{"id":38464,"date":"2024-12-15T08:37:00","date_gmt":"2024-12-15T07:37:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38464"},"modified":"2024-12-15T09:44:02","modified_gmt":"2024-12-15T08:44:02","slug":"125-vjetori-i-marredhenieve-diplomatike-midis-vilajetit-te-kosoves-dhe-principates-se-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38464","title":{"rendered":"125-vjetori i marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike midis Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Principat\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"424\" height=\"550\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Konsullata-serbe-ne-prishtine.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Konsullata-serbe-ne-prishtine.jpg 424w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Konsullata-serbe-ne-prishtine-231x300.jpg 231w\" sizes=\"auto, (max-width: 424px) 100vw, 424px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Konsullata serbe n\u00eb Prishtin\u00eb e hapur m\u00eb 1889 n\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit XX<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga:\u00a0Sk\u00ebnder Latifi<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb muajin n\u00ebntor jan\u00eb mbushur plot 125 vjet q\u00ebkur Serbia e d\u00ebrgoi konsullin e par\u00eb n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht n\u00eb kryeqendr\u00ebn e sotme t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Prishtin\u00eb. Duke dashur q\u00eb lexuesit t\u2019ia afrojm\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb ngjarjeve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim \u2013 q\u00eb botohet me vazhdime \u2013 kemi afruar imazhe nga Prishtina e viteve 1346-1889, p\u00ebrfshir\u00eb edhe detaje nga udh\u00ebp\u00ebrshkrues t\u00eb ndrysh\u00ebm. Pjes\u00ebt n\u00eb vazhdim i jan\u00eb kushtuar zhvillimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb Prishtin\u00eb, kur ajo tashm\u00eb ishte qend\u00ebr diplomatike, politike, kulturore dhe k\u00ebto ngjarje i p\u00ebrkasin viteve 1880 deri n\u00eb vitet e tridhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb XX. P\u00ebrve\u00e7, tjerash n\u00eb k\u00ebt\u00eb punim jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira edhe dokumente arkivore, kujtime, t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb ekonomis\u00eb, demografis\u00eb e t\u00eb tjera, nd\u00ebrsa tem\u00eb qendrore e punimit, \u00ebsht\u00eb 125-vjetori i vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike Kosov\u00eb (Vilajeti i Kosov\u00ebs) \u2013 Serbi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cPiaza de Pristina\u201d dhe familja e fisnik\u00ebve ulqinak\u00eb Tani n\u00eb Prishtin\u00ebn mesjetare<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej letrave t\u00eb Papa Klimentit VI t\u00eb vitit 1346, pa ose me dashje ishte harruar t\u00eb p\u00ebrmendej kisha katolike e \u201cZoj\u00ebs s\u00eb Bekuar\u201c n\u00eb Prishtin\u00eb dhe si\u00e7 mund t\u00eb besohet p\u00ebrmir\u00ebsimi i gabimit kishte ndodhur vet\u00ebm tre vjet m\u00eb von\u00eb, pra m\u00eb 1387. P\u00ebrve\u00e7 tjerash prij\u00ebsit e kish\u00ebs prishtinase t\u00eb \u201cZoj\u00ebs s\u00eb Bekuar\u201c i g\u00ebzoheshin pamas\u00eb edhe dhuratave t\u00eb \u00e7mueshme n\u00eb para por edhe n\u00eb ari e argjend, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhuronin tregtar\u00ebt e pasur raguzuian\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmi jan\u00eb edhe let\u00ebrk\u00ebmbimet e tyre. Prej prift\u00ebrinjve t\u00eb k\u00ebsaj kishe, m\u00eb s\u00eb shpeshti p\u00ebrmenden don Pjetri, don Nikolla dhe don Lesio. M\u00eb pastaj p\u00ebrmendet edhe Niksha Cetemani dhe don Andrea Drinka, por duhet theksuar se burimet historike rreth personaliteteve t\u00eb fundit jan\u00eb mjaft t\u00eb varfra.<\/p>\n\n\n\n<p>Se Prishtina ishte nj\u00eb vend i vog\u00ebl me kolorit t\u00eb theksuar katolik dhe mjaft simpatik, d\u00ebshmojn\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat e gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit XV, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me veprimtarit\u00eb kulturore n\u00eb Prishtin\u00ebn e asaj kohe. \u201cN\u00eb Prishtin\u00eb \u00e7do vit n\u00eb Krishtlindje, si fest\u00eb e rregullt e fisnik\u00ebve dhe qytetar\u00ebve, organizohej loja e shk\u00ebputjes s\u00eb hallk\u00ebs. Kjo loj\u00eb organizohej n\u00eb vendvrapimin e kuajve, n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb vog\u00ebl jasht\u00eb vendbanimit. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit arrinin aty me kuaj, me pajisje t\u00eb plota, me topuz\u00eb apo \u00e7omanga, shpata, harqe e shigjeta. Pastaj, kalor\u00ebsit e hipur n\u00eb kuaj duke vrapuar dhe me shtiza t\u00eb shtrira, duhej ta shk\u00ebpusnin hallk\u00ebn t\u00eb vendosur mbi nj\u00eb shtyll\u00eb\u201c, shkruhet n\u00eb k\u00ebto burime.<\/p>\n\n\n\n<p>Krahas jet\u00ebs kishtare dhe manifestimeve t\u00eb ndryshme kulturore, Prishtina nj\u00ebher\u00ebsh ishte qend\u00ebr e zhvilluar tregtare, dhe ajo n\u00eb ve\u00e7anti dallohej n\u00eb planin e zhvillimit t\u00eb tregtis\u00eb lokale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sheshin e Prishtin\u00ebs t\u00eb njohur at\u00ebbot\u00eb si \u201cPiaza de Pristina\u201d nj\u00ebri prej dyqaneve m\u00eb n\u00eb z\u00eb ishte ai i raguznianit, Junije Kaliq. Por, zgjerimi i shk\u00ebmbimeve tregtare me qendrat e tjera t\u00eb koh\u00ebs e ngriti nevoj\u00ebn e domosdoshme t\u00eb ngritjes s\u00eb komisionit gjyq\u00ebsor n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1399. Komisioni p\u00ebrb\u00ebhej prej dy konsujve dhe dy gjykat\u00ebsve, q\u00eb ishin n\u00eb funksion t\u00eb zgjidhjes s\u00eb kontesteve eventuale tregtare midis prishtinasve dhe raguzian\u00ebve. Bile n\u00eb k\u00ebto vite Qeveria e Raguz\u00ebs e kishte b\u00ebr\u00eb publike proklamat\u00ebn ku iu t\u00ebrhiqej v\u00ebrejtja qytetar\u00ebve raguzian\u00eb se n\u00ebse n\u00eb vitin 1402 kishin q\u00ebndruar n\u00eb Prishtin\u00eb apo Novob\u00ebrd, ata duhej menj\u00ebher\u00eb ta l\u00ebshonin qytetin, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb qendrat e lartp\u00ebrmendura, murtaja kishte marr\u00eb shum\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, gjegj\u00ebsisht n\u00eb vitin 1412 n\u00eb Prishtin\u00eb si familje fisnike ve\u00e7ohet familja shqiptare ulqinake Tani, n\u00eb krye me atin Makon dhe t\u00eb bijt\u00eb Marinin, Stefanin dhe Junin. M\u00eb i njohuri prej tyre ishte i biri i kat\u00ebrt i Makos, Kimoja i cili p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, p\u00ebr 130 her\u00eb rresht u zgjodh si an\u00ebtar i komisionit gjyq\u00ebsor. Familja fisnike ulqinake Tani, madje n\u00eb Prishtin\u00eb shfaqet edhe me gjenerat\u00ebn e tret\u00eb me Radoj\u00ebn, nipin e Makos dhe Vraneshin t\u00eb birin e Marinit. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb burimet e koh\u00ebs, si turke po ashtu edhe raguziane, n\u00eb prag t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00ebn sundimin osman, n\u00eb kryeqendr\u00ebn e sotme t\u00eb Kosov\u00ebs ushtroheshin nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb zanate t\u00eb specializuara, por besohet se numri i tyre ishte shum\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/resources.koha.net\/wysying\/2024\/December\/14\/c61d8d58-afb5-473d-930a-ed48dcd2285f.webp?q=90&amp;w=980\" alt=\"\"\/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Faksimili i peticionit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs kund\u00ebr Maliq pash\u00ebs i dat\u00ebs 16 gusht 1822<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Arritja e kadiut dhe n\u00ebnt\u00eb m\u00ebhall\u00ebt e Prishtin\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Arritja e kadiut n\u00eb Prishtin\u00eb sh\u00ebnohet n\u00eb vitin 1421. Madje thuhet se kur gjenerali i njohur i ushtris\u00eb osmane, Isa Beu hyri n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt ishin urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb dilnin ta prisnin at\u00eb. Bile t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk vepruan ashtu u gjobit\u00ebn m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa nuk vonoi shum\u00eb kur prishtinasit vendor\u00eb filluan gradualisht t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb radh\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb re. Edhe pse njoh\u00ebsi i administrat\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane Safvet beg Bashagiq, ka shkruar se Prishtina ishte e radhitur n\u00eb klas\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb kadill\u00ebqeve, bashk\u00eb me kadill\u00ebkun e Vraj\u00ebs dhe t\u00eb Tetov\u00ebs, megjithat\u00eb kryeqendra e sotme e Kosov\u00ebs at\u00ebbot\u00eb u dallua nga ndryshimet n\u00eb pamjen e saj t\u00eb cilat u v\u00ebrejt\u00ebn n\u00eb tridhjet\u00eb vjet\u00ebt e ardhshme, at\u00ebher\u00eb kur nisi ngritja e xhamive dhe objekteve t\u00eb tjera me arkitektur\u00eb t\u00eb shijes s\u00eb sunduesve t\u00eb rinj. Burimet e k\u00ebsaj koh\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb i kan\u00eb evidentuar shtat\u00eb m\u00ebhall\u00eb, me 351 sht\u00ebpi dhe me m\u00eb pak se 2000 banor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dyzet e ca vjet pas arritjes s\u00eb kadiut n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb vitin 1467 n\u00eb qytet ishin regjistruar 303 familje t\u00eb krishtera. Shekulli p\u00ebrkat\u00ebs, pra i XV nj\u00ebher\u00ebsh sh\u00ebnon p\u00ebrfshirjen n\u00eb konvertime edhe t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb caktuar t\u00eb spahinjve timarlinj nga radh\u00ebt e t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb disa zonave t\u00eb Kosov\u00ebs, Shqip\u00ebris\u00eb por edhe t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb sotme t\u00eb Veriut. Numri i tyre ishte bukur i madh, bile n\u00eb disa raste 30 deri n\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb spahinjve n\u00eb ato zona kan\u00eb qen\u00eb nga radh\u00ebt e t\u00eb krishter\u00ebve, dhe ky num\u00ebr vet\u00ebm dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nahit\u00eb ka p\u00ebsuar r\u00ebnie nga 2-3 p\u00ebr qind.<\/p>\n\n\n\n<p>Atmosfer\u00ebn e Prishtin\u00ebs s\u00eb faz\u00ebs s\u00eb konvertimit t\u00eb prishtinasve n\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb ardhsh\u00ebm, e ka p\u00ebrshkruar francezi Jean Palerne For\u00e9zien (1557 \u2013 1592).<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb 16 gusht t\u00eb 1582 mbrritem n\u00eb Prishtin\u00eb. Prishtina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb e bukur me xhami dhe karavansaraje ku edhe e kaluam nat\u00ebn. T\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb 17 gusht u nis\u00ebm dhe pas tet\u00eb mileve, arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ku gjendet varri i Sulltran Muratit, q\u00eb si\u00e7 na u tha me pes\u00eb apo gjasht\u00eb njer\u00ebzit e tij e kishte vrar\u00eb Millosh Komneni n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e tij&#8230;\u201d, ka shkruar francezi For\u00e9zien. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1596, n\u00eb Prishtin\u00eb kishin mbetur vet\u00ebm 103 familje t\u00eb krishtera. Megjithat\u00eb krahasuar me qendrat e tjera si p\u00ebr shembull me Shkodr\u00ebn ku ajo tashm\u00eb ishte islamizuar, Pej\u00ebn me 90 p\u00ebr qind t\u00eb islamizuar, Vushtrrin\u00eb 80 p\u00ebr qind, Elbasanin 79 p\u00ebr qind, Tetov\u00ebn 71 p\u00ebr qind, Prishtina ishte islamizuar vet\u00ebm 60 p\u00ebr qind.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr faktit se prishtinasit e konvertuar, ishin t\u00eb obliguar q\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme t\u2019i n\u00ebnshtroheshin regjimit t\u00eb ri sa i p\u00ebrket jet\u00ebs fetare, kulturore e politike, megjithat\u00eb kjo qend\u00ebr si shum\u00eb t\u00eb tjera nuk mundi t\u2019u shmangej epidemive t\u00eb ndryshme t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka afruar nj\u00eb mjek i ri britanik, i quajtur Edwrad Brown, i cili me t\u00eb p\u00ebrfunduar studimet e mjek\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vitet 1668 \u2013 1669 e kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1669 ai kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVazhduam p\u00ebr Prishtin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb e bukur ku edhe shpresonim se do t\u00eb gjenim nj\u00eb vend t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u vendosur. Por kur hym\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb bukur, n\u00eb t\u00eb ishte i shtrir\u00eb nj\u00eb njeri i s\u00ebmur\u00eb nga murtaja. Duke pasur kujdes p\u00ebr veten nuk q\u00ebndruam gjat\u00eb aty. Me nj\u00eb rom si udh\u00ebrr\u00ebfyes u nis\u00ebm drejt nj\u00eb vendbanimi q\u00eb ishte rrall\u00eb i banuar, por i begat\u00eb dhe i bukur. U k\u00ebndell\u00ebm sadopak duke ngr\u00ebn\u00eb qershi q\u00eb me boll\u00ebk ishin pran\u00eb rrug\u00ebs. Kishim fat se murtaja nuk ishte p\u00ebrhapur n\u00eb vende t\u00eb tjera pos n\u00eb qytetin e madh t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka shkruar Brown.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/resources.koha.net\/wysying\/2024\/December\/14\/e97ce7ba-9ce1-4bc3-847d-f01ddaac2349.webp?q=90&amp;w=980\" alt=\"\"\/><figcaption class=\"wp-element-caption\">Ballina e librit t\u00eb Edwrad Brownit<\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Prishtinasit, ndihma e tyre p\u00ebr kish\u00ebn e Jerusalemit dhe zanafilla e propagand\u00ebs nacionaliste<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00ebra prej k\u00ebrkesave t\u00eb sulltanit e dat\u00ebs 1 dhjetor 1767 padyshim se do t\u00eb ket\u00eb ngjallur mall\u00ebngjim p\u00ebr besimin e dikursh\u00ebm t\u00eb krishter\u00eb te prishtinasit e vjet\u00ebr. Urdh\u00ebresa e arritur n\u00eb duart e kadiut t\u00eb Prishtin\u00ebs m\u00eb 1 dhjetor 1767 (9 rexhep 1181) ia b\u00ebnte me dije atij se n\u00eb kufijt\u00eb e Kazas\u00eb s\u00eb Prishtin\u00ebs duhet dh\u00ebn\u00eb (sadaka) pasi paraprakisht patriku i Jeruslemit (Kudusi Sherifit) iu kishte drejtuar sulltanit me nj\u00eb let\u00ebr duke e njoftuar se gjendja e kallogjer\u00ebve n\u00eb Jerusalem ishte e v\u00ebshtir\u00eb, pasi ata nuk e kishin t\u00eb caktuar nj\u00eb vend ku do t\u2019i merrnin rrogat. Prandaj, kallogjer\u00ebt jerusalemas ishin t\u00eb detyruar t\u00eb jetonin nga l\u00ebmosha e n\u00ebnshtetasve t\u00eb krishter\u00eb biznatin\u00eb t\u00eb krahinave t\u00eb mbrojtura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim prifti Manaskije bashk\u00eb me nj\u00eb grup njer\u00ebzish, do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb kazat\u00eb Prishtin\u00eb, Pej\u00eb, Vushtrri etj.\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, sakt\u00ebsisht 55 vjet m\u00eb pas, gjegj\u00ebsisht n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1822 n\u00eb Prishtin\u00eb do t\u00eb vij\u00eb deri te manifestimi i q\u00ebndrimit kund\u00ebr pushtetit, gjegj\u00ebsisht kund\u00ebr Maliq pash\u00ebs, mytesarifit t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb disa krahina shqiptare nis qeverisja e pavarur e disa feudal\u00ebve shqiptar\u00eb, prandaj duke e par\u00eb dob\u00ebsimin e pushtetit qendror, sulltan Selimi III (1789-1809) i nd\u00ebrmori reformat q\u00eb ai i quante rr\u00ebnj\u00ebsore por edhe shpresonte t\u00eb ishin t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBanor\u00ebt e k\u00ebtyre kadill\u00ebqeve (peticionin, p\u00ebrve\u00e7 banor\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs e kan\u00eb n\u00ebnshkruar edhe ata t\u00eb kadill\u00ebkut t\u00eb Vushtrris\u00eb dhe Novob\u00ebrd\u00ebs) q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e nazaretit (administrat\u00ebs) t\u00eb Shkupit i jan\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs sulltanit q\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tyre dhe sipas m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij e ka transferuar Maliq pash\u00ebn nga Prishtina n\u00eb Sofje\u201d, thuhet n\u00eb peticionin e dat\u00ebs 16 gusht 1822 (27 zilkade 1237). Peticionin n\u00eb Prishtin\u00eb e firmos\u00ebn 111 personalitete me ndikim, midis tyre edhe 23 zyrtar\u00eb fetar\u00eb. N\u00ebnshkruesi i par\u00eb ishte profesori i medreses\u00eb Muhameti, nd\u00ebrsa i fundit bujku Hysamedini. Por, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb Maliq pasha fillimisht u transferua n\u00eb Sofje, dhe rreth 3000 banor\u00eb t\u00eb kadill\u00ebqeve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura ia m\u00ebsyn\u00eb Stambollit, ai me vendimin e sulltanit prap\u00eb u kthye n\u00eb Prishtin\u00eb duke arritur q\u00eb ta stabilizoj\u00eb pushtetin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke mos u d\u00ebshp\u00ebruar me rezultatet e peticionit dhe t\u00eb protestave t\u00eb prishtinasve, megjithat\u00eb duke e marr\u00eb parasysh struktur\u00ebn e personaliuteve q\u00eb e hodh\u00ebn firm\u00ebn e tyre kund\u00ebr Maliq pash\u00ebs, duket qart\u00eb se Prishtina e fillim shekullit XIX, e kishte t\u00eb ngritur nj\u00eb elit\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, pushteti qendror m\u00eb tutje thuajse nuk do t\u00eb ket\u00eb koh\u00eb t\u00eb merret me mosmarr\u00ebveshjet e n\u00ebnshtetasve t\u00eb saj q\u00eb i p\u00ebrkisnin t\u00eb nj\u00ebjtit komb, sikur n\u00eb rastin e shqiptarit Maliq pasha dhe banor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb kadill\u00ebqeve t\u00eb Prishtin\u00ebs, Vushtrris\u00eb dhe Novob\u00ebrd\u00ebs. Ishte gjendja e t\u00eb krishter\u00ebve brenda Perandoris\u00eb Osmane q\u00eb do t\u2019i shqet\u00ebsoj\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs dhe sipas tyre ajo domosdo duhej t\u00eb ndryshonte n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve si n\u00ebnshtetas osman\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr koh\u00ebn e Tanzimatit q\u00eb filloi me Hati Humajunin e vitit 1839. Sipas historianit t\u00eb njohur turk Halil \u0130nalc\u0131k (1916 \u2013 2016) \u201cq\u00ebllimi i reformave t\u00eb Tanzimatit ishte q\u00eb raja krishtere t\u00eb lidhej me identitetin osman p\u00ebrmes parimit t\u00eb barazis\u00eb si dhe t\u00eb ruante e t\u00eb forconte unitetin e perandoris\u00eb\u201d. Sipas tij, nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb gjeti mb\u00ebshtetje te shtetet per\u00ebndimore, e cila nj\u00ebher\u00ebsh edhe ndikoi n\u00eb rritjen e prestigjit t\u00eb shtetit osman n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, ndikim n\u00eb nxitjen e veprimit t\u00eb masave t\u00eb krishtera n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane kund\u00ebr pushtetit pat\u00ebn revolucionet q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb m\u00eb 1848 dhe reflektimet e tyre n\u00eb shtetin osman. Dhe ashtu si\u00e7 ka ngjar\u00eb shpeshher\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb, fryma e revolucioneve t\u00eb vitit 1848 u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb Austrin\u00eb e at\u00ebhershme, gj\u00eb q\u00eb fillimisht pati ndikim t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, prandaj kjo frym\u00eb ndikoi n\u00eb hapjen e shtigjeve t\u00eb reja t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb element\u00ebve etnik\u00eb brenda shoq\u00ebris\u00eb osmane. E para q\u00eb e shfryt\u00ebzoi gjendjen e krijuar nga revolucionet ishte Rusia q\u00eb \u201cu hodh menj\u00ebher\u00eb n\u00eb veprim me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb siguruar p\u00ebrfitime nga shteti osman. K\u00ebshtu n\u00eb rrjedh\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb organizimit n\u00eb rrethanat e reja pas Tanzimatit dhe revolucioneve evropiane, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb krer\u00ebve serbo \u2013 kroat\u00eb, nacionalist\u00ebt, Ilija Garashanin (1812 \u2013 1874) dhe kroati Matija Ban (1812 \u2013 1903), n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1849 e p\u00ebrpiluan \u2018Kushtetut\u00ebn e Propagand\u00ebs Politike\u2019 e cila parashihte ushtrimin e propagand\u00ebs politike n\u00eb \u2018tokat sllavo \u2013 turke\u2019. Pas bekimit q\u00eb kushtetuta e mori nga kreu i Serbis\u00eb dhe me q\u00ebllim q\u00eb propaganda t\u00eb ishte m\u00eb efikase, kuptohet se propaganda nacionaliste duhet t\u2019u paraprinte kryengritjeve t\u00eb armatosura, tokat ku do t\u00eb p\u00ebrhapej fryma nacionaliste u ndan\u00eb n\u00eb krahina dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb to do t\u00eb vepronin t\u00eb paguarit e qeveris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. K\u00ebshtu krahin\u00ebn jugore e p\u00ebrb\u00ebnin Dalmacia, Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria, nd\u00ebrsa n\u00eb krahin\u00ebn veriore b\u00ebnin pjes\u00eb: Bosnja, Sanxhaku i Novi Pazarit, Serbia e Jugut dhe Bullgaria jugper\u00ebndimore. N\u00eb rrjedh\u00ebn e ngritjes s\u00eb celulave deri n\u00eb nivelin e nahive, n\u00eb majin e vitit 1850 organizimi i propagand\u00ebs politike, ishte shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha krahinat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura. Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb \u2018Kushtetut\u00ebn e Propagand\u00ebs Politike\u2019 agjenti i zon\u00ebs s\u00eb Rashk\u00ebs paguhej 60 talir\u00eb p\u00ebr aktivitetet e tij, pasi kjo zon\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh llogaritej si m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja. Nj\u00ebra prej nahive ky\u00e7e p\u00ebr p\u00ebrhapjen e propagand\u00ebs politike ishte parapar\u00eb t\u00eb ishte ajo e Prizrenit, pasi prej k\u00ebsaj nahije m\u00eb s\u00eb shpejti dep\u00ebrtohej n\u00eb Gjakov\u00eb, Pej\u00eb, Bihor, Novi Pazar por edhe n\u00eb krahin\u00ebn e Mirdit\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb qytetin e Prishtin\u00ebs si p\u00ebrgjegj\u00ebs i zhvillimit dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb propagand\u00ebs nacionaliste tashm\u00eb ishte em\u00ebruar tregtari Vasa Gjorgjeviq\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb nuk duhet harruar se aktivitetet e zhvillimit t\u00eb propagand\u00ebs politike serbo-kroate, thuajse p\u00ebrputhen me kryengritjet anti-osmane t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb tashm\u00eb ishin zhvilluar n\u00eb viset lindore, t\u00eb njohura si kryengritjet e Dervish Car\u00ebs. T\u00eb kujtojm\u00eb se k\u00ebto kryengritje n\u00eb fillimet e tyre pat\u00ebn karakter social. \u201cNj\u00ebri nga udh\u00ebheq\u00ebsit e Dervish Car\u00ebs, Soliman Toli (T\u00ebrnoca), n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1843, n\u00eb fshatrat rreth Vraj\u00ebs, Prizrenit dhe Prishtin\u00ebs, fliste me ashp\u00ebrsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjitha tatime\u00acve, duke i bindur fshatar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos paguanin m\u00eb shum\u00eb se 5 piastra n\u00eb vit\u201d , thuhej n\u00eb nj\u00eb raport diplomati t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb pran\u00acver\u00ebn e hershme t\u00eb vitit 1844 nj\u00eb kryengritje serioze kund\u00ebr sundimit turk kishte ndodhur n\u00eb Shqip\u00eb\u00acrin\u00eb Veriore. Ishte raportuar se kryengrit\u00ebsit shqip\u00actar\u00eb kishin arritur t\u2019i mposhtnin trupat osmane n\u00eb disa beteja dhe ata ia kishin dal\u00eb t\u2019i largonin au\u00actoritetet osmane jasht\u00eb provinc\u00ebs\u201d, ka shkruar Sir Austen Henry Layard, (1817-18949 i d\u00ebrguari i amba\u00acsadorit brita\u00acnik n\u00eb Kostandinopoj\u00eb, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb jet\u00eb negociatori kryesor midis prij\u00ebsit t\u00eb krye\u00acngritjes shqip\u00actare, Dervish Car\u00ebs dhe autoriteteve osmane.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cOmar Pasha m\u00eb propozoi t\u00eb takohesha me Dervish Car\u00ebn dhe t\u00eb p\u00ebrpiqesha ta bindja\u201d, ka shkruar n\u00eb kujtimet e tij Sir Austen Henry Layard. K\u00ebrkesat e kryengrit\u00ebsve ishin: q\u00eb ushtria osmane t\u00eb t\u00ebrhiqej prej territoreve shqiptare, m\u00eb pastaj shqiptar\u00ebt refuzonin t\u2019u n\u00ebnshtroheshin ligjeve t\u00eb reja t\u00eb Tanzimatit dhe k\u00ebrkesa tjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve ishte q\u00eb rekrut\u00ebt shqip\u00actar\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshiheshin n\u00eb radh\u00ebt e nizam\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPasi u ngrit\u00ebm, biseda ime e nisur nat\u00ebn e ka\u00acluar me Dervish Car\u00ebn dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tjer\u00eb u rinis&#8230; E pash\u00eb q\u00eb ishte e kot\u00eb t\u00eb insistoja m\u00eb shum\u00eb, andaj ua p\u00ebrmenda atyre trajtimin ndaj t\u00eb krishter\u00ebve dhe mizorit\u00eb, t\u00eb cilave u ishin shtruar ata, duke iu referuar raporteve q\u00eb kishin arritur n\u00eb Kostandinopoj\u00eb. Udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb protes\u00actuan me indinjat\u00eb, sepse mendonin se nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb k\u00ebto raporte, t\u00eb cilat, si\u00e7 pohonin ata, ishin shpikur nga armiqt\u00eb e tyre\u201d. \/Koha Net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konsullata serbe n\u00eb Prishtin\u00eb e hapur m\u00eb 1889 n\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb shekullit XX Nga:\u00a0Sk\u00ebnder Latifi N\u00eb muajin n\u00ebntor jan\u00eb mbushur plot 125 vjet q\u00ebkur Serbia e d\u00ebrgoi konsullin e par\u00eb n\u00eb Vilajetin e Kosov\u00ebs, gjegj\u00ebsisht n\u00eb kryeqendr\u00ebn e sotme t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Prishtin\u00eb. Duke dashur q\u00eb lexuesit t\u2019ia afrojm\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38467,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,18,1],"tags":[],"class_list":["post-38464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-histori","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38464"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38468,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38464\/revisions\/38468"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}