{"id":38459,"date":"2024-12-15T09:20:06","date_gmt":"2024-12-15T08:20:06","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38459"},"modified":"2024-12-15T09:20:07","modified_gmt":"2024-12-15T08:20:07","slug":"asimilimi-i-arbanaseve-ne-zare-nen-presionin-e-etno-nacionalizmit-kroat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38459","title":{"rendered":"Asimilimi i Arbanas\u00ebve n\u00eb Zar\u00eb n\u00ebn presionin e etno-nacionalizmit kroat"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"624\" height=\"491\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Fontana-arbnesh-arbanas.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Fontana-arbnesh-arbanas.jpg 624w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Fontana-arbnesh-arbanas-300x236.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 624px) 100vw, 624px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Fontana n\u00eb Arbnesh (Arbanasi)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i asimilimit t\u00eb Arbans\u00ebve t\u00eb Zar\u00ebs t\u00eb ardhur n\u00eb n\u00eb shek. XVIII (1726-1733) nga Ljarja, Brisku dhe Shestani, ka zgjuar interesim t\u00eb shum\u00eb studiues shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj. N\u00eb asimilimin e Arbanas\u00ebve kan\u00eb ndikuar shum\u00eb faktor, sidomos ai politik.<\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht, arbanasit (vet\u00eb t\u00eb ardhurit n\u00eb Zar\u00eb vendin ku u vendos\u00ebn e quajen Arb\u00ebnesh e jo Arbansi) merreshin me bujq\u00ebsi dhe blegtori e m\u00eb von\u00eb filluan t\u00eb merren me disa zeje q\u00eb k\u00ebrkoheshin, si murator\u00eb, kasap\u00eb apo tregtar\u00eb.Por, shum\u00eb shpejt arbanasit filluan t\u00eb integrohen n\u00eb shoq\u00ebrin vendore si n\u00eb jet\u00ebn kulturore ashtu edhe ate politike. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon edhe procesi i asimilimit t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Kroatet n\u00eb vitin 1866 themeluan shkoll\u00ebn e meshkujve p\u00ebr m\u00ebsues, n\u00eb vitin 1895 bibliotek\u00ebn kroate nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1910 shoqaten kroate \u201cSokol\u201d, q\u00ebllimi i t\u00eb cil\u00ebs ka qen\u00eb shtrirja e identitetit kroat, pra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur kroat\u00ebt u imponuan arbanasve p\u00ebrqafimin e identitetit komb\u00ebtar kroat. Megjithat\u00eb, Arbanasit vazhduan t\u2019i ruajn\u00eb ve\u00e7orit\u00eb dalluese kulturore dhe etnike t\u00eb cilat nd\u00ebrtojn\u00eb dhe zgj\u00ebrojn\u00eb ndjenjat p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike shqiptare, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb vogla gjer n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Deri n\u00eb fund t\u00eb shek.XIX arbanasit shfaqen interes p\u00ebr ngjarjet n\u00eb atdheun e tyre t\u00eb vjet\u00ebr duke u indentifikuar apo solidarizuar p\u00ebrmes tubimeve publike dhe aktiviteteve t\u00eb tjera me popullin dhe shtetin shqiptar. N\u00eb periudh\u00ebn e sundimit austro-hungarez, procesi i eliminimit t\u00eb identitetit shqiptar n\u00eb vet\u00ebinterpretimin e komunitetit shqiptar, ishte pothuajse i p\u00ebrfunduar edhe pse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb jan\u00eb regjistruar edhe iniciativa p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb gazetat e tyre n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Shikuar nga pik\u00ebpamja komb\u00ebtare, arbanasit jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe p\u00ebr faktin se nj\u00eb pjes\u00eb e fshatar\u00ebve konsiderohen italian\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt kroat\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb gjith\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb Arbanas! Nj\u00eb lidhje e \u00e7uditshme kjo q\u00eb e gjen arsyetimin n\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb fetare, sepse qoft\u00eb italian\u00eb, kroat\u00eb apo arbanas t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb katolik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn gjat\u00eb sundimit italian n\u00eb Zar\u00eb (1920\u20131943), nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e arbanas\u00ebve p\u00ebrkrahi Mbret\u00ebrin Italiane edhe pse zyrtarisht trajtoheshin si pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar apo Arbanas. Integrimi i nj\u00eb pjese t\u00eb Arbanas\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb italiane ishte aq i avancuar sa q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur Zara zyrtarisht u b\u00eb pjes\u00eb e shtetit jugosllav, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij komuniteti migroi n\u00eb Itali, q\u00eb padyshim pati ndikim n\u00eb struktur\u00ebn dhe zvoglimin e numrit t\u00eb popullsis\u00eb arbanase n\u00eb Zar\u00eb. <strong>Politika e<\/strong> Jugosllavis\u00eb socialiste, nd\u00ebrtoi nj\u00eb q\u00ebndrim skeptik ndaj arbanasve, si ku do tjet\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi. Ata politikisht konsideroheshin si adhurues t\u00eb Italis\u00eb dhe fashizmit nd\u00ebrsa \u00e7do shprehje e identitetit t\u00eb tyre etnik apo komb\u00ebtar ndeshkohej me d\u00ebnime partiake dhe gjyq\u00ebsore, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn deri n\u00eb vitin 1990 p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre etniko-komb\u00ebtare kan\u00eb mundur t\u00eb flasin vet\u00ebm n\u00eb familjet e tyre. P\u00ebr k\u00ebt arsye kjo periudh\u00eb, nga pik\u00ebpamja e ruajtjes dhe e nd\u00ebrtimit t\u00eb identitetit t\u00eb arbanas\u00ebve, mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si epoka e \u201czbraz\u00ebtir\u00ebs lundruese\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ekzistonte mb\u00ebshtetja e shtetit dhe politik\u00ebs s\u00eb tij, s\u00eb paku p\u00ebr organizimet kulturore q\u00eb do t\u00eb afirmonin origjin\u00ebn, identitetin dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij komuniteti, p\u00ebr jet\u00ebn shoq\u00ebrore n\u00eb qytet dhe n\u00eb shtet. Ai hendek lundrues gjysm\u00eb shekullor shkaktoi nj\u00eb lloj reagimi te arbanasit t\u00eb tipit \u201cnirvana\u201d (\u00e7lirim nga gjendja e vuajtjeve shpirt\u00ebrore) te identitetit, e cila rezultoi n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb heshtur asimilimi natyror t\u00eb komunitetit, n\u00eb favor t\u00eb aspektit t\u00eb integrimit social.<\/p>\n\n\n\n<p>Me krijimin dhe nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb pavarur kroat n\u00eb vitet &#8217;90 t\u00eb shek. XX-t\u00eb, arbanasit u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb lidhje me vet\u00ebperceptimin e indetitetit t\u00eb tyre komb\u00ebtar. Ndryshe nga periudha e socializmit jugosllav, tani n\u00eb rrethanat e reja t\u00eb demokracis\u00eb formale, por n\u00ebn presionin e etno- nacionalizmit kroat, abanasit u p\u00ebrball\u00ebn me politik\u00ebn e re t\u00eb idntitetit t\u00eb shtetit kroat t\u00eb sapokrijuar. Politika e historis\u00eb dhe e identitetit komb\u00ebtar q\u00eb zyrtarisht e proklamonte shteti kroat n\u00eb vitet &#8217;90, nga nj\u00ebra an\u00eb, fillimisht e afirmoi daljen e arbanas\u00ebve nga anonimiteti dhe dhe mbeshteti organizimin aktiv t\u00eb tyre, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me prejardhjen dhe identitetin e tyre, q\u00eb nuk ndodhte gjat\u00eb sundimit jugosllav, por nga ana tjet\u00ebr, e nj\u00ebjta politik\u00eb vazhdon t\u00eb favorizoj\u00eb fuqimisht pik\u00ebpamjen se arbanasit i p\u00ebrkasin bashk\u00ebsis\u00eb etnike dhe komb\u00ebtare kroate. Kjo qasje negative e politik\u00ebs kroate p\u00ebr identitetin e Arbanas\u00ebve ka pasur dhe ka edhe sot e k\u00ebsaj dite ndikim direkt n\u00eb asimilimin e&nbsp; arbanas\u00ebve t\u00eb Zar\u00ebs. Sigurisht, n\u00ebn presionin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb integrimit sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb suksesh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebroe-politike dhe ekonomiko- sociale, shumica e arbnas\u00ebve, shtuar k\u00ebtu edhe interesat individuale dhe klanore, nga nj\u00ebra an\u00eb dhe mungesa e p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs arbanase q\u00eb i gjason plot\u00ebsish sot e k\u00ebsaj dite gjuh\u00ebs se fshatrave Ljare, Brisk e Shestan nga ku u vends\u00ebn n\u00eb Arbnesh t\u00eb Zar\u00ebs, dhe mungesa e kultivimit t\u00eb trashigimis\u00eb kulturore, nga ana tjet\u00ebr ndikuan n\u00eb asimilimin e p\u00ebrshpejtuar t\u00eb tyre. <strong>Ky \u00ebsht\u00eb<\/strong> nj\u00eb nd\u00ebr rastet e ve\u00e7anta kur integrimi mbizot\u00ebron mbi identitetin kolektiv t\u00eb nj\u00eb komuniteti si arbanas\u00ebt. Duke vur\u00eb n\u00eb dukje &nbsp;dallimin nd\u00ebrmjet integrimit dhe asimilimit mund t\u00eb thuhet se tek Arbanasit kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shum\u00eb me asimilimin e detyruar se sa at\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm. Megjith\u00ebse asimilimi gradualisht ndryshon vet\u00eb-imazhin e individ\u00ebve dhe kolektiv\u00ebve, identitetet nuk ndryshojn\u00eb mekanikisht, duke hequr nj\u00eb dhe duke marr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye arbanasit, duke pasur parasysh t\u00eb gjitha rrethanat nxit\u00ebse apo frenuese, gjat\u00eb tre shekujve t\u00eb kaluar, t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, mbeten vet\u00ebm arbanas.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr studimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr arsyet e asimilimit t\u00eb Arbanas\u00ebve t\u00eb Zar\u00ebs, padyshim \u00ebsht\u00eb analiza e autor\u00ebve kroat Dragutin Babiq dhe Shenol Selimoviq, publikuar n\u00eb revist\u00ebn Analet e shoq\u00ebris\u00eb politologjike Kroate (AHPD) n\u00eb vitin 2018. N\u00eb nj\u00eb hulumtim empirik (2014) n\u00eb Zar\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb intervist\u00eb 20 Arbanas (12 gra e 8 burra) t\u00eb mosh\u00ebs 38-87 vje\u00e7. Ata jan\u00eb intervistuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb merren pik\u00ebpamjet dhe opinionet e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmbajtjes, ruajtjes dhe transmetimit t\u00eb identitetit t\u00eb tyre etnik\/komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre, asimilimin e vazhduesh\u00ebm dhe problemin e integrimit normativ dhe funksional, pas ardhjat\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Zar\u00eb dhe rrethin\u00eb. K\u00ebt\u00eb fakt po e ilustrojm\u00eb me p\u00ebrgjigjet e t\u00eb intervistuarve n\u00eb vitin 2014, nga autor\u00ebt e p\u00ebrmendur m\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKa vet\u00ebm 4 deri n\u00eb 5 familje (n\u00eb Arbanas) ku f\u00ebmij\u00ebt flasin fillimisht shqip, pastaj kroatisht. N\u00eb brezin tim deri n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb flitej vet\u00ebm arbanisht, pra deri n\u00eb fillimin e shkoll\u00ebs. Djali im kupton di\u00e7ka dhe vajza ime asgj\u00eb. Arbanishten e kuptoj qind per qind, por m\u00eb duhet pak koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifituar komunikimmin, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e flas rrjedhsh\u00ebm\u201d (grua, 62 vje\u00e7, pensioniste), nd\u00ebrsa nj\u00eb burr\u00eb i mosh\u00ebs 60 vje\u00e7are thot\u00eb: \u201cUn\u00eb kuptoj gjith\u00e7ka dhe flas, le t\u00eb themi, rreth 50 p\u00ebr qind, dhe kjo sepse nuk e praktikoj at\u00eb gjuh\u00eb. Mami absolutisht e flet\u00eb mir\u00eb, dhe motra ime kupton gjith\u00e7ka, por nuk flet. Kush\u00ebriri im i par\u00eb, q\u00eb ka lindur n\u00eb 1947, kupton dhe flet gjith\u00e7ka. Brezi i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mi \u2013 asgj\u00eb\u201d. &nbsp;<strong>Pra t\u00eb<\/strong> rinjt\u00eb gjith\u00ebnje e m\u00eb pak e flasnin arbanisht\u00ebn, e kushtu edhe gjithnj\u00eb e m\u00eb pak ruajn kujtes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tyre nacioale.&nbsp; Sa ishte e leht\u00eb t\u00eb ndihesh si arbanas e vrejm\u00eb nga th\u00ebnja e nj\u00eb t\u00eb intervisuari, burr\u00eb 42, vje\u00e7 i cili thot\u00eb: \u201cMund t\u00eb them lirisht se jam Arbanas, megjithat\u00eb si edhe m\u00eb p\u00ebrpar\u00eb e krahasojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb me shiptari, pra para dhe pas kishim at\u00eb portretin e shiptarit, nd\u00ebrsa nj\u00eb burr\u00eb 63 vje\u00e7ar thot\u00eb: \u201cNd\u00ebrsa luaja futboll n\u00eb Split, isha ustash, fashist dhe shiptar. Gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fjal\u00eb. Jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi luajtur futboll p\u00ebr Arbanas\u201d. Por si duket t\u00eb arbanasit e Zar\u00ebs m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka trashigimia shpirt\u00ebrore se ajo matriale. Nj\u00eb grua e mosh\u00ebs 77 vje\u00e7are thot\u00eb: \u201cNga trash\u00ebgimia, mendoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vlefshme ajo shpirt\u00ebrore, q\u00ebndruam n\u00eb frym\u00ebn e Arbanasit\u201d nd\u00ebrsa nj\u00eb burr\u00eb 87 vje\u00e7ar\u00eb thot\u00eb:\u201dUn\u00eb vler\u00ebn shpirt\u00ebrore e shoh n\u00eb faktin q\u00eb arbanas kam qen\u00eb si gjat\u00eb Italis\u00eb ashtu edhe pas \u00e7lirimit. Arbanas mbetem &nbsp;gjithmon\u00eb n\u00eb shpirt. Un\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00ebri jeton n\u00eb Milano (Itali), tjetri n\u00eb Lyon (Franc\u00eb), t\u00eb dy flasin shqip, si dhe italisht, kroatisht dhe fr\u00ebngjisht\u201d. \u201cDjali im ka vendosur nj\u00eb tatu n\u00eb dor\u00eb n\u00eb arb\u00ebnishte: \u201cK\u00ebtu kam le dhe k\u00ebtu do vdes\u201d thot\u00eb nj\u00eb i intervistuar i mosh\u00ebs 62 vje\u00e7are.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendojse kuptimi mbi origjin\u00ebn do t\u00eb reduktohet n\u00eb faktin se sipas origjin\u00ebs do t\u00eb deklarohen si arbanas\u00eb,&nbsp; por ata nuk do t\u00eb din\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse as brezi i ri i sot\u00ebm i k\u00ebtij komuniteti nuk tregon shum\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb hulumtuar origjin\u00ebn e vet dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn arbeneshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i asimilimit n\u00eb Arbanas \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Megjithat\u00eb, po b\u00ebh\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr ruajtjen e indentitetit dhe gjuh\u00ebs arbeneshe. Profesoresha Maximiliana Baran\u00e7iq e cila jeton n\u00eb Zar\u00eb, \u00e7do t\u00eb enjte n\u00eb bibliotek\u00ebn e Arbanasit organizon kurse t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs arb\u00ebnishte.Kursist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme, 20,30 50 e 70 vje\u00e7are t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme si mjek\u00eb, avokat\u00eb, economist\u00eb etj. Kjo t\u00eb jep shpres\u00eb se identiteti i Arbanas\u00ebve do t\u00eb vazhdoj t\u00eb ruhet edhe n\u00eb vazhdim. Maximiliana thot\u00eb: \u201cUn\u00eb jam kroatesh\u00eb, por t\u00eb par\u00ebt e mi vin\u00eb nga liqeni i Shkodr\u00ebs dhe e ndiej si obligim q\u00eb identitetin ton\u00eb ta mbaj gjall\u00eb\u201d.&nbsp; &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe sot e k\u00ebsaj dite kur nj\u00eb arbanas takon ndonj\u00eb shqiptar\u00eb nga viset tjera shqiptare e p\u00ebrshendet: \u201cGjaku jon\u00eb, toka jon\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fontana n\u00eb Arbnesh (Arbanasi) Nga Hajrullah Hajdari Procesi i asimilimit t\u00eb Arbans\u00ebve t\u00eb Zar\u00ebs t\u00eb ardhur n\u00eb n\u00eb shek. XVIII (1726-1733) nga Ljarja, Brisku dhe Shestani, ka zgjuar interesim t\u00eb shum\u00eb studiues shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj. N\u00eb asimilimin e Arbanas\u00ebve kan\u00eb ndikuar shum\u00eb faktor, sidomos ai politik. Fillimisht, arbanasit (vet\u00eb t\u00eb ardhurit n\u00eb Zar\u00eb vendin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38462,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38459","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38459"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38459\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38463,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38459\/revisions\/38463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}