{"id":38445,"date":"2024-12-09T15:59:00","date_gmt":"2024-12-09T14:59:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38445"},"modified":"2024-12-09T18:02:37","modified_gmt":"2024-12-09T17:02:37","slug":"mbiemri-arbanas-dhe-shtrirja-ne-shtete-te-ndryshme-te-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38445","title":{"rendered":"MBIEMRI ARBANAS DHE SHTRIRJA N\u00cb SHTETE T\u00cb NDRYSHME T\u00cb BOT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"640\" height=\"427\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Kisha-zonja-jone-permendorja-ne-sheshinb-arbanas.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Kisha-zonja-jone-permendorja-ne-sheshinb-arbanas.jpg 640w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/Kisha-zonja-jone-permendorja-ne-sheshinb-arbanas-300x200.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><em>Kisha \u201cZonja jon\u00eb\u201d dhe p\u00ebrmendorja n\u00eb sheshin e Arbanasit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruan se jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga zona e mbi liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Mbiemri \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e ndryshueshme dhe ndryshon gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme. Mbiemrat e njer\u00ebzve, var\u00ebsisht nga rrethanat shoq\u00ebrore dhe politike po ashtu ndryshuan gjat\u00eb historis\u00eb. N\u00eb dallim nga popujt e tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, mbiemrat te shqiptar\u00ebt jan\u00eb relativisht t\u00eb von\u00eb. N\u00eb Angli, p\u00ebr&nbsp; shembull,&nbsp; mbiemrat&nbsp; jan\u00eb miratuar&nbsp; n\u00eb&nbsp; mas\u00eb&nbsp; t\u00eb&nbsp; madhe&nbsp; nd\u00ebrmjet&nbsp; shekujve&nbsp; 11&nbsp; dhe&nbsp; 16.&nbsp; Gjat\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, shumica e popullsis\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb vilajetet shqiptare, por edhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb perandorin\u00eb nuk kan\u00eb pasur mbiemra.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbiemrat e shqiptar\u00ebve zakonisht p\u00ebr baz\u00eb kan\u00eb: vijim\u00ebsin\u00eb apo prejardhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre (emri i babait, gjyshit apo st\u00ebrgjyshit); prejardhjen (vendbanimi, fshati, qyteti apo krahina ku jetonin ose nga vinin\u00eb \u2013 mbiemra topografik); profesionin ose tituj fetar apo grad\u00eb ushtarake dhe mbiemrat n\u00eb form\u00eb t\u00eb nofk\u00ebs apo llagapit t\u00eb ndonj\u00eb paraardh\u00ebsit t\u00eb bart\u00ebsit t\u00eb mbiemrit.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb po shqyrtojm\u00eb mbiemrin ARBANAS, ve\u00e7an\u00ebrisht shtrirjen e k\u00ebtij mbiemri n\u00eb territore t\u00eb ndryshme t\u00eb ish- Jugosllavis\u00eb dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Mbiemri \u201cArbanas\u201d \u201can\u00ebtar i familjes shqiptare\u201d<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>S\u2019ka dyshim se mbiemri Arbanas i takon grupit t\u00eb mbiemrave q\u00eb tregojn\u00eb prejardhjen e paraardhs\u00ebve t\u00eb bart\u00ebsit t\u00eb mbiemrit. Ky mbiem\u00ebr ka nj\u00eb lidhje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fort\u00eb me kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn shqipe, gj\u00eb q\u00eb tregon origjin\u00ebn e saj shqiptare. Fjala &#8220;Arbanas&#8221; rrjedh nga fjala shqipe &#8220;Arb\u00ebr&#8221; q\u00eb i referohet shqiptar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspect mbiemrin Arbanas mund t\u00eb rendisim si \u201can\u00ebtar i familjes shqiptare\u201d. Ky mbiem\u00ebr shfaqet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kroaci n\u00eb shekullin e 15-t\u00eb, kur shum\u00eb shqiptar\u00eb lan\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe shkuan n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ekziston edhe nj\u00eb teori sipas t\u00eb cil\u00ebs Arbanaset erdhen n\u00eb Kroaci si ushtar\u00eb q\u00eb luftuan n\u00ebn flamujt e mbret\u00ebrve kroat\u00eb. Shum\u00ebkush mendon se shqiptar\u00ebt e par\u00eb q\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb Republik\u00ebn e Venedikut, konkretisht n\u00eb Dalmaci (Dalmacia shtrihej prej Istr\u00ebs deri n\u00eb Dubrovnik nd\u00ebrsa Kotorri b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb \u201cAlbania Veneta\u201d) jan\u00eb ata q\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb pjes\u00ebn juglindore t\u00eb Zar\u00ebs n\u00eb vitin 1726, 1726 dhe 1733. q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb quhet sipas banor\u00ebve t\u00eb ardhur aty \u2013 Arbanas. Me ardhjen e osmanlive n\u00eb viset shqiptare n\u00eb shek. XV nj\u00eb pjes\u00eb e popullat\u00ebs shqiptare p\u00ebr t\u00eb ruajtur fen\u00eb katolike apo ortotokse dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar kushte m\u00eb t\u00eb mira jet\u00ebsore mor\u00ebn rrug\u00ebn e larg\u00ebt dhe t\u00eb dhimbshme t\u00eb m\u00ebrgimit. K\u00ebshtu, pas vdekjes s\u00eb Skenderbeut (1468) nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i shqiptar\u00ebve u largua nga territoret e \u201cAlbania Veneta\u201d dhe u vendos\u00ebn p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb bregun tjet\u00ebr t\u00eb Adriatikut \u2013 n\u00eb Itali. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kohore u shp\u00ebrngul\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr i shqiptar\u00ebve n\u00eb ishullin \u00c7iovo af\u00ebr Trogirit. Vendbanimi ku u vendos\u00ebn sot e k\u00ebsaj ditq quhet Arbanija.&nbsp; N\u00eb vitin 1655 n\u00ebn udh\u00ebheqjen e kapitanit shqiptar Nikoll\u00eb Ce\u00e7lina, u vendos\u00ebn n\u00eb Peroj (P\u00ebrrue) 15 familje shqiptare, nd\u00ebrsa sipas t\u00eb dh\u00ebn\u00ebave t\u00eb prof. Tullio Erber atje u vendos\u00ebn 50 familje me 400 frym\u00eb. Shqiptar\u00ebt e migruar n\u00eb Itali duke ruajtur elementin gjuh\u00ebsor, kulturor dhe etnografik vet\u00ebn e tyre e quanin dhe e quajn Arb\u00ebnesh.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Numri i Arbanasve n\u00eb r\u00ebnje drastike<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Mbiemri ARBANAS m\u00eb shum\u00eb se 300 vjet \u00ebsht\u00eb ruajtur me zili nga banor\u00ebt e Arbanasit sot e k\u00ebsaj dite. Natyrisht, jeta dhe rrjedhjet e saja kan\u00eb ndikuar q\u00eb edhe nga Arbanasi t\u00eb shp\u00ebrngulen p\u00ebr jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mire n\u00eb vende t\u00eb tjera, jo vet\u00ebm brenda Kroacis\u00eb, por edhe n\u00eb vende tjera n\u00eb Kroaci, Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, Bullgari dhe n\u00eb shum\u00eb vende tjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe bot\u00ebs. Mbiemrin Arbanas e shenojm\u00eb n\u00eb 17 vende t\u00eb bot\u00ebs. Kolonia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Arbanas \u00ebsht\u00eb zvogluar duksh\u00ebm, k\u00ebshtu q\u00eb sot sipas regjistrimit t\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb popullsis\u00eb jetojn\u00eb vet\u00ebm 28 familje, t\u00eb tjer\u00ebt regjistrohen si Kroat\u00eb e nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl si Italian\u00eb. N\u00eb zvoglimin e numrit t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Arbanasit nuk ka ndikuar vet\u00ebm shp\u00ebrngulja por edhe asimilimi si rrjedhoj\u00eb e ngjarjeve politike e ve\u00e7an\u00ebrisht pas luftrave t\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta t\u00eb shek.XX. (Nga biseda me Ivica Mateshiq &#8211; Jeremija n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2017).<\/p>\n\n\n\n<p>Vendet tjera ku jetojn\u00eb sot Arbanasit n\u00eb Kroaci jan\u00eb: n\u00eb Zagreb 38 familje, Velika Gorica 14, Slavonski Brod 24, Smil\u00e7iqi af\u00ebr Benkovcit 17, Lomnic\u00eb 20, Turopolje af\u00ebr Zagrebit 12, Osijek 15, Lukovec 9, n\u00eb Sinj 3, Podvinje 4, Rijek\u00eb 20, Skrad 3, Kostrena 3, Delnice 4, Mali Izh 1, Sisak 4, Novska 3, Kutina 2, Strozhec 2, Shibenik 1, Dubrovnik 1, Luta n\u00eb Konavle 7 dhe n\u00eb Zhupa 3. Mbiemri Arbanasi na paraqitet edhe n\u00eb form\u00ebn Arbanisiq n\u00eb fshatin Bernaze, rrethi i Cetin\u00ebs, 3 familje.&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Arbanasit jetojn\u00eb edhe n\u00eb \u00c7aplin\u00eb 1 (5 an\u00ebtar\u00eb), n\u00eb Lik\u00eb 10 sht\u00ebpi &#8211; Kallugjurevac af\u00ebr Gospiqit 6 dhe Peri\u00e7i (4), ku \u00e7do i kat\u00ebrti banor mban mbiemrin Arbanas. Familje me mbiemrin Arbanas ka pasur edhe n\u00eb Imotski, po tani m\u00eb nuk paraqiten. Nd\u00ebrkaq, fshati Arbanas ekziston af\u00ebr Rudos, n\u00eb Bosnjen Lindore nd\u00ebrsa af\u00ebr Trebinjes fshati quhet Arbanashka.<\/p>\n\n\n\n<p>Familje me mbiemrin Arbanas ka n\u00eb Bullgari (346 banor\u00eb) Rumani, Austri SHBA, Australi etj.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong><em>Arbanasit me ndikim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn shoqroro-politike<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p>Gjith\u00ebsesi duhet theksuar se Arbanasit gjat\u00eb histories kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb emra t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb kultur\u00ebs, muzik\u00ebs, sportit, politik\u00ebs e n\u00eb fusha tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Me k\u00ebt\u00eb rast po p\u00ebrmendim vet\u00ebm disa nga ato: &nbsp;Prof. Leonardo-Nardi Bajlo, pedagog sportive, Romano Bajlo p\u00ebrzgjedh\u00ebs I selekcionit t\u00eb kanotazhit t\u00eb Kroacis, Shime Deshpali, maestro I njohur n\u00eb bot\u00eb, mons.<\/p>\n\n\n\n<p>Simeone Duca ,sekretar I arkivit t\u00eb Vatikanit, &nbsp;prof. dr. Aleksandar Stip\u00e7eviq, shkenctar dher shkrimtar, povjesni\u010dar i hrvatski knji\u017eevnik PinoGjergja, basketbollist I njohur, reprezentues dhe trener, Josip Gjergja, politicient dhe ambassador I Jugosllavis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Mladen Grdovi\u0107, dhe&nbsp; Gjani Marshan k\u00ebng\u00ebtar t\u00eb njohur, Dr. Albino Joviq, kardiolog me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore, Bozhidar Kalmeta, Minister n\u00eb qeverin kroate, Mario Kotlar, piktor akademik, Kruno Krstiq, autor I fjalorit t\u00eb folurit t\u00eb arbanasve, Hrvoje Macanoviq, baba I I gazateris\u00eb sportive kroate dhe jugosllave, Ivica Mateshiq \u2013 Jeremija, atashe ushtarak i Kroacis\u00eb n\u00eb Itali, shkrimtar dhe publicist, Dalibor Musap, themelues I grupit \u201cRiva\u201d , fitues I eurosongut 1989, Josip Relja, shkrimtar etj. Por gjurm\u00eb t\u00eb suksesit arbanasit kan\u00eb l\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb Amerik\u00eb (Freed Arbanas, fudbollist amerikan), John Arbanas, tenist n\u00eb Australi), Goran Arbanas, fizicient nuclear, Juraj dhe Barbara Arbanas, shkenctar etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga sa cek\u00ebm m\u00eb lart\u00eb del se arbanasit kudo q\u00eb jan\u00eb vendosur jan\u00eb integruar mir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, kan\u00eb qen\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn kulturore dhe politike por, fatkeq\u00ebsisht t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb shprehur n\u00eb asimilimin e tyre, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb flasim n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm N\u00ebse flasim p\u00ebr Arbanasit n\u00eb Kroaci mund t\u00eb themi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet nuk jetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 750 banor\u00eb, q\u00eb padyshim \u00ebsht\u00eb r\u00ebnje drastike, sepse sipas deklaratave t\u00eb vet arbanas\u00ebve sot n\u00eb Zar\u00eb jetojn\u00eb 5.000 \u2013 10.000 arbanas\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kisha \u201cZonja jon\u00eb\u201d dhe p\u00ebrmendorja n\u00eb sheshin e Arbanasit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruan se jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga zona e mbi liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs Nga Hajrullah Hajdari Mbiemri \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e ndryshueshme dhe ndryshon gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme. Mbiemrat e njer\u00ebzve, var\u00ebsisht nga rrethanat shoq\u00ebrore dhe politike po ashtu ndryshuan gjat\u00eb historis\u00eb. N\u00eb dallim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":38448,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"","_seopress_titles_desc":"","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-38445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38445"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38449,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38445\/revisions\/38449"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/38448"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}