{"id":38478,"date":"2024-12-19T16:26:10","date_gmt":"2024-12-19T15:26:10","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38478"},"modified":"2024-12-19T16:26:44","modified_gmt":"2024-12-19T15:26:44","slug":"hasan-llunji-myftiu-i-ulqinit-viktime-e-komunizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38478","title":{"rendered":"Hasan Llunji &#8211; myftiu i Ulqinit viktim\u00eb e komunizmit"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"576\" height=\"754\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Hafiz-hasan-llunji.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Hafiz-hasan-llunji.jpg 576w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/Hafiz-hasan-llunji-229x300.jpg 229w\" sizes=\"auto, (max-width: 576px) 100vw, 576px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Hafiz Hasan Llunji(1897-1944)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>80-vjetori i krimeve t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p><strong>(1897-1944)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Organizimi i takimeve p\u00ebrkujtimore kushtuar personave apo ngjarj\u00ebve t\u00eb ndryshme paraqet moment nderimi&nbsp; dhe vler\u00ebsimi si kudo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar. P\u00ebrkujtimi p\u00ebr hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit t\u00eb vrasjes e vler\u00ebsoj si homazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb viktimat shqiptare n\u00eb Ulqin dhe viset tjera shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb cil\u00ebt u eliminuan me rastin e vendosj\u00ebs s\u00eb pushtetit t\u00eb komunist\u00ebve me p\u00ebrfundimin e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Nj\u00eb takim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb shpalosjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb ndaluar dekada me radh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e monizmit, p\u00ebr t\u00eb njoftuar opinionin e gjer\u00eb p\u00ebr&nbsp; mbijet\u00ebsen e&nbsp; shqiptar\u00ebve n\u00eb Ulqin e gjetiu n\u00eb trojet e tyre n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nail&nbsp; Draga<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Hasan Llunji, i biri i Alushit, myfti dhe myderriz i qytetit, lindi n\u00eb Ulqin. Ka dy data, vitet 1897 dhe 1900. U rrit dhe u formua n\u00eb nj\u00eb familje arsimdash\u00ebse dhe p\u00ebrparimtare. Ne mosh\u00ebn 13-vje\u00e7are kryen hafizllekun-merr thirrjen hafiz, nd\u00ebrsa diploma e ti, e l\u00ebshuar n\u00eb vitin 1916\/17, d\u00ebshmon se ai kreu shkoll\u00ebn dyvje\u00e7are kroate-shqipe t\u00eb Ulqinit. M\u00eb tej d\u00ebshironte t\u00eb vazhdonte shkollimin n\u00eb mederesen\u00eb e Sarajev\u00ebs. Nga t\u00eb par\u00ebt e tij trash\u00ebgoj nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb pasur me literatur\u00eb sa fetare dhe artistike me alfabet arabo-osman. Pasi kreu kualifikimet shkollore, b\u00ebri njohuri solide nga l\u00ebmi s\u00eb drejt\u00ebs trash\u00ebgimore t\u00eb sheriatit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb u diplomua dhe u specializua n\u00eb Shkod\u00ebr te Sabri Begu, at\u00ebbot\u00eb kryemyfti i Shkodr\u00ebs.Gjat\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb vise t\u00eb ndryshme si m\u00ebsues i fes\u00eb, ofi\u00e7ar, myderriz dhe myfti, ka qen\u00eb pajtues n\u00eb disa revista q\u00eb botoheshin n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb Shkup e sidomos \u00e7monte lart revist\u00ebn \u201c<em>Zani i nalt\u00eb<\/em>\u201d q\u00eb botohej n\u00eb Shkod\u00ebr. Nga ajo revist\u00eb informohej&nbsp; p\u00ebr t\u00eb arriturat e ndryshme n\u00eb fush\u00ebveprimin e tij sidomos p\u00ebr veprimtarin\u00eb e shum\u00eb emrave t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb dhe sh\u00ebrbimit hafiz Hasan Llunji ka sh\u00ebrbyer ne disa vende nga viti 1918-1944. Ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Ulqin, n\u00eb Kraj\u00eb, n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, n\u00eb rrethinat e Tivarit dhe t\u00eb Tuzit. Ai nuk ka mundur p\u00ebr t\u00eb qendruar imun ndaj disa dukurive antikomb\u00ebtare q\u00eb organizonte pushteti i koh\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb SKS. K\u00ebshtu n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb viteve 30-ta n\u00eb Ulqin flitej s\u00eb do te vinin disa anije turke p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb familjet ulqinake t\u00eb cilat nga skamja ekonomike dhe shtypja nacionale b\u00ebh\u00ebshin gati p\u00ebr ta l\u00ebshuar Ulqinin e p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Turqi. Ndaj nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb pushtetit q\u00eb si qellim kishin shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga ky qytet me plot guxim reagoi hafiz Hasan Llunji, duke i bindur bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij p\u00ebr te mos e l\u00ebshuar Ulqinin. Nga nj\u00eb qendrim i till\u00eb ai ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushtetit dhe u detyru p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb Ulqinin dhe u vendos n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, por po ashtu ka qendruar edhe n\u00eb Durr\u00ebs, ku pati takime edhe me Mujo Ulqinakun.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tokat shqiptare i bashkohen shtetit am\u00eb-Shqip\u00ebris\u00eb (1941-1944)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore solli ndryshime edhe ne hart\u00ebn politike t\u00eb ballkanit. K\u00ebshtu pushtuesit e rinj\u00eb italian u angazhuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gabimin e m\u00ebparsh\u00ebm duke ia bashkangjitur tokat etnike&nbsp; shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi&nbsp;&nbsp; shtetit shqiptar\u00eb te koh\u00ebs nga muaji prill i vitit 1941. Nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte nj\u00eb surpriz\u00eb e p\u00ebr shqiptar\u00ebt sepse pushtuesit fashist soll\u00ebn lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e mohuara nga koha e mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe ajo e ish Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne rrethana t\u00eb reja politike dhe shoq\u00ebrore&nbsp; nga viti 1941-44 Ulqini ishte Bashki dhe n\u00ebnprefektur\u00eb e Shkodr\u00ebs. N\u00ebnprefekt ishte Luigj Lufi, me origjin\u00eb nga Mir\u00ebdita i cili kishte te kryer fakultetin e historis\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs amtare dinte edhe tre gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Truproje e tij ka qen\u00eb Rrok Shkreli. Zyrat e n\u00ebnprefektur\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr Ran\u00ebs n\u00eb shtepin\u00eb e Bidin Selit\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb sot pushimorja e pensioner\u00ebve. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ne Ulqin p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb vendoset administrata n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, hapet shkolla shqipe \u201cSk\u00ebnderbe\u201d me arsmitar\u00eb vendas por shumica ishin&nbsp; nga Shkodra nd\u00ebrsa drejtori i saj ishte shkodrani&nbsp; Jahja Domnori. Ne qytet ka funksionuar edhe gjykata, xhandarm\u00ebria, ushtria ku t\u00eb gjith\u00eb ishin shqiptar\u00eb. Komandanti i qytetit t\u00eb Ulqinit ishte Gjon Zefi Ivanaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se ngritja e Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar me 14.6.1941 paraqet dit\u00ebn dhe dat\u00ebn me t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar\u00eb ne krahinen e Ulqinit. At\u00eb dit\u00eb u mblodhen para kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Zefit(Mal t\u00eb Bardh\u00eb) rreth&nbsp; 5000 qytetar\u00eb pa dallim feje e krahine.<\/p>\n\n\n\n<p>Ja si p\u00ebrshkruan ket\u00eb moment&nbsp; historik Rrok Shkreli: \u201d<em>At\u00eb dit\u00eb ishte mbledhur popull i madh nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Shestani&#8230;. Erdhen edhe krer\u00ebt e iu bashkuan popullit, dom Nikoll\u00eb Tusha, Cafo Begu, dom Ivo Bellashi, hoxh\u00eb Llunja, Lush Paloka, Ded\u00eb Gjo Nik\u00eb Delija, Sel\u00eb Lamoja me t\u00eb birin Elezin, Rexhep Dollari e shum\u00eb ulqinak\u00eb me ta.S\u00eb pari ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb fuqish\u00ebm atdhetari dom Nikolla, pastaj ka folur Cafo Begu&nbsp; e ne fund dom Ivo Bellashi n\u00eb kroatisht pasi ishte kroat&#8230;Pas k\u00ebsaj kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb shkall\u00eb p\u00ebr t\u00eb hypur n\u00eb kompanjel t\u00eb kish\u00ebs, shkall\u00ebn e ka sjellur Kol\u00eb Luc\u00eb Ndoja q\u00eb asokohe iu binte kambanave t\u00eb kish\u00ebs. Flamurin e kishte dom Nikoll\u00eb Tusha, i cili ia dor\u00ebzoi Cafo Beg Ulqinit e ky ia dha Ded\u00eb Gjo Nik\u00eb Delis\u00eb; shkall\u00ebt i solli dhe i mbeshteti fort p\u00ebr mur t\u00eb kish\u00ebs Kol\u00eb Luc\u00eb Ndoja, kurse Ded\u00eb Gjoni ma afroi mua shtiz\u00ebn e Flamurit, t\u00eb cilin e val\u00ebvita disa her\u00eb n\u00eb aj\u00ebr e kjo ndezi zemrat e t\u00eb pranishm\u00ebve, pastaj e vendosa &nbsp;dhe e sht\u00ebrngova mir\u00eb n\u00eb kompanjol.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me rastin e ngritjes s\u00eb Flamurit u ndez gazmendi liridash\u00ebs e atdhetar ashtuq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku i k\u00ebnduan&nbsp; Flamurit k\u00ebto vargje:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>O Flamur ti kuq e zi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>po valon nj\u00eb bukuri<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>p\u00ebr Shqipni e p\u00ebr liri<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>n\u00eb Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>me gazmend e hijeshi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>p\u00ebr t\u00eb shtrejten k\u00ebt\u00eb liri.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>More djelt e Traboinit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>t\u00eb Shestanit e t\u2019 Ulqinit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>banju bashk\u00eb e lutni i fest\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>p\u00ebr kufinin q\u00eb u kan\u00eb hjek\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>shkoi kufini ku a ken\u00eb motit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>n\u2019 Sutorman e n\u2019 Qaf\u00eb t\u2019 Kokotit \u201c.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bashk\u00ebpunimi me dom Nikoll\u00eb Tush\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj kohe deri n\u00eb vitin 1944 ne Ulqin edhe pse kan\u00eb pasur k\u00ebrcnime dhe akuza nga qarqe t\u00eb ndryshme k\u00ebta dy figura fetare t\u00eb nderuara ishin sh\u00ebmbull me sjelljen, komunikimin dhe bashk\u00ebpunimin me popullin. Te dy dilshin vazhdimisht s\u00eb bashku. Ishte kjo nj\u00eb shoq\u00ebri dhe toleranc\u00eb q\u00eb nuk ishte ne favorin e individ\u00ebve dhe qarqeve t\u00eb ndryshme antishqiptare. K\u00ebta dy udh\u00ebheq\u00ebs fetar\u00eb s\u00eb bashku me disa at\u00ebdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb&nbsp; iu bashkuan Cafo Begut i cili personaliteti me njohur n\u00eb Ulqin dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nikolle-tusha.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"149\" height=\"202\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2014\/12\/Nikolle-tusha.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-759\"\/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Burgosjet n\u00eb Ulqin<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 24 n\u00ebntor 1944, Ulqinin e v\u00ebrshuan nj\u00ebsit\u00eb lokale partizane. Me t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb tyre fillojn\u00eb m\u00ebnj\u00ebher ndjekjet, maltretimet, burgimet dhe vrasjet. Nj\u00eb pjes\u00eb e veprimtar\u00ebve nuk u gjet n\u00eb Ulqin, nj\u00eb pjes\u00eb arratiset, e frik\u00ebsuar nga hakmarrjet q\u00eb tashm\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb skena t\u00eb dit\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb mbetet n\u00eb Ulqin.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebhet me dije se pushteti i ri&nbsp; i vendosur n\u00eb Ulqin, &nbsp;p\u00ebr 24 or\u00eb i ka pasur duart e lira p\u00ebr t\u00eb arrestuar dhe pushkatuar k\u00ebnd kan\u00eb llogaritur&nbsp; si&nbsp; armiq, apo penges\u00eb kund\u00ebr pushtetit t\u00eb tyre. Duh\u00ebt th\u00ebn\u00eb me ket\u00eb rast se me vendosjen e pushtetit t\u00eb ri n\u00eb Ulqin, pushteti faktik ishte&nbsp; n\u00eb duar t\u00eb OZN-\u00ebs\/UDB-\u00ebs, nd\u00ebrsa partia LKJ ishte fasad\u00eb formale, andaj edhe pasojat jan\u00eb t\u00eb njohura.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se m\u00eb t\u00eb rrezikuar ishin ata q\u00eb mbeten n\u00eb Ulqin ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe &nbsp;hafiz Hasan Llunji. Nat\u00ebn e 26 n\u00ebntorit&nbsp; nga OZNA arrestohet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe d\u00ebrgohet ne nj\u00eb burg t\u00eb improvizuar t\u00eb tyre n\u00eb Ulqin. Aty gjen edhe tre ulqinak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kishin burgosur m\u00eb par\u00eb: Hodo beg Bushatin m\u00eb t\u00eb birin Ahmetin, not\u00ebr i Gjykat\u00ebs s\u00eb Ulqinit&nbsp; dhe Rafo Goran\u00ebn, oficier aviacioni.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vrasja e Rafo Goran\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Viktima e par\u00eb e pushtetit komunist n\u00eb Ulqin \u00ebsht\u00eb Rafo Gorana. Ai n\u00eb mengjesin e dates 26 n\u00ebntor&nbsp; 1944&nbsp; n\u00eb sht\u00ebpi&nbsp;&nbsp; \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga disa persona gjoja p\u00ebr nj\u00eb takim n\u00eb Cetin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb festuar fitor\u00ebn ndaj okupator\u00ebve. Sipas t\u00eb dh\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb momentin&nbsp; q\u00eb do t\u00eb largohej nga sht\u00ebpia, tre her\u00eb e p\u00ebrqafon djalin e vog\u00ebl Agimin i cili ishte dyjav\u00ebsh, duke mos e par\u00eb m\u00eb. Ishte ky momenti i fundit i ndarj\u00ebs nga familja, sepse kriminelet n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb niseshin n\u00eb drejtim t\u00eb Cetin\u00ebs shkuan n\u00eb drejtim t\u00eb Limanit n\u00eb Ulqin.&nbsp;<\/p>\n\n\n<div class=\"wp-block-image\">\n<figure class=\"aligncenter size-full\"><a href=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Rafo-Gorana-me-bashkeshorten-Halimen.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"446\" height=\"534\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Rafo-Gorana-me-bashkeshorten-Halimen.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27569\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Rafo-Gorana-me-bashkeshorten-Halimen.jpg 446w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Rafo-Gorana-me-bashkeshorten-Halimen-251x300.jpg 251w\" sizes=\"auto, (max-width: 446px) 100vw, 446px\" \/><\/a><\/figure>\n<\/div>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Rafo Gorana(1916-1944) me bashk\u00ebshorten Halimen<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ai u pushkatu n\u00eb mengjesin e dat\u00ebs 27 n\u00ebntor 1944,&nbsp;&nbsp; mbi <em>Lima<\/em> tek <em>\u00c7inari <\/em>&nbsp;duke shkuar p\u00ebr <em>Valdanos<\/em>. Aty \u00ebsht\u00eb vra vet\u00eb i kat\u00ebrti: Hodo beg Bushati dhe i biri i tij&nbsp; Ahmeti&nbsp; i cili ishte not\u00ebr i Gjykat\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe Radovan Aleksiqi.Ata u pushkatuan, dhe nuk i njoftuan fare familjet e tyre, p\u00ebr ti marrur e varrosur, e sot e asaj dite nuk dihet gj\u00eb p\u00ebr varrin, apo varret e tyre, duke mbetur enigm\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona(!.?).<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Vrasja e Hasan Llunjit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Hasanin&nbsp; e turturojn\u00eb mizorisht duke e k\u00ebrcnuar me pushkatim. Nga ai k\u00ebrkonin t\u00eb fliste p\u00ebr aktivitetin dhe shok\u00ebt e tij. Ndon\u00ebse p\u00ebrkoh\u00ebsisht hafiz Hasanin e l\u00ebshojn\u00eb pasi nuk siguruan prova p\u00ebr akuzen q\u00eb ia ngarkonin, por nuk vonoi shum\u00eb dhe e burgosen p\u00ebrs\u00ebri. Organet e OZN-\u00ebs&nbsp; p\u00ebrmes spiun\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebrfundimisht realizojn\u00eb qellimin e tyre, sepse ata i detyrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur n\u00ebnshkrime nga populli p\u00ebr gjoja krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky gjat\u00eb koh\u00ebs 1941-1944. Dhe ne nj\u00eb gjyq t\u00eb improvizuar n\u00eb Ulqin, n\u00eb mbeshtetje t\u00eb n\u00ebnshkrimeve t\u00eb mbledhura, organet e OZN-\u00ebs gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cgjyqit t\u00eb popullit\u201d dhan\u00eb fjalen e tyre p\u00ebrfundimtare-deportimin e tyre n\u00eb Cetin\u00eb, n\u00eb vazhdimin e hetuesis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ne varr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Por, me dat\u00ebn 15 dhjetor 1944&nbsp; kat\u00ebr t\u00eb burgosurit me duar lidhur: hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, pun\u00ebtor i gjeodezis\u00eb, Caf Canka dhe Zyhdi Fici, me roje t\u00eb maskuara dhe t\u00eb armatosur p\u00ebrcilleshin&nbsp; gjoja drejt Cetin\u00ebs q\u00eb atje t\u2019iu shqiptohej denimi p\u00ebrfundimtar. Dhe ne drejtim t\u00eb Tivarit pran\u00eb fshatit Bratic\u00eb arriten ne nj\u00eb kthes\u00eb ku iu ishte ven\u00eb prita, ku i pushkatuan t\u00eb gjith\u00eb, ku i varrosen&nbsp;&nbsp; ne nj\u00eb varr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe sot jan\u00eb mu ne at\u00eb vend&nbsp; pa asnj\u00eb shenj\u00eb dalluese, edhe pse e kan\u00eb merituar t\u00eb zhvarrosen dhe t\u00eb varrosen me ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Veprimet e tilla t\u00eb komunist\u00ebve d\u00ebshmuan se&nbsp; ata kishin hartuar&nbsp; m\u00eb koh\u00eb lista p\u00ebr t\u00eb eliminuar figurat e njohura me autoritet n\u00eb Ulqin q\u00eb i trajtonin si armiq t\u00eb pushtetit p\u00ebrkat\u00ebsisht si penges\u00eb n\u00eb realizimin e vendosj\u00ebs s\u00eb pushtetit sipas strategjis\u00eb s\u00eb tyre politike. Ishte ky veprim patologjik&nbsp; kund\u00ebr shqiptar\u00ebve,&nbsp; q\u00eb u d\u00ebshmu me veprimet kriminale ku&nbsp; p\u00ebr 18 dit\u00eb i pushkatuan 8 qytetar\u00eb t\u00eb Ulqinit pa procedur gjyq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cilat disponojm\u00eb del qart\u00eb se ishte pik\u00ebrisht pushtetit i ri ideologjik, q\u00eb nuk zgjodhi mjete p\u00ebr t\u00eb eliminuar personat dhe familjet me autorit\u00ebt n\u00eb Ulqin. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me&nbsp; koh\u00ebn e manipulimit ideologjik, sepse sipas&nbsp; demagogjis\u00eb s\u00eb tyre \u00e7do gj\u00eb fillonte me ta, duke eliminuar tradit\u00ebn shoq\u00ebrore n\u00eb Ulqin dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sigurimi i Shqip\u00ebris\u00eb bashk\u00ebpunon me jugosllav\u00ebt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e bashk\u00ebpunimit nga ana e Sigurimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me OZN-\u00ebn jugosllave&nbsp; d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri angazhimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb eliminuar armiqet ideologjik. T\u00eb vetdijsh\u00ebm se jan\u00eb t\u00eb rrezikuar nga pushteti i komunist\u00ebve disa individ\u00eb me autoritet largohen nga Ulqini dhe vendos\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, duke menduar se aty do t\u00eb gjejn\u00eb strehim t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshtu dom Nikoll\u00eb Tusha e detyru me u largu nga Ulqini dhe u strehu te kush\u00ebrini i tij n\u00eb fshatin Juban af\u00ebr Shkodr\u00ebs. Por, as k\u00ebtu nuk ishte i sigurt\u00eb sepse&nbsp; Sigurimi shqiptar\u00eb&nbsp; zbuloj qendrimin&nbsp; e tij dhe pasi e arrestoj iu dor\u00ebzoj jugosllav\u00ebve.Ishte ky nj\u00eb rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ku shtetasi shqiptar\u00eb iu dor\u00ebzohet organeve t\u00eb ndjekj\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. Por, nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7uditur sepse p\u00ebr pushtetar\u00ebt e rinj\u00eb par\u00ebsore ishte orientimi ideologjik e jo ai komb\u00ebtar.N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike \u00ebsht\u00eb vepruar edhe me ata kosovar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebn fat t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb gjall\u00eb n\u00eb Masakr\u00ebn e Tivarit(1 prill 1945), t\u00eb cil\u00ebt pasi jan\u00eb zbuluar n\u00eb Shqip\u00ebri iu jan\u00eb dor\u00ebzuar jugosllav\u00ebve!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Burgosja dhe pushkatmi i Hodo Alibegut<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ngjajsh\u00ebm kan\u00eb vepruar edhe me Hodo Alibegun t\u00eb cilin e burgosin n\u00eb &nbsp;Ndroq af\u00ebr Tiran\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e sjellin n\u00eb burgun e Tivarit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas t\u00eb dy i sjellin n\u00eb burgun e Ulqinit. Pas hetuesis\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, u mbajt\u00eb gjykimi publikisht n\u00eb sall\u00ebn e hotelit \u201cJadran\u201d t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyqi k\u00ebta dy patriot\u00eb i d\u00ebnoi me nga 20 vjet burg t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pas shpalljes s\u00eb denimit dom Nikoll\u00eb Tusha e Hodo Alibegu d\u00ebrgohen p\u00ebr t\u00eb vuajtur denimin n\u00eb burgun e Cetin\u00ebs. Atje &nbsp;Nikoll\u00eb Tusha ne burgun Bogdanovkraj pati&nbsp; qendrim burr\u00ebror, por pik\u00ebrisht p\u00ebr ket\u00eb qendrim ai&nbsp; pushkatohet m\u00eb 4 n\u00ebntor 1946, n\u00eb Bjellashka Papretina. Se pushteti i koh\u00ebs kishte planifikuar t\u00eb eliminonte Hodo Alibegun, d\u00ebshmon e dh\u00ebna se gjykata rishqyrtoj vendimin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebnuar me 20 vjet burg duke&nbsp; d\u00ebnuar me pushkatim i cili u realizu me 17 mars 1948, ku ende nuk i dihet vendvarrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Cekim me k\u00ebt\u00eb rast se&nbsp; &nbsp;jan\u00eb pushkatuar edhe &nbsp;Vas\u00eb Filip Mirdita nga Pistulli, Ali Beqir Bajrami&nbsp; nga Krytha, Merush Halil Omeri nga Krytha, Ali Veli Kalimani nga Kalimani, Lek\u00eb Maci Perkolaj, Vuk\u00eb Pjet\u00ebr Malaj, Gjon Zef Malaj nga Shestani etj.&nbsp; Ende sot nuk dihet gj\u00eb p\u00ebr \u00ebshtrat&nbsp; dhe varret e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mungon ballafaqimi me t\u00eb shkuar\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore pas d\u00ebshtimit t\u00eb ideologjis\u00eb komuniste, nga viti 1990, \u00ebsht\u00eb pritur me t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb punoh\u00ebt n\u00eb ndri\u00e7imin e ngjarjeve dhe personalitet\u00ebve e individ\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt u eliminuan nga pushteti i ri, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Por,ngjarjet nga viti 1944-45 kur \u00ebsht\u00eb instaluar pushteti komunist n\u00eb Ulqin, ende nuk jan\u00eb hulumtuar me kompetenc\u00eb profesionale&nbsp; nga studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00ebse n\u00eb koh\u00ebn e sistemit monist trajtimi i temave t\u00eb tilla ishte me pasoja, pas r\u00ebnies s\u00eb tij,&nbsp; qendrimi&nbsp; indiferent ndaj k\u00ebsaj kohe nuk mund t\u00eb arsyetohet m\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb p\u00ebriudh\u00eb kohore, n\u00eb mjediset e ndryshme n\u00eb vendet e ish kampit socialist, jan\u00eb hapur temat e tilla, duke prezantuar krimet e komunist\u00ebve me dokumente t\u00eb d\u00ebshmuara. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt p\u00ebrjashtim b\u00ebn Mali i Zi, sepse k\u00ebtu ende hezitojn\u00eb t\u00eb ballafaqohen m\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim m\u00eb drejtat qytetare e nacionale t\u00eb qytetar\u00ebve&nbsp; q\u00eb jan\u00eb obligime&nbsp; sipas standard\u00ebve demokratike europiane.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Dy rezoluta nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs jan\u00eb miratuar dy rezoluta kund\u00ebr krimeve t\u00eb komunizmit, e para ajo&nbsp; m\u00eb&nbsp; nr.1096 nga viti 1996, <strong>&nbsp;<\/strong><em>\u201cMasat p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur trash\u00ebgimin\u00eb e sistemeve totalitare komuniste<\/em><strong>\u201d, <\/strong>dhe e dyta<strong>&nbsp; <\/strong>nr.1481<strong>,&nbsp; <\/strong>nga viti 2006<strong> \u201c<\/strong><em>Domosdoshm\u00ebria p\u00ebr d\u00ebnimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb krimeve t\u00eb regjimeve totalitare komuniste\u201d, <\/em>asnj\u00ebra prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb Kuvendin e Malit t\u00eb Zi. Nj\u00eb veprim i till\u00eb refuzues d\u00ebshmon mos gadishm\u00ebrin\u00eb e pushtetit aktual p\u00ebr tu ballafaquar m\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn komuniste sikur kan\u00eb vepruar vendet tjera n\u00eb Europ\u00ebn Juglindore.&nbsp; <strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se nj\u00eb qendrim i till\u00eb politik&nbsp; d\u00ebshmon&nbsp; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente se k\u00ebtu ka mbetur e ngulitur n\u00eb psikologjin\u00eb e tyre sistemi monist, i cili p\u00ebr qellimet ideologjike dhe p\u00ebr pushtet&nbsp; ka eliminuar individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, ku as shqiptar\u00ebt n\u00eb Ulqin dhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk ishin p\u00ebrjashtim.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>H\u00ebshtja dob\u00ebsi jo vet\u00ebm qytetare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Andaj \u00ebsht\u00eb obligim moral e profesional&nbsp; nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb politik, si p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb institucion\u00ebt qeveritare n\u00eb Mal t\u00eb Zi, t\u00eb riaktualizojn\u00eb&nbsp; \u00e7\u00ebshtjen e zbardhj\u00ebs s\u00eb vertet\u00ebs s\u00eb eliminimit t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb pa gjyqe nga pushteti komunist i koh\u00ebs. Nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb eliminonte&nbsp; dilemat dhe spekulimet p\u00ebr temat tabu t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme p\u00ebr rreth pes\u00eb dekada. <strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa&nbsp;&nbsp; heshtja pas d\u00ebshimit t\u00eb komunizmit, d\u00ebshmon dob\u00ebsi personale e familjare por edhe si qytetar\u00eb&nbsp; q\u00eb&nbsp; nuk arsyetohet m\u00eb asgj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ne duhet t\u00eb marrim sh\u00ebmbuj nga vendet e tjera n\u00eb regjion t\u00eb cil\u00ebt individ\u00ebt me dosje kriminale&nbsp; i kan\u00eb shpallur heroj, nd\u00ebrsa ne vazhdojm\u00eb t\u00eb h\u00ebshtim p\u00ebr viktimat e pafajshme t\u00eb komunizmit, t\u00eb cil\u00ebt ende nuk kan\u00eb&nbsp; varre apo ndonj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse t\u00eb vonuar&nbsp; si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky takim p\u00ebrkujtimor&nbsp; p\u00ebr hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit t\u00eb vdekj\u00ebs &nbsp;\u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr tu th\u00ebn\u00eb e v\u00ebrteta ndaj viktimave, familjar\u00ebve dhe brezave t\u00eb tash\u00ebm dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm,&nbsp; andaj duhet angazhim politik\u00eb, intelektual&nbsp; dhe guxim qytetar&nbsp; sepse pun\u00ebt tona nuk na i kryejn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Propozime n\u00eb nderim t\u00eb viktimave:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nga ajo qe u tha &nbsp;me lart n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim p\u00ebrkujtimor \u00ebsht\u00eb obligim qytetar, moral e familjar p\u00ebr t\u00b4u angazhuar m\u00eb sa vijon:<\/p>\n\n\n\n<p>1. Ndon\u00ebse t\u00eb vonuar pa hezitim duhet t\u00eb b\u00ebh\u00ebt rivarrosja e viktimave me t\u00eb gjitha nderimet ne nj\u00eb mjedis t\u00eb ri, si aksion i p\u00ebrbashk\u00ebt nga familjar\u00ebt, Bashk\u00ebsia Islame dhe pushteti lokal ashtu si veprohet n\u00eb vendet demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p>2. N\u00eb nderim t\u00eb&nbsp; veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre shoq\u00ebrore e kombetare nj\u00eb rrug\u00eb apo shesh duhet t\u00eb em\u00ebrtohen me emrin&nbsp; hafiz Hasan Llunji, dom Nikoll\u00eb Tusha &nbsp;dhe Rafo Gorana.<\/p>\n\n\n\n<p>3.Duhet k\u00ebrkuar dosjen e viktimave t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb arkivin e UDB-s\u00eb dhe ata t\u00eb publikohen p\u00ebr opinionin dhe<\/p>\n\n\n\n<p>4. Duke marr\u00eb parasysh se viktimat nuk kan\u00eb qen\u00eb kriminel por individ\u00eb me autoritet familjar dhe shoq\u00ebror&nbsp; n\u00eb Ulqin t\u00eb till\u00ebt duhet t\u00eb dekorohen me mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7anta (pas vdekj\u00ebs)nga pushteti lokal I Ulqinit.<em>&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>(Fjala e mbajtur me rastin e sh\u00ebnimit t\u00eb 80-vjetorit t\u00eb vrasjes s\u00eb hafiz Hasan Llunjit, mbajtur n\u00eb Ulqin me 9 maj 2024)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hafiz Hasan Llunji(1897-1944) 80-vjetori i krimeve t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin (1897-1944) Organizimi i takimeve p\u00ebrkujtimore kushtuar personave apo ngjarj\u00ebve t\u00eb ndryshme paraqet moment nderimi&nbsp; dhe vler\u00ebsimi si kudo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar. P\u00ebrkujtimi p\u00ebr hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit t\u00eb vrasjes e vler\u00ebsoj si homazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb viktimat shqiptare n\u00eb Ulqin dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27711,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[2760],"class_list":["post-38478","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete","tag-hafiz-hasan-llunji"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38478"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38478\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38481,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38478\/revisions\/38481"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}