{"id":38450,"date":"2024-12-12T18:32:19","date_gmt":"2024-12-12T17:32:19","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38450"},"modified":"2024-12-12T18:35:40","modified_gmt":"2024-12-12T17:35:40","slug":"a-mjafton-patriotizmi-vetem-nje-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38450","title":{"rendered":"\u00a0A MJAFTON PATRIOTIZMI VET\u00cbM NJ\u00cb DIT\u00cb?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"627\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti-215x300.jpg 215w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Shkruan: Esat Mehmeti<\/p>\n\n\n\n<p><strong>E duam N\u00ebntorin, sepse na rikujton ngjarjet e m\u00ebdha historike. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar dhe nxit ndjenj\u00ebn dhe q\u00ebndrimin patriotik. \u00cbsht\u00eb dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi dhe si e till\u00eb, Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb fest\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>28 N\u00ebntori-Dita e Flamurit na shpie n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ton\u00eb t\u00eb hidhur, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb mbushur me ngjarje e dhembje t\u00eb madhe, e p\u00ebrshkruar me plot\u00eb vuajtje e sakrifica, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar e ruajtur identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar. Shqiptar\u00ebt, si n\u00eb trojet e tyre etnike, ashtu edhe jasht\u00eb saj, me respekt e nderim kujtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>28 N\u00ebntori i vitit 1912-t\u00eb, sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr popullin shqiptar. Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, konsiderohet nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e popullit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp; Kombin dhe atdheun duhet ta duam \u00e7doher\u00eb, jo vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb afrohet muaji n\u00ebntor ne entuziazmohemi. Por, e keni par\u00eb sa patriot\u00eb b\u00ebhemi gjat\u00eb festave t\u00eb N\u00ebntorit ?. Val\u00ebvitja e flamurit apo veshja me ngjyrat e simbolet komb\u00ebtare vet\u00ebm p\u00ebr festa, nuk t\u00eb b\u00ebjn\u00eb patriot t\u00eb madh. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb patriotiz\u00ebm folklorik. Kombin dhe atdheun duhet ta duam \u00e7do dit\u00eb dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit!. Patriotizmin duhet ta kemi n\u00eb gjak, ta kemi n\u00eb gjene. Veshja kuq e zi dhe mbajtja e simboleve komb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme.T\u00eb qenurit patriot i mir\u00ebfillt\u00eb n\u00ebnkupton shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.Madje, shpesh ata q\u00eb br\u00ebnda nj\u00eb nate b\u00ebh\u00ebn patriot\u00eb dhe hiqen e shiten si patriot t\u00eb m\u00ebdhenj, me paraqitjen dhe retorik\u00ebn e tyre, jan\u00eb shpesh edhe n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb interesave komb\u00ebtare dhe mask\u00ebn patriotike e mbajn\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb fshehur munges\u00ebn e patriotizmit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Patriotizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb dashurie q\u00eb duhet mbjellur e ushqyer \u00e7do her\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn at\u00ebrore, p\u00ebr vendin q\u00eb kemi lindur dhe jetojm\u00eb si komb e popull. Atdhedashuria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushje e gjith\u00eb porosive dhe amaneti i t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb.T\u00eb jesh patriot do t\u00eb thot\u00eb; t\u00eb jap\u00ebsh kontributin t\u00ebnd p\u00ebr vendin dhe t\u00eb kujdesesh p\u00ebr t\u00eb. Patriotizmi i v\u00ebrtet tregohet me pun\u00eb dhe kontribut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr kombin dhe atdheun.<\/p>\n\n\n\n<p>Patriotizmin duhet ta shfaqin jo vet\u00ebm me fjal\u00eb e n\u00eb rrjetet sociale, por mbi t\u00eb gjitha duhet me veprime konkrete. Nuk jam kund\u00ebr &nbsp;shprehjes s\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr atdheun n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebve, por duhet &nbsp;veprime konkrete dhe kontribut &nbsp;i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr vendin!.<\/p>\n\n\n\n<p>Shpesh kur diskutojm\u00eb ose shkruajm\u00eb p\u00ebr nevoj\u00ebn e ringjalljes s\u00eb patriotizmit shqiptar, disa e konsiderojn\u00eb at\u00eb si nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb tejkaluar, ose si nj\u00eb relike t\u00eb panevojshme n\u00eb epok\u00ebn e k\u00ebtij shekulli. Por un\u00eb mendoj&nbsp; se patriotizmi shqiptar mbetet nj\u00eb komponent jetike p\u00ebr t\u00eb ruajtur unitetin komb\u00ebtar. Me patriotiz\u00ebm sot , nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb refuzojm\u00eb vlerat universale, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar bot\u00ebn e qytetruar, duke ruajtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb na b\u00ebn shqiptar\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, duke q\u00ebndruar t\u00eb bashkuar dhe duke kujtuar rr\u00ebnj\u00ebt tona, mund t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dashuria e atdheut mbart n\u00eb vete ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale dhe at\u00eb komb\u00ebtare. Dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun ne e m\u00ebsuam nga prind\u00ebrit, nga gjysh\u00ebrit tan\u00eb, nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit. Ajo koh\u00eb, ishte dashuri pa kushte e pa ambicie personale. Ata nuk i p\u00ebrkisnin asnj\u00eb partie politike, ishin n\u00eb gjendje t\u00eb sakrifikonin \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr atdheun dhe kombin. Nd\u00ebrsa, kur flasim p\u00ebr t\u00eb tashmen jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kategorie njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt atdhedashurin\u00eb e kan\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzuar.T\u00eb till\u00ebt, patriotizmin e kan\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb interesave t\u00eb tyre personale, ku n\u00eb veprimet e tyre vet\u00ebm patriotiz\u00ebm nuk gjen. Atdheut i duhen shpirtra t\u00eb sinqert\u00eb, p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar dhe ngritur lart, n\u00eb mesin e vendeve t\u00eb p\u00ebrparuara. Andaj , patriotizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb virtyt i lart shekullor, \u00ebsht\u00eb baza e moralit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb segment t\u00eb gjat\u00eb dhe nj\u00eb q\u00ebllim. \u00cbsht\u00eb ndjenja e dashuris\u00eb, e p\u00ebrkushtimit p\u00ebr atdheun, duke p\u00ebrfshir\u00eb aspektet etnike, kulturore, politike e historike etj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<strong>Patriotizmi \u00ebsht\u00eb mjaft i nevojsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rilind\u00ebsit tan\u00eb kishin nj\u00eb projekt t\u00eb qart\u00eb, ku nd\u00ebr sfidat kryesore ka qen\u00eb masivizimi i vet\u00ebdijes komb\u00ebtare. Nd\u00ebrsa, sot politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, shpesh rrisin doz\u00ebn e tyre t\u00eb patriotizmit, kryesisht n\u00eb koh\u00ebn e zgjedhjeve, sidomos kur jemi ne prag t\u00eb zgjedhjeve. Andaj, gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb b\u00ebrtasin rrug\u00ebve, medieve, portaleve e n\u00eb facebook jan\u00eb patriot t\u00eb votave dhe \u00ebnd\u00ebrrimtar t\u00eb nj\u00eb karrige udh\u00ebheq\u00ebse.Patriotizmi duhet t\u00eb mos jet\u00eb ekskluzivisht i lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn, por t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb projekt i s\u00eb ardhmes q\u00eb lidhet m\u00eb konsolidimin e kombit ton\u00eb. Patriotizmi nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se dashuria p\u00ebr atdheun e p\u00ebr popullin e vet dhe gatishm\u00ebria p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebrbyer atyre me besnik\u00ebri, \u00ebsht\u00eb ndjenja e lart\u00eb e detyr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me vet\u00ebmohim interesat e atdheut dhe t\u00eb popullit t\u00eb vet.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb vit, 28 N\u00ebntori u festua kudo ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak. K\u00ebsaj radhe do t\u00eb ve\u00e7oja qytetin e lasht\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs, e t\u00eb tradit\u00ebs- Shkodr\u00ebn. \u00c7udit\u00ebrisht, me habiti fakti, se at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, mungonte atmosfera festive, \u00e7do gj\u00eb m\u2019u duk e zbeht dhe nuk i p\u00ebrgjante nj\u00eb feste komb\u00ebtare, p\u00ebrve\u00e7 nisjes s\u00eb Maraton\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb Shkod\u00ebr-Ulqin, q\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb jet\u00ebsuar. Si p\u00ebr \u00e7udi edhe n\u00eb Kalan\u00eb e lasht\u00eb shekullore, n\u00eb maje t\u00eb Rozaf\u00ebs mungonte ai flamuri q\u00eb dikur valvitej me kranari dhe q\u00ebndronte lart sikur na p\u00ebrsh\u00ebndeste dhe na uronte kurdoher\u00eb mir\u00ebseardhje n\u00eb qytetin e lasht\u00eb, n\u00eb qytetin e kultur\u00ebs !<\/p>\n\n\n\n<p>Por jo vet\u00ebm,n\u00eb Shkod\u00ebr,por &nbsp;edhe n\u00eb Ulqin mungonte atmosfera festive. P\u00ebrve\u00e7 mbr\u00ebmjes se asaj dite, n\u00eb Ulqin e An\u00eb t\u00eb Malit (n\u00eb SH F \u201cBedri Elezaga) u sh\u00ebnua kjo dat\u00eb, por &nbsp;nuk u sh\u00ebnua n\u00eb institucione t\u00eb tjera. K\u00ebtu habit fakti se edhe p\u00ebrkund\u00ebr ftesave t\u00eb b\u00ebra nga organizator\u00ebt e manifestimit p\u00ebr sh\u00ebnimin e k\u00ebsaj date t\u00eb madhe komb\u00ebtare, si shum\u00ebher\u00eb nungonin prania e shum\u00eb \u201cintelektual\u00ebve\u201d e n\u00eb ve\u00e7anti punonj\u00ebsve t\u00eb arsimit dhe struktura t\u00eb tjera. Po jo vet\u00ebm kaq! edhe gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb fest\u00ebs, shum\u00eb nga qytetar\u00ebt e rastit dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb grup moshave t\u00eb ndryeshme t\u00eb pyetur nga autori i k\u00ebtij shkrimi, me rezultoj, se ata as q\u00eb e kishin n\u00eb mendje iden\u00eb e k\u00ebsaj date!. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb munges\u00eb e kultur\u00ebs komb\u00ebtare, e aq m\u00eb tep\u00ebr e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebseve dhe prind\u00ebrve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebt nuk iu mish\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb t\u00eb madhe komb\u00ebtare. Andaj, me nj\u00eb angazhim intensiv t\u00eb \u00e7do individi, sot kemi nevoj\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbim m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebdijen komb\u00ebtare .<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Koha p\u00ebr nj\u00eb vet\u00ebdije m\u00eb t\u00eb lart\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Secili nga ne duhet t\u00eb jemi pak patriot, p\u00ebr nj\u00eb patriotiz\u00ebm modern, t\u00eb kulturuar. \u00c7ka n\u00ebnkuptojm\u00eb me patriotiz\u00ebm modern e t\u00eb kulturuar ?. Ne duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb intelektuale dhe institucionale t\u2019i ndjekim proceset demokratike, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb drejta tona, t\u00eb mbrojm\u00eb historin\u00eb, tradit\u00ebn, kultur\u00ebn, t\u00eb mbrojm\u00eb kushtetut\u00ebn etj.Kultura \u00ebsht\u00eb shpesh nj\u00eb aspekt integral i patriotizmitq\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr identitetin dhe ruajtjen e kultur\u00ebs tradicionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb forcimin e identitetit komb\u00ebtar dhe t\u00eb jet\u00ebsohet nj\u00eb lidhje e q\u00ebndrueshme me t\u00eb gjitha vendet si : Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Mali t\u00eb Zi, Maqedoni,Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Greqi, Turqi e vende t\u00eb tjera ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme e forcimit t\u00eb unitetit shqiptar. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb unifikuar, t\u00eb ekzistoj\u00eb raporti shqiptaro-shqiptar, kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na duhet.<\/p>\n\n\n\n<p>Andaj, n\u00eb qoft\u00eb se duhet t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb dhe ta lart\u00ebsojm\u00eb kombin, duhet t\u00eb kultivojm\u00eb atdhedashuri t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb vlera komb\u00ebtare \u00e7do dit\u00eb, e jo vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb, (kur \u00ebsht\u00eb dit\u00eb feste ). Patriotizmi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb e shprehim n\u00eb dit\u00eb festash, por duhet nj\u00eb p\u00ebrkushtim q\u00eb reflektohet n\u00eb veprimet tona t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Dashuria p\u00ebr atdheun matet me kontributin q\u00eb secili prej nesh jep p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e&nbsp; kombit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Puna me ndershm\u00ebri dhe p\u00ebrkushtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, duke investuar n\u00eb dijen dhe aft\u00ebsit\u00eb tona, n\u00eb p\u00ebrhapjen e vlerave tona pozitive, ne kontribuojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin dhe kombin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashk\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb kombin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;..blotuar n\u00eb &nbsp;\u201c Koh\u00ebn javore \u201c<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Esat Mehmeti E duam N\u00ebntorin, sepse na rikujton ngjarjet e m\u00ebdha historike. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb lidhet me identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar dhe nxit ndjenj\u00ebn dhe q\u00ebndrimin patriotik. \u00cbsht\u00eb dat\u00eb e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pand\u00ebrprera t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi dhe si e till\u00eb, Dita e Flamurit \u00ebsht\u00eb fest\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve. 28 N\u00ebntori-Dita [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38450","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38450"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38450\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38453,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38450\/revisions\/38453"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}