{"id":38383,"date":"2024-11-30T12:40:27","date_gmt":"2024-11-30T11:40:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38383"},"modified":"2024-11-30T12:40:43","modified_gmt":"2024-11-30T11:40:43","slug":"nderroi-jete-profesor-sami-repishti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38383","title":{"rendered":"Nd\u00ebrroi jet\u00eb profesor Sami Repishti"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"175\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/sami-repishti.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/sami-repishti.jpg 350w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/sami-repishti-300x150.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"has-text-align-center\"><strong><em>SAMI REPISHTI\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>LAMTUMIR\u00cb KOLEG I DASHUR\u00a0<\/strong>\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PUSHOFSH N\u00cb PAQ\u00cb PROFESOR SAMI REPISHTI\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Trash\u00ebgimia e tij qoft\u00eb kujtimi i tij!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00a0Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrroi jet\u00eb Profesor Sami Repishti n\u00eb mosh\u00ebn 99-vje\u00e7are. Kalimi i tij n\u00eb amshim, sh\u00ebnon nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb familjen e tij t\u00eb ngusht, n\u00eb komunitetin shqiptaro- amerikan, pjes\u00ebtar i t\u00eb cilit ishte p\u00ebr shum\u00eb dekada. T\u00eb drejtat e njeriut \u2013 jo vet\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn shqiptare \u2013 por an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, me nd\u00ebrrimin e jet\u00ebs s\u00eb Profesor Repishtit, p\u00ebsuan humbjen e nj\u00ebrit prej mb\u00ebshtetsve m\u00eb t\u00eb njohur dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb shum\u00eb dekada. Marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane humb\u00ebn promovuesin m\u00eb t\u00eb zell\u00ebsh\u00ebm. Komunizmi humbi nj\u00ebrin prej kritik\u00ebve m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr &#8212; dhe si ish- i burgosur i regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, viktimat e komunizmit \u2013 t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur \u2013 kan\u00eb humbur sot p\u00ebrkrahsin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tyre \u2013 sidomos klerik\u00ebt katolik\u00eb t\u00eb martirizuar nga komunizmi. &nbsp;&nbsp;&nbsp;<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/opinion\/frank-shkreli-sami-repishti-lote-lavdi-e-lumnim\/\">Shkreli: Sami Repishti: \u201cLot\u00eb, Lavdi e Lumnim\u201d | Gazeta Telegraf<\/a><\/p>\n\n\n\n<p>Jeta dhe veprimtaria e Profesor Sami Repishtit mbetet nj\u00eb thesar komb\u00ebtar. Kontributet ishin t\u00eb shumta n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e ve\u00ebprimtaris\u00eb s\u00eb tij patriotike, akademike dhe humanitare gjat\u00eb viteve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. &nbsp;P\u00ebr dekada, Prof. Repishti ka qen\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb e fort\u00eb e komunitetit shqiptaro-amerikan. Nj\u00eb pasardh\u00ebs i denj\u00eb i rilindasve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kombit \u2013 njeri prej intelektual\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur e m\u00eb t\u00eb dalluar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerkk\u00ebs dhe besoj n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn shqiptare. Besnik ndaj Kombit, besnik ndaj miq\u00ebve dhe shok\u00ebve, anti-komunist i p\u00ebrbetuar!<\/p>\n\n\n\n<p>Si nj\u00ebri prej&nbsp; pasardh\u00ebsve t\u00eb fundit t\u00eb brezit t\u00eb tij t\u00eb rilindisave t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kombit, Prof. Repishti i ndoqi dhe i zbatoi idealet e tyre t\u00eb larta n\u00eb t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb e tij, por mbi t\u00eb gjitha duhet theksuar se p\u00ebrpjekjet e tij, p\u00ebr t\u00eb promovuar, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb drejtat e njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit pa dallim, sidomos p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo, gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij &#8212; para dhe pas shembjes s\u00eb komunizmit, jan\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me ndonj\u00eb tjet\u00ebr person, n\u00eb bot\u00ebn shqiptare, por jo vet\u00ebm. N\u00eb niovel komb\u00ebtar dhe bot\u00ebror, Sami Repishti, meriton nderimte dhe respektin e t\u00eb gjiht\u00eb neve &#8212; si nj\u00eb perosnalitete t\u00eb nderuar, nj\u00eb ikon\u00eb shqiptaro-amerikane e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe p\u00ebr t\u00eb celebruar arritjet e tija , si nj\u00eb trash\u00ebgimi e nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsi t\u00eb idealeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, si vlera njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne \u2013 vlera k\u00ebto t\u00eb cilat Prof. Repishti i ka jetuar, i ka mb\u00ebshtetur dhe i ka zbatuar gjith\u00eb jet\u00ebn e tij, deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u2013 por q\u00eb regjimi enverist ia kishte mohuar duke e burgosur p\u00ebr 10-vjet si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>I p\u00ebrket nj\u00eb personi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb t\u2019ia dedikoj\u00eb jet\u00ebn mbrojtjes dhe promovimit t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Nj\u00eb person i till\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb individ vlerash dhe virtytesh! I till\u00eb ishte Samiu! Gjith\u00eb jet\u00ebn e vet, Prof. Repishti ka treguar nj\u00eb forc\u00eb dhe vendosm\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe ka pasqyruar vlerat dhe nj\u00eb besim t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia pasur gjithkush lakmi, t\u00eb pak\u00ebn nga ata q\u00eb i respektojn\u00eb k\u00ebto vlera. Ai kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar p\u00ebrball luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Madje edhe n\u00eb mosh\u00ebn e shkuar vje\u00e7are, asgj\u00eb dhe askush nuk e ndalonte at\u00eb q\u00eb t\u00eb shprehej dhe t\u00eb shkruajnte n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb vlerave dhe t\u00eb drejtave universale dhe t\u00eb integritetit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb individit. Kjo p\u00ebr arsye se Prof. Repishti nuk ka pasur kurr\u00eb frik\u00eb t\u00eb merrte q\u00ebndrime t\u00eb prera dhe t\u00eb vendosura n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb parimeve n\u00eb t\u00eb cilat ai besonte. Madje edhe n\u00eb rrethanat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb burgjet e komunizmit shqiptar dhe jugosllav, ai nuk mund dhe nuk d\u00ebshironte t\u00eb hesht\u00eb.Nuk duronte t\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb! Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Prof. Repishti ka besuar se kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me respektin p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, pa marr\u00eb parasysh rrethanat, njeriu nuk mund t\u00eb mbetet asnjan\u00ebs, sepse si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb aktivisti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fituesi i \u00c7mimit Nobel, Elie Wiesel \u201ct\u00eb jesh asnjan\u00ebs, vet\u00ebm ndihmon shtyp\u00ebsin dhe kurr\u00eb viktim\u00ebn dhe heshtja inkurajon gjithmon\u00eb torturuesin dhe asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb torturuarin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Prof. Repishti, pa marr\u00eb parasysh rrethanat dhe rreziqet, nuk ka q\u00ebndruar kurr\u00eb larg interesimit dhe mb\u00ebshtetjes p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.&nbsp; Profesor Repishtin, Per\u00ebndia e kishte bekuar me nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe me sh\u00ebndet p\u00ebr nj\u00eb arsye \u2013 dhe ai nuk e ka tradhtuar at\u00eb kurr\u00eb. Jeta e tij ishte nj\u00eb jet\u00eb sh\u00ebrbimi ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. Ai punuar gjith\u00eb jet\u00ebn dhe vazhdoi deri n\u00eb muajt e funditt t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb jepte kontributin e vet ndaj njer\u00ebzimit, i bindur se misioni i jet\u00ebs, megjith mosh\u00ebn, nuk ka marr\u00eb fund. Ai vazhdoi deri n\u00eb fund t\u00eb frym\u00ebzonte t\u00eb tjer\u00ebt dhe se pa marr\u00eb parasysh rreziqet me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballej, Samiu nukishte kurr\u00eb i asnjan\u00ebs ndaj s\u00eb keq\u00ebs as p\u00ebrball shtypjeve e terrorit dhe krimeve, historikisht, nga regjimet komuniste n\u00eb trojet shqiptare p\u00ebr nj\u00eb gjys\u00ebm shekulli ose nga diktator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjyrave t\u00eb ndryshme, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Prof. Repishti ishte nj\u00eb d\u00ebshmitar i cili ka p\u00ebrjetuar regjimin brutal t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs \u2013 nj\u00ebrit prej regjimeve m\u00eb totalitare t\u00eb shekullit 20. Por, ai nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte edhe d\u00ebshmitar i gjall\u00eb i heroizmit t\u00eb atyre shqiptar\u00ebve, viktimave t\u00eb atij regjimi, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku me Profesorin rezistuan forc\u00ebn brutale t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201cpushtet popullor\u201d.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Prof. Repishti s\u2019ka pushuar t\u00eb shkruaj dhe t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr vuajtjet e veta dhe t\u00eb viktimave t\u00eb tjera t\u00eb komunizmit, t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtuan komunizmin s\u00eb bashku me t\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb propaganda dhe terrori i komunizmit shqiptar kishte p\u00ebrfshir\u00eb vendin, duke filluar nga viti 1945, ishte e pamundur q\u00eb Z. Repishti t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb kishte par\u00eb. Megjith\u00eb rreziqet q\u00eb i kanoseshin atij dhe familjes s\u00eb tij, ai vendosi t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb kund\u00ebr diktatur\u00ebs komuniste dhe t\u00eb mbronte t\u00eb drejtat e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm. Si\u00e7 ka ndodhur edhe me mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb 50-viteve t\u00eb fundit, Prof. Repishti kishte filluar t\u00eb interesohej p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur po p\u00ebrballej vet\u00eb, drejtp\u00ebrdrejt me t\u00eb keqen \u2013 dmth, me rendin e ri komunist n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 regjim i cili e torturoi p\u00ebr 14 muaj dhe e burgosi at\u00eb p\u00ebr 10 vjet, vet\u00ebm e vet\u00ebm se e kund\u00ebrshtonte at\u00eb regjim.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndrestar kund\u00ebr Komunizmit!<\/p>\n\n\n\n<p>Rezistenca e tij ndaj komunizmit, ka shkruar Prof. Repishti \u201cm\u00eb ka obliguar moralisht p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt ato q\u00eb kam par\u00eb, sidomos krimet e diktatur\u00ebs s\u00eb proletariatit, duke ven\u00eb n\u00eb dukje, jo vet\u00ebm vuajtjet e popullit ton\u00eb, por edhe karakterin e popullit shqiptar, i cili i q\u00ebndroi besnik vetvetes, p\u00ebrball k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnimet me vdekje\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb, interesimi i Prof. Repishtit p\u00ebr t\u2019iu dedikuar mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk kishte filluar n\u00eb 10-20 ose 30-vitet e fundit. &nbsp;Kauza e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ishte b\u00ebr\u00eb pasion i jet\u00ebs s\u00eb tij qysh n\u00eb fillim.<\/p>\n\n\n\n<p>Angazhimi i tij p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut e ka zanafill\u00ebn atje, n\u00eb vitet e vuajtjeve t\u00eb tija n\u00eb burgjet komuniste, si i burgosur politik n\u00eb Shqip\u00ebri, ku vuajti 10 vjet burgim, s\u00eb bashku me intelektual\u00ebt m\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe klerik\u00ebt katolik\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb i tmerreve q\u00eb ata vuajt\u00ebn n\u00eb duar t\u00eb torturuesve komunist\u00eb.&nbsp;N\u00eb lidhje me vuajtjet e klerik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb, Prof. Repishti ka shkruar n\u00eb vitin 1966, pasi kishte arritur n\u00eb Amerik\u00eb se, \u201ci ndjeja thell\u00eb mizorit\u00eb e ushtruara mbi ta: masakrat dhe torturat, shpifjet e organizuara dhe trajtimet posht\u00ebruese ndaj tyre ishin aq t\u00eb r\u00ebnda, sa q\u00eb nuk mund t\u00eb pranoheshin, t\u00eb harroheshin dhe as t\u00eb faleshin\u201d. Prof. Repishti ka shkruar se ai \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga, \u201cdashuria e tyre fisnike p\u00ebr bashk-t\u00eb-burgosurit, p\u00ebr faljen dhe m\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ata treguan ndaj torturuesve t\u00eb tyre t\u00eb verb\u00ebr, nga shpresa e tyre q\u00eb buronte nga ndjenjat e sh\u00ebndosha se aspiratat tona, p\u00ebr liri, drejt\u00ebsi dhe paqe, heret o se von\u00eb, do t\u00eb realizoheshin. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi mbijetoi vuajtjet n\u00eb burgjet komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ai emigron n\u00eb SHBA n\u00eb fillim t\u00eb 1960-ve. P\u00ebrvoja e Z. Repishti n\u00eb ato burgje duket se kishte l\u00ebkundur q\u00ebndrimin e tij n\u00eb besimin ndaj mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve, por megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ai kurr\u00eb nuk humbi besimin n\u00eb shpirtin njer\u00ebzor.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ai i ka d\u00ebrguar, Fondacionit Woodrow Wilson n\u00eb Washington n\u00eb vitin 1964, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, Repishti b\u00ebn pyetjen: \u201cA \u00ebsht\u00eb e keqja me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb aq e thell\u00eb e rr\u00ebnjosur n\u00eb shpirtin e njeriut, sa q\u00eb njeriu t\u00eb identifikohet me t\u00eb keqen\u201d? &nbsp;Komunizmi, ka shkruar ai, kishte kthyer p\u00ebr s\u00eb mbrapshti nj\u00eb num\u00ebr parimesh t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, duke na k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb hiqnim dor\u00eb nga individualiteti yn\u00eb personal, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb njeri t\u00eb ri. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate, ka pohuar ai, ne ishim t\u00eb detyruar t\u00eb vendosnim n\u00ebse t\u00eb pranonim ose jo k\u00ebt\u00eb drejtim t\u00eb ri. \u201cIshim para nj\u00eb alternative t\u00eb pa evitueshme, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar t\u00eb tjer\u00ebt (fizikisht dhe moralisht) ose p\u00ebr t\u00eb p\u00ebsuar ne sulmet nga t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb nuk kishte kompromis\u201d, ka n\u00ebnvijuar Prof. Repishti, duke shtuar se ai vet kishte vendosur q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtonte t\u00eb tjer\u00ebt, por t\u00eb p\u00ebsonte kritikat dhe sulmet nga t\u00eb tjer\u00ebt, dmth. nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Prof. Repishti ka pohuar gjithashtu se p\u00ebrvoja e tij n\u00eb burgjet komuniste, jo vet\u00ebm q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb identifikohej m\u00eb mir\u00eb me problemet e p\u00ebrditshme t\u00eb bashkatdhetarve t\u00eb vet, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, e kishte detyruar t\u00eb p\u00ebrballohej me disa pyetje morale, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb teologjike, n\u00eb lidhje me natyr\u00ebn njer\u00ebzore dhe mbi t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. \u201cCila \u00ebsht\u00eb gjendja shpirt\u00ebrore n\u00eb dit\u00ebt tona? Cili \u00ebsht\u00eb reagimi ndaj tendencave p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb njeriun si nj\u00eb frym\u00eb pa baz\u00eb morale, thjesht\u00eb p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt? Si lufton njeriu p\u00ebr sigurin\u00eb e vet, p\u00ebrafirmimin e tij, p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb personale dhe m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet, p\u00ebr nj\u00eb ekzistenc\u00eb kuptimplot\u00eb?\u201d Z. Repishti ka shkruar q\u00eb nga viti 1964 se \u201cp\u00ebr t\u00eb zbuluar p\u00ebrgjigjet ndaj k\u00ebtyre pyetjeve t\u00eb v\u00ebshtira dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb dit\u00ebve tona, un\u00eb kam vendosur t\u2019i kushtohem kauz\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kontribuar di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb vlefshme dhe m\u00eb fisnike ndaj fjal\u00ebs \u201cnjeri, sepse kjo kauz\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb ideal dhe shpres\u00eb p\u00ebr mua\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbrojt\u00ebs i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00c7am\u00ebris\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Si rrjedhim, Prof. Repishti ka qen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe aktivist i palodhur i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb n\u00eb trojet e veta n\u00eb Ballkan. Profesori \u00ebsht\u00eb dalluar gjat\u00eb dekadave t\u00eb kaluara sidomos me aktivitetin e tij n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta autoktone n\u00eb Kosov\u00eb dhe trojeve t\u00eb tjera n\u00eb ish-Jugosllavi, por pa harruar gjithashtu as t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve t\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. Ai e ka zhvilluar luft\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr shqiptar\u00ebt me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme si individ dhe si an\u00ebtar i organizat\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Amnesty International. Por mbi t\u00eb gjitha ai \u00ebsht\u00eb aktivizuar si qytetar i lir\u00eb i SHBA, duke ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e tij, me shkrime dhe n\u00eb kontakte personale, gjithmon\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb influencuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb politikisht, diplomatikisht dhe m\u00eb n\u00eb fund edhe ushtarakisht me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb ndihmonin shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb mbronin t\u00eb drejtat e tyre. Sa her\u00eb gjat\u00eb viteve, ka udh\u00ebtuar Prof. Repishti nga New Yorku n\u00eb Washington p\u00ebr takime zyrtare me udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb Kongresit amerikan p\u00ebr t\u2019i sensibilizuar ata mbi shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb trojet e veta an\u00eb e mban\u00eb Ballkanit. Kontaktet e tij me Washingtonin zyrtar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumta dhe t\u00eb vazhdueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai konsiderohej si nj\u00eb k\u00ebshilltar i besuesh\u00ebm dhe i drejt\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tija me Departamentin Amerikan t\u00eb Shtetit, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb dhe sidomos me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Kongresit amerikan t\u00eb dy partive kryesore amerikane, republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Paraqitja e Profesor Repishtit para Kongresit Amerikan m\u00eb 1965 ishte vet\u00ebm fillimi i kontakteve t\u00eb Prof. Repishtit me autoritetet amerikane. \u00c7\u2019prej asaj dite, ai nuk i \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb paraqitjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb qarqet m\u00eb t\u00eb larta politike dhe akademike amerikane. Prof. Repishti gjithmon\u00eb ka g\u00ebzuar respektin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebto qarqe si njeri i besuesh\u00ebm dhe i drejt\u00eb, por \u00ebsht\u00eb njohur edhe p\u00ebr angazhimin e tij t\u00eb fort\u00eb ndaj respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, k\u00ebshillat e t\u00eb cilit duhej t\u00eb merreshin parasysh.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ish-Zv\/Presidenti Al Gore i kishte d\u00ebrguar Prof. Repishtit me rastin e 75-vjetorit t\u00eb lindjes, duke i d\u00ebrguar atij \u201curimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr dit\u00eblindjen\u201d i shkruante se \u201cjeta jote \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i shk\u00eblqyer, e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e madh\u00ebrishme n\u00eb SHBA\u2026 E di se familja dhe komuniteti i juaj, me t\u00eb drejt\u00eb jan\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn tuaj t\u00eb profesorit prej 25 vjet\u00ebsh, p\u00ebr guximin tuaj t\u00eb pap\u00ebrkulsh\u00ebm dhe p\u00ebr aktivizmin tuaj n\u00eb fush\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve shqiptare\u201d. Nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr e spektrit politik amerikan, Kongresisti republikan nga Long Island i New Yorkut, Peter King n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rast sh\u00ebnon n\u00eb gazet\u00ebn zyrtare t\u00eb Kongresit, \u201cCongressional Record\u201d, lavd\u00ebrime p\u00ebr Repishtin, t\u00eb cilin ai e cil\u00ebson si nj\u00eb \u201cbashkqytetar sh\u00ebmbullor\u201d, duke theksuar se, \u201cGjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Dr. Repishti i \u00ebsht\u00eb dedikuar luft\u00ebs kund\u00ebr shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shkelje t\u00eb cilat ai vet i kishte p\u00ebrjetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\u201d. Kongresisti King ka theksuar rolin q\u00eb ka luajtur Prof. Repishti n\u00eb udh\u00ebheqjen e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), \u201cnj\u00eb organizat\u00eb e dedikuar p\u00ebr t\u00eb luftuar shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, ka shkruar ligjv\u00ebnsi amerikan republikani Peter King<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Repishti &#8212; jo vet\u00ebm ishte d\u00ebshmitar i nj\u00eb historie t\u00eb tmerrshme, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj historie, nga krimet m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb regjim kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb vet. Por ju, megjith\u00eb vuajtjet kishit forc\u00ebn, vendosm\u00ebrin\u00eb dhe guximin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur parimet e liris\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut, si shembull p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Profesor Dr Sami Repishti, ky mb\u00ebshtet\u00ebs i shquar dhe luft\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e njeriut \u2013 miku i yn\u00eb Prof. Sami Repishti, jo vet\u00ebm sot n\u00eb kalimin tuaj n\u00eb amshim, por me fjal\u00ebt dhe veprat e tij shembullore, ai gjithmon\u00eb na ka ftuar dhe kujtuar duke na b\u00ebr\u00eb thirrje edhe sot q\u00eb t\u00eb mos harrojm\u00eb krimet e s\u00eb kaluar\u00ebs. Por, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pajtimin shoq\u00ebror dhe komb\u00ebtar, ka th\u00ebn\u00eb ai, q\u00eb ato t\u00eb korrektohen, me q\u00ebllimin dhe shpres\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mendoj se Prof. Repishti na porosit sot q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u2013 duke th\u00ebn\u00eb se megjith\u00ebse an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare n\u00eb Ballkan, shqiptar\u00ebt kan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb promovimin dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u2013 si Shqip\u00ebria ashtu edhe Kosova kan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe n\u00eb fush\u00eb t\u00eb tjera \u2013 sidomos n\u00eb fush\u00ebn e pajtimit komb\u00ebtar e shoq\u00ebror \u2013 p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut, dinjiteti njer\u00ebzor p\u00ebr secilin person, barazia para ligjit dhe liria p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb nguliten nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb n\u00eb mendjen dhe zemr\u00ebn e shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb an\u00eb e mban\u00eb trojeve shqiptare. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv, p\u00ebr realizimin e t\u00eb cilit ka punuar gjith\u00eb jet\u00ebn e tij Prof. Repishti. Ai na k\u00ebshillon sot se puna p\u00ebr sigurimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut nuk kryhet kurr\u00eb, por do t\u00eb thoshte se shqiptar\u00ebt kan\u00eb \u00e7do arsye q\u00eb t\u00eb ken\u00eb shpres\u00eb, se e ardhmja do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e sigurt se e kaluara e tyre e hidhur dhe m\u00eb e mir\u00eb se e tashmja zhg\u00ebnjyese.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb jeni t\u00eb sigurt\u00eb i nderuar Profesor, koleg e mik i nderuar, se shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, falenderojm\u00eb Zotin q\u00eb t\u00eb pat\u00ebm &#8212; se jemi t\u00eb gjith\u00eb tep\u00ebr krenar\u00eb p\u00ebr arritjet tuaja n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb ve\u00e7anti, dhe p\u00ebr njer\u00ebzimin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Me respekt dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb. Lamtumir\u00eb i dashur Profesor i dashtun. E pa\u00e7 bekimin dhe urat\u00ebn e Perendis\u00eb \u2013 n\u00eb at\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Trash\u00ebgimia e tij qoft\u00eb kujtimi i tij p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, p\u00ebrgjithmon\u00eb. Pushoft\u00eb n\u00eb paq\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SAMI REPISHTI\u00a0 LAMTUMIR\u00cb KOLEG I DASHUR\u00a0\u00a0 PUSHOFSH N\u00cb PAQ\u00cb PROFESOR SAMI REPISHTI\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Trash\u00ebgimia e tij qoft\u00eb kujtimi i tij! \u00a0Nga Frank Shkreli\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0 Nd\u00ebrroi jet\u00eb Profesor Sami Repishti n\u00eb mosh\u00ebn 99-vje\u00e7are. Kalimi i tij n\u00eb amshim, sh\u00ebnon nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb familjen e tij t\u00eb ngusht, n\u00eb komunitetin shqiptaro- amerikan, pjes\u00ebtar i t\u00eb cilit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7485,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%% %%post_title%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,15],"tags":[],"class_list":["post-38383","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-portrete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38383"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38383\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38386,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38383\/revisions\/38386"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7485"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}