Nga Bujar Hudhri<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Ishim n\u00eb Panairin e Librit n\u00eb Ulqin dhe at\u00ebbot\u00eb i ftuar nderi ishte Kadare dhe zonja e tij Helena. Me sa mbaj mend, ishte gusht i vitit 2004.
Pas stend\u00ebs \u201cOnufri\u201d, ku Kadare q\u00ebndronte gjith\u00eb koh\u00ebn duke dh\u00ebn\u00eb autografe, ishte nj\u00eb stend\u00eb e ve\u00e7uar, e cila kishte vet\u00ebm tre libra, ku titujt lexoheshin qart\u00eb edhe nga larg: Kapllan Resuli \u2013 \u201cFytyra e v\u00ebrtet\u00eb e Kadares\u00eb\u201d, i botuar n\u00eb tri gjuh\u00eb \u2013 shqip, fr\u00ebngjisht dhe serbisht.
Dhe pran\u00eb k\u00ebsaj stende ishte ulur nj\u00eb burr\u00eb i qet\u00eb, q\u00eb nuk fliste asnj\u00eb fjal\u00eb dhe pothuaj nuk l\u00ebvizte fare nga vendi, si nj\u00eb statuj\u00eb.
Ishte Kapllan Resuli, autori i librit, dora vet\u00eb!
E kisha par\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fotografi, megjithat\u00eb nuk e pata t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta njihja, por \u00e7udit\u00ebrisht nga af\u00ebr m\u2019u duk shum\u00eb paq\u00ebsor. Mbase p\u00ebrfytyrimi im lidhej me gjith\u00e7ka dija rreth jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si edhe nga shkrimet e tij t\u00eb egra kund\u00ebr Kadares\u00eb n\u00eb shtypin serb, sa her\u00eb q\u00eb vinte tetori i Nobelit.
Ja pra, ishin kaq af\u00ebr, pothuaj dy metra, Kadare dhe Kapllan Resuli. Madje, dukeshin edhe m\u00eb af\u00ebr, sepse te stenda e Kapllan Resulit nuk vinte asnj\u00eb vizitor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb te Kadare nuk kishte t\u00eb mbaruar radha e gjat\u00eb e lexuesve q\u00eb k\u00ebrkonin autograf.
Ishte nj\u00eb pamje shum\u00eb e bukur, po ta kundroje nga larg. Dielli po per\u00ebndonte, rrezet e tij t\u00eb binin n\u00eb sy n\u00ebse do t\u00eb doje t\u00eb b\u00ebje fotografi. E ndieja k\u00ebt\u00eb, sepse sa her\u00eb lexuesit donin t\u00eb b\u00ebnin foto, Kadare bezdisej gjithmon\u00eb dhe vinte p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga rrezet.
Pik\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, nj\u00eb zot\u00ebri, q\u00eb sapo mori autografin nga Kadare, m\u2019u drejtua gjith\u00eb respekt: a mund t\u2019i thuash Kadares\u00eb vet\u00ebm sa ta p\u00ebrqafoj nj\u00eb her\u00eb?
Duke e ditur se sa bezdi i ka Kadare k\u00ebto sjellje, k\u00ebmb\u00ebngula se nuk kishte kuptim q\u00eb dy burra t\u00eb p\u00ebrqafohen. Po mir\u00eb, m\u00eb tha, nj\u00eb foto at\u00ebher\u00eb, mos m\u00eb kund\u00ebrshto.
Iu luta Kadares\u00eb dhe gjith\u00eb p\u00ebrtim ai pranoi.
Mora aparatin e zot\u00ebriut dhe duke u munduar t\u2019i fokusoj sa m\u00eb mir\u00eb (Kadareja ishte ulur n\u00eb karrige), kur \u00e7\u2019t\u00eb shoh: n\u00eb sfond, kurr\u00eb nuk kam p\u00ebr ta harruar, midis t\u00eb dyve, zuri vend koka e Kapllan Resulit dhe libri i tij kund\u00ebr Kadares\u00eb.
Pasi ia ktheva aparatin fotografik, zot\u00ebriu shkoi dhe u ul te stenda e Kapllanit dhe po i tregonte atij foton n\u00eb aparat.
Se\u00e7 biseduan me nj\u00ebri-tjetrin nuk e mora vesh.
Un\u00eb jam v\u00ebllai prej n\u00ebne dhe prej babai i k\u00ebtij burri. Ne jemi rritur me veprat e Kadares\u00eb. Gjith\u00eb jet\u00ebn. Gruaja ime e ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim, se \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese e let\u00ebrsis\u00eb, nd\u00ebrsa vajza studion let\u00ebrsi n\u00eb universitet, n\u00eb Podgoric\u00eb.
Duke par\u00eb hutimin tim ngaq\u00eb nuk munda t\u2019i them asnj\u00eb fjal\u00eb, m\u00eb tha gjith\u00eb trishtim:<\/li>\n\n\n\n
Kapllani ka qen\u00eb shkrimtar, gjith\u00eb jet\u00ebn e ka dashur Shqip\u00ebrin\u00eb, por Shqip\u00ebria juaj e kalbi n\u00eb burg! Ia gjymtoi jet\u00ebn, derisa e \u00e7mendi fare!
Ndenj\u00ebm t\u00eb heshtur t\u00eb tre nj\u00ebfar\u00eb kohe.
Nd\u00ebrkoh\u00eb Kadare p\u00ebrballej me vargun e pafund t\u00eb lexuesve, tashm\u00eb rrezet e diellit n\u00eb per\u00ebndim skuqnin qiellin mbi kull\u00ebn e Balshajve.<\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n
(Autori \u00ebsht\u00eb themelues dhe pronar i Sht\u00ebpis\u00eb Botuese \u201cOnufri\u201d)Ishim n\u00eb Panairin e Librit n\u00eb Ulqin dhe at\u00ebbot\u00eb i ftuar nderi ishte Kadare dhe zonja e tij Helena. Me sa mbaj mend, ishte gusht i vitit 2004.
(Autori \u00ebsht\u00eb themelues dhe pronar i Sht\u00ebpis\u00eb Botuese \u201cOnufri\u201d)<\/em><\/p>\n\n\n\n
\/Koha Javore\/<\/p>\n\n\n\n
<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Ja pra, ishin kaq af\u00ebr, pothuaj dy metra, Kadare dhe Kapllan Resuli. Madje, dukeshin edhe m\u00eb af\u00ebr, sepse te stenda e Kapllan Resulit nuk vinte asnj\u00eb vizitor, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb te Kadare nuk kishte t\u00eb mbaruar radha e gjat\u00eb e lexuesve q\u00eb k\u00ebrkonin autograf Nga Bujar Hudhri Ishim n\u00eb Panairin e Librit n\u00eb Ulqin dhe at\u00ebbot\u00eb […]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38747,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38744","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38744"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38744\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38748,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38744\/revisions\/38748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}