dentare dhe shefe e stomatologjis\u00eb pediatrike.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo sh\u00ebrbeu si profesoresh\u00eb asistente n\u00eb Universitetin e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Uniformuara t\u00eb Shkencave Sh\u00ebndet\u00ebsore, duke u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim njer\u00ebzve t\u00eb interesuar &nbsp;n\u00eb Programin e Arsimit t\u00eb Avancuar n\u00eb Stomatologjin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer akademike dhe ushtarake, kolonele&nbsp; &nbsp;Gjekaj vazhdoi studimet dhe st\u00ebrvitjet e larta n\u00eb fush\u00ebn e saj, duke u diplomuar n\u00eb Komand\u00ebn e Lart\u00eb t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Shtabit dhe n\u00eb Kolegjin e Luft\u00ebs Ajrore. N\u00eb vitin 2019, ajo mori certifikimin e bordit nga Bordi Amerikan i Stomatologjis\u00eb Pediatrike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb shefe e Stomatologjis\u00eb Pediatrike n\u00eb Baz\u00ebn Ajrore Ramstein, Gjermani.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nj\u00eb fem\u00ebr&nbsp; e thjesht\u00eb, por nj\u00eb diamant i \u00e7muar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb e karakterizon Dr. Susana Gjekajn, p\u00ebrve\u00e7 aft\u00ebsive t\u00eb saj n\u00eb fush\u00ebn mjek\u00ebsore dhe ushtarake, \u00ebsht\u00eb &nbsp;thjesht\u00ebsia dhe modestia e saj, t\u00eb cilat jan\u00eb vlera morale q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si shembull i p\u00ebrsosur p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin. Nuk ka krenari apo arroganc\u00eb n\u00eb karakterin dhe natyr\u00ebn e saj njer\u00ebzore. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja q\u00eb mora nga nj\u00eb bised\u00eb telefonike q\u00eb pat\u00ebm s\u00eb fundmi kur ajo ishte n\u00eb Gjermani, duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb nj\u00ebmujore n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cil\u00ebn ajo e kishte vizituar tashm\u00eb nj\u00eb her\u00eb. \u00cbsht\u00eb e admirueshme se sa e p\u00ebrulur( modeste), por patriotike, duket kjo kirurge orale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara zhvillimore dhe nj\u00eb oficere ushtarake e lindur jasht\u00eb vendit me arritje kaq t\u00eb m\u00ebdha profesionale. Ajo \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb diamant i \u00e7muar, nj\u00eb nderim p\u00ebr familjen e saj, komunitetin shqiptar dhe nj\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrkushtimit t\u00eb saj t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer vendit dhe profesionit t\u00eb saj. \u201cThjesht\u00ebsia e nj\u00eb gruaje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme se t\u00eb gjith\u00eb diamantet e bot\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb &nbsp;nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit, Sami Frash\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Po aq mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb edhe dashuria q\u00eb ndjen kjo shqiptaro-amerikane p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqiptare, si dhe p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb e m\u00ebsoi n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nga prind\u00ebrit e saj, t\u00eb cil\u00ebt flisnin gjithmon\u00eb gjuh\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e tyre. &nbsp;Suzana kudo ku studionte, punonte dhe vepronte, ajo nuk i mohoi rr\u00ebnj\u00ebt e saj, por gjithnj\u00eb me krenari deklaronte se ishte shqiptare. Dhe ajo &nbsp;ndien nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me Mal\u00ebsin\u00eb &nbsp;e Madhe, me Shqip\u00ebrin\u00eb, me Kosov\u00ebn dhe me vende t\u00eb tjera etnike shqiptare. Ajo \u00ebsht\u00eb krenare p\u00ebr kombin shqiptar, flamurin dhe shqiponj\u00ebn e tij. Kjo ndjenj\u00eb e patriotizmit shqiptar u pa qart\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb solemne t\u00eb organizuar n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kish\u00ebn Katolike Shqiptare \u201cSh\u00ebn Pali\u201d n\u00eb Mi\u00e7igan pran\u00eb Detroitit me rastin e marrjes s\u00eb grad\u00ebs kolonele n\u00eb Forcat Ajrore t\u00eb SHBA-s\u00eb, ku flamuri shqiptar u val\u00ebvit p\u00ebrkrah flamurit amerikan, pas t\u00eb cilit q\u00ebndronte nj\u00eb imazh madh\u00ebshtor komb\u00ebtar dhe nj\u00eb imazh kuq e zi. \u201cU mbusha me krenari dhe g\u00ebzim t\u00eb pamas\u00eb kur, n\u00ebn tingujt e k\u00ebng\u00ebs dhe muzik\u00ebs shqiptare, familja dhe t\u00eb af\u00ebrmit e mi k\u00ebnduan dhe k\u00ebrcyen vallen \u201cShota\u201d, si dhe koleg\u00ebt e mi t\u00eb ftuar nga Forcat Ajrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, t\u00eb cil\u00ebt ishin magjepsur nga ushqimi tradicional shqiptar dhe rakia e rrushit, q\u00eb amerikan\u00ebt e duan shum\u00eb\u201d, thot\u00eb Suzana.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ajo besonte n\u00eb vetvete dhe nuk u ndal kurr\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Arritja e maj\u00ebs s\u00eb suksesit n\u00eb \u00e7do fush\u00eb profesionale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim i gjat\u00eb, i mundimsh\u00ebm me shum\u00eb sakrifica. Duhet shum\u00eb pun\u00eb dhe p\u00ebrkushtim, sidomos n\u00eb ushtri. \u201cMarrja e grad\u00ebs kolonel n\u00eb Forcat Ajrore Amerikane \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse duhet shum\u00eb st\u00ebrvitje, p\u00ebrgatitje ushtarake, st\u00ebrvitje fizike dhe aft\u00ebsi t\u00eb tjera t\u00eb ve\u00e7anta. Grad\u00ebn kolonel mund ta marrin vet\u00ebm dy p\u00ebr qind e oficer\u00ebve\u201d, thot\u00eb me modesti Gjekaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Puna e palodhur, p\u00ebrkushtimi ndaj q\u00ebllimit, pa justifikime apo faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm ishin frym\u00ebzimi dhe forca shtyt\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kolonele. Ajo nuk lejoi ta prekte asnj\u00eb ndjenj\u00eb shkurajimi, besonte n\u00eb vetvete,&nbsp; n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e saj, u besonte instinkteve, q\u00ebndronte vigjilente, e fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb t\u00eb gjitha sfidave dhe nuk u ndal kurr\u00eb.( Koha javore)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trieshiania me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer akademike dhe ushtarake Gjek\u00eb Gjonaj Tashm\u00eb dihet se femrat shqiptare jan\u00eb shum\u00eb ambicioze. Ato jan\u00eb t\u00eb vendosura t\u00eb arrijn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr veten e tyre, t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb karriera t\u00eb suksesshme, duke emigruar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Niveli i arsimimit dhe niveli i p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave shqiptaro-amerikane n\u00eb industri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39063,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,5],"tags":[],"class_list":["post-39059","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-diaspora"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=39059"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39059\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":39064,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/39059\/revisions\/39064"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/39063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=39059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=39059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=39059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}