Gjat\u00eb viteve \u201980 dhe \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, organet policore dhe ushtarake ushtruan dhun\u00eb psikike dhe fizike ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi, ashtu sikund\u00ebr edhe n\u00eb viset tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi. Kjo ishte pjes\u00eb e politik\u00ebs diskriminuese jugosllave kund\u00ebr popullit shqiptar, me q\u00ebllim \u201cdisiplinimin\u201d e atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb guxuan t\u00eb \u00e7onin z\u00ebrin kund\u00ebr padrejt\u00ebsive q\u00eb u b\u00ebheshin, sidomos pas demonstratave t\u00eb vitit 1981 n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb organeve shtet\u00ebrore u gjet ve\u00e7an\u00ebrisht inteligjenca shqiptare, por edhe njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u d\u00ebnuan me masa t\u00eb ndryshme: me burg, me p\u00ebrjashtim nga puna etj.. Dhun\u00eb p\u00ebrjetuan sidomos banor\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb brezin kufitar me Shqip\u00ebrin\u00eb. Libri i Muhamet Nik\u00ebs \u201cReflekse politike\u201d (botoi: Shoqata e Artist\u00ebve dhe Intelektual\u00ebve \u201cArt Club\u201d, Ulqin, 2000) \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr publikimet e pakta, ku \u00ebsht\u00eb shkruar dhe d\u00ebshmuar me fakte dhe dokumente mbi dhun\u00ebn e asaj kohe. Prandaj me q\u00ebllim t\u00eb ndri\u00e7imit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe risjelljes n\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb ngjarjeve tek ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb zymt\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u201cKoha javore\u201d n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rubrik\u00ebs \u201cDossier\u201d do t\u00eb botoj\u00eb n\u00eb vazhdime pjes\u00eb nga ky lib\u00ebr<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n
Nga Muhamet Nika<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Duke folur p\u00ebr mizorin\u00eb e torturave policore dhe p\u00ebr fatin e t\u00eb torturuarve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Sheki Radon\u00e7iqi shprehet: \u201cPsikika e njeriut i cili ka p\u00ebrjetuar tortur\u00ebn policore, sipas mendimit tim mund t\u00eb krahasohet me psikik\u00ebn e femr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdhunuar. Tmerri dhe turpi e ndrydhin tek ai d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi, e nganj\u00ebher\u00eb e ndrydhin t\u00ebr\u00ebsisht. K\u00ebsaj i kontribuon edhe mentaliteti yn\u00eb provincial, i cili nganj\u00ebher\u00eb di t\u00eb thot\u00eb: e po mir\u00eb e ka, \u00e7far\u00eb ka lypur, ka gjetur!\u201d
N\u00eb shtetet ku sundon diktatura, p\u00ebr individ\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb vlen nj\u00eb parim i mbrapsht\u00eb: e liga \u00e7mohet si e drejt\u00eb, kurse e drejta si e lig\u00eb. N\u00eb t\u00eb tilla raste, njeriu miq\u00ebsohet me t\u00eb keqen dhe shpesh e ndihmon at\u00eb me dashje. Aplikimi i pluralizmit edhe pse u b\u00eb, nuk sh\u00ebnoi ndonj\u00eb kthes\u00eb cil\u00ebsore n\u00eb rr\u00ebnimin e k\u00ebtij parimi. Autor\u00ebt e krimeve edhe sot jan\u00eb n\u00eb pozita shtet\u00ebrore; ata p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb hakmerren n\u00ebse dikush guxon t\u2019iu prish\u00eb tymin n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb. E keqja p\u00ebr viktimat leht\u00eb mund t\u00eb kthehet, prandaj ata heshtin. Represioni sistematik q\u00eb u b\u00eb mbi ta ka deformuar guximin dhe ka shuar \u00ebndrrat. Pas diktatur\u00ebs komuniste dhe regjimit nacional shovinist, koncepti padrejt\u00ebsi dhe tortur\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e zakonshme. Sipas k\u00ebtij parimi, policia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb, t\u00eb rrah\u00eb, t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb etj..
Rr\u00ebfimet p\u00ebr tortur\u00ebn policore t\u00eb ushtruar pas vitit 1981 e k\u00ebtej, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar, t\u00eb fusin ndjenj\u00ebn e turpit, sepse \u00e7do mizori policore dhe gjyq\u00ebsore b\u00ebhej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb konceptit \u201cpopull\u201d. T\u00eb kuptuarit se forca e shtetit q\u00eb u manifestua me dhun\u00eb kolektive b\u00ebhej edhe n\u00eb emrin e individit, te qytetari normal nxit ndjenj\u00ebn e fajit. Regjimi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr nacionalizmit dhe separatizmit p\u00ebrgatiste ekipe politikan\u00ebsh shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ruajtur pozitat e veta n\u00eb hierarkin\u00eb e mekanizmave partiake, i largonin nga shoq\u00ebria individ\u00ebt, e sidomos arsimtar\u00ebt dhe profesor\u00ebt nga procesi m\u00ebsimor, ndaj t\u00eb cil\u00ebve ngriheshin procedura gjyq\u00ebsore me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrejsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb turpi m\u00eb i madh yni. Lista e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb rrejsh\u00ebm q\u00eb \u201cd\u00ebshmonin\u201d n\u00eb polici dhe gjyqe, e kalon disa her\u00eb list\u00ebn e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb.
N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, ku t\u00eb gjith\u00eb ishin kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit \u2013 Ulqin u ndoq\u00ebn penalisht k\u00ebta persona: Muhamet Nika, Rashtish\u00eb, me 2 vjet burg; Hajredin Kova\u00e7i, Dragin\u00eb, me 2 vjet burg; Faik Rexha, Kllez\u00ebn, me 2 vjet burg; Gjylaver Avdiu, Sukubin\u00eb, me 2 vjet burg; Bajram Rexha, Kllez\u00ebn, me 2 vjet burg: Brahim Ceka, Brajsh\u00eb, me 1 vjet burg.
U d\u00ebnuan p\u00ebr kund\u00ebrvajtje, prej 2 deri n\u00eb 6 muaj burg: Pren\u00e7 Ko\u00e7i (Kllez\u00ebn), Muj\u00eb Zeneli (Kosiq i Posht\u00ebm), Xheladin Xhurreta (Rashtish\u00eb), Osman Zaga (Rashtish\u00eb), Enver Tula (Rashtish\u00eb), Nerimet Tela (Sukubin\u00eb), Xhevahire Tela (Sukubin\u00eb), Zenun Avdiu (Sukubin\u00eb), Hamza Kurti (Sukubin\u00eb), Brahim Osmani (Brajsh\u00eb), Qazim \u00c7obi (Kryth\u00eb), Islam Jahush Pali (Kryth\u00eb), Bilal Alaj (Kat\u00ebrkoll\u00eb). U larguan nga procesi m\u00ebsimor: Idriz Kallaba, Rexhep Kokaj, Mehdi Alaj, Kadri Doda, Qazim Rexha (iu hoq edhe grada e kapitenit t\u00eb eprorit ushtarak n\u00eb rezerv\u00eb).
U d\u00ebnuan me v\u00ebrejtje partiake dhe me paralargim: Ali Doda, Asllan Bisha, Syme Kokaj, Shaban Gjekaj, pastaj edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin funksione partiake dhe \u201csjellje oportune\u201d. Izolimi i k\u00ebtyre njer\u00ebzve ka vazhduar edhe pas vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit. Ata kan\u00eb dashur dhe kan\u00eb shpresuar se mund t\u00eb \u201crisocializohen\u201d n\u00eb mjedis, s\u00eb paku nga miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e tyre, mir\u00ebpo ekskomunikimi q\u00eb u b\u00ebhej nga shoq\u00ebria e frik\u00ebsuar, ka qene p\u00ebrjetim m\u00eb i tmerrsh\u00ebm se vet\u00ebd\u00ebnimi. Ata kishin nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kurajo q\u00eb mungonte. Diktatura shtet\u00ebrore dhe tortura policore e kishte kryer misionin e vet. Privimi nga liria i disa personave, krijonte psikoz\u00ebn e ikjes masive nga liria p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Derisa t\u00eb par\u00ebt e kap\u00ebrcenin kufirin e frik\u00ebs pas daljes nga ferri (burgu), t\u00eb tjer\u00ebt hynin n\u00eb ferr\u2026 Njer\u00ebzit q\u00eb s\u2019e kap\u00ebrcenin frik\u00ebn, kishin frik\u00eb nga hija e vet.
P\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Sheki Radon\u00e7iqi thot\u00eb: \u201cEmrat dhe faktet e p\u00ebrmendura t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve, pa dyshim kan\u00eb qen\u00eb objekte t\u00eb torturave fizike dhe psikike nga policia n\u00eb biruc\u00eb. K\u00ebto fakte do t\u00eb donin nj\u00eb hetim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb rr\u00ebfimet trondit\u00ebse nga birucat e burgut, t\u00eb cilat i ruajn\u00eb n\u00eb vete muret e gjera t\u00eb tyre, p\u00ebr t\u00eb mos e par\u00eb dit\u00ebn\u201d.
Ky ishte refleksion i ngjarjeve t\u00eb Kosov\u00ebs, kur Fadil Hoxha, \u201chasreti i Titos\u201d, shprehej: se \u201cbira e minit do t\u00eb jet\u00eb treqind grosh\u201d. Nd\u00ebrsa nj\u00eb hasret tjet\u00ebr i Titos, hi\u00e7 m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Ulqin, n\u00eb \u201cUlcinjske novine\u201d me habi shtronte pyetjen: \u201cPyesim: si njer\u00ebzit e rinj jan\u00eb t\u00eb indoktrinuar me ideologji nacionaliste n\u00eb faz\u00ebn e rezultateve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb zhvillimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe afirmimit t\u00eb gjith\u00ebmbarsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare\u2026 Megjithat\u00eb, nuk mund t\u00eb ikim nga e v\u00ebrteta e hidhur q\u00eb edhe n\u00eb komun\u00ebn ton\u00eb ka pasur manifestime t\u00eb nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar\u2026 Mund t\u00eb krenohemi q\u00eb energjikisht dhe t\u00eb bashkuar i kemi d\u00ebnuar dukurit\u00eb e tilla dhe bart\u00ebsit e tyre, por nuk mund t\u00eb lavd\u00ebrohemi q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u2019i ndalojm\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, kemi v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah, por me vite kemi toleruar. K\u00ebto dhe dukuri t\u00eb tjera n\u00eb mes t\u00eb rinjve nuk mundet askush t\u2019i v\u00ebrej\u00eb m\u00eb mir\u00eb se ata (n\u00eb klas\u00eb, rrug\u00eb, autobus, manifestime kulturore e t\u00eb ngjashme)\u2026 Nj\u00eb num\u00ebr i madh i librave nuk \u00ebsht\u00eb i hartuar n\u00eb vlerat marksiste ideore dhe etike\u2026 Disa nga k\u00ebta libra jan\u00eb plot me p\u00ebrmbajtje nacionaliste, q\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm kan\u00eb ndikuar n\u00eb ndjenj\u00ebn e bashk\u00ebsis\u00eb socialiste\u201d.\u00a0(vijon)<\/em> <\/p>\n\n\n\n
\/Koha Javore\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Gjat\u00eb viteve \u201980 dhe \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, organet policore dhe ushtarake ushtruan dhun\u00eb psikike dhe fizike ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Malin e Zi, ashtu sikund\u00ebr edhe n\u00eb viset tjera shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi. Kjo ishte pjes\u00eb e politik\u00ebs diskriminuese jugosllave kund\u00ebr popullit shqiptar, me q\u00ebllim \u201cdisiplinimin\u201d e atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb guxuan t\u00eb \u00e7onin z\u00ebrin kund\u00ebr […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9463,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18],"tags":[2952],"class_list":["post-38871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","tag-muhamet-nika"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38871"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38871\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38875,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38871\/revisions\/38875"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9463"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}