{"id":38223,"date":"2024-11-08T17:13:54","date_gmt":"2024-11-08T16:13:54","guid":{"rendered":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38223"},"modified":"2024-11-08T17:14:10","modified_gmt":"2024-11-08T16:14:10","slug":"politika-pasion-apo-biznes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/?p=38223","title":{"rendered":"Politika, pasion apo biznes?"},"content":{"rendered":"<figure class=\"wp-block-post-featured-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"450\" height=\"627\" src=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg\" class=\"attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" style=\"object-fit:cover;\" srcset=\"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti.jpg 450w, https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/esat-mehmeti-215x300.jpg 215w\" sizes=\"auto, (max-width: 450px) 100vw, 450px\" \/><\/figure>\n\n\n<p>Shkruan: Esat Mehmeti<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Problemet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb shumta. Por, shum\u00eb probleme vijn\u00eb nga politika e mbrapsht\u00eb. Sigurisht nj\u00eb nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb shumta \u00ebsht\u00eb niveli i ul\u00ebt i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb popullit, mang\u00ebsia e formimit t\u00eb tyre n\u00eb politik\u00eb dhe paaft\u00ebsia. Pra, k\u00ebto jan\u00eb sot disa nga problemet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb shum\u00ebkush ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike e morale, pse jo edhe t\u00eb personalizuar. Por, besoj se pesha kryesore e k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie bie mbi klas\u00ebn politike, menaxhuese e administruese t\u00eb pun\u00ebve, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, por edhe m\u00eb gjer\u00eb.K\u00ebtu mungon nj\u00eb strategji politikisht e arsyeshme dhe konsensuale. Shpesh edhe at\u00ebher\u00eb kur b\u00ebhet ndonj\u00eb diskutim, apo debat, ai m\u00eb s\u00eb shumti degjeneron n\u00eb \u201cbetej\u00eb ul\u00ebrimash\u201d, ku asnj\u00ebra pal\u00eb nuk d\u00ebgjon argumentet e pal\u00ebs tjet\u00ebr, por i m\u00ebshon fort kauz\u00ebs se tij, qoft\u00eb edhe i gabuar. K\u00ebtu, koha k\u00ebrkon strategji integruese, ndryshe situata mund t\u00eb b\u00ebhet akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Padyshim, k\u00ebto probleme q\u00eb zhvillohen n\u00eb dimensionin social dhe demografik, si n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e vende t\u00eb tjera n\u00eb rrafshin komb\u00ebtar, mendoj se situata \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cplag\u00eb sociale\u201d komplekse dhe shum\u00eb dimensionale, me pasoja p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb kaluar tri dekada dhe akoma politika e pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebto vende ka mbetur n\u00eb \u201caj\u00ebr\u201d!.N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebrballemi me shqet\u00ebsime serioze sikur jan\u00eb; largimi i t\u00eb rinjve, t\u2019kurrja e tregut t\u00eb pun\u00ebs apo mungesa e profesionist\u00ebve t\u00eb caktuar, andaj dhe nuk mund t\u00eb jesh i qet\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse do vazhdojn\u00eb k\u00ebto ritme si; r\u00ebnia e lindshm\u00ebris\u00eb dhe vazhdimi i pandalsh\u00ebm i emigracionit, at\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm shoq\u00ebria shqiptare do plaket, por gjithashtu do agravohen problemet edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb ultimative rritja e kuot\u00ebs s\u00eb besimit tek njer\u00ebzit tan\u00eb, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do ket\u00eb drejt\u00ebsi sociale, sistem meritokratik vlerash dhe jo deformacione nepotike. Doemos duhet zbutur tonet nihiliste e denigruese ndaj realitetit ton\u00eb, duke krijuar dhe ushqyer sintagm\u00ebn se \u201cky vend nuk b\u00ebhet\u201d apo se \u201cduhet ikur nga ky vend\u201d.Vendi yn\u00eb dhe t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr retorika e \u201cila\u00e7e\u201d boshe, q\u00eb ushqejn\u00eb mosbesim dhe pesimiz\u00ebm, por duhen aksone t\u00eb veprimit konkret. Edhe k\u00ebtu jetohet. Edhe k\u00ebtu ka jet\u00eb dhe gjall\u00ebri, por duhet shfryt\u00ebzar potencialin njer\u00ebzor dhe resurset natyrore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sintetike besoj se faktor\u00ebt e k\u00ebtij emigracioni me p\u00ebrmasa paradoksale jan\u00eb dy. N\u00eb nj\u00eb optik\u00eb filozofike, mund t\u00eb themi se nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb faktori subjektiv individual, q\u00eb lidhet me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, munges\u00ebn e shpres\u00ebs e padurimin dhe faktori i dyt\u00eb lidhet me situat\u00ebn ekonomike e sociale.Faktori i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb diferenca e dukshme e standarteve t\u00eb nivelit t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit, i cili \u00ebsht\u00eb \u201cmagneti\u201d q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq, me synim qe atje jetohet m\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb bukur. E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se ndoshta n\u00eb vende t\u00eb tjera jetohet m\u00eb mir\u00eb dhe me nj\u00eb standart m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm se k\u00ebtu, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr je i lodhur tejmase e i shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb palc\u00eb dhe t\u00eb mungon ajo m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, mungon ana shpirt\u00ebrore, q\u00eb kurr\u00eb s\u2019t\u00eb l\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr duhet par\u00eb realiteti matan\u00eb atdheut, sepse sigurisht jo t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb emigrojn\u00eb kan\u00eb fat n\u00eb procesin e nd\u00ebrlikuar t\u00eb adoptimit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se shpesh shum\u00eb individ\u00eb me status t\u00eb p\u00ebrcaktuar si; inxhinier, mjek, jurist, ekonomist, m\u00ebsues, aktor etj, jo gjithmon\u00eb kan\u00eb shansin t\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre. Andaj dhe \u00ebsht\u00eb e njohur trajektorja apo kurba zhg\u00ebnjyese e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp; Nga drejtuesit vendor shohim her\u00eb pas here paaft\u00ebsi !<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb jam i bindur q\u00eb shum\u00eb politikan\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb kuptojn\u00eb pasojat sociale t\u00eb sjelljes s\u00eb tyre, si rregull, shkaku \u00ebsht\u00eb se politikan\u00ebt kan\u00eb filluar t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vete.<\/p>\n\n\n\n<p>Personalisht m\u00eb duket shqet\u00ebsues fakti, se ne zgjedhim vet\u00ebm ata njer\u00ebz q\u00eb shfaqin ambicje politike, por q\u00eb nuk i kan\u00eb cil\u00ebsit\u00eb profesionale p\u00ebr t\u00eb realizuar cil\u00ebsisht misionin e politikanit. N\u00eb jo pak raste p\u00ebr arsye, nepotike, apo thjesht militanteske, ndodh q\u00eb shpeshher\u00eb partit\u00eb politike zgjedhin njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb prototipa t\u00eb deformuar apo t\u00eb dal\u00eb nga koha. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse tek qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie respekti p\u00ebr politik\u00ebn dhe politikan\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp; Partit\u00eb politike promovojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb \u201cfort\u00eb\u201c, por aspak t\u00eb<\/strong><strong> ditur<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb drejtuesit politik t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet. Duke plot\u00ebsuar sot politik\u00ebn me njer\u00ebz t\u00eb paaft\u00eb, t\u00eb paditur, militant, apo t\u00eb \u201cfort\u00eb\u201d, jo vet\u00ebm po d\u00ebmtojm\u00eb t\u00eb sotmen, por po krijojm\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb deformuar p\u00ebr politik\u00ebn dhe statusin e politikanit, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb boshll\u00ebqet q\u00eb do t\u00eb shfaqen edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Nuk kemi nevoj\u00eb p\u00ebr politikan\u00eb t\u00eb fort\u00eb, apo t\u00eb pasur, nga se atyre ju mungon pushteti i dijes personale apo shfaqen me integritet t\u00eb l\u00ebkundur.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb anomali e madhe fakti q\u00eb kemi akoma politikan\u00eb, q\u00eb ushqejn\u00eb mentalitetin se ata jan\u00eb mb\u00ebshtjellur me kostumin e pushtetit politik, p\u00ebr vete, p\u00ebr interesat dhe klanin e tyre dhe jo p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Andaj, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me politik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb politikan kariere jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme nj\u00eb tog me slogane politike boshe. Mjafton t\u00eb d\u00ebgjoni politikan\u00ebt tan\u00eb n\u00eb (Mal t\u00eb Zi, Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb), n\u00eb debate politike televizive, p\u00ebr t\u00eb kuptuar at\u00eb thelb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb fshihet pas dukjes dhe aparenc\u00ebs s\u00eb \u201ckostumit politik\u201d, p\u00ebr t\u00eb dalluar neverin\u00eb q\u00eb i sjellin qytetarit&nbsp;me dialogje t\u00eb neveritsh\u00ebm, pa kultur\u00eb, koncepte t\u00eb qarta e pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike e morale.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Politika nuk \u00ebsht\u00eb spektak\u00ebl<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb politikan\u00eb, gjat\u00eb viteve n\u00eb politik\u00eb nuk diskutojn\u00eb kurr\u00eb dhe e harrojn\u00eb elektoratin e vet. Koha po tregon se disa politikan\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur pozit\u00ebn politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. P\u00ebr fat t\u00eb keq, t\u00eb vendit dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb k\u00ebto tri dekadat e fundit duket qart\u00eb se politika \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cbiznesi\u201d m\u00eb fitimprur\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nj\u00eb mas\u00eb e madhe njer\u00ebzish, qe me logjik\u00eb t\u00eb deformuar pragmatiste mendojn\u00eb se duke siguruar nj\u00eb pozicion komod n\u00eb karieren politike, kan\u00eb siguruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike fam\u00eb, para, pasuri, autoritet, dukje sociale dhe shum\u00eb privilegje t\u00eb tjera. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb politik\u00ebn shqiptare t\u00eb jet\u00eb paradoksalisht shum\u00eb atraktive dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe shum\u00eb amatoreske. Kjo duhet frenuar me \u00e7do kusht.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga arsyet pse politika dhe politikan\u00ebt q\u00eb kemi nuk jan\u00eb tamam ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka nevoj\u00eb vendi dhe zhvillimet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shmangur munges\u00ebn e mosbesimit, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme dhe \u00ebsht\u00eb koha kur ata jo vet\u00ebm duhen zgjedhur, por m\u00eb s\u00eb shumti ata duhen p\u00ebrzgjedhur. Na duhen njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsi dhe jo ata q\u00eb luajn\u00eb dhe realizojn\u00eb q\u00ebllime t\u00eb personalizuara n\u00eb politik\u00eb. Politika nuk \u00ebsht\u00eb spektak\u00ebl, por, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb politik\u00eb shpeshher\u00eb fitojn\u00eb&nbsp; t\u00eb dob\u00ebtit.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, pa dije, kultur\u00eb, p\u00ebrvoj\u00eb, njohuri dhe mbi t\u00eb gjitha pa integritet personal e moral nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohen sfidat e angazhimit, as t\u00eb realizohen k\u00ebrkesat e vendit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00eb nga \u201c Koha javore \u201c,<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Esat Mehmeti Problemet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare jan\u00eb t\u00eb shumta. Por, shum\u00eb probleme vijn\u00eb nga politika e mbrapsht\u00eb. Sigurisht nj\u00eb nd\u00ebr problemet m\u00eb t\u00eb shumta \u00ebsht\u00eb niveli i ul\u00ebt i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb popullit, mang\u00ebsia e formimit t\u00eb tyre n\u00eb politik\u00eb dhe paaft\u00ebsia. Pra, k\u00ebto jan\u00eb sot disa nga problemet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Patjet\u00ebr q\u00eb shum\u00ebkush [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_seopress_robots_primary_cat":"none","_seopress_titles_title":"%%post_title%% %%sep%% %%sitetitle%%","_seopress_titles_desc":"%%post_excerpt%%","_seopress_robots_index":"","footnotes":""},"categories":[2,12],"tags":[],"class_list":["post-38223","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38223","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=38223"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38223\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":38226,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/38223\/revisions\/38226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=38223"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=38223"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ulqini-online.com\/sajti\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=38223"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}