{"id":38261,"date":"2024-11-12T10:55:23","date_gmt":"2024-11-12T09:55:23","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38261"},"modified":"2024-11-12T10:55:34","modified_gmt":"2024-11-12T09:55:34","slug":"fillet-e-kombesise-shqiptare-ne-fillimet-e-shekullit-xvii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38261","title":{"rendered":"Fillet e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare n\u00eb fillimet e shekullit XVII"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"198\" height=\"238\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Hajro-hajdari.png\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"Hajrullah Hajdari\" style=\"object-fit:cover;\" \/><\/figure>\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga <strong>Hajrullah Hajdari<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr p\u00ebrkufizimin e kombit, teoricien\u00ebt (historian\u00eb, antropolog\u00eb, sociolog\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">zakonisht analizojn\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb kuptim t\u00eb burimit dhe prejardhjes s\u00eb tij. Ajo \u00e7far\u00eb ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb \u00ebsht\u00eb konteksti socio-historik q\u00eb ka z\u00ebvend\u00ebsuar format e vjetra t\u00eb identitetit grupor me identitetin komb\u00ebtar. Shqiptar\u00ebt si nj\u00eb nd\u00ebr popujt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e m\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Ballkanit, pas shkatrrimit r\u00eb shtetit Ilir u sunduhan nga t\u00eb huajt deri n\u00eb formimin e shtetit shqiptar\u00eb m\u00eb 1912. Megjithat\u00eb, shqiptar\u00ebt p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive e epopeve luftarake q\u00eb p\u00ebrjetuan, pa dallim feje e p\u00ebrkat\u00ebsie territoriale me fanatiz\u00ebm u munduan q\u00eb t\u00eb ruajn identitetin grupor shqipfol\u00ebs i cili gjat\u00eb rrugtimit historic do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb komb shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjendja shpirt\u00ebrore, kulturore dhe atdhetare t\u00eb atyre pak klerik\u00ebve katolik\u00eb shqiptar\u00eb dhe popullit shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVII, me kujdes jan\u00eb pasqyruar n\u00eb relacionet e dokumente p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb transkiptuara e t\u00eb p\u00ebrkthyera nga studiuesi, mediavisti dhe shkrimtari Injac Zamputti.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Ardhja e osman\u00ebve n\u00eb Ballkan v\u00ebshtir\u00ebson veprimtarin\u00eb p\u00ebr ruajtjen e indentitetit shqiptar<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me okupimin e Ballkanit nga Perandoria Osmane, \u00e7\u00ebshtja e identitetit grupor u v\u00ebshtir\u00ebsue shum\u00eb.Gjuha amtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr elementet themelore t\u00eb kombit, por gjuha shqipe nuk shkruhej as p\u00ebrdorej n\u00eb komunikimin zyrtar. Jeta e v\u00ebshtir\u00eb ekonomike po r\u00ebndonte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mbi supet e shqiptar\u00ebve. Osman\u00ebt, qytetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqafonin fen\u00eb islame u ofronin privilegje t\u00eb ndryshme, si mospagimi i gjiz\u00ebs, mund\u00ebsia e pasurimit dhe ruajtja e saj. Kalimi n\u00eb fen\u00eb islame jo rrall\u00eb b\u00ebh\u00ebj p\u00ebr t\u00eb ruajtur e leht\u00ebsuar kushtet jet\u00ebsore n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb familjare. K\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri mundemi ta kuptojm\u00eb nga nj\u00eb let\u00ebr proteste q\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Rom\u00eb kund\u00ebr arqipeshkvit t\u00eb Tivarit, Bonaldit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb tivaras shkruante: \u201cUn\u00eb Askan Paskali, tashti Mustafa me dhun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhjet\u00eb frym\u00eb t\u00eb krishtera te sht\u00ebpia, dhe kjo nga persekutimi i t\u00eb p\u00ebrnderueshmit Bonalsi\u201d.&nbsp; N\u00eb k\u00ebto kushte shum\u00eb familje, sidomos n\u00eb disa qytete t\u00eb Kosov\u00ebs, filluan t\u00eb p\u00ebrdornin gjuh\u00ebn turke edhe n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e veta. Ruajtja e identitetit grupor shqiptar\u00eb u v\u00ebshtir\u00ebsue shum\u00eb edhe p\u00ebr faktin se nj\u00eb num\u00ebr i madh i prelat\u00ebve (zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kish\u00ebs katolike) nuk ishin shqiptar\u00eb, por vinin nga Venediku apo Dalmacia dhe natyrisht ata punonin p\u00ebr veten e tyre dhe interest e Vatikanit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tridhjetvjetori i fundit i shekullit XVI-t\u00eb dhe gjysma e par\u00eb e shekullit XVII p\u00ebr historin\u00eb e popullit shqiptar, \u00ebsht\u00eb periudha kur lufta m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqindvje\u00e7are&nbsp; kund\u00ebr pushtimit Osman kishte arritur kulmin.Kryengritjet e shpeshta t\u00eb shqiptar\u00ebve, kishin t\u00ebrheq\u00eb venmendjen e fuqive evropiane dhe p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb planet e tyre p\u00ebr zhvillimin e luft\u00ebs kund\u00ebr Osman\u00ebve. K\u00ebto kryengritje n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre e mbajt\u00ebn gjall\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr vend e p\u00ebr liri, sikurse edhe n\u00eb koh\u00ebn e Skenderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb luft\u00ebrave me popullin vendas shqiptar, osman\u00ebt&nbsp; arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb thenin unitetin e madh malor t\u00eb Dukagjinit, q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb shtrihej deri n\u00eb lugin\u00ebn e Matit. Megjithate shqiptar\u00ebt verior vazhdonin rezistenc\u00ebn, k\u00ebshtuq\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike doli nj\u00eb tjet\u00ebr bashkim i madh malor q\u00eb u quajt \u201cMalet Shqiptare\u201d. Por, si do t\u00eb shihet m\u00eb von\u00eb, lufta p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit nuk ishte pun\u00eb e vet\u00ebm nj\u00eb krahine t\u00eb caktuar por e gjith\u00eb vendit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u mbajt\u00ebn disa kuvende me pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha zonave t\u00eb rezistenc\u00ebs. Si shembull po p\u00ebrmendim kuvendin e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb s\u00eb Matit (7 n\u00ebntor 1594) dhe at\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Lezhdrit t\u00eb Dukagjinit n\u00eb vjete 1601-1602. Nga k\u00ebto kuvende dol\u00ebn disa projekte p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit drejtuar Evrop\u00ebs (1577-1621) q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrhapjen e rezistenc\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin me q\u00ebllimin p\u00ebrfundimtar \u00e7lirimin e vendit. Vendimet q\u00eb merreshin n\u00eb kuvendet shqiptare d\u00ebrgoheshin n\u00ebp\u00ebr oborret e Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjetur zbatim. Por, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur, p\u00ebrve\u00e7 premtive t\u00eb thata shqiptar\u00ebt nuk p\u00ebrfituan asgj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Roli i klerik\u00ebv t\u00eb huaj katolik n\u00eb vendet shqiptare<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e popullsis\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krah me koalicionin e rezistenc\u00ebs kund\u00ebr osman\u00ebve luajt\u00ebn krer\u00ebt dhe klerik\u00ebt katolik\u00eb. Mjerisht\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shumica e klerikeve katolik\u00eb nuk ishin shqiptar\u00eb, vinin nga Venediku apo Dalmacia. Veprimtaria e tyre nuk shkonte n\u00eb favor t\u00eb popullit shqiptar\u00eb, p\u00ebrkundrazi ata punonin p\u00ebr vet\u00ebne tyre dhe interest e Vatikanit. Marin Bici, duke iu referuar k\u00ebsaj dukurie kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cIpeshkvi i huaj vinte, merrte at\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, thonte at\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, linte nj\u00eb vikar (z\u00ebvend\u00ebs) dhe\u2026lamtumir\u00eb\u201d. Kurse vendasit ishin t\u00eb detyruar t\u00eb q\u00ebndronin vazhdimisht n\u00eb seli, k\u00ebshtu u rrinin pun\u00ebve p\u00ebrher\u00eb mbi kry. Bici p\u00ebr k\u00ebt\u00eb thonte: \u201cP\u00ebrher\u00eb do t\u2019 ishin m\u00eb t\u00eb qendruesh\u00ebm n\u00eb seli ipeshkvijt vendas se t\u00eb huajt\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shekulli XVII-t\u00eb, si rezultat i luft\u00ebrave t\u00eb armatosura, i kuvendeve e projekteve p\u00ebr \u00e7lirim &nbsp;sh\u00ebnon ringjalljen shqiptare n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb pa par\u00eb deri at\u00ebher\u00eb dhe interesin e par\u00eb p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb shqiptare. Kjo \u00e7\u00ebshtje morri rritje edhe nga fakti se klerik\u00ebt e huaj katolik q\u00eb d\u00ebrgoheshin me sh\u00ebrbim nga Roma n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr\u00e7muan dhe shpifen rreth luft\u00ebrave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe aft\u00ebsive t\u00eb tyre praktike dhe intelektuale.Ata na p\u00ebr\u00e7monin duke th\u00ebn\u00eb: \u201cshqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb paditur\u201d, ose \u201casnj\u00ebri nuk din t\u00eb shkruaj\u00eb n\u00eb k\u00ebto an\u00eb, ve\u00e7se dy a tre nga Lezha\u2026.gj\u00eb krejt e g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe nj\u00eb rren\u00eb e plot\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb dine t\u00eb shkruajn\u00eb\u201d. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto populli vazhdoi protestat dhe \u201ct\u00eb bashkuem n\u00eb nj\u00eb mbledhje provin\u00e7iale kemi vendos\u00eb: t\u00eb hiqet ipeshkvi i Lezh\u00ebs dhe t\u00eb na sh\u00ebnohen ipeshkvij e krer\u00eb njer\u00ebz t\u2019atdheut ton\u00eb,sepse k\u00ebshtu tue e dijt\u00eb ata gjuh\u00ebn e zakonet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm\u201d. Pra n\u00eb k\u00ebt koh\u00eb kemi nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur nd\u00ebrmjet klerik\u00ebve katolik\u00eb vendas dhe t\u00eb huaj.N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kishte vet\u00ebm dy ipeshkvij shqiptar\u00eb, Nikoll\u00eb Mekashi,ipeshkvi i Stefanis\u00eb (Shqip\u00ebri e Mesme) dhe ipeshkvi i Sap\u00ebs Nikoll\u00eb Bardhi, por q\u00eb t\u00eb dy, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e tyre komb\u00ebtare kishin qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb merrnin arratin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ul class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Kontributi i klerik\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr ruajtjen e indentitetit grupor shqipfol\u00ebs<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga relacionet kuptojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb rritet interesi p\u00ebr historin\u00eb e popullit shqiptar dhe gjuh\u00ebs shqipe si nj\u00eb nd\u00ebr elementet kryesore t\u00eb kombit. T\u00eb klerik\u00ebt shqiptar\u00eb shohim p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb shpetuar nga asimilimi i gjuh\u00ebs shqipeq\u00eb vjen nga p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs turke por edhe i asaj latinishte e italishte.N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim fillin e t\u00eb shkruarit shqip e kishte dh\u00ebn\u00eb Gjon Buzuku nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb. Pra mbet\u00ebt q\u00eb klerik\u00ebt t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vazhdonin misionin p\u00ebr shkruarjen dhe ruajtjen e gjuh\u00ebs shqipe. Sa i p\u00ebrket historis\u00eb ton\u00eb duhet theksuar se n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XVII, n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb ishin p\u00ebrhapur fjal\u00ebt se shqiptar\u00ebt kishin ardhur s\u00eb voni nga Albani i Kaukazit, q\u00eb ishte nj\u00eb tentative p\u00ebr falsifikimin e historis\u00eb. Autor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs b\u00ebnin p\u00ebrpjekje q\u00eb n\u00eb botimet e tyre t\u00eb tregojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb tradit\u00eb e lasht\u00eb e kund\u00ebr \u201cteorive\u201d t\u00eb reja q\u00eb shqiptar\u00ebt i konsideronin si banor\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Ballkanit. P\u00ebr t\u2019i mos dh\u00ebn\u00eb rast asnj\u00eb dyshimi e p\u00ebr t\u00eb trguar se shqiptar\u00ebt jan\u00eb pas\u00ebardh\u00ebs t\u00eb ilir\u00ebve ata me q\u00ebllim kur shkruanin n\u00eb gjuh\u00ebn latine apo italiane p\u00ebrdornin fjal\u00ebt \u201cAlbanese\u201d dhe \u201cAlbania\u201d edhe pse n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn fjal\u00ebt \u201carberesh\u201d dhe \u201cArb\u00ebri\u201d. Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje vetit\u00eb e popullit shqiptar dhe t\u00eb drejtat e tija pati edhe Frang Bardhi, sidomos n\u00eb polemik\u00ebn q\u00eb pati me Tomkon p\u00ebe Skenderbeun, q\u00eb pat nd\u00ebrruar fe por mbeti shqiptar\u00eb i devotsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, bazuar n\u00eb relacionet dhe dokumentet e koh\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb se fillet e para t\u00eb interesimit p\u00ebr kombin shqiptar dhe gjuh\u00ebn shqipe i gjejm\u00eb n\u00eb fillimet e shekullit XVII. Merita u takon klerik\u00ebve shqiptar\u00eb vendas, ndon\u00ebse kjo duhet marr\u00eb me synim kritik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb nxirret e v\u00ebrtata e veprimit t\u00eb p\u00ebrlat\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, gjithmon\u00eb n\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie me kombin dhe gjuh\u00ebn amtare e jo n\u00eb aspektin fetar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Hajrullah Hajdari P\u00ebr p\u00ebrkufizimin e kombit, teoricien\u00ebt (historian\u00eb, antropolog\u00eb, sociolog\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb) zakonisht analizojn\u00eb origjin\u00ebn n\u00eb kuptim t\u00eb burimit dhe prejardhjes s\u00eb tij. Ajo \u00e7far\u00eb ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb \u00ebsht\u00eb konteksti socio-historik q\u00eb ka z\u00ebvend\u00ebsuar format e vjetra t\u00eb identitetit grupor me identitetin komb\u00ebtar. Shqiptar\u00ebt si nj\u00eb nd\u00ebr popujt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34279,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","_seopress_robots_follow":"","_seopress_robots_imageindex":"","_seopress_robots_snippet":"","_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_robots_breadcrumbs":"","_seopress_robots_freeze_modified_date":"","_seopress_robots_custom_modified_date":"","_seopress_robots_canonical":"","_seopress_social_fb_title":"","_seopress_social_fb_desc":"","_seopress_social_fb_img":"","_seopress_social_fb_img_attachment_id":0,"_seopress_social_fb_img_width":0,"_seopress_social_fb_img_height":0,"_seopress_social_twitter_title":"","_seopress_social_twitter_desc":"","_seopress_social_twitter_img":"","_seopress_social_twitter_img_attachment_id":0,"_seopress_social_twitter_img_width":0,"_seopress_social_twitter_img_height":0,"_seopress_redirections_value":"","_seopress_redirections_enabled":"","_seopress_redirections_enabled_regex":"","_seopress_redirections_logged_status":"both","_seopress_redirections_param":"","_seopress_redirections_type":301,"_seopress_analysis_target_kw":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38261","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38261","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38261"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38261\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38264,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38261\/revisions\/38264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/34279"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38261"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38261"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38261"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}