{"id":38835,"date":"2025-02-25T17:17:24","date_gmt":"2025-02-25T16:17:24","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38835"},"modified":"2025-02-25T17:17:38","modified_gmt":"2025-02-25T16:17:38","slug":"deshmi-e-terrorit-komunist-kunder-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38835","title":{"rendered":"D\u00ebshmi e terrorit komunist kund\u00ebr shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"475\" height=\"421\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni.jpg 475w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Nail-draga-peticioni-300x266.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 475px) 100vw, 475px\" \/><\/figure>\n\n\n<p><strong>Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Trajtimi i raport\u00ebve shoq\u00ebrore n\u00eb vendet e ish kampit socialist \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt hulumtimi nga studiues t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme profesionale, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt&nbsp; p\u00ebrjashtim&nbsp; nuk b\u00ebn as ish shteti jugosllav, ku shqiptar\u00ebt ishin me \u201cstatus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d sepse vazhdimisht jan\u00eb trajtuar si element antishtet\u00ebror, duke u cil\u00ebsuar me epitete t\u00eb ndryshme. P\u00ebr ne &nbsp;r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka periudha 1981-1991, sepse n\u00eb praktik\u00eb&nbsp; ishin disa&nbsp; platforma&nbsp; shtet\u00ebrore antishqiptare me pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shqiptar\u00ebt &nbsp;n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e deri n\u00eb dit\u00ebt tona<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm pas d\u00ebshtimit t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste e rendit shoq\u00ebror socialist n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn etnogjeografike shqiptare autor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm opinionit i jan\u00eb paraqitur me artikuj, studime e botime t\u00eb ve\u00e7anta ku si objekt i hulumtimit kan\u00eb pozit\u00ebn dhe statusin e shqiptar\u00ebve n\u00eb ish shtetin jugosllav, duke d\u00ebshmuar sfidat e mbijetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse analizohen t\u00eb dh\u00ebnat nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore e m\u00eb pas deri me shkat\u00ebrrimin e shtetit jugosllav(1991), del qart\u00eb se kemi pasur periudha t\u00eb ndryshme t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb meriton dekada e fundit (1981-1991) e shtetit jugosllav &nbsp;sepse politika shtet\u00ebrore ishte &nbsp;me orientim antishqiptar\u00eb, q\u00eb u d\u00ebshmu me eliminimin e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1989. Pothuaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike kan\u00eb vepruar edhe pushteti n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi, sepse shqiptar\u00ebt trajtoheshin si element antishtet\u00ebror, andaj nuk jan\u00eb zgjedhur mjete p\u00ebr t\u00eb luftuar identitetin e tyre komb\u00ebtar.<em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje koh\u00eb m\u00eb par\u00eb opinionit i \u00ebsht\u00eb paraqitur&nbsp; Qerim Lita me librin &nbsp;\u201c<strong>TERRORI KOMUNIST(1981-1991)\u201d,<\/strong> botuar nga Konica, Shkup, 2023, duke ofruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb dokumentuara arkivore, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb raportet shoq\u00ebrore diskriminuese e hegjemoniste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrmbledhje e punimeve studimore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb parath\u00ebnie autori njofton se libri <em>\u201cTerrori komunsit(1981-1991)\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e punimeve studimore kushtuar problemit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e ati shqiptar n\u00ebn pushtimin jugosllav n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb harkun kohor 1981-1991. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me periudh\u00ebn kohore e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vitin 1981&nbsp; kur n\u00eb mars-prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Kosov\u00eb shp\u00ebrthyen&nbsp; demonstratat studentore, me k\u00ebrkes\u00ebn \u201cKosova Republik\u00eb\u201d, t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb si shkas nga ana e udh\u00ebheqjes s\u00eb at\u00ebhershme jugosllave, q\u00eb t\u00eb vendosen masat e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb me 2-3 prill 1981 n\u00eb Kosov\u00eb u stacionuan&nbsp; nj\u00ebsi t\u00eb shumta speciale policore, nga t\u00eb gjitha republikat&nbsp; e at\u00ebhershme dhe KSA e Vojvodin\u00ebs, si dhe nj\u00ebsit\u00eb e armat\u00ebs jugosllave, t\u00eb cilat zbatuan terror &nbsp;t\u00eb papar\u00eb kund\u00ebr demonstruesve shqiptar\u00eb, shumica d\u00ebrmuese&nbsp; e t\u00eb cil\u00ebve ishin student\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave t\u00eb mesme.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Burgosje dhe vrasje te shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Burimet e provenienc\u00ebs policore e gjyq\u00ebsore jugosllave, b\u00ebjn\u00eb me dije se brenda harkut kohor, mars 1981-dhjetor 1982, nga ana e organ\u00ebve gjyq\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs, ishin d\u00ebnuar me burg gjthsej 2200 shqiptar\u00eb, prej tyre 1600 p\u00ebr vep\u00ebr kund\u00ebrvajtje, nd\u00ebrsa 600 t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vep\u00ebr penale. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitet vijuese kan\u00eb vazhduar burgosjet e denimet e mij\u00ebra shqiptar\u00ebve, vet\u00ebm se kan\u00eb k\u00ebrkuar barazi ekonomike e politike me republikat tjera ku moto kryesore ishte k\u00ebrkesa \u201cKosova Republik\u00eb\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>Por, dhuna dhe terrori komunist jugosllav\u00eb&nbsp; nga viti 1981 u shtri edhe n\u00eb radh\u00ebt e armat\u00ebs jugosllave, ku sipas t\u00eb dh\u00ebnave brenda harkut kohor 1981-1993, jan\u00eb vra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore gjithsej 154 ushtar\u00eb shqiptar\u00eb, prej tyre 65 deri n\u00eb vitin 1990 dhe 59 nga viti 1991-1993, kur p\u00ebrfundimisht u shp\u00ebrbe federata jugosllave.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fushata antishqiptare edhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Lufta e ashp\u00ebr kund\u00ebr shqiptar\u00ebve nga pushteti jugosllav n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1981, u p\u00ebrhap edhe n\u00eb viset shqiptare n\u00eb Maqedoni, Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs dhe Mal t\u00eb Zi. Nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk ishte rastesi, sepse n\u00eb k\u00ebto mjedise testohej opinioni se si duhej vepruar tutje n\u00eb Kosov\u00eb me masa represive nga ana e pushtetit. Dhe nj\u00eb veprim i till\u00eb&nbsp; b\u00ebh\u00ebj n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cv\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit\u201d, \u201c bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb\u201d si dhe luftimit t\u00eb \u201cnacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar\u201d, organet e sigurimit, qofshin ato&nbsp; federative, republikane e krahinore, nd\u00ebrmoren nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash represive kund\u00ebr shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Politik\u00eb raciste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj lufte, n\u00eb Maqedoni, u arrestuan dhe u p\u00ebrjashtuan nga puna shum\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, student\u00eb dhe intelektual\u00eb shqiptar\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb, u nd\u00ebrmoren edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash tjera represive qe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ishin&nbsp; raciste si: ndryshimi i toponimeve t\u00eb vendbanimeve; ndalimi me ligj i emrave burimor shqiptar, rrenimi i mureve t\u00eb oborreve dhe i lagj\u00ebve t\u00eb t\u00ebra shqiptare, d\u00ebrgimi i vajzave shqiptare n\u00eb st\u00ebrvitje ushtarake, ndryshimi i planprogrameve m\u00ebsimore t\u00eb shkollave fillore dhe t\u00eb mesme me m\u00ebsim n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe; diferencimi ideopolitik i m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb; t\u00ebrheqja nga p\u00ebrdorimi i disa teksteve m\u00ebsimore shkollore; heqja e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb vul\u00ebn e Shkoll\u00ebn Fillore\u201dLiria\u201d n\u00eb Shkup; heqja nga p\u00ebrdorimi i numrit t\u00eb madh t\u00eb librave t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb, heqja e k\u00ebng\u00ebve shqipe nga Radio Shkupi; mbyllja thuajse&nbsp; e t\u00eb gjitha shoq\u00ebrive kulturore artistike dhe sportive shqiptare etj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fushata antishqiptare edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike \u00ebsht\u00eb vepruar edhe n\u00eb viset shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, sepse edhe k\u00ebtu u larguan nga procesi m\u00ebsimor disa m\u00ebsidh\u00ebn\u00ebs, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb&nbsp; me mas\u00ebn parap\u00ebrjashtim. U larguan nga p\u00ebrdorimi tekstet shkollore t\u00eb botuara n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme; u ndalua p\u00ebrdorimi i flamurit komb\u00ebtar shqiptar. Po ashtu individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb biseda informative n\u00eb polici; jan\u00eb burgosur disa individ\u00eb &nbsp;n\u00eb saj\u00eb t\u00eb montimeve t\u00eb procese politike, ku pushteti deklarohej se \u00ebsht\u00eb duke luftuar gjoja \u201cnacionalizmin shqiptar\u201d, q\u00eb&nbsp; d\u00ebshmohet nga shtypi i koh\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb veprim i till\u00eb i pushtetit nuk ishte rast\u00ebsi por pjes\u00eb e platformave t\u00eb ndryshme partiake e &nbsp;qeveritare, q\u00eb u d\u00ebshmu me konceptin shovinist kund\u00ebr shqiptar\u00ebve deri n\u00eb vitin 1990 kur p\u00ebrfundoi n\u00eb praktik\u00eb ideologjia komuniste, e me te edhe ish shteti jugosllav.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qe d\u00ebshirojn\u00eb te njoftohen me terrorin komunist kund\u00ebr&nbsp; shqiptar\u00ebve n\u00eb ish Jugosllavi, n\u00eb dekaden e fundit t\u00eb egzistimit t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste e cila epoken e saj e p\u00ebrmbylli n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme me shkat\u00ebrrimin e shtetit me emrin Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore&nbsp; lexuesi i thjesht\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb&nbsp; t\u00eb kuptoj demagogjin\u00eb e pushtetit komunist t\u00eb koh\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ideologjis\u00eb&nbsp; dhe t\u00eb parull\u00ebs s\u00eb \u201cv\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit\u201d kinse n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtetit jugosllav&nbsp; n\u00eb praktik\u00eb ishte platforma shtet\u00ebrore duke iu mohuar shqiptar\u00ebve&nbsp; n\u00eb Maqedoni&nbsp; t\u00eb drejtat elementare komb\u00ebtare nga del se&nbsp; n\u00eb praktik\u00eb ishte politika raciste kund\u00ebr shqiptar\u00ebve me pasoja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, ku t\u00eb dh\u00ebnat e ofruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim e d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(Shkurt&nbsp; 2025)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qerim Lita, TERRORI KOMUNIST(1981-1991), Konica, Shkup, 2023 Trajtimi i raport\u00ebve shoq\u00ebrore n\u00eb vendet e ish kampit socialist \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt hulumtimi nga studiues t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme profesionale, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt&nbsp; p\u00ebrjashtim&nbsp; nuk b\u00ebn as ish shteti jugosllav, ku shqiptar\u00ebt ishin me \u201cstatus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d sepse vazhdimisht jan\u00eb trajtuar si element antishtet\u00ebror, duke u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14017,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38835","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38835"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38835\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38838,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38835\/revisions\/38838"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}