{"id":38594,"date":"2025-01-19T14:10:01","date_gmt":"2025-01-19T13:10:01","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38594"},"modified":"2025-01-19T14:10:11","modified_gmt":"2025-01-19T13:10:11","slug":"nje-perkujtim-personal-me-rastin-e-50-vjetorit-te-shkuarjes-ne-amshim-te-ernest-koliqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38594","title":{"rendered":"NJ\u00cb P\u00cbRKUJTIM PERSONAL ME RASTIN E 50-VJETORIT T\u00cb\u00a0SHKUARJES N\u00cb AMSHIM T\u00cb ERNEST KOLIQIT"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"480\" height=\"640\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi.jpg 480w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/Ernest-koliqi-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 480px) 100vw, 480px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center wp-block-paragraph\"><em>Ilustrim<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong><em>\u00a0\u00a0 Lidhjet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe m\u00ebrgat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjithsi<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00a0Nga Frank Shkreli<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">50-vjet m\u00eb par\u00eb, me 15 Janar 1975 ka nd\u00ebrruar jet\u00eb shkrimtari dhe poeti dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe minist\u00ebr i arsimit (1941-42) gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs periudh\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vise t\u00eb tjera shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavi. Me at\u00eb rast u hap\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr i madh shkollash fillore dhe t\u00eb disa t\u00eb mesme, an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. \u201cIshin k\u00ebto shkolla q\u00eb do b\u00ebheshin baza me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr zhvillimin e p\u00ebrparimin e gj\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb shum\u00ebansh\u00ebm t\u00eb arsimit dhe t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi\u201d, do shkruante m\u00eb von\u00eb Dr Rexhep Krasniqi, Kryetari i \u201cKomitetit Shqipnia e Lir\u00eb\u201d n\u00eb Nju Jork, nj\u00ebri nd\u00ebr m\u00ebsuesit q\u00eb shkoi n\u00eb Kosov\u00eb dhe nj\u00ebri prej bashkpuntor\u00ebve t\u00eb Koliqit.&nbsp; <a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-thirrje-per-njohjen-e-rolit-te-ernest-koliqit-ne-perhapjen-e-arsimimit-kombetar-1941-1944-ane-e-mbane-trojeve-te-roberuara-shqiptare\/\">Frank Shkreli: Thirrje p\u00ebr njohjen e rolit t\u00eb Ernest Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e arsimimit komb\u00ebtar (1941-1944) an\u00eb e mban\u00eb trojeve t\u00eb rob\u00ebruara shqiptare | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cQe pishtari kryesor dhe frym\u00ebzuesi i vendosur i m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb at\u00eb krahin\u00eb deri n\u00eb 1941, shkrimi i gjuh\u00ebs shqipe ishte privilegj i nj\u00eb pakice mikroskopike\u201d, ka shkruar Dr Hamdi Oru\u00e7i p\u00ebr kontributin e Koliqit n\u00eb p\u00ebrhapjen e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb trojet shqiptare n\u00ebn Jugosllavin\u00eb asaj kohe. \u201cAi rekrutoi miq\u00eb e dashamir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe i d\u00ebrgoi n\u00eb Kosov\u00eb. Sot kjo krahin\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prap nj\u00eb shesh p\u00ebrparimesh e studimesh letrare, \u00ebsht\u00eb ringjall\u00eb fryma e poet\u00ebnve dhe e shkrimtar\u00ebve, fryma e Imzotve Mazrreku, Bogdani e Kazazi, e t\u00eb tjer\u00eb aapostuj t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. E si konsekuenc\u00eb e asaj aradhe m\u00ebsuesish t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb me 1941, sot nderohet Sht\u00ebpia&nbsp; ku u mblodh Lidhja e prizrenit dhe sot kuptohet rend\u00ebsia e Kongresit t\u00eb Manastirit q\u00eb caktoi alfabetin e sot\u00ebm shqqip n\u00eb ato krahina shqiptare\u201d, do t\u00eb kujtonte doktori i nderuar shqiptaro-amerikan, Dr Hamdi Oru\u00e7i me rastin e kalimit n\u00eb amshim t\u00eb bashkvendasit t\u00eb tij Shkodran, Ernest Koliqit, me 15 Janar, 1975.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke marr\u00eb parasysh p\u00ebrjashtimin e tij nga regjimi komunist i Enver Hoxh\u00ebs, i akuzuar si \u201cbashkpuntor i fashizmit\u201d, i anashkaluar dhe zyrtarisht, i kritikuar madje edhe n\u00eb periudh\u00ebn post-komuniste t\u00eb \u201cdemokracis\u00eb\u201d shqiptare, &nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion-2\/frank-shkreli-fleterrufeja-kunder-ernest-koliqit-dhe-martin-camajt\/\">Frank Shkreli: Flet\u00ebrrufeja kund\u00ebr Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf<\/a>. &nbsp;Me k\u00ebnaq\u00ebsi vura re se nj\u00eb ent zyrtar m\u00eb rend\u00ebsi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Biblioteka Komb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, njoftoi nj\u00eb, \u201cEkspozit\u00eb me rastin e 50-vjetorit t\u00eb ndarjes nga jeta t\u00eb shkrimtarit shqiptar Ernest Koliqi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor t\u00eb ndarjes nga jeta t\u00eb shkrimtarit, studiuesit, kritikut e p\u00ebrkthyesit Ernest Koliqi, Biblioteka Komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb \u00e7el nj\u00eb ekspozit\u00eb e cila risjell n\u00eb v\u00ebmendje krijimtarin\u00eb artistike, publicistike dhe p\u00ebrkthimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Koliqit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar k\u00ebshtu nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm i dha let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqipe, por arriti t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb zenitit t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb viteve \u201920-\u201930 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekspozita ka n\u00eb fokus botimet e para t\u00eb shkrimtarit, p\u00ebrkthime, ese, publicistik\u00eb, p\u00ebrzgjedhje poetike, si dhe shkrime nga revista periodike &#8220;Sh\u00eajzat&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;\u201cT\u2019rrzuemin due t\u2019a \u00e7oj nga balta;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; due m\u2019u ngjit\u2019 mbi maje t\u2019nalta<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; me shtegtar\u2019 qi k\u00ebrkojn\u2019 Drit\u00ebn\u2026\u201d*<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekspozita do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e hapur p\u00ebr publikun n\u00eb Katin I t\u00eb BKSH-s\u00eb, thuhet m\u00ebtej n\u00eb njoftimin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare.&nbsp; \u00cbsht\u00eb ky nj\u00eb lajm inkurajues q\u00eb tregon se ndoshta di\u00e7ka po ndryshon n\u00eb Shqip\u00ebri, 35-vjet pas shembjes s\u00eb komunizmit zrytar n\u00eb at\u00eb vend \u2013 trajtimi pra m\u00eb i drejt\u00eb i t\u00eb figurave t\u00eb Kombit dhe kontributit t\u00eb tyre historik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ernest Koliqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb sh\u00ebnim personal p\u00ebrkujtimor nga ana ime, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb Ernest Koliqit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb kisha filluar pun\u00ebn n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs.&nbsp; M\u00eb kujtohet si t\u00eb ishe dje, kur i p\u00ebrndershmi Dom Prenk Ndrevashaj m\u00eb ka telefonuar nga Detroiti ku i sh\u00ebrbente komunitetit&nbsp;katolik shqiptar atje dhe m\u00eb dha lajmin e keq se miku i yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt, por edhe i mbar\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan dhe m\u00eb gjer\u00eb, shkrimtari dhe poeti i njohur Profesor Ernest Koliqi, kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb m\u00ebrgimin e pa d\u00ebshiruar, si\u00e7 thonte shpesh ai vet. M\u00eb kujtohet se humbja e Profesor Koliqit dhe zbraz\u00ebtia q\u00eb ai la pas &#8212; si shkrimtar, poet e politikan &#8212; por mbi t\u00eb gjitha si nj\u00eb atdhetar dhe njeri i thjesht dhe i ndersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt ai erdhi n\u00eb kontakt, u ndie p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai la pas nj\u00eb munges\u00eb e boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb radh\u00ebt e komunitetit shqiptaro-amerikan, t\u00eb cilin ai e vizitonte, nga hera n\u00eb here, nga Roma ku ishte vendosur q\u00eb prej mbarimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ernest Koliqi kishte vizituar disa Shtetet e Bashkuara. Komuniteti shqiptaro-amerikan e kujton ende Ernest Koliqin, sidomos, p\u00ebr rolin e tij n\u00eb sh\u00ebnimin e dy p\u00ebrvjetor\u00ebve me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb shekullin e kaluar: 500-vjetori i vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit (n\u00eb vitin 1968) dhe 60-vjetori i gazet\u00ebs Dielli (1969).&nbsp; Profesor Koliqi si kryeorganizatori i festimeve kastriotiane t\u00eb 500-vjetorit t\u00eb Fatosit t\u00eb Madh Komb\u00ebtar, ishte kujdesur q\u00eb festimet n\u00eb Rom\u00eb me at\u00eb rast t\u00eb ishin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe mbar\u00ebkomb\u00ebtare, p\u00ebr aq sa ishte mund\u00ebsia dhe mesa lejonin rrethanat politike t\u00eb koh\u00ebs. Ishin t\u00eb ftuar Arb\u00ebresh\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt nga t\u00eb gjitha trevat. Por p\u00ebr arsye q\u00eb dihen, ishin t\u00eb pranish\u00ebm vet\u00ebm shqiptar\u00ebt nga diaspora, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb grup nga komuniteti shqiptaro-amerikan, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga organizata Vatra dhe krer\u00ebt e saj. N\u00eb nj\u00eb artikull n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat (4-6, 1968), pjes\u00ebmarrjen mbar\u00ebshqiptare n\u00eb ato festime, Profesor Koliqi shkruan me entuziaz\u00ebm p\u00ebr \u201cpushtimin\u201d e Rom\u00ebs dhe t\u00eb Vatikanit nga shqiptar\u00ebt m\u00ebrgimtar\u00eb: \u201cKujt nuk i gufoi gjaku hov krenarie tue pa kah valviteshin me 24 prill n\u00eb Sheshin e Sh\u2019Pjterit gjith\u00eb ata flamuj kuq e zi? Shqipja kumbonte n\u00eb at\u00eb Shesh madhnuer, p\u00ebrziheshin ligjirimet e sot\u00ebshme t\u00eb Shqipnis\u00eb me ato t\u00eb motsh\u00ebme t\u2019Arb\u00ebrit, t\u2019asaj cope t\u2019Atdheut q\u00eb l\u00ebshoi rraj\u00eb e lulzon n\u00eb tok\u00ebn italiane si deg\u00eb e trungut t\u00eb Kombit. Arb\u00ebresh\u00ebt jo vet\u00ebm mbajt\u00ebn mbrekullisht gjuh\u00ebn ton\u00eb \u2013 p\u00ebr ma tep\u00ebr \u2013 e ban\u00eb me lulzue n\u00eb vepra letrare dore s\u00eb par\u00eb, tue dishmue se palci fisnuer i kombit t\u00eb Sk\u00ebnderbegut leviz\u00eb jetsues kudo n\u00eb bot\u00eb, dhe rreth nji votre arbnore mbahen doket e t\u00eb Parvet\u201d.&nbsp; Duke p\u00ebrshkruar festimet madh\u00ebshtore t\u00eb atij p\u00ebrvjetori, Profesor Ernest Koliqi&nbsp;shkruante se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kryeqytetin Italian, \u201cEmni i Shqipnis\u00eb e i Kastriotit tingulloi si za burije&#8230;tue u p\u00ebrmend an\u2019e kand emni i Shqip\u00ebnis\u00eb\u201d, duke shtuar se, \u201cNji t\u00eb p\u00ebrqethun mall\u00ebngjimi e krenarije na rr\u00ebshqiti shtatit e shpirtit kur Ati Shejt (Papa Pali I VI) p\u00ebrdori n\u00eb ligjirat\u00ebn italishte fjal\u00ebt shqipe, \u2018bes\u00eb\u2019, e \u2018burrni\u2019. K\u00ebto vetina dalluese t\u00eb kombit dhe shprehjen \u2018gjaku i shprishur\u2019, q\u00eb skalit\u00eb shp\u00ebrndamjen e gjindes s\u2019on\u00eb n\u00eb rrokullin\u00eb tok\u00ebsore\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke shkruar p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij \u201cgjaku t\u00eb shprishur\u201d, i shp\u00ebrndar\u00eb an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, Profesor Ernest Koliqi p\u00ebrshkruante k\u00ebshtu pjes\u00ebmarrjen e komunitetit shqiptar n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb festimet n\u00eb Rom\u00eb me rastin e 500-vjetorit t\u00eb vdekjes s\u00eb Gjergj Kastriotit:&nbsp; \u201cPrania e vatran\u00ebve, ardh\u00eb nergut nga Shtetet e Bashkueme, ia shtoi shk\u00eblqimin kremtimeve. Nji tub\u00eb zojash t\u00eb ndritshme e zotnijsh t\u00eb zgjedhun p\u00ebrfaqsoi n\u00eb rrethe arb\u00ebreshe e shqiptare, shoqat\u00ebn e mir\u00ebnjohun Vatr\u00ebn, q\u00eb dikur aq\u00eb hov i dha p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr rilindje t\u00eb Atdheut dhe sot mban nalt\u00eb zanin e Shqipnis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Hijet e madhnueshme t\u00eb Nolit e t\u00eb Konic\u00ebs na shfaqeshin para syve, tue v\u00ebrejt\u00eb nd\u00ebr rrjesht ton\u00eb kryesin\u00eb e vatran\u00ebve, q\u00eb n\u00eb k\u00ebto kohna t\u00eb turbullta t\u00eb sot\u00ebme, orvatet me ndjek\u00eb gjurmat e m\u00ebdhaja t\u00eb atyne dy Patriotave t\u00eb paharruesh\u00ebm, themeltar\u00eb t\u00eb Shoqat\u00ebs. Kishim p\u00ebrshtypjen se drita e agimeve t\u00eb Rilindjes, at\u00eb dit\u00eb po rreshte mbi Bashkimin e Arbreshve me Shqiptar\u00eb. E bashk\u00eb me at\u00eb drit\u00eb, sh\u00ebndriste edhe rrezja e bekimit t\u00eb Perendis\u00eb\u201d, shkruan Ernest Koliqi n\u00eb revist\u00ebn Sh\u00ebjzat, p\u00ebr pranin\u00eb e vatran\u00ebve n\u00eb festimet e 500-vjetorit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut n\u00eb kryeqytetin Italian dhe n\u00eb Vatikan ku u prit\u00ebn edhe nga Papa Pali i VI, n\u00eb vitin 1968.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1969 Vatra sh\u00ebnon 60-vjetorin e themelimit t\u00eb organit t\u00eb saj Dielli dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto festime n\u00eb Amerik\u00eb, ftohet nd\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, edhe Ernest Koliqi dhe nj\u00eb delegacion p\u00ebrfaq\u00ebsues arb\u00ebresh, gjithsej nja 60 veta nga Italia. Duke shkruar mbi p\u00ebrshtypjet e tija dhe pritjen madh\u00ebshtore q\u00eb vatran\u00ebt i b\u00ebn\u00eb atij dhe grupit arb\u00ebresh n\u00eb Boston dhe n\u00eb Nju Jork, Profesor Koliqi e cil\u00ebson takimin e dy diasporave shqiptare si nj\u00eb rast me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe simbolike, duke theksuar: \u201cShqiptar\u00ebt e Italis\u00eb dhe Shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs p\u00ebrtrin\u00eb vulosjen e v\u00ebllaznimit shqiptar, pohuen gjallnin\u00eb e rrajve ethnike t\u00eb zanafill\u00ebs dhe u besatuen heshtazi me pas\u00eb p\u00ebrhera n\u00eb kujdes fatet e dheut&nbsp;t\u00eb t\u00eb Parvet. Arbresh\u00ebt e Italis\u00eb, st\u00ebrnipa t\u00eb luft\u00ebtarvet q\u00eb rreth Sk\u00ebnderbegut, n\u00eb nji varg p\u00ebrleshjesh titanike, shkruen me gjak n\u00eb faqet e historis\u00eb s\u2019Evrop\u00ebs, se Shqipnia asht\u00eb e Shqiptar\u00ebve, mbas pes\u00eb shekujsh, gjat\u00eb t\u00eb cilave ruejt\u00ebn gjall\u00eb gjuh\u00eb e doke. Arb\u00ebresh\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb Amerik\u00eb me sigurue Vatran\u00ebt se n\u00eb vepr\u00ebn e tyne, t\u00eb djeshme e t\u00eb sot\u00ebme, njohin vazhdimin e p\u00ebrpjekjes ideale t\u00eb Jeronim de Rad\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Profesor Koliqi vazhdon me p\u00ebrshtypjet nga pritja q\u00eb vatran\u00ebt dhe komuniteti shqiptaro-amerikan i b\u00ebn\u00eb atij dhe grupit t\u00eb Arb\u00ebresh\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb, duke komentuar se, \u201cSot dy gjymtyr\u00ebt kryesore t\u00eb diaspor\u00ebs, ende plot fuqi e vrull veprues, u bashkuen e shkrin\u00eb deshir\u00eb e q\u00ebllime, me u p\u00ebrpjek\u00eb p\u00ebr nalt\u00ebsimin e kombit prej t\u00eb cilit rrjedhin\u201d, shkruante profesor Koliqi n\u00eb Sh\u00ebjzat, (10-12, 1969).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb mbresat e tij gjat\u00eb asaj vizite n\u00eb Katedralen e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Boston, \u201cN\u00eb at\u00eb Fal\u00ebtore or\u00ebmir\u00eb, ku meshoi dhe predikoi Fan Noli, lut\u00ebn Perendin\u00eb p\u00ebr Shqipni e bijt e saj,&nbsp; shqiptar\u00ebt e Bostonit dhe K\u00ebshilltar\u00ebt e Kish\u00ebs Orthodokse shqiptaro-amerikane\u2026 e me ta n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb madhe Shqiptar\u00eb besimesh t\u00eb tjera. Zemrat mbar\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve u shkrin\u00eb n\u00eb thirrje m\u00ebshire q\u00eb i naltohej Perendis\u00eb, i cili asht\u00eb nji p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u2026Shpirtnat v\u00ebllaznoheshin n\u00eb nji flak\u00ebrim t\u00eb past\u00ebr atdhetarie, mesa fytyrimi i Nan\u00ebs Shqipni vizatohej i sh\u00ebjt\u00eb n\u00eb avullime t\u00eb thimjan\u00ebs, q\u00eb valvitej erandsh\u00ebm nep\u00ebr kish\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr festimet e k\u00ebtyre dy p\u00ebrvjetor\u00ebve, q\u00eb shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs dhe Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb b\u00ebn\u00eb s\u00eb bashku me nism\u00ebn e Koliqit, Profesor Ernest Koliqi shkruante me entuziaz\u00ebm aso kohe se, \u201cGjaku arbnuer njofti nji triumf t\u00eb papritun ato dit\u00eb &#8212; Shqiptar\u00eb e Arb\u00ebresh\u00eb &#8212; tue u p\u00ebrqafue ndien\u00eb e kuptuen veten se me nj\u00eb marrveshje v\u00ebllaznore mund u plot\u00ebsonte porosia q\u00eb na la Sk\u00ebnderbegu\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sh\u00ebnim personal p\u00ebrkujtimor:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po t\u00eb m\u00eb lejohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor t\u00eb kalimit n\u00eb amshim t\u00eb k\u00ebij gjigandi, nj\u00eb moment kujtimi personal t\u00eb Profesor Koliqit. Un\u00eb e njoha Profesorin n\u00eb Rom\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndrimit tim si refugjat n\u00eb Itali, n\u00ebp\u00ebrmjet Dom Prenk Ndrevashajt, i cili kujdesej p\u00ebr refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb. Si rrjedhim, vazhdova t\u00eb isha n\u00eb kontakt me Profesor Koliqin, duke shk\u00ebmbyer letra edhe pasi erdha n\u00eb Amerik\u00eb. &nbsp;N\u00eb fillim t\u00eb 1970-ve, un\u00eb kisha filluar nj\u00eb nism\u00eb tep\u00ebr modeste p\u00ebr botimin e periodikut, \u201cRinia Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai m\u00eb dha kurajo dhe k\u00ebshilla dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pat sh\u00ebnuar n\u00eb revist\u00ebn e tij, (Sh\u00ebjzat 1-4 1972) p\u00ebr sa vijon: \u201cM\u00eb kan\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb dy numrat e par\u00eb t\u00eb periodikut, \u201cRinia Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, q\u00eb del n\u00eb Nju Jork. Asht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u trimnue e p\u00ebrkrah\u00eb. T\u00eb rijt\u00eb q\u00eb qen\u00eb t\u00eb sht\u00ebrnguem me lan\u00eb atdhen\u00eb, t\u00eb ken\u00eb nji palest\u00ebr t\u00eb veten ku t\u00eb munden t\u00eb shprehin mendime e ndiesi dhe t\u2019ushtrojn\u00eb gjuh\u00ebn e atdheut n\u00eb shkrim. Natyrisht, k\u00ebtyne nisjativave botuese q\u00eb tregojn\u00eb vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe shkas idealistik, do t\u2019u kushtohet&nbsp;kujdes i madh si n\u00eb zgjedhje t\u00eb land\u00ebs ashtu n\u00eb p\u00ebrpunim t\u00eb stilit. Na jemi t\u00eb sigurt\u00eb se botuesat e k\u00ebtij perjodiku, tue k\u00ebrkue e ndjek\u00eb k\u00ebshillat e atyne q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb ma t\u00eb gjat\u00eb shtypi, do t\u2019a p\u00ebrmbushin nevoj\u00ebn e nji pranie t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb re m\u00ebrgimtare n\u00eb jet\u00ebn mendore t\u00eb diaspor\u00ebs. Na, prej an\u00ebs s\u2019on\u00eb u urojm\u00eb redaktuesvet t\u00eb Rinis\u00eb Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d, veprimtari t\u00eb mbar\u00eb dhe sukses\u201d.&nbsp; Profesor Koliqi edhe n\u00ebp\u00ebrmjet korrespondenc\u00ebs derisa nd\u00ebrroi jet\u00eb, vazhdonte t\u00eb interesohej p\u00ebr periodikun, \u201cRinia Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim\u201d dhe m\u00eb jepte zem\u00ebr e k\u00ebshilla q\u00eb t\u00eb vazhdoja studimet dhe duke p\u00ebrcjellur nj\u00eb porosi: N\u00eb nj\u00eb prej letrave Koliqi m\u00eb shkruante:&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cI dashtun Fran,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb si letra ashtu edhe periodiku Rinia Shqiptare n\u00eb M\u00ebrgim. G\u00ebzohem pik\u00eb ma s\u00eb pari q\u00eb je mir\u00eb, q\u00eb p\u00ebpiqesh t\u00eb ndjekish studimet, e n\u00eb fund p\u00ebr botimin kushtue mas\u00ebs s\u00eb re q\u00eb larg atdheut ka shum\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ushqehet me shkrime t\u00eb sh\u00ebndosha shqipe. T\u00eb lumt\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAsht\u00eb nj\u00eb filles\u00eb plot\u00eb premtime. Mbaj mend ve\u00e7 fjal\u00ebn e mo\u00e7me: \u2018Trimi i mir\u00eb, me shok\u00eb shum\u00eb\u2019! Afro moshatar\u00eb sa ma shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mundesh. N\u00eb asht\u00eb se kjo fletore do t\u00eb merret edhe me let\u00ebrsi, mos harro auktor\u00ebt q\u00eb regjimi komunist i Tiran\u00ebs ka p\u00ebrjashtue nga historija e let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky ishte amaneti i tij, ky ishte Ernest Koliqi q\u00eb njoha un\u00eb, i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb frytshme me letrat shqipe dhe n\u00eb gazetari, megjith\u00ebse, fatkeq\u00ebsisht, e njoha p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr, por ama ajo njohuri m\u00eb la mbresa t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe t\u00eb paharrueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Kombit.&nbsp; Ky ishte Ernest Koliqi q\u00eb njohu komuniteti shqiptaro-amerikan, ky ishte Ernest Koliqi, k\u00ebshillat e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb t\u00eb cilit i kujtoj gjithmon\u00eb me mall dhe t\u00eb cilat me mund\u00ebsin\u00eb time jam p\u00ebrpjekur, modestsisht, t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn time sipas mund\u00ebsive.&nbsp; Ky, pra ishte Ernest Koliqi, p\u00ebr mua dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, sidomos m\u00ebrgimtar\u00ebt. Ishte nj\u00ebri nd\u00ebr interpretuesit m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb shpirtit t\u00eb fisit arb\u00ebror dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb st\u00ebrgjyshore, si dhe mbrojt\u00ebs i vlerave t\u00eb shpirtit arb\u00ebror dhe t\u00eb prirjeve natyrore t\u00eb tij, gjithmon\u00eb si pjes\u00eb e thesarit t\u00eb vlerave kulturore dhe shpirt\u00ebrore&nbsp;t\u00eb njer\u00ebzimit, sidomos t\u00eb vlerave per\u00ebndimore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb 50-vjetor t\u00eb kalimit t\u00eb tij n\u00eb amshim, me nderim e mall p\u00ebrkujtojm\u00eb Profesor Ernest Koliqin. Ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, papritmas n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb Rom\u00eb me 15 janar, 1975 \u2013 ku edhe u varros tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. N\u00eb Rom\u00eb jan\u00eb varrosur gjithashtu edhe prind\u00ebrit e tij dhe bashkshortja. N\u00eb ceremonin\u00eb e varrimit 50-vjet m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb personalitete t\u00eb ndryshme, koleg\u00eb, Shqiptar\u00eb e Arb\u00ebresh\u00eb. M\u00ebrgimtar\u00eb t\u00eb ardhur nga Amerika dhe nga shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs Perendimore, p\u00ebrfshir nga shum\u00eb qytete t\u00eb Italis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilustrim \u00a0\u00a0 Lidhjet e tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe m\u00ebrgat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjithsi \u00a0Nga Frank Shkreli 50-vjet m\u00eb par\u00eb, me 15 Janar 1975 ka nd\u00ebrruar jet\u00eb shkrimtari dhe poeti dhe nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe minist\u00ebr i arsimit (1941-42) gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs periudh\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vise t\u00eb tjera shqiptare n\u00ebn ish-Jugosllavi. Me at\u00eb rast [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25808,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38594","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38594","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38594"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38594\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38597,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38594\/revisions\/38597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25808"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38594"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38594"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38594"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}